{"id":33501,"date":"2023-01-10T11:57:09","date_gmt":"2023-01-10T11:57:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33501"},"modified":"2023-01-10T12:49:02","modified_gmt":"2023-01-10T12:49:02","slug":"berisha-rama-mbylli-skandalin-e-vjedhjes-te-8-milione-euro-ve-ne-shtepine-e-mama-gjiknurit-dhe-beqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/10\/berisha-rama-mbylli-skandalin-e-vjedhjes-te-8-milione-euro-ve-ne-shtepine-e-mama-gjiknurit-dhe-beqes\/","title":{"rendered":"Si u mbajt sekret vjedhja e 8 milion\u00eb eurove n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e Mama Gjiknurit dhe Beq\u00ebs \u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik se sht\u00ebpit\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me para t\u00eb vjedhura. Ai rikujton rastin e banesave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Damian Gjiknurit dhe Ilir Beqjes, ku thuhet se u mor\u00ebn 8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Postimi i kryetarit t\u00eb PD, Berisha<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr rikujtes\u00eb<\/p>\n<p>Sht\u00ebpit\u00eb e ministrave t\u00eb Ram\u00ebs notojn\u00eb n\u00eb para t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>Rama mbylli skandalin e vjedhjes 6 vite m\u00eb par\u00eb s\u00eb 8 milion\u00eb euro-ve n\u00eb shtepin\u00eb e Mama Gjiknurit dhe Beq\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Afera Gjiknuri-Beqja u mbyll nga Rama.<\/p>\n<p>Gjiknuri mori parat\u00eb e vjedhura nga hajduti dhe si shp\u00ebrblim u b\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Rilindjes hajdute!<\/p>\n<p>Por fal\u00eb Rozeta Dobit q\u00eb hoqi kapakun e llumit t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb rilindjes shqiptare m\u00ebsuan t\u00eb v\u00ebrteten e dyshek\u00ebve me euro t\u00eb hajdu\u00ebtve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb tunele si bosi i tyre, por p\u00ebrdorin dyshek\u00ebt dhe dyshemet\u00eb e sht\u00ebpive te tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb keni kronikat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>-Vidhen 8 milion\u00eb euro nga sht\u00ebpit\u00eb e nj\u00eb ministri dhe nj\u00eb ish-ministri t\u00eb qeveris\u00eb, policia fsheh ngjarjen<\/p>\n<p>05\/11\/2016 n\u00eb Breaking News<\/p>\n<p>Shuma marramend\u00ebse parash jan\u00eb vjedhur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e nj\u00eb ministri dhe ish-ministri t\u00eb Qeveris\u00eb Rama. M\u00ebsohet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy raste t\u00eb ndryshme vjedhje, ku jan\u00eb marr\u00eb 8 milion\u00eb euro n\u00eb dy banesat e ministrit dhe ish-ministrit, raporton \u201c<a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=http%3A%2F%2FSyri.net%2F%3Ffbclid%3DIwAR3JDlGBNYoFC62ilx42foYvXhrYdMB-e1kgwkPjkA1yGPtxntSzhnI681w&amp;h=AT3a2M2snK_0gMDygbbDZQKK9Fl48lnhc_aMLMrIm9BOFNuLK6gOBurr6n3A5AN-YkUMl5m1_xyESxNPGu7rm30JEXsWpQXjbmA4Z2KhJomg0qIGVbVSY9t-ykRGQAsFEw&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT23G5xe6kSnSOwyFwqA80qMUrkmW-c_95nfRGnHS2OUue8AOh9OyiAdAWrZNliVVCAarXvhvbEUstgITGwRY6NC6apK1ABa2ekKH07eWLu65sKzVwMYWb2hz9ymrgZuNDwvEOg-frYl08X3ra_pIkarVGTqWkDnzGlVedplLTENASFNzQV3DmdnHyATYbnMvkdxjEEnMega\">Syri.net<\/a>\u201d. Po sipas k\u00ebsaj agjencie, kjo shif\u00ebr konfirmohet nga burimet policore dhe deklarimeve sipas nj\u00eb biznesmeni pran\u00eb Kryeministrit Edi Rama dhe v\u00ebllait t\u00eb tij Olsi Rama. Ngjarja ka ndodhur para disa jav\u00ebsh por \u00ebsht\u00eb mbajtur e fsheht\u00eb nga policia, nd\u00ebrsa nuk dihet asgj\u00eb rreth identitetit t\u00eb grabit\u00ebsve. N\u00eb dijeni jan\u00eb vendosur ministri i Brendsh\u00ebm Saimir Tahiri dhe drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Hetimet e uniformave blu jan\u00eb duke u zhvilluar p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe arrestuar grabit\u00ebsit e sht\u00ebpive t\u00eb dy zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>-Bastisen sht\u00ebpit\u00eb e nj\u00eb ministri dhe nj\u00eb ish-ministri, grabiten qindra mij\u00ebra euro, policia mban t\u00eb fshehur ngjarjen<\/p>\n<p>SHKRUAR NGA SOT.COM.AL<\/p>\n<p>5 N\u00cbNTOR 2016 Kliti Topalli<\/p>\n<p>Banesat e nj\u00eb ministri dhe nj\u00eb ish-ministri t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e dy grabitjeve nga persona ende t\u00eb paidentifikuar. Ngjarjet kan\u00eb ndodhur pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbajtur t\u00eb fshehta nga ana e policis\u00eb. Sipas burimeve t\u00eb sigurta, i pari q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb pre e grabitjes ka qen\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr aktual i qeveris\u00eb. Persona t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e tij dhe kan\u00eb arritur t\u00eb marrin nj\u00eb sasi t\u00eb madhe parash. M\u00ebsohet se ministrit i jan\u00eb grabitur me qindra mij\u00ebra euro. Por duke qen\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr shuma t\u00eb m\u00ebdha parash, ngjarja \u00ebsht\u00eb mbajtur e fsheht\u00eb. Shum\u00eb ministra t\u00eb qeveris\u00eb aktuale kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e akuzave nga opozita p\u00ebr abuzime, vjedhje dhe p\u00ebrvet\u00ebsime dhe dalja n\u00eb drit\u00eb e shifr\u00ebs reale t\u00eb grabitjes ka trembur ministrin. Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Por ngjarja \u00ebsht\u00eb diskutuar mes tyre dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur e fsheht\u00eb p\u00ebr publikun. Kjo ka rritur akoma dhe m\u00eb tep\u00ebr dyshimet dhe hamend\u00ebsimet se p\u00ebrse fshihet nj\u00eb ngjarje e till\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Policia e Shtetit publikon n\u00eb media ngjarje nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat, si k\u00ebrc\u00ebnime me Facebook, apo individ\u00eb t\u00eb arrestuar p\u00ebr drejtim t\u00eb makin\u00ebs n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjith\u00e7ka ka qen\u00eb hermetike dhe jan\u00eb porositur individ\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb t\u00eb mos flasin dhe t\u00eb japin informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por skandali \u00ebsht\u00eb thelluar akoma dhe m\u00eb tej, pasi pre e nj\u00eb grabitjeje t\u00eb ngjashme ka r\u00ebn\u00eb dhe banesa e nj\u00eb ish-ministri t\u00eb po k\u00ebtij kabineti. Edhe aty individ\u00eb t\u00eb caktuar kan\u00eb marr\u00eb para dhe sende me vler\u00eb, por s\u00ebrish ngjarja ka mbetur e fshehur nga forcat e policis\u00eb dhe drejtuesit e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Duke qen\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe vet\u00eb Ministria e Brendshme, por s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb mbetet sekrete dhe t\u00eb mos ket\u00eb dalje t\u00eb detajeve n\u00eb publik.<\/p>\n<p>-Situata e krimit n\u00eb vend<\/p>\n<p>Grabitja e banes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ministri dhe t\u00eb nj\u00eb ish ministri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb se niveli i krimit n\u00eb Shqip\u00ebri ka kapur majat. Teksa arrihet q\u00eb t\u00eb vidhen banesat e krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, at\u00ebher\u00eb banesat e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb mund t\u00eb grabiten pa asnj\u00eb lloj problemi. Ministri Tahiri dhe kryeministri Edi Rama prej muajsh me radh\u00eb deklarojn\u00eb se policia po reformohet dhe se rendi \u00ebsht\u00eb rritur, por situata duket se nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Duket se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt japin nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb qart\u00eb sa i takon rendit dhe siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse u referohemi raporteve t\u00eb DASH, apo t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, Shqip\u00ebria cil\u00ebsohet nj\u00eb vend ku sundojn\u00eb bandat dhe krimet e rrug\u00ebs. Shum\u00eb ambasada n\u00eb vendin ton\u00eb, qytetar\u00ebt e tyre kur nisen p\u00ebr udh\u00ebtime k\u00ebtu, i udh\u00ebzojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes pasi grabitjet jan\u00eb nj\u00eb fenomen shum\u00eb i p\u00ebrhapur. Shum\u00eb raporte t\u00eb nxjerra nga ministrit\u00eb e Jashtme t\u00eb shteteve partnere e v\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb theksin te krimi. Por fakti q\u00eb te ne po grabiten banesa ministrash dhe ish-ministrash, tregon fare qart\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb alarmante. Nga ana tjet\u00ebr fakti q\u00eb mbahen t\u00eb fshira t\u00eb tilla ngjarje, rrit dyshimet mbi shumat q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb vjedhur dhe nuk duan t\u2019i zbulojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kliti Topalli<\/p>\n<p>-Vidhet sht\u00ebpia e Gjiknurit, dalin thas\u00ebt, policia e mban t\u00eb fsheht\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e ministrit t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs, Damian Gjiknuri \u00ebsht\u00eb vjedhur n\u00eb or\u00ebt e mesdit\u00ebs. Sht\u00ebpia gjendet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFortuzi\u201d pas Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati. Hajdut\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banes\u00eb nga dritarja e banjos t\u00eb banes\u00ebs<\/p>\n<p>(T\u00eb plot\u00eb mund ta lexoni n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRD\u201d, versioni print)<\/p>\n<p>11 Tet 2017<\/p>\n<p>-Kur vidhen sht\u00ebpit\u00eb e ministrave del se kishin shum\u00eb para; po shum\u00eb<\/p>\n<p>Kaq shum\u00eb, sa mund t\u00eb thuash se nuk dihet ende sa shum\u00eb para jan\u00eb vjedhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ministrit Gjiknuri. Ai ka kat\u00ebr vjet minist\u00ebr dhe doemos q\u00eb duhej t\u00eb kishte shum\u00eb para t\u00eb fshehura. Me sa duket, Damian Gjiknuri i kishte fshehur parat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mjer\u00eb q\u00eb e sulmuan bandit\u00ebt.