{"id":3126,"date":"2022-01-26T10:12:57","date_gmt":"2022-01-26T10:12:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=3126"},"modified":"2022-01-26T10:12:57","modified_gmt":"2022-01-26T10:12:57","slug":"minishengeni-si-feniks-i-diteve-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/26\/minishengeni-si-feniks-i-diteve-tona\/","title":{"rendered":"Minishengeni si feniks i dit\u00ebve tona"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Takimi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dhjetorin e shkuar mes Ram\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7it, e Zaevit, n\u00eb kuadrin e projektit t\u00eb tyre Minishengen, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u riem\u00ebrtua Ballkan Hapu! e ringjalli diskutimet mbi nevoj\u00ebn apo dobin\u00eb\/d\u00ebmin e k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n<p>Thelbi i k\u00ebtij debati mbetet pse lipset t\u00eb avancoj\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb p\u00ebrqafohet nga vet\u00ebm tre shtete por jo nga tre shtetet e tjer\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Dhe pse duhet braktisur nj\u00eb nism\u00eb si Pro\u00e7esi i Berlinit\/Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal (TPR) e cila \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje e synime dhe i p\u00ebrfshin q\u00eb nga fillimi i saj t\u00eb gjashta shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor; dhe q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen politike t\u00eb Europ\u00ebs dhe ShBA-ve si dhe ka premtimin e Bashkimit Europian p\u00ebr financimin e projekteve t\u00eb ndryshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, p\u00ebrfshi edhe ato infrastrukturore. Qeverit\u00eb n\u00eb Beograd, Tiran\u00eb e Shkup, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i jan\u00eb shmangur shpjegimit t\u00eb k\u00ebtij thelbi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ato kan\u00eb propaganduar vullnetin e mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb imituar autonomisht modele t\u00eb Bashkimit Europian si p.sh. t\u00eb famshmet kat\u00ebr lirit\u00eb e tregut. Entuziazmi i treshes Vu\u00e7i\u00e7, Rama, Zaev nuk \u00ebsht\u00eb zbehur edhe pse studimet nga rastet e ngjashme n\u00eb Azi e Afrik\u00eb d\u00ebftejn\u00eb se kur shtetet e vogla e t\u00eb varf\u00ebra realizojn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb till\u00eb mes tyre rezultati final \u00ebsht\u00eb pakashum\u00eb zhvillimi i ngadalt\u00eb. Me nuanc\u00ebn q\u00eb ai shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb ekonomikisht pak m\u00eb lart se t\u00eb tjer\u00ebt nxjerr p\u00ebrfitimin kryesor nga tregu rajonal i krijuar. N\u00eb rastin e Minishengen\/Ballkan Hapu!, ky shtet qartazi do t\u00eb jet\u00eb Serbia.<\/p>\n<ul>\n<li>Pse ndodhi braktisja e Pro\u00e7esit t\u00eb Berlinit\/TPR? Dhe pse ndodhi p\u00ebrqafimi i Minishengenit\/Ballkan Hapu!?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Me shum\u00eb gjas\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjes s\u00eb par\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim p\u00ebr Minishengenin n\u00eb Oh\u00ebr para gati nj\u00eb viti. Ai tha se n\u00eb mbledhjet e gjasht\u00eb shteteve p\u00ebr Pro\u00e7esin e Berlinit, ku vendimet merren me unanimitet, propozimit A i vinte veton shteti X dhe propozimi B pengohej nga shteti Y. Di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb sinjalizoi para nj\u00eb muaji edhe Komisioneri p\u00ebr Zgjerimin V\u00e1rhelyi n\u00eb videokonferenc\u00eb me Ram\u00ebn, Vu\u00e7i\u00e7in e Zaevin t\u00eb mbledhur n\u00eb Tiran\u00eb. Ai tha hapur e jo me dipllomaci se Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal\/Pro\u00e7esi i Berlinit ishte penguar nga shtete t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Burimet diplomatike shtojn\u00eb se pengimi n\u00eb fakt vjen direkt dhe indirekt nga fakti q\u00eb Serbia nuk ka njohur Kosov\u00ebn. Kjo ka krijuar tensione n\u00eb tryez\u00ebn ku t\u00eb gjasht\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor uleshin p\u00ebr t\u00eb negociuar Tregun e P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal; tensionet, si shpesh her\u00eb, p\u00ebrfunduan n\u00eb pengesa.