{"id":33812,"date":"2023-01-12T18:04:13","date_gmt":"2023-01-12T18:04:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33812"},"modified":"2023-01-12T18:14:57","modified_gmt":"2023-01-12T18:14:57","slug":"zyrtari-i-tatimeve-ngacmon-seksualisht-dhe-dhunon-kolegen-pas-refuzimit-drejtori-e-heq-nga-puna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/12\/zyrtari-i-tatimeve-ngacmon-seksualisht-dhe-dhunon-kolegen-pas-refuzimit-drejtori-e-heq-nga-puna\/","title":{"rendered":"Zyrtari i Tatimeve ngacmon seksualisht dhe dhunon kolegen pas refuzimit, drejtori e heq nga puna"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni Stop n\u00eb Tv Klan denoncoi rastin e p\u00ebrndjekjes dhe ngacmimit seksu\u03b1l t\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebseje n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve.\u00a0Nj\u00eb zonj\u00eb tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. Ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngacmuar seksu\u03b1lisht, p\u00ebrndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunu\u03b1r fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.<\/p>\n<p><em>\u201cPrej 18 vitesh jam punonj\u00ebse e administrat\u00ebs tatimore. Prej 5 vitesh n\u00eb administrat\u00ebn q\u00ebndrore t\u00eb Tatimeve, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme Tatimore, n\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt t\u00eb ndjesh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb auditi i brendsh\u00ebm. M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 historis\u00eb time, t\u00eb \u201cdiskretitohet\u201d dhe emri i k\u00ebtij institucioni. Para 3 vitesh m\u00eb ka rastisur t\u00eb punoj me nj\u00eb nga koleg\u00ebt e mi q\u00eb \u00ebsht\u00eb pak n\u00eb mosh\u00eb dhe quhet Mexhit Allushi. Pash\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, zot\u00ebria filloi t\u00eb kishte d\u00ebshira jasht\u00eb pun\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Shihja q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte non sens. B\u00ebnte muhabete pak t\u00eb turpshme q\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrmend n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve q\u00eb b\u00ebnim, sepse ai ishte shofer, filloi t\u00eb vinte dor\u00ebn mbi k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment i thash\u00eb t\u00eb lutem. M\u00eb fal, tha, se r\u00ebshkiti. Pastaj nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr filloi p\u00ebrs\u00ebri. I thash\u00eb, t\u00eb lutem\u2026Filloi t\u00eb ngacmoj\u00eb dhe me duar. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr filloi t\u00eb kapte nga fytyra, nga faqet. Ore \u00e7\u2019a b\u00ebn? Shiko, un\u00eb doja pak t\u00eb t\u00eb prekja k\u00ebshtu.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs m\u00eb p\u00ebrndiqte qoft\u00eb me sy qoft\u00eb nga dritarja, ku shkoja, me k\u00eb pija kafe. Vinte tek hoteli ku q\u00ebndronim, pyeste a ka ardhur? Kur ka ardhur? Kur vjen? Me k\u00eb vjen? Kur dilja n\u00eb m\u00ebngjes, recepsionistja q\u00eb dor\u00ebzoja \u00e7el\u00ebsin thoshte shiko se m\u00eb ka pyetur kolegu jot p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Shtangesha. Telefonin e merrja e lija n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb aty, shikoja mesazhet q\u00eb pse nuk e \u00e7on telefonin. Si duket ai ushqente iluzione\u2026 un\u00eb nuk e di, nuk e kuptoj. Un\u00eb nuk i kam l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj shkaku\u201d<\/em>, thot\u00eb denoncuesja.\u00a0Zonja tregon edhe mesazhet q\u00eb i d\u00ebrgonte 60-vje\u00e7ari Mexhit Allushi pas orarit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mexhit Allushi<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi:\u00a0<\/strong>T\u00eb pata shkruar di\u00e7ka n\u00eb WhatsApp. Shof q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb bllok. Bravo t\u00eb qoft\u00eb, e ke gjetur fiks kujt t\u2019i b\u00ebsh bllok.<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja:<\/strong>\u00a0Mexhit Allushi hiq dor\u00eb nga k\u00ebto metoda shiksi e provokuese. Telefonit tim mos i bjer e mos shkruan me num\u00ebr t\u00eb huaj dhe jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs. Me mua matu mir\u00eb kur flet e sillesh, e ke tepruar shum\u00eb. Kontrollo veten dhe sjelljen patetike q\u00eb ke. Kaq.