{"id":32828,"date":"2022-12-30T09:50:12","date_gmt":"2022-12-30T09:50:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32828"},"modified":"2022-12-30T09:50:12","modified_gmt":"2022-12-30T09:50:12","slug":"kryebashkiakja-sulmon-mediat-per-te-justifikuar-vdekjen-e-48-vjecares-ne-zyren-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/30\/kryebashkiakja-sulmon-mediat-per-te-justifikuar-vdekjen-e-48-vjecares-ne-zyren-e-saj\/","title":{"rendered":"Kryebashkiakja sulmon mediat p\u00ebr t\u00eb justifikuar vdekjen e 48-vje\u00e7ares n\u00eb zyr\u00ebn e saj"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa, zgjodhi sulmin ndaj medias, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka ndodhur brenda institucionit q\u00eb ajo drejton.<\/p>\n<p>Edhe pse kishte 24 or\u00eb q\u00eb e mbante t\u00eb fsheht\u00eb si ngjarje, bashkia e Lushnjes dhe Eriselda Sefa zgjodhi t\u00eb reagoj\u00eb, vet\u00ebm pasi ngjarja u denoncua n\u00eb media, e kryebashkiakja n\u00eb vend t\u00eb sqarimit t\u00eb rrethanave, sulmoi mediat q\u00eb e zbardh\u00ebn, duke i cil\u00ebsuar raportimet si dezinformim.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqej t\u00eb justifikonte vdekjen e 48-vje\u00e7ares s\u00eb refuzuar n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb, kryebashkiakja Sefa ngriti edhe m\u00eb shum\u00eb dyshime mbi rrethanat e v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Sefa hedh posht\u00eb se n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb ka pasur debat, madje tregoi se Shpresa Cani \u00ebsht\u00eb pritur prej saj n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i ofruar zgjidhje t\u00eb problemit. Por edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, anashkalohet fakti se cili ishte debati i zhvilluar n\u00eb zyr\u00ebn e drejtoresh\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike, q\u00eb m\u00eb pas duhej zgjidhur n\u00eb zyr\u00ebn e krybashkiakes, pasi n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb zakonshme, si\u00e7 Sefa p\u00ebrpiqet ta sjell\u00eb, e ndjera mund t\u00eb kishte mbaruar pun\u00eb me paraqitjen e saj n\u00eb sportelin e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe reagimi i m\u00ebtejsh\u00ebm ngre s\u00ebrish pik\u00ebpyetje mbi sjelljen e bashkis\u00eb s\u00eb Lushnjes karshi Shpresa Canit teksa po nd\u00ebrronte jet\u00eb. Eriselda Sefa thekson se ka njoftuar ambulanc\u00ebn dhe shefin e komisariatit, Edvin Ndreu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. E n\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb vdekje p\u00ebr shkaqe natyrale, si\u00e7 policia e serviri nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, pse nj\u00eb zyrtareje t\u00eb lart\u00eb do i shkonte mendja p\u00ebr t\u00eb thirrur aty shefin e komisariatit, kur n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb t\u00eb till\u00eb procedura e par\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn \u00ebsht\u00eb thirrja e ambulanc\u00ebs dhe m\u00eb pas, roli i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht procedural.\u00a0Kontaktimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me shefin e komisariatit, si\u00e7 vet\u00eb Sefa deklaron, shton edhe m\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto paqart\u00ebsi, Syri Televizion ka tentuar disa her\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb me kryebashkiaken Eriselda Sefa, por ajo ka refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Duket se l\u00ebvizjet e kryebashkiakes Sefa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultat. Edhe Policia e Shtetit e raportoi ngjarjen si bashkia, 24 or\u00eb me vones\u00eb, e pasi mediat kishin nisur denoncimin dhe fshehjen e vdekjes. Si n\u00eb ngjarje t\u00eb ngjashme, policia nxitoi t\u00eb p\u00ebrcaktonte shkakun, si vdekje natyrale, por pa dh\u00ebn\u00eb rrethanat e saj. E n\u00eb nxitim t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb akuz\u00ebs se nuk raportoi ngjarjen n\u00eb koh\u00eb, policia as mosh\u00ebn e t\u00eb ndjer\u00ebs nuk e jep t\u00eb sakt\u00eb. Teksa viktima ishte 48 vje\u00e7, Policia e Shtetit e deklaron si 60 vje\u00e7.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ngren\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me rrethanat e v\u00ebrteta t\u00eb ngjarjes, pasi fshehja e lajmit nga institucionet, reagimet me vones\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat e pasakta, tregojn\u00eb dyshime t\u00eb forta mbi at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e p\u00ebrforcon edhe fakti se Prokuroria e Lushnj\u00ebs nuk pranoi t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve tan\u00eb, n\u00ebse ka nisur procedim penal p\u00ebr ngjarjen dhe n\u00ebse ka sekuestruar kamerat e siguris\u00eb n\u00eb bashkin\u00eb e Lushnjes.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht kamerat e siguris\u00eb q\u00eb do t\u00eb zbardhin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, e organi i akuz\u00ebs nuk do t\u00eb mjaftohet vet\u00ebm me pul\u00ebn e zez\u00eb q\u00eb Eriselda Sefa theri n\u00eb ambientet e bashkis\u00eb pas ngjarjes, si bestytni p\u00ebr t\u00eb larguar syrin e keq dhe problemet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, q\u00eb duket se po e ndjekin muaj pas muaji.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa, zgjodhi sulmin ndaj medias, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka ndodhur brenda institucionit q\u00eb ajo drejton. Edhe pse kishte 24 or\u00eb q\u00eb e mbante t\u00eb fsheht\u00eb si ngjarje, bashkia e Lushnjes dhe Eriselda Sefa zgjodhi t\u00eb reagoj\u00eb, vet\u00ebm pasi ngjarja u denoncua n\u00eb media, e kryebashkiakja n\u00eb vend &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":32727,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32828"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}