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb lart mund t\u00eb merret leht\u00ebsisht me mend. Edhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb avancuar me integrime rajonale, edhe pse e debatueshme, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme; madje n\u00eb mos 100% e lavd\u00ebrueshme nuk \u00ebsht\u00eb a priori e qortueshme.<\/p>\n<p>Por e pakuptueshme, madje e paimgjinueshme normalisht, \u00ebsht\u00eb &#8220;aleanca&#8221; q\u00eb pranoi Rama p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara me integrimin rajonal &#8220;t\u00eb emancipuar&#8221; nga Brukseli. N\u00eb \u00e7do rast &#8220;aleanca&#8221; duhej t\u00eb kishte ose Kosov\u00ebn ose Serbin\u00eb. P\u00ebrjashtimisht o njer\u00ebn o tjetr\u00ebn, p\u00ebrndryshe \u00e7do Minishengen do t\u00eb pengohej nj\u00eblloj si TPR.<\/p>\n<p>Me pak imagjinat\u00eb le t\u00eb supozojm\u00eb se Rama do t&#8217;a b\u00ebnte Minishengenin tok me Shkupin e me Prishtin\u00ebn. Beogradi, Podgorica e Sarajevo nuk do t\u00eb pranonin t\u00eb p\u00ebrfshiheshin, do t\u00eb d\u00ebgjonim kritika p\u00ebr shqiptaromadhi dhe Zaevi i ngrat\u00eb do t\u00eb akuzohej (s\u00ebrish) nga opozita si argat i shqiptar\u00ebve. Komisioneri i Zgjerimit mund t\u00eb fliste n\u00eb zoom me tre kryeministrat p\u00ebr dobin\u00eb e integrimit. Dhe kaq! Jo ndonj\u00eb far\u00eb dobie por edhe jo ndonj\u00eb d\u00ebm i madh. Edhe Serbia, Bosnja e Mali i Zi nuk do t\u00eb p\u00ebsonin gj\u00eb. Por duke b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb me Beogradin e Shkupin Rama n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb d\u00ebmtoi Kosov\u00ebn me pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare ende t\u00eb konfirmuar plot\u00ebsisht; duke e ekspozuar si &#8220;mosbashk\u00ebpunuese&#8221; jo vet\u00ebm me Serbin\u00eb por edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb; duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu municion propagandistik keqdash\u00ebsve t\u00eb saj n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. Pse veproi k\u00ebshtu Rama mbetet nj\u00eb pyetje e hapur e me shum\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<ul>\n<li>Loja &#8220;e lagu, s&#8217;e lagu&#8221; me p\u00ebrkrahjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/li>\n<\/ul>\n<p>Ndon\u00ebse Komisioneri l\u00ebvdoi n\u00eb dhjetor frym\u00ebn bashk\u00ebpunuese mes tre qeverive t\u00eb mbledhura n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ai ju referua bashk\u00ebpunimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e tregut rajonal. Por meq\u00eb propaganda e tre qeverive e paraqiti at\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje si pik\u00eb kthese t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb tashti e tutje po e p\u00ebrqafonte \u201cMinishengenin\/Ballkan Hapu!\u201d Brukseli reagoi. N\u00eb 23 dhjetor z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Komisionit znj. Pisonero, duke ju referuar takimit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb posa\u00e7me theksoi qart\u00eb se p\u00ebrkrahja e Komisionit Europian \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Tregun e P\u00ebrbashk\u00ebt Europian t\u00eb dal\u00eb nga Pro\u00e7esi i Berlinit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb fol\u00ebn n\u00eb janar Gabriel Escobar, i d\u00ebrguar p\u00ebr Ballkanin i Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb ShBA si dhe Anna L\u00fchrmann, ministre shteti p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb gjermane, e cila vizitoi Tiran\u00ebn jav\u00ebn e shkuar.