<\/p>\n<p>Policia ka b\u00ebr\u00eb me dije sot se \u00ebhst\u00eb grabitur sht\u00ebpia e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Gjiknurit ku jan\u00eb marr\u00eb shuma parash\u00eb. M\u00eb par\u00eb gazeta e PD, \u201cRD\u201d kishte njoftuar p\u00ebr vjedhjen. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018ngat\u00ebrres\u00eb\u2019 tjet\u00ebr mes pal\u00ebve politike, t\u00eb cilat ia din\u00eb nj\u00ebri tjetrit sht\u00ebpit\u00eb ku fshihen parat\u00eb.<\/p>\n<p>Por sidoqoft\u00eb, lajmi p\u00ebrgjith\u00ebsisht rezultoi i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sipas policis\u00eb \u00ebsht\u00eb grabitur banesa e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ministrit, e cila jetonte me djalin e dyt\u00eb. Ngjarja m\u00ebsohet se ka ndodhur dy net m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa autor\u00ebt raportohet se kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb para- sipas policis\u00eb. Kall\u00ebzimin p\u00ebr grabitjen e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00ebna e ministrit t\u00eb Energjitik\u00ebs, Damian Gjiknuri.<\/p>\n<p>Veritas.com.al\/<\/p>\n<p>Kryesore<\/p>\n<p>Vidhet ministri i Edi Ram\u00ebs, arrestohen hajdut\u00ebt q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Damian Gjiknurit<\/p>\n<p>Lexime<\/p>\n<ul>\n<li>1BE18F2E-50DE-40C1-958B-B6EFE48E878D<\/li>\n<li>55399A7D-2F29-4F7C-B5C8-518FE51B1B0C<\/li>\n<\/ul>\n<p>12:45 &#8211; 11.10.17<\/p>\n<p>gsh.al<\/p>\n<p>Policia e Tiran\u00ebs ka shoq\u00ebruar sot ne komisariat dy autor\u00eb, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr vjedhjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb ministrit Gjiknuri.<\/p>\n<p>Ende nuk ka detaje rreth dy dyshuarve, t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb polici.<\/p>\n<p>\u201cVidhet sht\u00ebpia e Gjiknurit, dalin thas\u00ebt, policia e mban t\u00eb fsheht\u00eb\u201d, k\u00ebshtu ka shkruar sot n\u00eb faqen e par\u00eb gazeta Rilindja Demokratike.<\/p>\n<p>Sipas saj, sht\u00ebpia e ministrit t\u00eb Energjis\u00eb dhe Industris\u00eb Damian Gjiknuri \u00ebsht\u00eb vjedhur n\u00eb or\u00ebt e mesdit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, sht\u00ebpia e ministrit t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs, gjendet n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFortuzi\u201d pas Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati. Hajdut\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb nga dritarja e banjos t\u00eb banes\u00ebs dhe kan\u00eb marr\u00eb thas\u00eb me para, por sipas RD policia \u00ebsht\u00eb kujdesur t\u00eb fsheh\u00eb ngjarjen.<\/p>\n<p>Njoftimi i Policis\u00eb:<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nat\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMaliq Mu\u00e7a\u201d, persona t\u00eb paidentifikuar, kan\u00eb vjedhur banes\u00ebn e shtetases L. Gj. 67 vje\u00e7e banuese n\u00eb Tiran\u00eb, ku kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vijon puna p\u00ebr identifikimin dhe kapjen e autoreve<\/p>\n<p>Materialet u referuan n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Neni 134 i Kodit Penal. Gazeta shqiptare<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33503\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/1-14-220x300.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/1-14-220x300.jpg 220w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/1-14.jpg 450w\" sizes=\"(max-width: 220px) 100vw, 220px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33504\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9-300x156.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"156\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9-300x156.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9-1024x532.jpg 1024w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9-768x399.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9-1536x799.jpg 1536w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2-9.jpg 1600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33505\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/gj-300x249.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"249\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/gj-300x249.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/gj.jpg 500w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik se sht\u00ebpit\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me para t\u00eb vjedhura. Ai rikujton rastin e banesave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Damian Gjiknurit dhe Ilir Beqjes, ku thuhet se u mor\u00ebn 8 milion\u00eb euro. Postimi i kryetarit t\u00eb PD, Berisha P\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33501"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33501\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}