{"id":31010,"date":"2022-12-08T11:14:19","date_gmt":"2022-12-08T11:14:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=31010"},"modified":"2022-12-08T11:14:19","modified_gmt":"2022-12-08T11:14:19","slug":"si-dhe-cilet-e-thuren-skenarin-e-atentatit-ndaj-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/08\/si-dhe-cilet-e-thuren-skenarin-e-atentatit-ndaj-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Si dhe cil\u00ebt e thur\u00ebn skenarin e atentatit ndaj Sali Berish\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb kur nisi bashk\u00ebpunimin me njeriun q\u00eb e njihte m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr Sali Berish\u00ebn, Edi Rama ishte shum\u00eb i lumtur. Kan\u00eb kaluar gati 20 vite nga ajo koh\u00eb. T\u00eb dy kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn armiq\u00ebsi dhe k\u00ebrkonin hakmarrje kund\u00ebr tij. T\u00eb dy u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, sepse udh\u00ebhiqen nga e nj\u00ebjta kauz\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjes komb\u00ebtare! Lufta kund\u00ebr Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, me intensitetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb konflikt politik e p\u00ebrjtej politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb rajon. Esht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e projektuar me urrejtje dhe hakmarrje, me ndarje dhe p\u00ebr\u00e7arje, megjith\u00ebse k\u00ebtyre njer\u00ebzve Berisha iu ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebmij\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa ka marr\u00eb prej tyre. E them publikisht: &#8211; Ata q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb prej Berish\u00ebs, nuk e kan\u00eb tradh\u00ebtuar asnj\u00eb dit\u00eb at\u00eb! Edhe n\u00ebse e kan\u00eb kritikuar, kan\u00eb dashur q\u00eb ta shohin at\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb! Dhe k\u00ebta jan\u00eb idealist\u00ebt, njer\u00ebzit me parime, me rregulla dhe me kode t\u00eb forta morale e familjare!<br \/>\nPor le t\u00eb kthehemi te \u00e7eshtja! Kush e projektoi atentatin kund\u00ebr Sali Be\u00ebrish\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn e shkuar? Pa asnj\u00eb dyshim q\u00eb e projektuan ata q\u00eb lobuan fort p\u00ebr ta shpallur at\u00eb non grata. Nd\u00ebr ta dhe nj\u00eb gazetar i p\u00ebrkushtuar ndaj kryeministrit q\u00eb kur m\u00eb takon n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb thot\u00eb se \u201cTi ishe komunist n\u00eb rini dhe un\u00eb u b\u00ebra n\u00eb pleq\u00ebri\u201d! Esht\u00eb gjithashtu vet\u00eb Edi Rama!<br \/>\n\u00c7far\u00eb ndodhi konkretisht? Le ta p\u00ebrshkruajm\u00eb skenarin e hartuar pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillim po ju them se ky skenar q\u00eb do ua prezantoj \u00ebsht\u00eb real ose shum\u00eb, shum\u00eb af\u00ebr reales, sepse un\u00eb kam shembuj tjer\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr fabrikime, trillime dhe falsifikime me lin\u00e7ime nga ana e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, me t\u00eb cilin i bashkon p\u00ebrkat\u00ebsia e zon\u00ebs operative dhe armiq\u00ebsia kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs!<br \/>\nN\u00eb momentin q\u00eb PD shpalli protest\u00ebn dit\u00ebn e 6 dhjetorit, kur n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb ishin shefat e qeverive dhe shteteve t\u00eb Bashkimit Europian dhe PB, Rama \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb shum\u00eb keq. Ai do t\u00eb jepte miliona q\u00eb ajo dit\u00eb t\u00eb ishte plot\u00ebsisht e tija! Por milionat tashm\u00eb nuk i shkonin n\u00eb PD. At\u00ebher\u00eb thirri n\u00eb ndihm\u00eb gazetarin e famsh\u00ebm anti-Berish\u00eb dhe Fug\u00ebn. Iu vu detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sajonin planin e diversionit, manipulimit dhe devijimit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb shpallur. K\u00ebta projektuan atentatin kund\u00ebr liderit t\u00eb opozit\u00ebs. Thash\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim nuk e bazoj vet\u00ebm te fakti q\u00eb mediet e Fug\u00ebs e gazetari i af\u00ebrt anti-Berish\u00eb i Ram\u00ebs b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ngjarja t\u00eb shitej si \u201carmiq\u00ebsi personale\u201d!<br \/>\nK\u00ebta t\u00eb dy hodh\u00ebn n\u00eb let\u00ebr disa variante. U p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb rekrutojn\u00eb ndonj\u00eb verior, mund\u00ebissht tropojan dhe n\u00eb stilin e Fatos Klosit, ta shisnin atentatin si konflikt midis familjeve maloke bazuar n\u00eb kodin e kanunit. Ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb objeksion i Edi Ram\u00ebs q\u00eb gjith\u00e7ka ta kryej\u00eb me dor\u00ebn e verior\u00ebve kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs. Edhe partit\u00eb politike t\u00eb dala si fraksione t\u00eb PD-s\u00eb i donte dhe i d\u00ebshiron me personazhe nga veriu. E b\u00ebri k\u00ebt\u00eb me Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin. Nuk e di n\u00ebse Josefina ra viktim\u00eb apo jo e k\u00ebsaj skeme. Por Lulzim Bash\u00ebn e ushqen me iden\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb PD-s\u00eb ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb nga veriu. Vet\u00ebm verior\u00ebt mund ta dob\u00ebsojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike, sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs! N\u00eb rastin e atentatit n\u00eb fjal\u00eb duket se nuk kan\u00eb gjetur asnj\u00eb kamikaz t\u00eb till\u00eb. Jo se nuk ka njer\u00ebz q\u00eb nuk e duan Berish\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb vendit, por se askush nuk rriskon kaq shum\u00eb. Duke qen\u00eb se koha ishte e shkurt\u00ebr, bashk\u00ebpun\u00ebtori-gazetar i Ram\u00ebs ka propozuar emrin e nj\u00eb njeriu, t\u00eb cilin ai e ka njohur prej koh\u00ebsh. Jo thjesht se e ka nga ana e tij!<br \/>\nE dinte se atentatori do ta kryente detyr\u00ebn me p\u00ebrpikm\u00ebri. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb person ia rekomandoi shefave! Pasi bien dakord, ata b\u00ebn\u00eb gjithashtu llogarit\u00eb p\u00ebr diskreditimin e protest\u00ebs e t\u00eb opozit\u00ebs. Kishin besim t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb at\u00eb q\u00eb projektuan. Donin q\u00eb Berisha t\u00eb d\u00ebmtohej fizikisht n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb mos kishte mund\u00ebsi t\u00eb dilte para protestuesve. Madje besonin se lideri demokrat nuk do t\u00eb dilte para tyre edhe me plag\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, sepse si\u00e7 e paragjykojn\u00eb skenarist\u00ebt \u201cai nuk pranon t\u00eb paraqitet para tyre i l\u00ebnduar\u201d! Por ndodhi e kund\u00ebrta!<br \/>\nN\u00ebse Berisha nuk do t\u00eb dilte para protestuesve, fusha do t\u00eb ishte e lir\u00eb p\u00ebr spekullime. Ishin p\u00ebrgatitur plane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur thashetheme n\u00eb mas\u00ebn e tyre, edhe p\u00ebrmes ndonj\u00eb portali t\u00eb Fug\u00ebs e k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs, se \u201cBerisha ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb spital\u201d, ose se \u201cai kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb\u201d! Q\u00ebllimi themelor ishte irritimi i demokrat\u00ebve dhe shyttja e tyre n\u00eb dhun\u00eb. Gazetari, bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb I Ram\u00ebs, e argumentoi k\u00ebt\u00eb variant me shembullin e reagimit kur u vra Azem Hajdari. Dhe Rama e besoi plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb variant t\u00eb diskreditimit t\u00eb opozit\u00ebs dhe kreut t\u00eb saj, Sali Berisha. Prej gati 20 vitesh bashk\u00ebpun\u00ebtori anti-Berish\u00eb i Ram\u00ebs i ka shk\u00ebputur lidhjet me Doktorin dhe ai, p\u00ebr fatin e keq t\u00eb tij, e projekton at\u00eb si t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb viteve 1990. Nuk mund ta besoj\u00eb fakton se sot Rama ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Berish\u00eb krejt tjet\u00ebr. T\u00eb urt\u00eb dhe vigjilent deri n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ngajrjet dhe provokimet!<br \/>\nIrritimi i mas\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb protest\u00eb ishte synimi themelor i k\u00ebtij atentati. P\u00ebrmes irritimit vinte diskreditimi dhe deklaratat e d\u00ebnimit t\u00eb dhun\u00ebs edhe nga K\u00ebshilli i Europ\u00ebs. Skenari \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, por d\u00ebshtoi. D\u00ebshtoi kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb pjekuris\u00eb, men\u00e7uris\u00eb dhe maturis\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs! D\u00ebshtoi se ai nuk lejoi as t\u00eb ushtrohet dhun\u00eb fatale ndaj atentatorit, gj\u00eb q\u00eb po e prisnin me padurim organizator\u00ebt e tij! D\u00ebshtoi ish-bashk\u00ebpun\u00ebtori i Berish\u00ebs, tani bashk\u00ebpun\u00ebtor besnik i Ram\u00ebs, sepse ka shk\u00ebputur lidhjet me Berish\u00ebn e sot\u00ebm. Ka humbur nuhatjen e evolimit t\u00eb tij! Ka krijuar n\u00eb kok\u00ebn e vet e t\u00eb Edi Ram\u00ebs shabllone, sipas t\u00eb cilave \u201cnjeriu nuk ndryshon\u201d!