{"id":32956,"date":"2023-01-03T18:02:30","date_gmt":"2023-01-03T18:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32956"},"modified":"2023-01-03T18:17:04","modified_gmt":"2023-01-03T18:17:04","slug":"pele-apo-maradona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2023\/01\/03\/pele-apo-maradona\/","title":{"rendered":"Pel\u00e9 apo Maradona?"},"content":{"rendered":"<p>Marrin pjes\u00eb Vujadin Bo\u0161kov, Paulo Roberto\u00a0Falc\u00e3o, Giovanni Galeone, Gianni Rivera, Pietro Vierchowod dhe Zdenek Zeman.<\/p>\n<p><strong><em>Nuk i shmangesh: Pel\u00e9 apo Maradona.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pyesni \u00e7do tifoz t\u00eb \u00e7do moshe, nga \u00e7do an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u2019u jap\u00eb dy emra t\u00eb lidhur me bot\u00ebn e futbollit dhe p\u00ebrgjigja do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta: Pel\u00e9 dhe Maradona. Jan\u00eb ata q\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn kolektive e bukura dhe historia e futbollit. Njer\u00ebz q\u00eb e b\u00ebn\u00eb loj\u00ebn e futbollit nj\u00eb art. Por kush nga t\u00eb dy ka qen\u00eb m\u00eb i madhi? K\u00ebtu loja b\u00ebhet e fort\u00eb, bile edhe gjeopolitike: t\u00eb zgjedh\u00ebsh midis Pel\u00e9 e Maradona \u00ebsht\u00eb pakashum\u00eb si t\u00eb zgjedh\u00ebsh midis Brazilit dhe Argjentin\u00ebs, dy m\u00ebnyra t\u00eb t\u00eb th\u00ebnit Amerik\u00eb e Jugut.<\/p>\n<p>Pyetja e b\u00ebr\u00eb disa vite m\u00eb part\u00eb ekspert\u00ebve dhe tifoz\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb pa t\u00eb dal\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb Pel\u00e9 midis ekspert\u00ebve t\u00eb futbollit dhe Maradona midis tifoz\u00ebve navigues n\u00eb internet. Kemi p\u00ebrgjigjet e disa personazheve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb futbollit. Disa dhelp\u00ebra t\u00eb vjetra si Bo\u0161kov dhe Galeone, nj\u00eb mjesht\u00ebr sporti si Zeman dhe disa t\u00eb ish futbollist\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb Pel\u00e9 dhe Maradona e kan\u00eb takuar n\u00eb fush\u00eb si personazhe, t\u00eb till\u00eb si Rivera, Vierchowod, Falcao dhe Valdano. Me ta kemi rijetuar historin\u00eb e dy ikonave, midis kujt kujton 1300 golat e brazilianit dhe kush thekson se goli i shekullit \u00ebsht\u00eb argjentinas, kush preferon gjenialitietin e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb vetme t\u00eb majt\u00eb t\u00eb Diego dhe kujt evidenton plot\u00ebsin\u00eb e Pel\u00e9, deri n\u00eb arritjen tek raporti q\u00eb kan\u00eb pasur me njer\u00ebzit dhe jet\u00ebn q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb blert\u00eb, e \u00e7rregullt dhe \u00abkund\u00ebr\u00bb ajo e Maradona, e qet\u00eb dhe \u00abshembullore\u00bb ajo e Pel\u00e9. Midis shijesh estetike, kujtimesh, simpatish\u00eb dhe anekdotash. P\u00ebr t\u00eb zbuluar se, as Pele, as Maradona, m\u00eb i madhi ka qen\u00eb nj\u00eb <em>carneade<\/em> e Palermo\u2026<\/p>\n<p><strong>BO\u0160KOV<\/strong>\u00a0Nuk kam dyshime, Pel\u00e9. M\u00eb i madhi, i paarritsh\u00ebm. Nuk m\u00eb interesojn\u00eb epokat e ndryshme, futbolli ka ndryshuar, taktikat, Pel\u00e9 do t\u00eb luante n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb historike dhe, sikur t\u00eb kishte lindur sot, do t\u00eb ishte akoma m\u00eb i miri, sepse ka mund\u00ebsi atletikisht m\u00eb i fort\u00eb. Pel\u00e9 dinte