{"id":30961,"date":"2022-12-07T20:58:58","date_gmt":"2022-12-07T20:58:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=30961"},"modified":"2022-12-07T20:58:58","modified_gmt":"2022-12-07T20:58:58","slug":"shehaj-per-zerin-e-amerikes-pd-i-ka-kaluar-ndasite-nuk-eshte-me-e-percare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/07\/shehaj-per-zerin-e-amerikes-pd-i-ka-kaluar-ndasite-nuk-eshte-me-e-percare\/","title":{"rendered":"Shehaj p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d: PD i ka kaluar ndasit\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara po mbahet nj\u00eb forum i Partive t\u00eb djathta konservatore ku po merr pjes\u00eb edhe Partia Demokratike. Mes deputet\u00ebve demokrat q\u00eb ndodhen n\u00eb Uashington p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Agron Shehajn me t\u00eb cilin Z\u00ebri i Amerik\u00ebs zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb gjat\u00eb emisionit televiziv Ditari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Shehaj deklaron se, PD ka kaluar ndasit\u00eb q\u00eb u shkaktuan n\u00eb fillim dhe tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p><em>&#8220;PD n\u00eb fakt mund t\u00eb quhej e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kur filloi\u00a0procesi, kur filloj\u00eb p\u00ebrplasja brenda PD ku kishim dy pjes\u00eb q\u00eb pretendonin se kishin shumic\u00ebn. Por, pasi u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet brenda Partis\u00eb Demokratike, pasi votuan an\u00ebtar\u00ebt e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit n\u00eb zgjedhjet e parakohshme u b\u00eb e qart\u00eb se kush e ka shumic\u00ebn brenda Partis\u00eb Demokratike. Aktualisht q\u00eb flasim n\u00eb PD vazhdon t\u00eb mbet\u00ebt nj\u00eb fraksion gjithnj\u00eb e m\u00eb i vog\u00ebl dhe ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl brenda PD, po flasim p\u00ebr disa p\u00ebrqindje. K\u00ebshtu q\u00eb nuk do ta quaja t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb Partin\u00eb Demokratike, sigurisht kemi nj\u00eb problem n\u00eb lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur me votat e Partis\u00eb Demokratike, me votat e demokrat\u00ebve, nuk njohin vendimet e demokrat\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb edhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb pretendime, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, t\u00eb uzurpojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, postet q\u00eb iu takojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb parlament si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb parlament&#8221;, thot\u00eb ai.<\/em><\/p>\n<p><strong>Intervista<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Shehaj, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs se cili fraksion i saj do t\u00eb njihet zyrtarisht si Partia Demokratike. Pjesa e PD-s\u00eb q\u00eb drejtohet nga zoti Berisha organizoi s\u00eb fundmi zgjedhjet e brendshme, at\u00eb q\u00eb ju e cil\u00ebsoni si sistem t\u00eb primareve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr zgjedhjet e dates 14 maj, nj\u00eb proces i cili n\u00eb fakt nuk kaloi pa kontestime. Disa kandidat\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga gara dhe n\u00eb disa bashki pati vet\u00ebm nj\u00eb kandidat nd\u00ebrsa pas procesit pati gjithashtu akuza p\u00ebr manipulime me listat e votuesve. A e d\u00ebmtojn\u00eb gjitha k\u00ebto Partin\u00eb Demokratike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Agron Shehaj:\u00a0<\/strong><em>Partia Demokratike ka nd\u00ebrmarr\u00eb, pasi premtoj nj\u00eb iniciativ\u00eb si \u00ebsht\u00eb ajo e primareve p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe p\u00ebrzgjedhur kandidat\u00ebt. \u00cbsht\u00eb partia e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto 30 vjet, q\u00eb pyet an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe sipmatizant\u00ebt se kush do t\u00eb jen\u00eb kandidat\u00ebt. Nuk i vendos m\u00eb kryetari apo vet\u00ebm forumet e larta t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Sigurtisht, kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e b\u00ebn\u00eb Partia Demokratike dhe sigurisht ka patur edhe probleme, ka patur edhe kontestime. Por, un\u00eb mendoj q\u00eb procesi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka ecur shum\u00eb mir\u00eb dhe sigurisht zgjedhjet e ardhshme, primaret e ardhshme do t\u00eb reflektojn\u00eb problemet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur n\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet ky proces.