{"id":33987,"date":"2023-01-13T19:40:32","date_gmt":"2023-01-13T19:40:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33987"},"modified":"2023-01-13T19:56:00","modified_gmt":"2023-01-13T19:56:00","slug":"zeri-i-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-nivele-te-larta-jemi-ne-situate-kritike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/13\/zeri-i-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-nivele-te-larta-jemi-ne-situate-kritike\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nivele t\u00eb larta, jemi n\u00eb situat\u00eb kritike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, gjykata dha mas\u00ebn e \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb financave, Arlind Gjokutaj, nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar t\u00eb k\u00ebsaj ministrie, si dhe nj\u00eb p\u00ebrmbarues privat, t\u00eb tre t\u00eb dyshuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre me pasoja 1.2 milion\u00eb euro n\u00eb ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb ekonomis\u00eb, pohuan se ky rast, si dhe gjetja e nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme eurosh cash n\u00eb banes\u00ebn e ish-shefes s\u00eb kabinetit t\u00eb ish-zv\/kryeministrit Arben Ahmetaj, nxitin dyshimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb nivele t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Ata shpresojn\u00eb q\u00eb sistemi i reformuar i drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb hetime t\u00eb thelluara p\u00ebr t\u00eb dy rastet, duke dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjykata konfirmoi n\u00eb Tiran\u00eb arrestin me burg p\u00ebr sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e \u00e7\u00ebshtjeve ligjore n\u00eb po at\u00eb ministri si dhe nj\u00eb p\u00ebrmbarues privat, t\u00eb akuzuar nga prokuroria p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre me pasoja deri 1.3 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria dyshon se ata rikompensuan p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nj\u00eb ish pronar, i cili nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i till\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje si dhe vjedhja e nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme eurosh n\u00eb cash nga banesa e nj\u00eb ish shefe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb financave dhe t\u00eb kabinetit t\u00eb ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, kthyen s\u00ebrish v\u00ebmendjen e opinionit publik dhe ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb tek korrupsioni i lart\u00eb qeveritar.<\/p>\n<p>Studiuesit shpreh\u00ebn shqet\u00ebsim dhe k\u00ebrkuan hetime t\u00eb thelluara p\u00ebr k\u00ebto dy ngjarje, t\u00eb cilat megjith\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr gjendjen kritike ku ka zbritur, sipas tyre, administrata e k\u00ebsaj fushe sa u takon profesionalizmit dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Profesori i njohur i ekonomis\u00eb, Arben Malaj, m\u00eb her\u00ebt minist\u00ebr financash e ekonomie, protagonist n\u00eb administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar t\u00eb vendit, thot\u00eb se ndjen keqardhje p\u00ebr ministrin\u00eb e financave, q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb t\u00eb dy ngjarjet, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebn hetim e sip\u00ebr, dhe q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p><em>\u201cDob\u00ebsimi i besueshm\u00ebris\u00eb tek administrata publike p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb shpeshta, apo pasiguris\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh, nj\u00eb lloj presioni i vazhduesh\u00ebm mbi ta p\u00ebr t\u00eb kryer veprime, t\u00eb cilat n\u00eb vet\u00ebdijen e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb shtetit nuk jan\u00eb t\u00eb ligjshme na kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyese. N\u00eb k\u00ebto 30 vjet ne duhet t\u00eb kishim konsoliduar administrat\u00ebn publike n\u00eb \u00e7do nivel\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb zoti Malaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa eksperti Gjergj Buxhuku, p\u00ebrfaq\u00ebsues i organizat\u00ebs Albkonfindustria, thot\u00eb se Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me dy lloj korrupsioni: korrupsioni i njohur si shkelja e ligjit, dhe nga kapja e shtetit, korrupsioni me ligj nga politika. Ato jan\u00eb probleme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb shum\u00eb raporte vendase dhe nd\u00ebkomb\u00ebtare, por b\u00ebhet ende pak p\u00ebr shmangien e tyre, ndaj duke prezumuar pafaj\u00ebsin\u00eb e personave konkret\u00eb, ai thekson, se k\u00ebto dy lloj korrupsioni kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb tregn dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb fakt dhe duhet ta pranjm\u00eb hapur q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka ekonomi tregu t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, dhe nj\u00eb nga arsyet kryesore \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Shqip\u00ebria sot nuk ka demokraci dhe as standarte demokratike, p\u00ebrve\u00e7se formale, dhe nj\u00eb nga arsyet kryesore \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Korrupsion n\u00eb biznes, korrupsion n\u00eb ekonomi, financa dhe korrupsion n\u00eb procese demokratike, zgjedhje etj\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb zoti Buxhuku.