t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka dhe e b\u00ebnte shum\u00eb mir\u00eb. Pavar\u00ebsisht se po flasim p\u00ebr nj\u00eb kampion q\u00eb ka nisur t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb fundin e viteve \u201950, fizikisht ishte nj\u00eb supermen i vog\u00ebl. 175 centimetra p\u00ebr 72 kilogram, bariqend\u00ebr e ul\u00ebt, kofsha t\u00eb fuqishme, nj\u00eb shk\u00ebputje ajrore mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, 11.2 sekonda 100 metrat, nj\u00eb leht\u00ebsi driblimi dhe ndryshimi drejtimi t\u00eb pabesuesh\u00ebm, luante pa asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi me t\u00eb djatht\u00ebn dhe me t\u00eb majt\u00ebn. Me t\u00eb Brazili ka fituar 3 bot\u00ebror\u00eb (\u201958, \u201962, \u201970) dhe i kat\u00ebrti n\u00eb Angli n\u00eb \u201966 i shp\u00ebtoi vet\u00ebm pse menduan ta kosisin m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Maradona ka qen\u00eb nj\u00eb lojtar sublim, i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, por kishte nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb vetme, ka zgjatur m\u00eb pak se Pel\u00e9 dhe nuk ka fituar tre bot\u00ebror\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka influencuar edhe nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb un\u00eb si trainer e kam konsideruar gjithmon\u00eb themelore: Pel\u00e9 ishte nj\u00eb njeri i madh dhe ka kryer gjithmon\u00eb nj\u00eb jet\u00eb prej atleti: nuk pinte, nuk tymoste, nuk kishte vese, ishte shum\u00eb i edukuar n\u00eb fush\u00eb dhe jasht\u00eb saj. Nj\u00eb shembull pozitiv p\u00ebr skuadr\u00ebn n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje. N\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhja cilin prej dy lojtar\u00ebve t\u00eb st\u00ebrvisja, nuk do t\u00eb hezitoja asnj\u00eb \u00e7ast dhe do t\u00eb zgjidhja Pel\u00e9.<\/p>\n<p><strong>FALCAO<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebja krahasime, midis dy lojtar\u00ebve apo dy skuadrave, kan\u00eb shum\u00eb vite distanc\u00eb.\u00a0N\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn time, edhe mua her\u00ebpas\u00ebhere m\u00eb pyesin n\u00ebse ka nj\u00eb Falcao tjet\u00ebr apo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb lojtar brazilian q\u00eb m\u00eb ngjan. Besom\u00ebni, \u00ebsht\u00eb thuajse e pamundur t\u00eb p\u00ebrgjigjem, por i q\u00ebndroj loj\u00ebs dhe b\u00ebj zgjedhjen time, racionale dhe patriotike: Pel\u00e9. Askush nuk ka qen\u00eb si ai. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e vetme do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u2019i sanksionuar supermacin\u00eb: 1300 gola t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb karrier\u00eb. Provoni ta mendoni p\u00ebr 1300 gola t\u00eb ndrysh\u00ebm! Ama Pel\u00e9 e meriton vendin e par\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar jo vet\u00ebm p\u00ebr brazilian\u00ebt, por p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. Nj\u00eb em\u00ebr, nj\u00eb simbol, nj\u00eb sinonim madh\u00ebshtie dhe vlerash. Pel\u00e9 nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm fytyra e bukur e Brazilit dhe ambasadori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vendit ton\u00eb, por edhe nj\u00eb simbol bot\u00ebror. P\u00ebr vite e vite kudo q\u00eb ka shkuar ka mbledhur turma entuziaste dhe t\u00eb admiruara. Ka luftuar p\u00ebr vlera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke mbledhur fonde kund\u00ebr uris\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe problemeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, ka mbuluar edhe poste q\u00eb i kan\u00eb evidentuar cil\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore dhe akoma sot, n\u00eb larg\u00ebsin\u00eb e rreth 30 viteve t\u00eb lamtumir\u00ebs s\u00eb tij nga futbolli mbetet nj\u00eb pik\u00eb referimi dhe nj\u00eb njeri \u2013 imazh i shk\u00eblqyer. Pel\u00e9 ka qen\u00eb nj\u00eb prej personazheve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb \u2018900.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr Maradona kam luajtur n\u00eb Bot\u00ebrorin e Spanj\u00ebs \u201982, n\u00eb grupin treshe q\u00eb shikonte t\u00eb impenjuar edhe Italin\u00eb. Gjat\u00eb asaj Brazil \u2013 Argjentin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundoi 3 me 1 p\u00ebr ne, Maradona b\u00ebri nj\u00eb faull t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe u p\u00ebrzu nga ndeshja. Nj\u00eb dit\u00eb jo. E takova pastaj si kund\u00ebrshtar edhe me fanell\u00ebn e Rom\u00ebs. I kam admiruar gjithmon\u00eb goditjet dhe klasin e tij kristalor dhe t\u00eb \u00e7muar. Edhe Diego ka qen\u00eb nj\u00eb personazh i madh, i dashuruar nga njer\u00ebzit, por respektivisht Pel\u00e9 e ka p\u00ebr\u00e7ar\u00eb m\u00eb shum\u00eb opinionin publik p\u00ebr disa pozicionime t\u00eb tij jo gjithmon\u00eb t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p><strong>GALEONE<\/strong>\u00a0Do t\u00eb dalloja dy epoka: Pel\u00e9 ka qen\u00eb m\u00eb i madhi nga bot\u00ebrori i Suedis\u00eb i \u201958 deri n\u00eb vigjiljen e atij meksikan t\u00eb \u201986,\u00a0pastaj fillon epoka Maradona, por n\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhja nj\u00eb Zot t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb futbollit, do t\u00eb thoja Diego. Lejom\u00ebni t\u00eb kemi pasur mund\u00ebsin\u00eb ta admiroj shum\u00eb her\u00eb Pel\u00e9, live dhe n\u00eb televizion, por ajo q\u00eb kam par\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb Maradona nuk e kam par\u00eb ta b\u00ebj\u00eb askush tjet\u00ebr, as braziliani. Ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr syt\u00eb, nj\u00eb mrekulli \u00e7do loj\u00eb e tij. Trajnoja Pescara n\u00eb Serie A kur u ndesh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb Napoli. Duke p\u00ebrgatitur ndeshjen me lojtar\u00ebt e mi refuzova t\u00eb aplikoja mbi argjentinasi nj\u00eb markim fiks apo si\u00e7 b\u00ebnin shpesh koleg\u00ebt e mi nj\u00eb markatur\u00eb dyfishe: m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, dy mbrojt\u00ebs q\u00eb t\u2019i k\u00ebrcenin tek kaviljet sapo merrte topin. \u00abPo pse doni ta markoni Maradona\u00bb, u thash\u00eb, \u00abl\u00ebreni k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, le t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ta kontrollojm\u00eb n\u00eb zon\u00eb, duke e penguar po qe e mundur t\u00eb marr\u00eb furnizime\u00bb. Nj\u00eb taktik\u00eb e vyer, q\u00eb fshihte nj\u00eb mendim tjet\u00ebr t\u00eb parr\u00ebfyesh\u00ebm: si estet e gjeja fyese ta markoja. \u00abNuk ndodh gjithmon\u00eb t\u00eb luash kund\u00ebr Maradona\u00bb, mendoja, \u00abn\u00eb 95% humbet nj\u00eblloj, t\u00eb pakt\u00ebn dua t\u00eb arg\u00ebtohem duke e par\u00eb t\u00eb luaj\u00bb. Faktikisht humb\u00ebm, por vet\u00ebm 1 me 0 dhe nuk sh\u00ebnoi Diego, por Giordano. Pak e din\u00eb se qesh\u00eb edhe shum\u00eb af\u00ebr ta trajnoja.