<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi<\/strong>:\u00a0Numri \u00ebsht\u00eb i imi. Kaq. M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb. Mendoj se nuk kemi asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillim apo t\u00eb injorojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Klm.<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja<\/strong>:\u00a0M\u00eb ke marr\u00eb t\u00eb premten telefon me kamera. T\u00eb lutem, telefonin e kam privat e nuk dua asnj\u00eb shqet\u00ebsim mbas orarit t\u00eb pun\u00ebs, e aq m\u00eb tep\u00ebr me kamera. Faleminderit n\u00eb qoft\u00eb se do m\u00eb kuptoni.<\/p>\n<p>Mexhit Allushi:\u00a0T\u00eb k\u00ebrkoj shum\u00eb t\u00eb falur meq\u00eb t\u00eb ka ardhur sinjali. Doja t\u00eb merrja dik\u00eb tjet\u00ebr dhe e kam fikur menj\u00ebher\u00eb. Pandeha se nuk t\u00eb ka ardhur sinjali prandaj nuk t\u00eb mora p\u00ebr t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb falur n\u00eb moment. Edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj shum\u00eb ndjes\u00eb. Sinqerisht.<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja:<\/strong>\u00a0Kat\u00ebr her\u00eb gabim?! Nejse.<\/p>\n<p>Mexhit Allushi:\u00a0Nuk ka mund\u00ebsi, vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. N\u00ebse flet q\u00eb kam par\u00eb statusin \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. Un\u00eb i shoh t\u00eb gjitha statuset, p\u00ebrfshir\u00eb edhe statuset e tua q\u00eb m\u00eb vijn\u00eb. Dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn ndonj\u00eb status i joti m\u00eb ka p\u00eblqyer, prandaj i shoh.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Mexhiti, n\u00eb nj\u00eb video-regjistrim, pranon se ka prekur kolegen n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi<\/strong>-Si shok\u00eb edhe mund t\u00eb p\u00ebrqafohemi, jo p\u00ebrqafim k\u00ebshtu, po p\u00ebrqafohemi, puthemi k\u00ebshtu..<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja<\/strong>-Ore nj\u00eb sekond\u00eb, prit t\u00eb t\u00eb kap \u00e7ik\u00eb faqen..! \u00c7\u2019ishte kjo?<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi-<\/strong>Faqen ta prek i\u00e7ik k\u00ebshtu..<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja-<\/strong>Po mir\u00eb mo, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb ta prek \u00e7ik\u00eb faqen? Mexhit t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb, po e tepron, po e trash avazin, po e trash zullumin, tashi un\u00eb nuk do rri p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi<\/strong>-\u00c7far\u00eb do b\u00ebsh tani?<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja-<\/strong>Ore, un\u00eb \u00e7far\u00eb kam ardhur q\u00eb n\u00eb fillim, at\u00eb pun\u00eb do b\u00ebj.<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi-<\/strong>\u00c7far\u00eb do b\u00ebsh n\u00eb lidhje me mua?<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja<\/strong>-Mexhit,jo,jo,jo, un\u00eb kam k\u00ebrkuar korrekt\u00ebsi dhe ti kontrollo veten! Ky \u00ebsht\u00eb problemi jot.<\/p>\n<p><strong>Mexhit Allushi-<\/strong>Si do sillesh me mua?<\/p>\n<p><strong>Denoncuesja\u00a0<\/strong>-Jo m\u00eb jo, me ty do sillem si\u00e7 jam sjell\u00eb. Nuk ka lidhje si do sillesh, un\u00eb si\u00e7 jam sjell\u00eb n\u00eb fillim do sillem e tani. Ti kujdes me veprimet, q\u00eb b\u00ebn!<\/p>\n<p>Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shp\u00ebtim Projku, i cili nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb.\u00a0Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjes s\u00eb zonj\u00ebs i drejtohej k\u00ebsaj t\u00eb fundit duke i th\u00ebn\u00eb se po b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e pun\u00ebs?!