<\/p>\n<p>Problemi ky\u00e7 i administrat\u00ebs publike, sipas studimeve t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb presioni i titullar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkelur ligjin.<\/p>\n<p>Zoti Malaj thot\u00eb se ministria e financave duhet t\u00eb garantoj\u00eb kredibilitetin e qeveris\u00eb n\u00eb \u00e7do veprim me investimet, shpenzimet, mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave, nepotismit, korruspionit.<\/p>\n<p>Ai shton se asnj\u00eb minist\u00ebr nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses pa nj\u00eb administrat\u00eb me integritet t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb nga ana e saj nuk duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohet presionit t\u00eb titullar\u00ebve apo instinkteve p\u00ebrfituese p\u00ebrmes shkeljes s\u00eb ligjeve. Ka shum\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos shkelur ligjin dhe jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi mbijetese, sipas tij, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr u n\u00ebnshtrohen presioneve dhe instinkteve p\u00ebr t\u2019u pasuruar sa m\u00eb shpejt me para t\u00eb lehta korruptive, por her\u00ebt ose von\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar ose pritet t\u00eb d\u00ebnohen p\u00ebr shkak t\u00eb firmave t\u00eb tyre, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb paprekur nivelet e larta t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p><em>\u201cLufta kund\u00ebr korrupsionit duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrhershme, por ne duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb ka nisur t\u00eb jap\u00eb produkte ai investim i madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund ajo kultur\u00eb e mosnd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. S\u00eb dyti ne duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb n\u00eb nj\u00eb krah integritetin dhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr respektin p\u00ebr ligjin. Puna ec\u00ebn n\u00ebse mbahen k\u00ebto t\u00eb dyja. Sapo shkel nj\u00ebr\u00ebn prej tyre patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb biesh vitkim\u00eb e korrupsionit dhe e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb zoti Malaj.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt shpresojn\u00eb tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe tek presioni i rritur i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, i cili sipas tyre \u00eb sht\u00eb vendimtar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p><em>\u201cMendoj q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb delikate p\u00ebr sa i p\u00ebrket korrupsionit, i cili po rr\u00ebnon ekonomin\u00eb, konkurrenc\u00ebn dhe tregun e lir\u00eb, po detyron shqiptar\u00ebt t\u00eb ikin jasht\u00eb vendit, po varf\u00ebron vendin, si dhe po rr\u00ebnon demokracin\u00eb, duke penguar b\u00ebrjen e zgjedhjeve me parime demokratike. Shpresoj q\u00eb kjo pun\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb, por jam i bindur q\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Brenda vendit un\u00eb e quaj thuajse t\u00eb pamundur n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb ne ta luftojm\u00eb vet k\u00ebt\u00eb plag\u00eb kaq t\u00eb madhe t\u00eb korrupsionit\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb zoti Buxhuku.<\/p>\n<p>Pushteti abuziv i nivele t\u00eb larta q\u00eb ka arritur t\u00eb n\u00ebnshtroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs, duke e p\u00ebrhapur korrupsioin m\u00eb gjer\u00eb, si dhe siguria maksimale e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb n\u00eb pushtet jan\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore t\u00eb korrupsionit, nd\u00ebrsa pasoja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sipas tyre, \u00ebsht\u00eb humbja e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek shteti dhe tek qeverisja e fondeve publike, mbledhja dhe p\u00ebrdorimi i taksave, sepse njer\u00ebzit shohin rastet sporadike korruptive q\u00eb dalin, por ende nuk din\u00eb se deri shtrihen fijet e tyre, dhe zbardhja e k\u00ebtyre mbetet detyr\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb. \/<strong>VOA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, gjykata dha mas\u00ebn e \u201carrestit me burg\u201d p\u00ebr sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb financave, Arlind Gjokutaj, nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar t\u00eb k\u00ebsaj ministrie, si dhe nj\u00eb p\u00ebrmbarues privat, t\u00eb tre t\u00eb dyshuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre me pasoja 1.2 milion\u00eb euro n\u00eb ark\u00ebn e shtetit. Ekspert\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb ekonomis\u00eb, pohuan se ky rast, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33987"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33987\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}