<br \/>\nPersoni n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar nga kompania q\u00eb paguan me porosi t\u00eb Ram\u00ebs edhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin n\u00eb komplote e intriga t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gazetari komplotist ishte autor u qypit me guraleca, autor i mandateve fiktive t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb dollar\u00ebve nga PS n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve t\u00eb parave t\u00eb firmave piramidiale dhe nj\u00ebmij\u00eb falsifikimeve t\u00eb tjera. Deri te koka e Gramoz Ru\u00e7it mbi trupin e Prokop Murr\u00ebs! Kurthet, intrigat komplotet dhe skenar\u00ebt e tmerrit shum\u00ebfishohen kur bashkohen njer\u00ebz me t\u00eb nj\u00ebjtin karakter dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi urrejtjeje ndaj Sali berish\u00ebs! Aq m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz me pushtet e t\u00eb kalibrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs!<br \/>\nMe t\u00eb nj\u00ebjtin skenar e nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona \u00ebsht\u00eb hartuar edhe projekti i dezinformimit p\u00ebr shpalljen e Sali Berish\u00ebs non grata. P\u00ebr mua q\u00eb nuk jam shk\u00ebputur asnj\u00eb dit\u00eb nga dinamika e ngjarjeve t\u00eb 32 viteve t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e padiskutueshme! Megjithat\u00eb atentati kund\u00ebr liderit demokrat t\u00eb opozit\u00ebs si \u00e7do e keqe pati disa efekte positive: &#8211; Mediat bot\u00ebrore e konfirmuan Sali Berish\u00ebn si kryetar t\u00eb opozit\u00ebs, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr emrimin e k\u00ebsaj opozite nga Edi Rama. Bota demokratike pa se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u201cBerisha \u00ebsht\u00eb destruktiv\u201d, si\u00e7 asaj i ka th\u00ebn\u00eb me lobingje e pa lobingje Edi Rama! Demokrat\u00ebt e dyzuar brenda opozit\u00ebs jan\u00eb bashkuar tashm\u00eb me PD-n\u00eb. Mobilizimi e motivimi i demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve p\u00ebr ta rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb regjim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh!<br \/>\nPor atentati ndaj Doktor Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu paralajm\u00ebrim se mafia n\u00eb pushtet e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rrezik serioz p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. D\u00ebshtimi I Edi Ram\u00ebs nuk do ta b\u00ebj\u00eb kryeministrin m\u00eb paq\u00ebsor e m\u00eb human. P\u00ebrkundrazi, ai si kapobanda mafioze e k\u00ebtij vendi, do t\u00eb projektoj\u00eb atentate t\u00eb tjera kund\u00ebr opozit\u00ebs, kund\u00ebr demokracis\u00eb dhe kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Opozita duhet ta dij\u00eb se nuk ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb regjim pa asnj\u00eb kacidhe n\u00eb ark\u00ebn e shtetit, si n\u00eb vitin 1991. Por ajo p\u00ebrballet me nj\u00eb regjim q\u00eb p\u00ebrdor taksat e shqiptar\u00ebve dhe asetet e mafies p\u00ebr ta dhunuar e denigruar at\u00eb!<br \/>\nShkrova k\u00ebto rrjeshta p\u00ebr t\u00eb diagnostifikuar t\u00eb keqen q\u00eb po kap Shqip\u00ebrin\u00eb dhe jo vet\u00ebm opozit\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar se skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Por k\u00ebto shpjegime t\u00eb miat kan\u00eb gjithashtu p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nxisin edhe m\u00eb tej p\u00ebr maturi e gjakftoht\u00ebsi. Rama dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij tmerrohen kur nuk funksionon kurtha q\u00eb ai ngre! Atentati ndaj Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb provokim i r\u00ebnd\u00eb i demokrat\u00ebve. Ata jan\u00eb goditur n\u00eb identitet dhe n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre, jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb sotmen e t\u00eb ardhmen q\u00eb synojn\u00eb. Por ky attentat duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ta! Lufta \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se politike. Dhe me asnj\u00eb njeri tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb regjizori, skenaristi, sponsori dhe porosit\u00ebsi i t\u00eb gjitha atentateve kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe kreut t\u00eb saj, Doktor Berish\u00ebs! Mbrojeni opozit\u00ebn, mbrojeni Sali Berish\u00ebn nga k\u00ebto kurthe. Dhe bashkohuni q\u00eb ta \u00e7oni p\u00ebr skrap Edi Ram\u00ebn dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ndyr\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7i At\u00eb dit\u00eb kur nisi bashk\u00ebpunimin me njeriun q\u00eb e njihte m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr Sali Berish\u00ebn, Edi Rama ishte shum\u00eb i lumtur. Kan\u00eb kaluar gati 20 vite nga ajo koh\u00eb. T\u00eb dy kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn armiq\u00ebsi dhe k\u00ebrkonin hakmarrje kund\u00ebr tij. T\u00eb dy u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, sepse udh\u00ebhiqen nga e nj\u00ebjta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31010"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}