{"id":31848,"date":"2022-12-16T10:16:50","date_gmt":"2022-12-16T10:16:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31848"},"modified":"2022-12-16T10:16:50","modified_gmt":"2022-12-16T10:16:50","slug":"volodymyr-zelensky-dhe-etnopolitika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/16\/volodymyr-zelensky-dhe-etnopolitika\/","title":{"rendered":"Volodymyr Zelensky dhe etnopolitika"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr revist\u00ebn <em>Time Magazine<\/em> Volodymyr Zelensky \u00ebsht\u00eb \u00abpolitikani i vitit 2022\u00bb, ama jo pse ka kryer nj\u00eb grusht shteti n\u00eb favor t\u00eb luft\u00ebs. Presidenti ukrainas ka nxjerr\u00eb jasht\u00ebligjit t\u00eb gjitha partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs, ka vrar\u00eb personalitete q\u00eb e kund\u00ebrshtonin, ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb gjitha mediat, si t\u00eb shkruara, ashtu edhe radiotelevizive, pse jo edhe interneti, ka ndaluar p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs ruse, ka shkat\u00ebrruar 100 milion libra rus\u00eb, ka konfiskuar pasurit\u00eb e oligark\u00ebve, p\u00ebrfshi ata q\u00eb e kan\u00eb financuar personalisht; ka shtet\u00ebzuar pronat e investitor\u00ebve dhe kompani ruse, s\u00eb fundi ka ndaluar kish\u00ebn ortodokse.<\/p>\n<p><em>Time Magazine<\/em> e ka shpallur Volodymyr Zelensky \u00abnjeriun e vitit 2022\u00bb; zgjedhje e natyrshme p\u00ebr redaksin\u00eb e p\u00ebrjavshme: presidenti ukrainas \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i kuraj\u00ebs mbizot\u00ebruese q\u00eb i ka mund\u00ebsuar popullit t\u2019i rezistoj\u00eb pushtuesit rus. Por duke filluar nga 25 korrik pushteti n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb transferuar nga duart e Zelensky n\u00eb ato t\u00eb z\u00ebvend\u00ebspresidentit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen Komb\u00ebtare, Oleksiy Danilov. Zelensky p\u00ebrq\u00ebndrohet me detyr\u00ebn e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb regjimit, duke ia dialoguar Danilov hartimin e dekreteve q\u00eb m\u00eb pas presidenti i firmos. T\u00eb dy kan\u00eb krijuar nj\u00eb regjim terrori. M\u00eb 17 dhe 25 korrik tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit jan\u00eb siluruar p\u00ebr fakte t\u00eb ndryshme tradh\u00ebtie, t\u00eb kryera nga funksionar\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat e tyre:<\/p>\n<p>\u2013 diplomati Ruslan Demchenko;<\/p>\n<p>\u2013 kreu i sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs, SBU, Ivan Bakanov, shok f\u00ebmij\u00ebrie i Zelensky;<\/p>\n<p>\u2013 s\u00eb fundi, ish k\u00ebshilltarja juridike e Zelensky, prokurorja e p\u00ebrgjithshme Irina Venediktova.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto dit\u00eb vendimtare, Rinat Akhmetov, p\u00ebrpara lufte njeriu m\u00eb i pasur i Ukrain\u00ebs, ka deklaruar se Zelensky ka sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtetin, t\u00eb gjitha pushtetet, n\u00ebn dukjen e reformave. M\u00eb 26 gusht, n\u00eb kanalin televiziv NTA, Oleksiy Danilov ka zbuluar se K\u00ebshilli p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen i n\u00ebntorit 2021, dometh\u00ebn\u00eb 4 muaj p\u00ebrpara nd\u00ebrhyrjes ushtarake ruse, kishte adoptuar nj\u00eb plan p\u00ebr mbrojtjen e vendit. Dokumenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur pasi q\u00eb Zelensky kishte refuzuar planin p\u00ebr nj\u00eb Minsk III, i propozuar m\u00eb 8 dhe 9 dhjetor 2019 nga Parisi. \u00ab\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dokument themelor, pse jo edhe voluminoz, q\u00eb p\u00ebrshkruan aktivitetet e t\u00eb gjitha trupat e forcave t\u00eb armatosura, pa p\u00ebrjashtime: kush duhet t\u00eb veproj\u00eb dhe si n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ligji t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u00bb, ka sakt\u00ebsuar Danilov m\u00eb 7 shtator n\u00eb Left Bank.