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs Luciano Moggi m\u00eb telefonoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb thon\u00eb:\u00a0\u00abVog\u00eblushi t\u00eb k\u00ebrkon ty\u00bb. Un\u00eb praktikoja nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb hapur, rriskuese, jo t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb Diego i p\u00eblqente. Fatkeq\u00ebsisht nuk i b\u00eb gj\u00eb dhe kur pata mundlsin\u00eb ta trajnoja Napoli, ai nuk ishte m\u00eb dhe faktikisht nuk ishte m\u00eb as Napoli. P\u00ebr Maradona lojtar \u00e7do koment \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb; lidhur me njeriun nuk hyj n\u00eb problemet e drog\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dhe besoj se vazhdojn\u00eb ta prekin, por dua t\u00eb kujtoj se n\u00eb raportin me shok\u00ebt Diego ishte nj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb, bujar dhe besnik, bile edhe i sjellsh\u00ebm edhe me t\u00eb tjer\u00ebt: nj\u00eb her\u00eb e takova rast\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Napoli. Isha me gruan time, Diego ulej n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb tjet\u00ebr, sapo m\u00eb pa u ngrit, erdhi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes\u00eb dhe pak m\u00eb von\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb tavolin\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb shishe shampanj\u00eb. Nj\u00eb shampanj\u00eb cil\u00ebsore, speciale: si futbolli q\u00eb na ka dhuruar.<\/p>\n<p><strong>RIVERA<\/strong>\u00a0Pel\u00e9 ka qen\u00eb m\u00eb i madhi. Kam luajtur n\u00eb epok\u00eb me \u00abO Rey\u00bb dhe kam pasur edhe fatin ta p\u00ebrballoj n\u00eb nj\u00eb finale t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs, n\u00eb Meksik\u00eb n\u00eb \u201970. Nj\u00eb konfrontim shum\u00eb i shkurt\u00ebr, pak minuta, pasi hyra n\u00eb fund me rezultatin tashm\u00eb t\u00eb fituar n\u00eb favorin e brazilian\u00ebve. At\u00eb dit\u00eb Pel\u00e9 dhuroi pjes\u00eb spektakli duke sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb gol q\u00eb mbeti n\u00eb histori: nj\u00eb gol me kok\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb qiell dhe ka mbetur n\u00eb aj\u00ebr p\u00ebr disa sekonda q\u00eb u duk\u00ebn t\u00eb pafund\u00ebm.<\/p>\n<p>Kurse Maradona e kam par\u00eb vet\u00ebm t\u00eb luaj\u00eb, por shum\u00eb prej atyre her\u00ebve q\u00eb nuk ka sekrete. Premtimi i qart\u00eb, por i detyruar, \u00ebsht\u00eb se po flitet p\u00ebr dy njer\u00ebz t\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb luajtur futboll. Jan\u00eb pjes\u00eb e atyre fenomeneve unike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb disiplin\u00eb nj\u00eb form\u00eb arti t\u00eb past\u00ebr, por midis t\u00eb dyve, Pel\u00e9 ishte m\u00eb kompleti, kishte nj\u00eb gam\u00eb goditjesh m\u00eb t\u00eb madhe: kok\u00eb, e djatht\u00eb, e majt\u00eb, sh\u00e7\u00ebrthim zgjatje, fuqi, nuk i mungonte asgj\u00eb. Edhe n\u00eb profilin e lidershipit dhe t\u00eb personalitetit zgjedh Pel\u00e9, nj\u00eb guid\u00eb dhe nj\u00eb shembull i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb, shok\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00eb. Shpesh n\u00eb k\u00ebto lloje konfrontimi infuencojn\u00eb edhe epokat: Pel\u00e9 kishte liri m\u00eb madhe veprimi dhe markatura pak m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa Maradona. Kushedi n\u00ebse do t\u00eb luanin sot\u2026 Ndryshojn\u00eb koh\u00ebt dhe m\u00ebnyrat e t\u00eb luajturit dhe nuk do t\u00eb habitesha sikur edhe me kampion\u00eb kaq t\u00eb ndritsh\u00ebm ndonj\u00eb trajiner dor\u00ebshtr\u00ebnguar t\u2019i k\u00ebrkonte \u00abdetyra mbulimi\u00bb apo t\u00eb \u00abmbaj\u00eb pozicionin\u00bb, pasi \u00abn\u00eb futbollin e sot\u00ebm fantazisti duhet edhe t\u00eb sakrifikohet\u2026\u00bb.