{"id":31318,"date":"2022-12-11T18:23:44","date_gmt":"2022-12-11T18:23:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31318"},"modified":"2022-12-11T18:33:10","modified_gmt":"2022-12-11T18:33:10","slug":"bylykbashi-ajo-qe-u-arrit-32-vjet-me-pare-eshte-ne-rrezik-serioz-rama-ka-shkelur-vijen-e-kuqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/11\/bylykbashi-ajo-qe-u-arrit-32-vjet-me-pare-eshte-ne-rrezik-serioz-rama-ka-shkelur-vijen-e-kuqe\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: Ajo q\u00eb u arrit 32-vjet m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik serioz, Rama ka shkelur vij\u00ebn e kuqe"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 32-vjetorin e themelimit t\u00eb PD, Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi jan\u00eb ato q\u00eb i duhen demokracis\u00eb, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa her\u00eb vij\u00ebn e kuqe.<\/p>\n<p>\u201c32-vite m\u00eb par\u00eb isha vet\u00ebm nj\u00eb gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se m\u00eb 8 dhjetori ishin rebeluar student\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs na erdhi ai lajm, kishim pasion. Po ashtu kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ndoshta nuk e rrok\u00ebm shum\u00eb kuptimin e saj. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb brenda nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrshkruar vet\u00eb. Pluralizmi si themel i ndarjes s\u00eb pushteteve dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb demokraci mjaftojn\u00eb zgjedhje t\u00eb mira demokratike dhe pluralizmi. N\u00eb k\u00ebto 9 vite Rama ka shkelur vij\u00ebn e kuqe t\u00eb zgjedhjeve, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb disa her\u00eb. Rama ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr vij\u00ebn e kuqe, at\u00eb q\u00eb na ndan nga diktatura, pik\u00ebrisht pluralizmin\u201d, tha ai<\/p>\n<p><strong>FJALA E N\/KRYETARIT T\u00cb PD OERD BYLYKBASHKI<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar kryetar i PD, Prof. Dr. Sali Berisha<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar themelues t\u00eb PD, drejtues nd\u00ebr vite, an\u00ebtare sipatizant\u00eb q\u00eb jeni sot k\u00ebtu e q\u00eb na ndiqni nga larg<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq<\/p>\n<p>Sot kam emocion po aq sa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Si sot nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb pata nderin q\u00eb para gati 5000 delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit e mij\u00ebra antar\u00ebve t\u00eb PD t\u00eb prezantoj statutin e ri t\u00eb saj. Emocionet q\u00eb p\u00ebrjetova kur ngrita kok\u00ebn dhe pash\u00eb at\u00eb spektak\u00ebl demokracie nuk do t\u2019i harroj kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Para meje vibronte plot besim, shpres\u00eb e pasion, nj\u00eb nga aktet m\u00eb lapidare t\u00eb demokracis\u00eb, shfaqja m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb pas ngjarjeve epokale n\u00eb Qytetin Studenti t\u00eb dhjetorit 1990 e shkurtit 1991 q\u00eb soll\u00ebn pluralizmin dhe demokracin\u00eb, Rithemelimi i PD.<\/p>\n<p>32 vite m\u00eb par\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb gjimnazist 16 vje\u00e7ar. Na erdhi lajmi se m\u00eb\u00a0 \u00a0 8 dhjetor ishin rebeluar student\u00ebt. Shkruam n\u00eb tabel\u00eb \u201cSolidarizohemi me student\u00ebt!\u201d dhe ishim gjith\u00eb pasion e besim, por kishim zili shok\u00ebt tan\u00eb q\u00eb kishin filluar studimet universitare e na sillnin lajme nga Qyteti Studenti. Kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ngaz\u00ebllimi ishte I madh, por ndoshta nuk e kuptuam dimensionin plot\u00eb t\u00eb atij akti.<\/p>\n<p>Zgjodha k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me mbresa personale, e jo nj\u00eb kronologji t\u00eb ftoht\u00eb historike, q\u00eb t\u00eb vendos nj\u00eb ur\u00eb mes 11 dhjetor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb histori, atij t\u00eb 1990 dhe atij t\u00eb 2021, me k\u00ebt\u00eb moment sot. Gjithkush prej jush k\u00ebtu e ka p\u00ebrbrenda nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ia b\u00ebn m\u00eb personal e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb 11 dhjetorin.<\/p>\n<p>E leht\u00eb ta kuptosh k\u00ebt\u00eb dimension t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb vendosjes s\u00eb pluralizmit n\u00eb 11 dhjetorin e sot\u00ebm, apo edhe vjet n\u00eb 11 dhjetorin e stadiumit Air Albania. Por ishte e v\u00ebshtir\u00eb ta rrokje n\u00eb at\u00eb 11 dhjetor t\u00eb 32 viteve m\u00eb par\u00eb dimensionin e momentit kur u shpall themelimi i PD.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb lindi pluralizmi politik, themeli i liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb, liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur me k\u00eb t\u00eb bashkohesh p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara idet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, liria p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes platformash konkuruese, e k\u00ebt\u00eb zgjedhje ta b\u00ebsh i lir\u00eb, n\u00eb fsheht\u00ebsi, e vota jote t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb. Lindi pluralizmi si themel i ndarjes s\u00eb pushteteve dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Ja ku jemi sot 32 vite m\u00eb pas dhe ajo q\u00eb u arrit at\u00ebher \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik serioz. N\u00eb demokraci nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vija t\u00eb kuqe. Mjaftojn\u00eb dy: zgjedhjet e lira e t\u00eb ndershme dhe pluralizmi.