{"id":33068,"date":"2023-01-04T18:41:24","date_gmt":"2023-01-04T18:41:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=33068"},"modified":"2023-01-04T18:41:24","modified_gmt":"2023-01-04T18:41:24","slug":"pako-e-madhe-apo-pilule-elektorale-birn-qeveria-140-milione-euro-ne-prag-te-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/04\/pako-e-madhe-apo-pilule-elektorale-birn-qeveria-140-milione-euro-ne-prag-te-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"\u201cPako e madhe\u201d apo \u201cpilul\u00eb elektorale\u201d, BIRN: Qeveria 140 milion\u00eb euro n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr alokim fondesh p\u00ebr tet\u00eb bashki si dhe nj\u00eb paket\u00eb ndihme financiare p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita p\u00ebr blerje votash.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 12 dhjetor, K\u00ebshilli i Ministrave mori dhjetra vendime p\u00ebr alokim fondesh p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb bashki, p\u00ebr procesin e rind\u00ebrtimit nga t\u00ebrmeti i vitti 2019-\u00ebs dhe investime publike.<\/p>\n<p>Nga rreth 10 miliard\u00eb lek\u00eb (89 milion\u00eb euro) t\u00eb alokuara n\u00ebp\u00ebrmjet transfertave t\u00eb pakusht\u00ebzuara 6.6 miliard\u00eb jan\u00eb destinuar p\u00ebr bashkin\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara si grante individuale, rikonstruksione ose riparime pallatesh, shkolla, rindertime ter\u00ebsore, etj..<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb e tjera q\u00eb p\u00ebrfitonin grante individuale p\u00ebr pasojat e t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019 dhe fonde p\u00ebr investime publike n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja vendore jan\u00eb Durr\u00ebsi, Vora, Shijaku, Kruja Kamza, Kurbini, Lezha dhe Mirdita.<\/p>\n<p>Po ashtu qeveria vendosi me 29 dhjetor t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb form\u00eb shp\u00ebrblimi me lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb 8 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr afro 1 milion\u00eb qytetar\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kategorish, duke nisur nga pensionist\u00ebt, infermier\u00ebt, familjet n\u00eb nevoj\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>E quajtur \u201cPakoja e Madhe\u201d shp\u00ebrndarja e k\u00ebtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si nj\u00eb mas\u00eb zbut\u00ebse e inflacionit t\u00eb \u00e7mimeve. Ndryshe e sheh k\u00ebt\u00eb paket\u00eb kreu i opozit\u00ebs Sali Berisha, i cili e sulmoi nism\u00ebn si nj\u00eb \u201cpilul\u00eb elektorale\u201d.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebr alokimin e k\u00ebtyre fondeve jan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb muaj para zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin vendor t\u00eb cilat mbahen m\u00eb 14 maj. Megjithat\u00eb, kjo rishap\u00ebrndarje masive e buxhetit t\u00eb shtetit b\u00ebhet p\u00ebrpara afatit ligjor q\u00eb ndalon p\u00ebrdorimin e fondeve publike si shp\u00ebrblime ose akte t\u00eb tjera q\u00eb ndikojn\u00eb drejp\u00ebrdrejt tek votuesit.<\/p>\n<p>Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrv\u00ebshje politike n\u00eb vitin 2020, parashikon se \u201ckat\u00ebr muaj para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re paszgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose n\u00ebnligjore, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb dh\u00ebnien e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb, t\u00eb tilla si aktet q\u00eb parashikojn\u00eb rritjen e pagave, pensioneve, mb\u00ebshtetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dh\u00ebnien e pasurive, t\u00eb shp\u00ebrblimeve, etj., p\u00ebrve\u00e7se kur nisma kusht\u00ebzohet nga gjendje t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndarja e granteve individuale p\u00ebr zbutjen e pasojave t\u00eb t\u00ebrmetit ishte prezente edhe gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 2021-it duke ngritur pikpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Partia Socialiste e p\u00ebrdor qeverisjen p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek vendimi i votuesve.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile e shohin shqet\u00ebsuese k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve dhe i konsiderojn\u00eb fondet p\u00ebr bashkit\u00eb si nj\u00eb planifikim elektoral, jo t\u00eb ndikuara nga interesat e publikut.