{"id":31199,"date":"2022-12-09T15:58:34","date_gmt":"2022-12-09T15:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31199"},"modified":"2022-12-09T15:58:49","modified_gmt":"2022-12-09T15:58:49","slug":"31199","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/09\/31199\/","title":{"rendered":"Masakra me tre t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Elbasan, gjykata konfirmon p\u00ebrgjimet p\u00ebr Ball\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 21 n\u00ebntor, Ardjan \u00c7apja, nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrfolur me shum\u00eb ngjarje n\u00eb Elbasan, foli n\u00eb gjyqin q\u00eb po zhvillohet kund\u00ebr tij p\u00ebr vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe akuzoi nj\u00eb \u201cpolitikan me emrin Taulant\u201d q\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrgjimet e masakr\u00ebs s\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2016. Sipas tij, gjat\u00eb hetimeve doli n\u00eb p\u00ebrgjime emri i nj\u00eb politikani me emrin Taulant, por p\u00ebrgjimet u fshin\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dyshimet ishin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn, ish-drejtues politik i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Elbasan, aktualisht n\u00eb krye t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Balla i ka komentuar akuzat si &#8220;Babalja&#8221; tjet\u00ebr e PD-s\u00eb, edhe pse Berisha e akuzoi publikisht, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit si t\u00eb implikuar me vrasjen e avokatit Ravik Gurra, nd\u00ebrsa kryeministri Rama tha se u besonte fakteve dhe jo akuzave t\u00eb paprovuara.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 n\u00ebntor 2022 u publikua vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e p\u00ebrgjimeve t\u00eb \u201cshtetasit Taulant\u201d, q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas masakr\u00ebs s\u00eb 3 shkurtit t\u00eb vitit 2016, ku u vran\u00eb 3 persona dhe u plagos\u00ebn 8 t\u00eb tjer\u00eb. Sipas vendimit u sqarua se \u201cshtetasi me emrin Taulant\u201d u vu n\u00eb p\u00ebrgjim n\u00eb dat\u00ebn 4 shkurt, nd\u00ebrsa dy dit\u00eb m\u00eb pas, prokuror\u00ebt e cil\u00ebsuan nj\u00eb lapsus dhe i k\u00ebrkuan gjykat\u00ebs anulimin e vendimit. Bashk\u00eb me t\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim edhe disa shtetas t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Elbasan q\u00eb mendohej se kishin dijeni p\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur me dat\u00eb 03.02\/2016, rreth or\u00ebs 20.00, n\u00eb lagjen \u201cEmin Matraxhiu\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, n\u00eb lokalin e shtetasit Agron \u00c7apja, ku persona t\u00eb paidentifikuar q\u00eblluan me arm\u00eb zjarri, duke vrar\u00eb shtetasit Agron Ramazan \u00c7apja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli dhe duke plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla \u00c7apja, Ferit Mu\u00e7a, Luan Mu\u00e7a, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc \u00c7apja dhe Arnold \u00c7apja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore n\u00eb rrug\u00eb operative, sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan, kan\u00eb marr\u00eb informacione p\u00ebr shtetas, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb marrin ose transmetojn\u00eb komunikime nga t\u00eb dyshuarit, si dhe nga shtetas, v\u00ebzhgimi i t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zbulimin e vendndodhjes ose t\u00eb identitetit t\u00eb t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 04\/02\/2016, oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, shtetasi Edvin Ndreu kan\u00eb depozituar n\u00eb prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Elbasan, nj\u00eb informacion me t\u00eb cilin k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjimin telefonik t\u00eb disa numrave t\u00eb kompanive t\u00eb telefonis\u00eb celulare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij informacioni, Policia Gjyq\u00ebsore i ka k\u00ebrkuar prokuroris\u00eb t\u00eb vendos\u00eb lejimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjimit edhe p\u00ebr numrin e telefonit celular 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga nj\u00eb shtetas me emrin Taulant.<\/p>\n<p>Por dy dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb identifikimin e sakt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb telefonit 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi me emrin Taulant, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti num\u00ebr q\u00eb reklamon edhe n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook Taulant Balla, u tha se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lapsus dhe oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore Edvin Ndreu k\u00ebrkoi nd\u00ebrprerjen e menj\u00ebhershme t\u00eb p\u00ebrgjimit p\u00ebr numrin 0682055399, q\u00eb p\u00ebrdorej nga shtetasi me emrin Taulant.<\/p>\n<p>Gjykata e Elbasanit vendosi fshirjen dhe asgj\u00ebsimin e materialit t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb regjistruar n\u00eb CD e ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb me shkres\u00ebn nr. 140 dat\u00eb 16\/02\/2016, e cila p\u00ebrmban regjistrimin e numrit t\u00eb telefonit celular 0682055399 nga data 04\/02\/2016 ora 13:20 minuta deri n\u00eb dat\u00ebn 06\/02\/2016 n\u00eb or\u00ebn 12:10 minuta. Vendimi i gjykat\u00ebs prishi edhe burimin e provave, duke k\u00ebrkuar asgj\u00ebsimin e materialeve edhe n\u00eb serverin e p\u00ebrgjimeve n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, duk mos mund\u00ebsuar nisjen e nj\u00eb procedimi penal.