<\/p>\n<p>\u201cI k\u00ebrkoj drejtorit tim direkt dhe i them, ju lutem sepse un\u00eb isha bashk\u00eb me nj\u00eb koleg tjet\u00ebr q\u00eb do auditonim k\u00ebt\u00eb drejtori, dhe nd\u00ebr t\u00eb tjerash drejtori sjell edhe k\u00ebt\u00eb person. I them, t\u00eb lutem o \u00e7o ata t\u00eb dy ose \u00e7o grupin si\u00e7 ishte sepse un\u00eb nuk mundem. Drejtori menj\u00ebher\u00eb, shiko se ka kaluar, \u00ebsht\u00eb harruar, n\u00eb qoft\u00eb se do ket\u00eb debate t\u00eb lutem m\u00eb njofto, dometh\u00ebn\u00eb drejtorit tim nuk i ka interesuar kurr\u00eb c\u00ebnimi i dinjitetit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>I kam nisur email n\u00eb dat\u00ebn 21.4.2022 ora 10:00 dhe i kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha arsyet ligjore p\u00ebrse un\u00eb nuk dua t\u00eb jem pjes\u00eb e grupit me zot\u00ebrin\u00eb. Ai e dinte shum\u00eb mir\u00eb arsyen. M\u00eb kthen nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb dat\u00ebn 22.4.2022 dhe m\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa ime nuk pranohet. Dhe absurditeti vazhdon me fjalin\u00eb q\u00eb po b\u00ebhesh penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e programit. K\u00ebrkesa juaj nuk pranohet. Ju po b\u00ebheni penges\u00eb p\u00ebr vazhdimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb programit\u201d,\u00a0deklaron denoncuesja.<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb videos ku kolegu i k\u00ebrkonte ta prekte nga faqet dhe pas shfaqjes s\u00eb mesazheve q\u00eb i d\u00ebrgonte, zonja i d\u00ebrgoi email Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Tatimeve, Ceno Klosit, p\u00ebr t\u2019i shprehur ankes\u00ebn p\u00ebr kolegun e saj t\u00eb quajtur Mexhit Allushi q\u00eb e p\u00ebrndiqte dhe ngacmonte.\u00a0S\u00ebrish nuk gjeti zgjidhje dhe drejtori nuk nd\u00ebrmorri asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb dat\u00ebn 21.4.2022 rreth or\u00ebs 14:00, i kam nisur nj\u00eb email z.Ceno Klosi, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tatimeve, ku kam k\u00ebrkuar nj\u00eb takim pasi n\u00eb var\u00ebsi direkte drejtoria ime varej nga ai. T\u00eb m\u00eb krijonte 5 minuta mund\u00ebsi p\u00ebr ta takuar. Reagimi ishte akoma m\u00eb i tmerrsh\u00ebm. M\u00eb lajm\u00ebruan q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emailit q\u00eb un\u00eb d\u00ebrgova do m\u00eb l\u00ebviznin nga pozicioni i pun\u00ebs sepse kisha shqet\u00ebsuar Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Nuk ndodhi sepse i b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zv\/drejtorit t\u00eb asaj kohe dhe i thash\u00eb pse duhet, dhe n\u00eb ato momente u qet\u00ebsuan gj\u00ebrat edhe ndenja. Mesa kuptova, vendi i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb sipas humorit t\u00eb drejtuesit\u201d,\u00a0<\/em>shprehet denoncuesja.<\/p>\n<p>Problemi kulmoi kur gjat\u00eb nj\u00eb auditimi pune n\u00eb qytetin e Fierit, Mexhit Allushi ushtron dhun\u00eb fizike ndaj zonj\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb. Edhe pse \u00e7do \u00ebsht\u00eb e filmuar nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb institucionit, s\u00ebrish nuk u mor asnj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cIshte dita e fundit kur mbaruam kontrollin dhe n\u00eb ato momente futemi n\u00eb zyr\u00eb dhe kolegu i drejtohet koleges s\u00eb Fierit dhe i k\u00ebrkon numrin e telefonit. N\u00eb k\u00ebto momente ajo ka pasur nj\u00eb problematik\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore me nj\u00eb nga familjar\u00ebt, t\u00eb m\u00eb fali q\u00eb po e p\u00ebrmend, dhe do largohej nga Shqip\u00ebria. I them zonj\u00ebs, t\u00eb lutem, thuaji z.Mexhit dit\u00ebt kur nuk do jesh n\u00eb Shqip\u00ebri se telefoni mund t\u00eb dali i mbyllur. Sepse ai aludonte q\u00eb mbase ngaq\u00eb ishte fem\u00ebr mund t\u2019i ken\u00eb d\u00ebrguar problematikat dhe i rrinte ftoht\u00eb dhe nuk doja q\u00eb ta konfliktoja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pune sepse gjith\u00eb koh\u00ebs ai i mendonte p\u00ebr keq gj\u00ebrat, jo p\u00ebr mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb moment u b\u00eb agresiv dhe tha shiko tha se un\u00eb jam nj\u00eb burr\u00eb i martuar me dy f\u00ebmij\u00eb dhe nuk ngacmoj gra jasht\u00eb pun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb irrituar dhe shan me veprime me gjestikulacione t\u00eb tmerrshme. N\u00eb at\u00eb moment ai haxhitohet, mbyll der\u00ebn dhe vjen ma fut me k\u00ebmb\u00eb posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve te tavolina dhe n\u00eb ato momente \u00e7ohem me shpejt\u00ebsi, hap der\u00ebn. N\u00eb ato momente, kushdo t\u00eb ishte, zot\u00ebria kishte nj\u00eb \u00e7ant\u00eb tip portofoli, e kam marr\u00eb dhe e kam l\u00ebshuar drejt murit p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb boll se e teprove. Zgjova \u00e7ant\u00eb se ishte nj\u00eb \u00e7ant\u00eb portofol dhe ishte nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0\u2013\u00a0vijon denoncimin zonja.