{"id":32175,"date":"2022-12-19T18:48:20","date_gmt":"2022-12-19T18:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=32175"},"modified":"2022-12-19T18:48:20","modified_gmt":"2022-12-19T18:48:20","slug":"avantazhet-dhe-disavantazhet-e-betejes-midis-kurtit-dhe-vucicit-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/19\/avantazhet-dhe-disavantazhet-e-betejes-midis-kurtit-dhe-vucicit-ne-veri\/","title":{"rendered":"Avantazhet dhe disavantazhet e betej\u00ebs midis Kurtit dhe Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Veri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Veriu i Kosov\u00ebs gjendet ende n\u00eb konflikt thuajse t\u00eb hapur! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konflikt midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i pyk\u00ebzuar edhe si betej\u00eb personale midis Albin Kurtit dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it. Ishim m\u00ebsuar prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade q\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u2019i shihnim m\u00eb shum\u00eb pro sesa kund\u00ebr Beogradit. Ndoshta dhe ky fakt ka ndikuar q\u00eb p\u00ebrballja n\u00eb veriun e Mitrovic\u00ebs t\u00eb shihet si betej\u00eb midis dy lider\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk l\u00ebshojn\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Albin Kurti mbetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, sepse ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtet\u00ebror e ka si kauz\u00eb dhe premtim elektoral t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ka premtuar t\u00eb marr\u00eb prej Kosov\u00ebs \u201cat\u00eb q\u00eb i takon Serbis\u00eb\u201d, d.m.th ta ndaj\u00eb at\u00eb, por personalisht ai nuk e ka kauz\u00eb t\u00eb tij k\u00ebt\u00eb aksion nacional-fashist. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Vu\u00e7i\u00e7i luan me dy porta. N\u00eb fund t\u00eb fundit ai e ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016 se do t\u00eb ishte nj\u00eb Tito i ri. Pra, se do t\u00eb flirtonte me Per\u00ebndimin e nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb ruante lidhjet e ngushta me Mosk\u00ebn. Kurti duket i vendosur n\u00eb kauz\u00ebn e vet. Megjithat\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime, gjithnj\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb amerikane dhe t\u00eb evropian\u00ebve. Por, l\u00ebshimet e Kurtit i nxiti gjithashtu opozita me kritikat p\u00ebr mosbashk\u00ebpunim me SHBA-t\u00eb dhe BE-n\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb duhej mb\u00ebshtetje ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr aksionet e saj politike e deri policore p\u00ebr ruajtjen e integritetit territorial t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pra, Kurti i b\u00ebri l\u00ebshimet p\u00ebr targat, p\u00ebr zgjedhjet etj, jo aq se k\u00ebto i k\u00ebrkuan partner\u00ebt dhe miqt\u00eb e Kosov\u00ebs, por se q\u00ebndrimeve t\u00eb tij iu kund\u00ebrvun\u00eb edhe opozitar\u00ebt brenda vendit. Nd\u00ebrsa Vu\u00e7i\u00e7i shfryt\u00ebzoi pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Albin Kurtit q\u00eb ta bllokoj\u00eb jet\u00ebn politike, institucionale, juridike, sociale, ekonomike etj., n\u00eb kat\u00ebr komunat e veriut. Kurti i vet\u00ebm do t\u00eb dor\u00ebzohej nj\u00eb dit\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht kur ai u dor\u00ebzua pasi ra dakord me Vjosa Osmanin p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve n\u00eb kat\u00ebr komunat e veriut, n\u00eb veri u ngrit\u00ebn barrikadat.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb shfryt\u00ebzoi pozicionin e dob\u00ebsuar t\u00eb Albin Kurtit dhe veproi n\u00eb favor t\u00eb ides\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr ndryshimin e kufijve midis dy vendeve. At\u00eb q\u00eb me Hashim Tha\u00e7in dhe Edi Ram\u00ebn do ta b\u00ebnte n\u00eb stilin \u201cMos i thuaj t\u00eb gjitha\u201d, tani p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb me mjetet e forc\u00ebs. Edhe protesta e nja 100 serb\u00ebve ekstremist\u00eb n\u00eb Jarin\u00eb ishte skenar i presidentit serb n\u00eb koordinim me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrgjigjet me t\u00eb nj\u00ebjtat mjete? Edhe pse Vu\u00e7i\u00e7i ka thirrur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb planit t\u00eb tij mercenar\u00eb rus\u00eb t\u00eb Wagner, un\u00eb besoj se Kosova i ka kapacitetet q\u00eb ta vendos\u00eb rendin kushtetues n\u00eb kat\u00ebr komunat e veriut. Madje duke evituar nj\u00eb luft\u00eb frontale me Serbin\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimet e Beogradit p\u00ebr d\u00ebrgimin e ushtris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe marrjen me forc\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb territorit t\u00eb saj jan\u00eb thjesht manov\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb faktorin politik dhe publik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb k\u00ebt\u00eb faktor, Vu\u00e7i\u00e7i e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta ndaj\u00eb territorin e saj me mjete provokative. Nuk mendoj dhe nuk besoj aspak se Serbia \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs edhe me forcat e ushtris\u00eb e t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb mobilizon Prishtina, edhe me forcat e KFOR-it e t\u00eb NATO-s. Prandaj dhe \u00e7do akt bllokimi, barrikadimi, bojkotimi \u00ebsht\u00eb thjesht mjet presioni.