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr asgj\u00ebsimin e p\u00ebrgjimeve e kishte firmosur e nj\u00ebjta gjyqtare q\u00eb urdh\u00ebroi nisjen e tyre, sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit t\u00eb publikuar nga gazetari Basir Ccollaku.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb nisjes s\u00eb p\u00ebrgjimit, gjykata mori nj\u00eb vendim p\u00ebr p\u00ebrgjime t\u00eb disa numrave telefonash celular\u00eb, p\u00ebr ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb me pasoj\u00eb vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtat\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve me 03\/02\/2016 n\u00eb Elbasan, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb. P\u00ebrgjimi nisi n\u00eb or\u00ebn 01:20 minuta t\u00eb dat\u00ebs 04\/02\/2016 dhe p\u00ebrfundoi pas 58 or\u00eb e 50 minuta koh\u00eb e p\u00ebrgjuar material ku p\u00ebrfshihet edhe numri telefonit t\u00eb shtetasit Taulant si dhe t\u00eb 4 shtetasve t\u00eb tjer\u00eb, deri m\u00eb 19 shkurt 2016. Sipas prokuroris\u00eb ekzistonte dyshimi i arsyesh\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb prova se ka ndodhur ngjarja e r\u00ebnd\u00eb dhe personat e m\u00ebsip\u00ebrm mund t\u00eb ken\u00eb dijeni p\u00ebr autor\u00ebt e kryerjes s\u00eb k\u00ebsaj vepre penale.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga vendimi nr. 88 dat\u00eb 04\/02\/2016 p\u00ebr nisjen e p\u00ebrgjimit<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte nga ana e organit t\u00eb procedur\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb prova se ka ndodhur ngjarja e r\u00ebnd\u00eb dhe personat e m\u00ebsip\u00ebrm mund t\u00eb ken\u00eb dijeni p\u00ebr autor\u00ebt e kryerjes s\u00eb k\u00ebsaj vepre penale\u2026\u201d<\/p>\n<p>Vendimi i lejimi t\u00eb p\u00ebrgjimit<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 03\/02\/2016, Prokuroia pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Elbasan, ka regjistruar procedimin penal\u00a0 nr. 229, i cili b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr vepra penale t\u00eb \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjetra cil\u00ebsuese\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cprodhim dhe mbajtje pa leje e arm\u00ebve luftarake dhe e municionit\u201d parashikuar nga nenet\u00a0 79 germa \u201cdh\u201d\u00a0 dhe \u201ce\u201d e 25 dhe 278 t\u00eb Kodit Penal<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i bashk\u00ebngjiten k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb rezulton se:<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 03.02\/2016, rreth or\u00ebs 20.00, n\u00eb lagjen \u201cEmin Matraxhiu\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Elbasanit, pik\u00ebrisht n\u00eb lokalin e shtetasit Agron \u00c7apja, persona t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri, duke vrar\u00eb shtetasit Agron Ramazan \u00c7apja, Ardit Enver Sinakoli dhe Eno Kujtim Bedalli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje jan\u00eb plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla \u00c7apja, Ferit Mu\u00e7a, Luan Mu\u00e7a, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc \u00c7apja dhe Arnold \u00c7apja.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Gjyqsore n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan, pas marrjes s\u00eb njoftimit, kan\u00eb marr\u00eb informacion si dhe kan\u00eb kryer veprimet hetimore p\u00ebr dokumentimin e k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes u gjet\u00ebn dhe sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, nj\u00eb automatik model 56 me Nr 11113214 me nj\u00eb kr\u00ebh\u00ebr pa fishek\u00eb, nj\u00eb kr\u00ebh\u00ebr automatiku model 56 me 26 cop\u00eb fishek\u00eb, 72 cop\u00eb g\u00ebzhoja model 56 me kapsolla t\u00eb goditura si dhe 3 predha\u00a0 calib\u00ebr 7.62 mm, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekzaminimet p\u00ebrkat\u00ebse laboratorike.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0 informacioneve paraprake lidhur me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale rezulton se dijeni mbi autor\u00ebt e dyshuar t\u00eb vepr\u00ebs penale mund t\u00eb ken\u00eb shtetasit Ardian \u00c7apja, Enver \u00c7apja, Fejzulla \u00c7apja, Bledar Mu\u00e7a si dhe lidhjet e tyre t\u00eb ngushta Taulant dhe Sokol.<\/p>\n<p>Organi i procedur\u00ebs\u00a0 gjat\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore me q\u00ebllim marrjen dhe\u00a0 administrimin e provave p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryera ka vler\u00ebsuar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kryerjen e p\u00ebrgjimeve t\u00eb bisedave dhe komunikimeve telefonike midis shtetasve. Gjithashtu organi i procedur\u00ebs ka vler\u00ebsuar t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm faktin se nga vonesa mund t\u2019i vij\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb hetimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedim.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat e p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr me dat\u00eb 04\/02\/2016, ora 01.00, prokurori ka vendosur lejimin e\u00a0 p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave dhe komunikimeve p\u00ebr shtetasve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte nga ana e organit t\u00eb procedur\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm mb\u00ebshtetur n\u00eb prova se ka ndodhur ngjarja e r\u00ebnd\u00eb dhe personat e m\u00ebsip\u00ebrm mund t\u00eb ken\u00eb dijeni p\u00ebr autor\u00ebt e kryerjes s\u00eb k\u00ebsaj vepre penale<\/p>\n<p>\u2026\u2026.<\/p>\n<p>Me vendimin dat\u00eb 04.02\/2016 \u00ebsht\u00eb autorizuar p\u00ebrgjimi dhe vler\u00ebsohet e nevojshme shtyrja e afateve t\u00eb depozitimit t\u00eb akteve n\u00eb sekretari q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjim deri n\u00eb fund t\u00eb hetimeve, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt mund t\u2019i vij\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb hetimeve..<\/p>\n<p>Me marrjen e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, gjykata, brenda 48 or\u00ebve nga marrja e k\u00ebtij vendimi t\u00eb prokurorit, u shpreh lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e themelt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij veprimi t\u00eb prokuroris\u00eb duke e vler\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb ligjsh\u00ebm nisur edhe nga parashtrimi q\u00eb b\u00ebri prokurori i rastit n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb grumbulluar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb nevojshme lidhur me p\u00ebrcaktimin e faktit dhe t\u00eb vepr\u00ebs penale si dhe p\u00ebr individualizimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale gjykata \u00e7mon se ka arsye t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb menduar se nga vonesa mund t\u2019i vij\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb hetimeve, prandaj \u00e7mohet pranimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb bazuar n\u00eb nenet 221 dhe 222 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Rezulton se \u00ebsht\u00eb gjykata ajo q\u00eb vleft\u00ebson p\u00ebrgjimin, nisur nga fakti se ka arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se nga vonesa e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij vendimi mund t\u2019i vij\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00eb hetimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst drejt ka vepruar prokuroria q\u00eb ka vendosur p\u00ebrgjimin e shtetasve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm me akt t\u00eb motivuar, duke e njoftuar gjykat\u00ebn brenda 24 or\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye Gjykata vendosi:<\/p>\n<p>Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Vleft\u00ebsimin si t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb prokurorit dat\u00eb 03\/02\/2016 ora 22:00 p\u00ebr lejimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave dhe komunikimeve telefonike p\u00ebr numrat celular\u00eb:<\/p>\n<p>0692296145 q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi Fejzullah \u00c7apja<\/p>\n<p>0696738363 q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi Bledar Mu\u00e7a<\/p>\n<p>0682055399 q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi Taulant<\/p>\n<p>0697512756 q\u00eb p\u00ebrdoret nga shtetasi Sokol<\/p>\n<p>0692296145 q\u00eb p\u00ebrdoret nga nj\u00eb shtetas i af\u00ebrm i familjes \u00c7apja<\/p>\n<p>P\u00ebrgjimi i lejuar t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb or\u00ebn 01:20 t\u00eb dat\u00ebs 04\/02\/2016 dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 19\/02\/2016.<\/p>\n<p>Shtyrjen e afatit t\u00eb depozitimit t\u00eb rezultateve t\u00eb p\u00ebrgjimit n\u00eb sekretari deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit mund t\u00eb b\u00ebhet ankim brenda 10 dit\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Durr\u00ebs nga i interesuari q\u00eb ka ardhur n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrgjimit p\u00ebr shkelje t\u00eb kritereve t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 221 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale<\/p>\n<p>U shpall sot me dat\u00eb 05\/02\/2016\u2026.\u201d<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-31201\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/1-11-227x300.jpg\" alt=\"\" width=\"227\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/1-11-227x300.jpg 227w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/1-11.jpg 640w\" sizes=\"(max-width: 227px) 100vw, 227px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-31202\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/2-9-227x300.jpg\" alt=\"\" width=\"227\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/2-9-227x300.jpg 227w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/2-9.jpg 640w\" sizes=\"(max-width: 227px) 100vw, 227px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 21 n\u00ebntor, Ardjan \u00c7apja, nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrfolur me shum\u00eb ngjarje n\u00eb Elbasan, foli n\u00eb gjyqin q\u00eb po zhvillohet kund\u00ebr tij p\u00ebr vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe akuzoi nj\u00eb \u201cpolitikan me emrin Taulant\u201d q\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrgjimet e masakr\u00ebs s\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2016. Sipas tij, gjat\u00eb hetimeve doli n\u00eb p\u00ebrgjime emri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31200,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31199"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31199\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}