<\/p>\n<p><strong>VIERCHOWOD<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje stimuluese, por edhe e papropozueshme, dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Flasim p\u00ebr gjenerata t\u00eb ndryshme, p\u00ebr m\u00ebnyra t\u00eb luajturi futbolli krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshuara. Nuk dua t\u00eb theksoj se Pel\u00e9 nuk do t\u00eb ishte nj\u00eblloj shum\u00eb i madh sikur t\u00eb kishte luajtur n\u00eb vitet \u201990, por nuk mund ta eliminojm\u00eb koh\u00ebn. Braziliani la qen\u00eb pik\u00eb referimi absolute e viteve t\u00eb tij, Maradona ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ende i viteve tona. P\u00ebr Pel\u00e9 kam kujtime t\u00eb larg\u00ebta, isha f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrpara televizorit kur pash\u00eb ta mundnin Italin\u00eb n\u00eb finalen e Meksik\u00ebs \u201970. Mos u habisni, edhe pse ka luajtur deri dje, un\u00eb jam m\u00eb shum\u00eb se 40 vje\u00e7. Kurse Diego e kam takuar si kund\u00ebrshtar shum\u00eb her\u00eb me Sampdoria dhe me komb\u00ebtaren. Me t\u00eb nuk mund ta hiqje mendjen as p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, pasi ishe i mbaruar. Maradona dinte ta fshihte topin, ishte shum\u00eb i shpejt\u00eb, me nj\u00eb reaktivitet muskulor t\u00eb fuqishme, nuk bine kurr\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe, n\u00ebqoft\u00ebse binte, k\u00ebrcente menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb si sust\u00eb. Mjaftonte nj\u00eb hi\u00e7asgj\u00eb dhe fap, e vinte nj\u00eb shok p\u00ebrpara porte apo kishte sh\u00ebnuar me nj\u00eb prekje dinake q\u00eb e mendoje t\u00eb pamundur. Megjithat\u00eb kund\u00ebr meje Diego\u2026 vuante. Karakteristikat e mia kryespre qen\u00eb shpejt\u00ebsia dhe nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim jasht\u00eb nga e zakonshmja, sikur rast\u00ebsisht kalohej se arrinte thuajse gjithmon\u00eb ta \u201cvidhte\u201d kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kam luajtur m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet shpesh pyes beten se cili ka qen\u00eb kund\u00ebrshtari m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u markuar. Do t\u00eb habiteni, por nuk ka qen\u00eb Maradona. Kam pasur fatin t\u00eb p\u00ebrballem me lojtar\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, si ai, Careca, van Basten dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por kur ke t\u00eb b\u00ebsh me ta, p\u00ebrq\u00ebndrimi ngjitet n\u00eb 120% dhe ndeshja b\u00ebhet nj\u00eb sfid\u00eb nga momenti i par\u00eb deri tek i fundit. Jo, nuk ka qen\u00eb Diego ai q\u00eb m\u00eb ka prishur gjumon. M\u00eb shum\u00eb se ai ka mundur nj\u00eb sulmues i Palermo. Nuk ia kujtoj m\u00eb as edhe emrin, do t\u00eb m\u00eb fal\u00eb, por e kujtoj shum\u00eb mir\u00eb ndeshjen q\u00eb ma hoqi trurin. Nuk isha mir\u00eb fizikisht at\u00eb dit\u00eb dhe qe v\u00ebrtet nj\u00eb makth, me ikte nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, ishte n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sh\u00ebnoi dhe m\u00eb anashkaloi vazhdimisht. Karriera nuk ka dashur ta takoj m\u00eb, nuk di t\u00eb them prej fatit apo jo. Do t\u00eb doja shum\u00eb nj\u00eb hakmarrje. Duke i qeshur sipr mund t\u00eb them as Pel\u00e9, as Maradona: fenomeni i v\u00ebrtet\u00eb luante tek Palermo, por nuk ia kujtoj emrin!