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e mira jan\u00eb shtrat p\u00ebr mir\u00ebqeverisje. N\u00eb 2009 ODIHR tha: Zgjedhjet arrit\u00ebn shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb standarteve. Pasoja: Na u dha e drejta t\u00eb aplikonim p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb BE, u antar\u00ebsuam n\u00eb NATO dhe na u liberalizuan vizat. Garantuam rotacion politik me zgjedhje n\u00eb 2013 dhe Shqip\u00ebria mori statusin e Vendit Kandidat.<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb k\u00ebto 9 vite e ka shkelur vij\u00ebn e kuqe t\u00eb zgjedhjeve pa u nd\u00ebshkuar. N\u00eb 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as t\u00eb lira e as t\u00eb fshehta. PD tha fjal\u00eb por nuk veproi.<\/p>\n<p>Por prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti Edi Rama ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr vij\u00ebn e fundit q\u00eb na ndan nga diktatura, PLURALIZMIN.<\/p>\n<p>Fillimisht p\u00ebrdori korruptimin e opozit\u00ebs duke ofruar bashk\u00ebqeverisje okulte. Loboi nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht q\u00eb ta p\u00ebr\u00e7ante PD me non grata pa prova. Ata q\u00eb bashk\u00ebpunuan me Edi Ram\u00ebn e \u00e7entralizuan PD dhe p\u00ebrjashtuan deputet\u00eb e demokrat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb nuk ran\u00eb dakord. Por demokrat\u00ebt reaguan.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator 2021, akti i porositur p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Sali Berish\u00ebs nuk shkaktoi thjesht val\u00eb shoku. At\u00eb mbr\u00ebmje u vu n\u00eb l\u00ebvizje sistemi imunitar i demokracis\u00eb. Foltorja sot ka hyr\u00eb n\u00eb histori dhe n\u00eb fjalorin politik si sinonim i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama acarohet kur mendon se sa vaj i kishte pun\u00ebt para 9 shtatorit 2021 dhe se si i ka sot, kur p\u00ebrball\u00eb ka nj\u00eb PD krejt tjet\u00ebr, me nj\u00eb lidership q\u00eb nuk b\u00ebn pazare e nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr ta rr\u00ebzuar nga pushteti.<\/p>\n<p>Edi Rama p\u00ebrdori policin\u00eb e gazin lotsjell\u00ebs kund\u00ebr PD, kund\u00ebr jush. Po p\u00ebrdor padin\u00eb e paligj\u00ebshme q\u00eb disa individ\u00eb, q\u00eb nuk duan t\u00eb njohin vot\u00ebn e antar\u00ebsis\u00eb dhe vullnetin e saj, ia kan\u00eb ngulur PD-s\u00eb n\u00eb trup. Po p\u00ebrdor gjykat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng regjistrimin n\u00eb zgjedhje t\u00eb PD dhe kandidat\u00ebve q\u00eb u zgjodh\u00ebn n\u00eb primare nga 55.000 an\u00ebtar\u00eb dhe simpatizant\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces pa precedent.<\/p>\n<p>Akti m\u00eb I fundit, m\u00eb 6 dhjetor nuk ishte sulm kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs, por kund\u00ebr PD, kund\u00ebr \u00e7do demokrati e kund\u00ebr opozit\u00ebs. Ishte aggression mbi PLURALIZMIN.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 dhjetor u kap\u00ebrcye edhe vija e fundit e kuqe, ajo e pluralizmit. Sot nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr fjal\u00eb paralajm\u00ebruese, po p\u00ebr veprim. Edi Rama nd\u00ebshkohet p\u00ebr prekjen e zgjedhjeve q\u00eb po vijn\u00eb dhe p\u00ebr sulmin ndaj pluralizmit!<\/p>\n<p>Disa kan\u00eb zgjedhur diplomacin\u00eb, por ne, shumica, kemi zgjedhur demokracin\u00eb. Vota e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb shpresa dhe zgjidhja!<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb si lumi. Lumi ka shtratin e tij, dhe shtrati i demokracis\u00eb jan\u00eb zgjedhjet e lira pluraliste e konkuruese. Edi Rama po k\u00ebrkon t\u2019i vej\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb k\u00ebtij lumi dhe p\u00ebrpiqet ta mbaj\u00eb at\u00eb me disa shkopinj. Gabim shum\u00eb i madh, sepse ky lum\u00eb q\u00eb quhet opozit\u00eb demokratike do t\u2019i marr\u00eb p\u00ebrpara. N\u00ebse e llogarit ndryshe, i b\u00ebn llogarit\u00eb shum\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Miq, duke ju uruar g\u00ebzuar themelimin e PD, ju b\u00ebj thirrje t\u00eb ngrihemi n\u00eb mbrojtje t\u00eb pluralizmit q \u00eb na soll\u00ebn student\u00ebt 32 vite m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>G\u00ebzuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 32-vjetorin e themelimit t\u00eb PD, Oerd Bylykbashi tha se zgjedhjet e lira, demokratike dhe pluralizmi jan\u00eb ato q\u00eb i duhen demokracis\u00eb, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka shkelur disa her\u00eb vij\u00ebn e kuqe. \u201c32-vite m\u00eb par\u00eb isha vet\u00ebm nj\u00eb gjimnazist dhe kur erdhi lajmi se m\u00eb 8 dhjetori ishin rebeluar student\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31318"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31318\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}