<\/p>\n<p>Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i \u201cQendresa Qytetare\u201d, \u00a0nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb monitoron procesin zgjedhor, i tha BIRN-it se po shihet nj\u00eb intensifikim i alokimit t\u00eb fondeve dhe p\u00ebrshpejtim t\u00eb procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit me afrimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cKalimi i fondeve nga qeveria tek bashkit\u00eb e prekura nga t\u00ebrmeti n\u00eb muajin dhjetor n\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr kaq t\u00eb lart\u00eb, tregon nj\u00eb planifikim elektoral t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb k\u00ebto zona,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Procesi i rind\u00ebrtimit hyn n\u00eb 2023 n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb tij dhe p\u00ebrkon me nj\u00eb vit elektoral. Sipas Xhemollarit qeveria vendos t\u00eb kaloj\u00eb shuma t\u00eb larta p\u00ebr bashkit\u00eb, nj\u00eb muaj para periudh\u00ebs 4 mujore ku ndalohet alokimi i fondeve dhe p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr investime pasi ndikon drejtp\u00ebrdrejt fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPor, ky veprim nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi,\u201d theksoi ai, nd\u00ebrsa shtoi se \u201cmuaji dhjetor po tregon se \u00ebsht\u00eb muaji i thesarit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb mbushur arkat e bashkive, t\u00eb cilat n\u00eb fillim t\u00eb vitit hyjn\u00eb n\u00eb gar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Xhemollari thot\u00eb se shumica e kryetar\u00ebve aktual\u00eb, pritet t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish kandidat\u00eb p\u00ebr t\u2019i fituar ato dhe kjo mb\u00ebshtetje financiare b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb \u201cjo t\u00eb barabart\u00eb\u201d dhe t\u00eb \u201csuportuar\u201d fort nga qeveria qendrore.<\/p>\n<p>As ndalimet ligjore nuk shmangin dot p\u00ebrdorimin e fondeve publike n\u00eb favor t\u00eb fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN n\u00ebse \u201cp\u00ebrben shqetesim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perdorimi i burimeve publike, financiare e njerezore, para fushat\u00ebs zgjedhore\u201d, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se vendimmarrja e KQZ-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim bazohet n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cRespektimi i rregullave dhe parimeve p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore sipas standardeve t\u00eb praktikave t\u00eb mira n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve mbetet (duhet t\u00eb mbetet) nj\u00eb synim i t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb zgjedhje,\u201d u shpreh Celibashi.<\/p>\n<p>Celibashi shton se KQZ do t\u00eb monitoroj\u00eb raportimet dhe sjelljen institucioneve publike dhe do t\u00eb disponoj\u00eb me vendimmarrjen p\u00ebrkat\u00ebse kur \u00ebsht\u00eb rasti, si i vetmi mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur shkeljeve t\u00eb kodit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi apo v\u00ebnia n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidat\u00ebve, t\u00eb partive politike apo koalicioneve n\u00eb zgjedhje e burimeve (p\u00ebrfshir\u00eb asete dhe burime njer\u00ebzore) t\u00eb organeve apo enteve publike p\u00ebrb\u00ebn veprimtari t\u00eb ndaluar,\u201d sakt\u00ebsoi Komisioneri, duke shtuar se pret bashk\u00ebpunimin e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb monitorimin e zbatimit t\u00eb Kodit Zgjedhor.\/<strong>Reporter.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr alokim fondesh p\u00ebr tet\u00eb bashki si dhe nj\u00eb paket\u00eb ndihme financiare p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita p\u00ebr blerje votash. N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 12 dhjetor, K\u00ebshilli i Ministrave mori dhjetra vendime p\u00ebr alokim fondesh &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":33069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33068"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33068\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}