<\/p>\n<p><strong>Vrasja e opozitar\u00ebve politik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vrasjet politike jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht prerogativ\u00eb e nacionalist\u00ebve integralist\u00eb. N\u00eb \u00e7do moment mund t\u00eb sekuestrojn\u00eb dhe t\u00eb zhdukin, deri t\u00eb ekzekutojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb publike para syve t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve opozitar\u00ebt politik\u00eb. Viktimat jan\u00eb paras\u00ebgjithash gazetar\u00eb dhe politikan\u00eb t\u00eb zgjedhur. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb risi: k\u00ebto vrasje e kan\u00eb theksuar luft\u00ebn civile t\u00eb nisur m\u00eb 2014. T\u00eb mendohet p\u00ebr deputetin \u00a0Oleg Kalashnikov, i vrar\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb pragun e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij me 11 plumba kok\u00ebs. Policia nuk e ka sqaruar kurr\u00eb as ekzekutuesin, as porosit\u00ebsin e vrasjes.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste jan\u00eb aksione t\u00eb SBU (sh\u00ebrbimi i inteligjenc\u00ebs). Si, p\u00ebr shembull, ekzekutimi i negociatorit zyrtar Denis Kireev, n\u00eb rikthim nga Gomeli i Bjellorusis\u00eb, ku kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takime jo t\u00eb frytshme me Rusin\u00eb. \u00cbsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb 6 mars t\u00eb vitit 2022 pasi gjat\u00eb negociatave kishte guxuar t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebte lidhjet historike midis Kievit dhe Mosk\u00ebs. Drejtuesit politik\u00eb nuk i marrin p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtyre operacioneve, por i nxisin. Pohojn\u00eb se vendi duhet t\u00eb \u00abspastrohet\u00bb; se duhet t\u00eb vriten jo vet\u00ebm agjent\u00ebt e Federat\u00ebs Ruse, por kushdo q\u00eb p\u00ebrhap kultur\u00ebn ruse apo ia njeh vler\u00ebn. Kryebashkiaku i Kievit, kampioni i boksit Vitali Klitschko, ka ngarkuar grupin neonazist C-14 p\u00ebr t\u00eb q\u00ebmtuar midis ukrainasve me origjin\u00eb sllave \u00absabotator\u00ebt\u00bb dhe t\u2019i vriste. Procedime penale jan\u00eb nisur kund\u00ebr funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, si deputeti Yevhen Murayev, ish ministri i Jasht\u00ebm Arsen Avakov, ish kryeministri Arseni Iatseniouk, ish sekretari i K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen Oleksandr Truchynov, si edhe kund\u00ebr ish presidentit Poroshenko. Tani SBU arreston edhe shum\u00eb civil\u00eb, i akuzuar se kishte bashk\u00ebpunuar me rus\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Ndalimi i gjuh\u00ebs ruse<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Marr\u00ebveshjes Minsk II (Neni 11, nota eksplikative) e 12 shkurtit 2015, u takon rajoneve t\u00eb Donbasit ta zgjedhin gjuh\u00ebn e tyre zyrtare, kurse m\u00eb 1 shtator t\u00eb vitit 2022 Danilov ka deklaruar: \u00abJan\u00eb ata [banor\u00ebt e Donbasit] q\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ne, jo ne me ata. Kemi kufij dhe n\u00ebse dikush nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me ligjet dhe normat q\u00eb rregullojn\u00eb territorin e vendit ton\u00eb, ne nuk b\u00ebjm\u00eb traktativa me ask\u00ebnd\u00bb. M\u00eb 21 shtator ka sakt\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb: \u00abGjuha ruse duhet t\u00eb zhduket krejt\u00ebsisht nga territori zn\u00eb, pasi instrument propagande armiq\u00ebsore dhe shp\u00eblarje truri i popullsis\u00eb ton\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Kontrollimi i mediave<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 20 korrik, n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen, Danilov ka deklaruar se shum\u00eb personazhe q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara \u00abagresionit rus\u00bb shfaqeshin zakonisht n\u00eb televizion, tani nuk shikohen m\u00eb. \u00abNuk dihet se ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar. SBU do t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarime t\u00eb ashpra mbi ta\u00bb. Danilov i ka akuzuar se referojn\u00eb pik\u00ebpamjen ruse: \u00abTek ne injektimi i versioneve ruse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e rrezikshme. Me sa duket do t\u00eb duhet t\u00eb sofrcohemi ta kuptojm\u00eb. E dini se \u00e7far\u00eb ju them? Nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ta. Lerini q\u00eb t\u00eb ikin, q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb mo\u00e7alet e tyre duke kakaritur n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre ruse\u00bb. K\u00ebshilli p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen kishte marr\u00eb tashm\u00eb survejimin e t\u00eb gjith\u00eb mediave, si t\u00eb shkruara, ashtu edhe radiotelevizive. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kishte ndaluar nja 100 kanale n\u00eb Telegram, duke i quajtur \u00abfiloruse\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Shkat\u00ebrrimi i 100 milioni librave rus\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 19 maj, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara kriz\u00ebs si K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen, Instituti i Librit Ukrainas, enti q\u00eb mbik\u00ebqyr bibliotekat publike, \u00ebsht\u00eb ngarkuar t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb 100 milion libra. T\u00eb gjitha libra me autor\u00eb rus\u00eb apo t\u00eb botuara n\u00eb Rusi duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohen. \u00cbsht\u00eb ngritur nj\u00eb komision parlamentar p\u00ebr verifikimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij spastrimi intelektual. Ka dal\u00eb se shumica d\u00ebrrmuese e librave t\u00eb bibliotekave qen\u00eb manuale kuzhine, qepjeje e k\u00ebshtu me radh\u00eb. K\u00ebto botime \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb prisnin p\u00ebrpara se t\u00eb shkonin n\u00eb djegie, pasi prioriteti i \u00ebsht\u00eb rezervuar autor\u00ebve t\u00eb shpifur si Aleksandr Pushkin dhe Lev Tolstoj.<\/p>\n<p><strong>Ndalimi i partive politike<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb e nga nj\u00eb, t\u00eb 12 partit\u00eb politike opozitare jan\u00eb shpallur t\u00eb paligjshme. E fundit \u00ebsht\u00eb sanksionuar m\u00eb 22 tetor. T\u00eb zgjedhurit jan\u00eb shkarkuar nga postet e tyre. Vet\u00ebm oblasti i Transkarpacis\u00eb, af\u00ebr me Hungarin\u00eb, refuzon t\u2019i largoj\u00eb t\u00eb zgjedhurit lokal\u00eb t\u00eb ardhur nga partit\u00eb politike tani jasht\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><strong>Konfiskimi i pasurive t\u00eb opozitar\u00ebve dhe rus\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Nga fundi i shkurtit Agjencia Ukrainase e K\u00ebrkimit dhe Menaxhimit t\u00eb Pronave (ARMA), organ i luft\u00ebs ndaj korrupsionit i d\u00ebshiruar nga Bashkimi Europian, ka sekuestruar prona prej 1.5 miliard grivnia, ose 41 milion dollar\u00eb. Oligark\u00ebt pronar\u00eb t\u00eb mediave jan\u00eb detyruar nj\u00ebri pas tjetrit t\u2019i shesin. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e nj\u00eb plani t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, i finalizuar ta nxjerr\u00eb vendin nga influenca e tyre, por ruajn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e posedimit t\u00eb tipeve t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Sipas nj\u00eb ligji ukrainas t\u00eb vitit 2021, oligark\u00ebt jan\u00eb 86 qytear\u00eb q\u00eb kani nj\u00eb pasuri prej t\u00eb pakt\u00ebn 80 milion dollar\u00ebve, pse jo edhe nj\u00eb rol n\u00eb jet\u00ebn publike dhe q\u00eb ushtrojn\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe ndaj mediave. Sipas Danilov, me luft\u00ebn e mbaruar nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb oligark\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 n\u00ebntor K\u00ebshilli p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen ka vendosur t\u00eb shtet\u00ebzoj\u00eb bizneset q\u00eb u p\u00ebrkasin oligark\u00ebve, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe Igor Kolomoisky, financues i Volodymyr Zelensky. Tani administrohen nga ministria e Mbrojtjes dhe p\u00ebr q\u00ebllimin e ligjit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm duhet t\u2019i \u00abkthehen popullit ukrainas\u00bb. Norma aplikohet edhe ndaj kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese ukrainase t\u00eb motor\u00ebve t\u00eb avionit, Motor Sich, n\u00eb nj\u00eb padi me investitor\u00eb kinez\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb gjykate arbitrazhi t\u00eb AIA (afera Beijing \u2013 Skyrizon) [N\u00eb vitin 2017 41% e Motor Sich \u00ebsht\u00eb rilevuar nga kinezja Beijing\u2019s Skyrizon Aviation, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb.]