{"id":3343,"date":"2022-01-28T10:18:24","date_gmt":"2022-01-28T10:18:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3343"},"modified":"2022-01-28T10:18:24","modified_gmt":"2022-01-28T10:18:24","slug":"si-po-ndryshon-rrotacioni-politik-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/28\/si-po-ndryshon-rrotacioni-politik-ne-rajon\/","title":{"rendered":"Si po ndryshon rrotacioni politik n\u00eb rajon!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ka kuptuar se koha e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs politike. Ai tha se nuk do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb q\u00eb drejton dhe madje la t\u00eb kuptoj\u00eb se &#8220;po mendohet&#8221; p\u00ebr t\u00eb rikandiduar p\u00ebr postin e presidentit n\u00eb zgjedhjet e 3 prillit 2022. Ka sinjale se djali dhe v\u00ebllai i tij do t\u00eb shpallen persona n\u00ebn sanksione nga ana e SHBA-ve p\u00ebr shkak t\u00eb implikimit t\u00eb tyre n\u00eb afera korruptive e kriminale. Ky paralajm\u00ebrim i ka b\u00ebr\u00eb me dije presidentit t\u00eb Serbis\u00eb se koha e tij ka mbaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb mbaroi q\u00eb para nj\u00eb viti koha e politikan\u00ebve t\u00eb tipit Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb kukullave t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar Kosova tashm\u00eb ka nj\u00eb qeveri solide e legjitime, e cila pavar\u00ebsisht gabimeve dhe d\u00ebshtimeve, nuk mund t\u00eb krahasohet me qeverisjet e m\u00ebparshme. N\u00eb fund t\u00eb fundit qeverit\u00eb jan\u00eb si marr\u00ebdh\u00ebnia midis kryefamiljarit dhe amvis\u00ebs, suksesi i t\u00eb cil\u00ebve shihet te financat. Qeveria e Kosov\u00ebs ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb ardhurash pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb zotit Kurti t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm me t\u00eb shkuar\u00ebn dhe po shpenzon tashm\u00eb dhjetra milion\u00eb Euro sidomos n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb e t\u00eb mbrojtjes. Kosova u ngrit gjithashtu 17 vende n\u00eb rankingun e Transparency International per korrupsionin.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ndodhi e paprtitura. Zoran Zaev, me shum\u00eb akte kontraverse, m\u00eb n\u00eb fund e la postin e kreut t\u00eb partis\u00eb e t\u00eb kryeministrit. Ai shihej si penges\u00eb e p\u00ebrparimit t\u00eb vendit drejt integrimeve europiane, sidomos n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Bullgarin\u00eb. Por edhe si person me orientim ideologjik t\u00eb tipit sorosist. Kurse n\u00eb Shqip\u00ebri ka sinjale se lidershipi n\u00eb pushtet do t\u00eb rr\u00ebzohet n\u00eb bark p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb korrupsionit dhe bashk\u00ebpunimit me organizatat kriminale e mafioze.<\/p>\n<p>Diskredidimi publik i Erion Veliajt dhe mbrojtja q\u00eb po i b\u00ebn atij Edi Rama shprehin d\u00ebshprimin e madh q\u00eb ata kan\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme. N\u00eb Itali tashm\u00eb po shpjegohen kat\u00ebr t\u00eb pandehur t\u00eb organizatave mafioze si t\u00eb penduar. Do t\u00eb shohim \u00e7udira nga pohimet e tyre p\u00ebr lidhjet mafioze t\u00eb k\u00ebtyre organizatave me lidershipin e shtetit shqiptar!<\/p>\n<p>N\u00eb fakt hapi i par\u00eb i \u00e7montimit t\u00eb lidershipit politik n\u00eb Ballkan nisi me shpalljen e akuz\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb Speciale n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb qershor 2020 kund\u00ebr ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i. Ai u p\u00ebrpoq q\u00eb ta kap\u00ebrcente goditjen q\u00eb iu dha rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Uashington at\u00eb dit\u00eb qershori, por pak muaj m\u00eb von\u00eb u detyrua t&#8217;i hip\u00eb avionit e t\u00eb aterroj\u00eb n\u00eb Holland\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar atje si i akuzuar p\u00ebr krime lufte. Jam i bindur se akuzat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vrasjen e shqiptar\u00ebve kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij politik\u00eb dhe jo me serb\u00eb, si\u00e7 pretendojn\u00eb Dick Martty dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Megjith\u00ebse ky i fundit nuk do ta donte akuz\u00ebn dhe arrestimin e zotit Tha\u00e7i n\u00eb momentin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb midis tyre p\u00ebr ndryshimin e kufijve dhe shk\u00ebmbimin e territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por largimi i Tha\u00e7it nga skena politike p\u00ebrmes arrestit ishte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb filluar goditjen kund\u00ebr grupit destruktiv ballkanik t\u00eb lidhur me mafien dhe krimin e organizuar, Vu\u00e7i\u00e7-Rama-Tha\u00e7i-Dodik. Ky i fundit po izolohet gjithashtu dita-dit\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn Srpska. Duke goditur Tha\u00e7in ishte e kuptueshme se goditej e gjith\u00eb superstruktura e grupit konspirativ n\u00eb linj\u00ebn Beograd-Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb-Banja-Luka. Ka mbetur t\u00eb jepet nj\u00eb goditje edhe n\u00eb Podgoris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Ndoshta konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb ka diktuar q\u00eb amerikan\u00ebt t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb hapat e eleminimit t\u00eb k\u00ebsaj klase politike t\u00eb korruptuar e inkriminuar q\u00eb sundon sot n\u00eb rajonin e Ballkanit Perendimor. Me k\u00ebt\u00eb lidership ngjarjet e Ukrain\u00ebs mund t\u00eb interferojn\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb rajonin ton\u00eb. Kontigjenti m\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer zgjerimit t\u00eb konfliktit nga Uralet n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb lidershipi i korruptuar dhe i lidhur me bandat krimnale t\u00eb trafiqeve t\u00eb drog\u00ebs. Prandaj dhe pastrimi i politik\u00ebs nga ky kontigjent politikan\u00ebsh ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vendimtare. Gjith\u00e7ka ka koh\u00ebn dhe radh\u00ebn e vet. Shqip\u00ebria do t\u00eb pastrohet e fundit, sepse lidershipi mafioz i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Perendimin sesa ai n\u00eb Serbi, Bosnj\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Nd\u00ebrsa Kosova duhej t\u00eb ndryshonte e para. Pik\u00ebrisht kjo ishte e parashikuar n\u00eb skem\u00ebn e ndryshimeve politike n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb Ballkanit Perendimor ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb forcat opozitare t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura dhe t\u00eb trajnuara p\u00ebr marrjen dhe ushtrimin e pushtetit. Rajoni \u00ebsht\u00eb n\u00eb tranzicion, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb ndryshim t\u00eb madh e madje epokal. Kjo lidhet me kap\u00ebrcimin e periudh\u00ebs s\u00eb qeverisjeve t\u00eb brishta e t\u00eb korruptuara. Tashm\u00eb ka ardhur momenti q\u00eb qeverisja t\u00eb realizohet me duar t\u00eb pastra, si e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrparim dhe progres. Por k\u00ebt\u00eb qeverisje nuk mund ta ushtrojn\u00eb kopjet e Edi Ram\u00ebs, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe t\u00eb Milorad Dodik. Ajo k\u00ebrkon nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, atdhetare e t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr paqen e interesat e vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me largimin e k\u00ebtij lidershipi vendosen gjithashtu standarde t\u00eb reja n\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal p\u00ebrtej kusht\u00ebzimeve serbe t\u00eb Open Balkan. K\u00ebsisoj duket se gjith\u00e7ka nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb Ballkan P\u00eberendimor i integruar n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb dhe mbetet rruga e vetme e prosperitetit, stabilitetit, paqes dhe siguris\u00eb kontinentale e rajonale. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se konfliktet e vjetra do t\u00eb duhej t\u00eb lihen pas p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy e shum\u00ebpal\u00ebshe. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt b\u00ebn pjes\u00eb angazhimi i p\u00ebrbashk\u00ebt BE-SHBA p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur gjithashtu nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me njohje t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ka kuptuar se koha e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs politike. Ai tha se nuk do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb q\u00eb drejton dhe madje la t\u00eb kuptoj\u00eb se &#8220;po mendohet&#8221; p\u00ebr t\u00eb rikandiduar p\u00ebr postin e presidentit n\u00eb zgjedhjet e 3 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3159,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3343"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}