<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb e pes\u00eb mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb pakic\u00ebs serbe n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs nuk mund ta bllokojn\u00eb shtetin dhe t\u00eb ven\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje sovranitetin e tij. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte kjo n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb inkurajoheshin t\u00eb gjitha pakicat n\u00eb Evrop\u00eb e kudo tjet\u00ebr q\u00eb ta b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Jan\u00eb politikat agresive, diversive dhe luft\u00ebnxit\u00ebse t\u00eb Beogradit q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Mosk\u00ebn synojn\u00eb ta ndajn\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>E megjith\u00ebse opozita e Kosov\u00ebs e njeh k\u00ebt\u00eb fakt, p\u00ebrs\u00ebri sulmet i adreson te kryeministri i Kosov\u00ebs dhe jo te mbrojtja e saj prej armikut shekullor, Serbis\u00eb! Albin Kurti pak ose shum\u00eb pak e elaboron q\u00ebllimin serb t\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb s\u00eb shumti gjen arsye ta lidh\u00eb diversionin e Beogradit me mospranimin prej tij t\u00eb planit franko-gjerman. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e destabilizimit q\u00eb forcat serbo-ruse t\u00eb terrorit b\u00ebjn\u00eb n\u00eb veri. Por, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb ndarja faktike e territorit. M\u00eb pas ulja n\u00eb bisedime p\u00ebr ta legjitimuar. K\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt politik\u00eb dhe jo politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e madje edhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7i ka avantazh n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje, sepse at\u00eb e mb\u00ebshtesin disa aktor\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i ka bindur se: \u201cN\u00ebse m\u00eb jepni veriun e Kosov\u00ebs, Serbia do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e integrimeve euro-atlantike\u201d! Ky avantazh i tij shoq\u00ebrohet me heshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb akteve banditeske t\u00eb forcave terroriste serbo-ruse n\u00eb veri. Madje dikush u jep t\u00eb drejt\u00eb serb\u00ebve t\u00eb ngren\u00eb barrikada. Duhet t\u00eb jesh idiot, qorr e shurdh\u00eb t\u00eb mos kuptosh se pas \u201ct\u00eb drejt\u00ebs serbe t\u00eb barrikadave q\u00ebndron e drejta tjet\u00ebr po serbe e ndarjes s\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>Por, a do t\u00eb jet\u00eb dizavantazh deri n\u00eb fund fakti q\u00eb kryeministri Kurti e kund\u00ebrshton fort k\u00ebt\u00eb projekt?! Duhet t\u00eb presim p\u00ebr ta par\u00eb se si do t\u00eb shkojn\u00eb zhvillimet dhe dialogu Kosov\u00eb-Serbi. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb statike! Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb si m\u00eb par\u00eb! Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e hapur! Varet se kush do ta n\u00ebnshkruaj\u00eb ndarjen e Kosov\u00ebs, qeveria apo shoq\u00ebria civile dhe shoqatat e biznesit!<\/p>\n<p>Varet edhe sa do t\u00eb rezistoj\u00eb gjithashtu qeveria dhe se \u00e7far\u00eb pozicioni do t\u00eb mbaj\u00eb opozita e politika! Sa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Prishtina duhet ta llogaris\u00eb at\u00eb jo si mb\u00ebshtetje e ndihm\u00eb, por si nj\u00eb gur t\u00eb madh n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Veriu i Kosov\u00ebs gjendet ende n\u00eb konflikt thuajse t\u00eb hapur! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konflikt midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i pyk\u00ebzuar edhe si betej\u00eb personale midis Albin Kurtit dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it. Ishim m\u00ebsuar prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade q\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u2019i shihnim m\u00eb shum\u00eb pro sesa kund\u00ebr Beogradit. Ndoshta dhe ky fakt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32175"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}