<\/p>\n<ul>\n<li>Haxhi pishman apo haxhi shejtan?<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb 10 qershor 2021 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb takimi rajonal p\u00ebr integrimin europian Rama i deklaroi Komisionerit V\u00e1rhelyi se po i dor\u00ebzonte dosjen e Minishengenit n\u00eb sqetull\u00ebn e sigurt t\u00eb Komisionit Europian. &#8220;Pour une fois&#8221; si\u00e7 thot\u00eb fr\u00ebngu (M\u00eb n\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb) Rama e tha gj\u00ebn\u00eb e duhur do t\u00eb ket\u00eb menduar shum\u00ebkush.<\/p>\n<p>Po pse dreqin Ram\u00ebs ju prish mendja, e pak muaj m\u00eb von\u00eb shkoi dhe e t\u00ebrhoqi dosjen nga sqetulla e Komisionerit dhe po vazhdon si i nd\u00ebrkryer me nism\u00ebn problematike t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it k\u00ebt\u00eb le t&#8217;a gjej\u00eb vet\u00eb lexuesi i k\u00ebtyre rradh\u00ebve.<\/p>\n<p>Post Scriptum: Pasqyrimi n\u00eb mediat tona t\u00eb qendrimeve t\u00eb BE e ShBA meriton nj\u00eb studim si rast i triumfit t\u00eb propagand\u00ebs me trajta gati orwelliane. Nj\u00eb googllim i shpejt\u00eb t\u00eb tregon se p\u00ebrsh\u00ebndetja e Komisionerit V\u00e1rhelyi n\u00eb dhjetor n\u00eb t\u00eb gjitha websitet e lajmeve \u00ebsht\u00eb shpjeguar si p\u00ebrkrahje e plot\u00eb e Minishengenit\/Ballkan Hapu! Si dhe si thirrje tre shteteve, q\u00eb jan\u00eb ende jasht\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Edhe m\u00eb bizar \u00ebsht\u00eb mbulimi i deklarat\u00ebs s\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses Pisonero n\u00eb 23 dhjetor: nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb synimi i deklarat\u00ebs ishte fare qart\u00eb distancimi nga nisma Vu\u00e7i\u00e7-Rama-Zaev dhe shprehja e mb\u00ebshtetjes pro TPR\/Pro\u00e7esi i Berlinit t\u00eb t\u00ebr\u00eb titujt, duke filluar nga ATSh, flasin p\u00ebr apel t\u00eb saj p\u00ebr t&#8217;u bashkuar t\u00eb t\u00ebr\u00eb rreth Minishengenit\/Ballkan Hapu! Edhe pse teksti i deklarat\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi botohet i plot\u00eb (po kush e lexon deri n\u00eb fund sot!).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrkrahja p\u00ebr TPR\/Pro\u00e7esi i Berlinit nga i d\u00ebrguari amerikan Escobar (intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, 12 janar) e nga ministrja gjermane L\u00fchrmann (gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit n\u00eb Tiran\u00eb, 18 janar dhe intervist\u00eb me Deutsche Welle, 22 janar ) u injoruan t\u00ebr\u00ebsisht nga mediat shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Genc Pollo<\/strong><br \/>\n<strong>Ish minist\u00ebr e deputet<\/strong><br \/>\n<strong>26 janar 2022<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-3128\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/11-13-200x300.jpg\" alt=\"\" width=\"256\" height=\"384\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/11-13-200x300.jpg 200w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/11-13.jpg 378w\" sizes=\"(max-width: 256px) 100vw, 256px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO Takimi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dhjetorin e shkuar mes Ram\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7it, e Zaevit, n\u00eb kuadrin e projektit t\u00eb tyre Minishengen, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u riem\u00ebrtua Ballkan Hapu! e ringjalli diskutimet mbi nevoj\u00ebn apo dobin\u00eb\/d\u00ebmin e k\u00ebsaj nisme. Thelbi i k\u00ebtij debati mbetet pse lipset t\u00eb avancoj\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb p\u00ebrqafohet nga vet\u00ebm tre &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}