<\/p>\n<p>Zonja b\u00ebri denoncim n\u00eb polici dhe materiali iu p\u00ebrcoll prokurorit Andi Poga\u00e7e, por ky i fundit nuk nisi procedim penal, edhe pse zonj\u00ebn nuk e thirri asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta pyetur p\u00ebr rrethanat.\u00a0Dhuna fizike e ushtruar ndaj n\u00ebpun\u00ebses ishte dhe objekt diskutimi nga sektori i Anti Korrupsionit tek Tatimet. Drejtoresha e komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, pasi shqyrtuan rastin, mor\u00ebn mas\u00ebn m\u00eb absurde, duke hequr nga puna viktim\u00ebn s\u00eb ngacmimit seksual n\u00eb zyrat e shtetit dhe t\u00eb dhun\u00ebs fizike t\u00eb ushtruar ndaj saj.<\/p>\n<p><em>\u201cDy inspektor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt u mor\u00ebn me \u00e7\u00ebshtjen time, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo profesionale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo etike dhe nj\u00ebra prej inspektoreve \u00ebsht\u00eb dhe fem\u00ebr dhe m\u00eb vjen p\u00ebrs\u00ebri shum\u00eb keq sepse ajo \u00ebsht\u00eb grua, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb, bashk\u00ebshorte, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar komplet ngjarja. Emailet e mia t\u00eb cilat i kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion gjat\u00eb intervist\u00ebs q\u00eb m\u00eb kan\u00eb thirrur dhe kam dh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebri nga emailet, asnj\u00ebri nga provat e mia q\u00eb ia kam dh\u00ebn\u00eb zonj\u00ebs n\u00eb dor\u00eb, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar komplet. Jan\u00eb emaile t\u00eb cilat v\u00ebrtetohen shum\u00eb leht\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs s\u00eb AKSHI-t.<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebshimi i k\u00ebsaj \u00e7ante degradoi deri n\u00eb heqjen time nga puna. Dit\u00ebn e par\u00eb kur tregova provat, komisioni u shtang. Un\u00eb nuk di, nuk ka fjal\u00eb, nuk ka shprehje t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shpreh\u00ebsh dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se edhe un\u00eb mund t\u00eb isha gabim, vet\u00ebm dhuna psikologjike q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb 3 viteve, vet\u00ebm dhuna fizike q\u00eb u ushtrua ndaj meje at\u00eb dit\u00eb ishte\u2026dhe komisioni m\u00eb quajti mua fajtore sepse kam shkelur rregullat e etik\u00ebs, kam shkelur etik\u00ebn sepse hodha nj\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb mur p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen agresorit tim\u201d,\u00a0<\/em>\u2013 shprehet zonja.<\/p>\n<p>Emisioni Stop i b\u00ebn thirrje institucioneve dhe instancave p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb t\u00eb rikthejn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00ebpun\u00ebsen dhe t\u00eb nxjerrin p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb Mexhit Allushin p\u00ebr p\u00ebrndjekjen ndaj koleges, ngacmimet seksuale ndaj saj dhe dhun\u00ebn fizike q\u00eb ushtroi brenda zyrave t\u00eb shtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni Stop n\u00eb Tv Klan denoncoi rastin e p\u00ebrndjekjes dhe ngacmimit seksu\u03b1l t\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebseje n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve.\u00a0Nj\u00eb zonj\u00eb tregon se prej 18 vitesh ka punuar tek Tatimet dhe 5 vitet e fundit n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. Ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngacmuar seksu\u03b1lisht, p\u00ebrndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunu\u03b1r fizikisht nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33812"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33812\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}