. Kina, q\u00eb k\u00ebrkon 4.5 milion dollar\u00eb, e ka quajtur shtet\u00ebzimin nj\u00eb \u00abvjedhje\u00bb. Sipas Pekinit, \u00abNga 2020 qeveria ukrainase ka krijuar probleme t\u00eb vazhdueshme, kritikuar, mashtruar dhe persekutuar pa ar\u00ebsye investitor\u00ebt kinez\u00eb, deri vendosur sanksione ekonomike speciale pa motiv, me q\u00ebllim shtet\u00ebzimin e Motor Sich PJSC me mjete t\u00eb paligjshme dhe pla\u00e7kitur paturp\u00ebsisht pronat kineze jasht\u00eb vendit\u00bb. M\u00eb 20 tetor K\u00ebshilli i Siguris\u00eb dhe i Mbrojtjes ka sekuestruar n\u00eb territorin ukrainas prona t\u00eb 4000 kompanive dhe personave rus\u00eb. Masa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me personalitetet ukrainase t\u00eb transferuar n\u00eb Rusi p\u00ebrpara lufte, p\u00ebr shembull k\u00ebng\u00ebtaret Taisiya Povaliy, Ani Lorak, Anna Sedokova, si edhe prezantuesja televizive Regina Todorenko.<\/p>\n<p><strong>Ndalimi i kish\u00ebs ortodokse<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1 dhjetor K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen dhe Sigurin\u00eb ka vendosur t\u2019u \u00abndaloj\u00eb organizatave fetare, an\u00ebtare me qendra influence t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb\u00bb, ka njoftuar presidenti Zelensky, duke firmosur dekretin 820\/2022. N\u00eb Sh\u00ebrbimin Shtet\u00ebror p\u00ebr Etnopolitik\u00ebn dhe Lirin\u00eb e Vet\u00ebdijes i \u00ebsht\u00eb besuar detyra e sekuestrimit t\u00eb kish\u00ebs ortodokse q\u00eb i referohen Patriarkatit t\u00eb Mosk\u00ebs. Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb sh\u00ebrbimi i inteligjenc\u00ebs ukrainase (SBU) ka kontrolluar brutalisht nj\u00eb manastir, duke e akuzuar popin se e kishte quajtur Rusin\u00eb \u00abN\u00ebna Rusi\u00bb. Presidenti \u00a0Zelensky mendon t\u00eb respektoj\u00eb normat per\u00ebndimore t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut nuk do t\u00eb mund t\u2019i pranoj\u00eb me denoncimet e Rusis\u00eb pasi Moska ka dal\u00eb nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrprerja e t\u00eb gjitha raporteve me Rusin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 tetor presidenti Zelensky ka firmosur nj\u00eb dekret q\u00eb ndalon \u00e7do negociat\u00eb t\u00eb re me Rusin\u00eb. M\u00eb 1 dhjetor Danilov ka nxitur ta \u00abshkat\u00ebrroj\u00eb Rusin\u00eb\u00bb, duke e sakt\u00ebsuar k\u00ebshtu konceptin: \u00abDuhet vet\u00ebm t\u00eb shkat\u00ebrrohen p\u00ebr t\u00eb pushuar s\u00eb ekzistuari si shtet, brenda kufijve ku ekzistojn\u00eb tani\u2026 Jan\u00eb vet\u00ebm barbar\u00eb dhe kur thoni se duhet t\u00eb ulemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tryez\u00eb m\u00eb k\u00ebta barbar\u00eb dhe t\u00eb flasim me ta, mendoj se \u00ebsht\u00eb e padenj\u00eb p\u00ebr popullin ton\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>(nga <em>R\u00e9seau Voltaire<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr revist\u00ebn Time Magazine Volodymyr Zelensky \u00ebsht\u00eb \u00abpolitikani i vitit 2022\u00bb, ama jo pse ka kryer nj\u00eb grusht shteti n\u00eb favor t\u00eb luft\u00ebs. Presidenti ukrainas ka nxjerr\u00eb jasht\u00ebligjit t\u00eb gjitha partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs, ka vrar\u00eb personalitete q\u00eb e kund\u00ebrshtonin, ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb gjitha mediat, si t\u00eb shkruara, ashtu edhe radiotelevizive, pse jo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31849,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31848"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31848\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}