<\/p>\n<p><strong>ZEMAN<\/strong>\u00a0Sikur t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, me Maradona do t\u00eb mund t\u00eb ndryshohej bota\u2026\u00a0Ka qen\u00eb unik, por zgjedh Pel\u00e9, sepse Maradona ishte dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur me shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer kurr\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e pash\u00eb Pel\u00e9 qe n\u00eb Bot\u00ebrorin e Suedis\u00eb n\u00eb \u201858, kur ishte vet\u00ebm 17 vje\u00e7. Ka qen\u00eb shprehja m\u00eb e lart\u00eb e futbollit p\u00ebr 30 vjet. Pse m\u00eb godiste Pel\u00e9? Sepse dinte t\u00eb luante futboll dhe n\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb ka gjith\u00e7ka: teknik\u00eb, inteligjenc\u00eb, ndjenj\u00eb pozicioni, personaliteti, vizioni loje, aft\u00ebsie individuale dhe ndjenj\u00eb e kolektivitetit.<\/p>\n<p>Maradona dinte t\u2019ia ndryshonte fytyr\u00ebn nj\u00eb skuadre dhe ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb bot\u00ebror i vet\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb dallim: ka pasur shum\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb ndeshje apo edhe turne t\u00eb vet\u00ebm, fal\u00eb gjendjes s\u00eb tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb form\u00ebs apo ta karakterizojn\u00eb me pranin\u00eb e tyre nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por respektivisht k\u00ebtij lloji lojtar\u00ebsh, Maradona kishte nj\u00eb cil\u00ebsi thuajse unike: p\u00ebrmir\u00ebsonte k\u00eb i rrinte n\u00eb krah, me t\u00eb shk\u00eblqenin t\u00eb gjith\u00eb drit\u00ebn e reflektuar. B\u00ebheshin t\u00eb mir\u00eb mediokr\u00ebt dhe t\u00eb shk\u00eblqyer vet\u00ebm ata t\u00eb mir\u00eb. Dinte t\u00eb frym\u00ebzonte dhe t\u00eb ishte nj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb: nuk e kritikonte kurr\u00eb nj\u00eb shok skuadre dhe dinte t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. Maradona ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shok\u00ebt e tij, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb dhe t\u00eb pasurohen. M\u00ebkat q\u00eb nuk ia kan\u00eb kthyer, duke e ndihmuar at\u00eb, kur kishte nevoj\u00eb jasht\u00eb fushe.<\/p>\n<p>(nga <em>Limes<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marrin pjes\u00eb Vujadin Bo\u0161kov, Paulo Roberto\u00a0Falc\u00e3o, Giovanni Galeone, Gianni Rivera, Pietro Vierchowod dhe Zdenek Zeman. Nuk i shmangesh: Pel\u00e9 apo Maradona. Pyesni \u00e7do tifoz t\u00eb \u00e7do moshe, nga \u00e7do an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u2019u jap\u00eb dy emra t\u00eb lidhur me bot\u00ebn e futbollit dhe p\u00ebrgjigja do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjta: Pel\u00e9 dhe Maradona. Jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32965,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[39],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32956"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}