<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Sa realiste jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr rezultate t\u00eb k\u00ebnaqshme n\u00eb zgjedhjet vendore q\u00eb jan\u00eb rreth pes\u00eb muaj larg, nj\u00eb proces ky ku duket se Partia Demokratike do t\u00eb hyj\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Agron Shehaj<\/strong>:\u00a0<em>PD n\u00eb fakt mund t\u00eb quhej e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kur filloi\u00a0procesi, kur filloj\u00eb p\u00ebrplasja brenda PD ku kishim dy pjes\u00eb q\u00eb pretendonin se kishin shumic\u00ebn. Por, pasi u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet brenda Partis\u00eb Demokratike, pasi votuan an\u00ebtar\u00ebt e PD dhe sidomos pasi votuan edhe votuesit n\u00eb zgjedhjet e parakohshme u b\u00eb e qart\u00eb se kush e ka shumic\u00ebn brenda Partis\u00eb Demokratike. Aktualisht q\u00eb flasim n\u00eb PD vazhdon t\u00eb mbet\u00ebt nj\u00eb fraksion gjithnj\u00eb e m\u00eb i vog\u00ebl dhe ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl brenda PD, po flasim p\u00ebr disa p\u00ebrqindje. K\u00ebshtu q\u00eb nuk do ta quaja t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb Partin\u00eb Demokratike, sigurisht kemi nj\u00eb problem n\u00eb lidhje me grupin parlamentar brenda Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur me votat e Partis\u00eb Demokratike, me votat e demokrat\u00ebve, nuk njohin vendimet e demokrat\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb edhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb pretendime, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, t\u00eb uzurpojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, postet q\u00eb iu takojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb parlament si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryetari i grupit parlamentar dhe kryetar i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb parlament.<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Shehaj, shum\u00eb kritik\u00eb thon\u00eb se zoti Berisha u riaktivizua n\u00eb politik\u00eb pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni dhe po e shfryt\u00ebzon partin\u00eb p\u00ebr interesat e tij. A mendoni ju se partia po paguan koston e nj\u00eb njeriu? Si iu p\u00ebrgjigjeni ju k\u00ebtyre kritikave?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Agron Shehaj<\/strong>:\u00a0<em>N\u00ebse po paguan&#8230;.Partia Demokratike..sigurisht fakti q\u00eb zoti Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur, lideri i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk ndihmon, s<\/em><em>\u2019ka dyshim q\u00eb nuk ndihmon. Por nga ana tjet\u00ebr zoti Berisha \u00ebsht\u00eb zgjedhur lider i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i Partis\u00eb Demokratike nga an\u00ebtar\u00ebsia dhe pastaj ka marr edhe konfirmimin e votuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ishte shpallur non-grata, kjo s<\/em><em>\u2019ka dyshim.<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Shehaj do doja q\u00eb t\u00eb kalonim n\u00eb nj\u00eb tjetr\u00ebr argument, aktualisht ju jeni deputet i Tiran\u00ebs po nd\u00ebrkoh\u00eb rikujtojm\u00eb q\u00eb mandatin e par\u00eb e keni marr si i zgjedhur i Vlor\u00ebs. Dit\u00ebn e sotme Konventa e Bern\u00ebs, nj\u00eb instrument juridik detyrues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare q\u00eb prej vitit 1999, u ka k\u00ebrkuar autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb mjedis. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj, a duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tej ky projekt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Agron Shehaj:<\/strong>\u00a0<em>Tani \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e vendimeve t\u00eb k\u00ebsaj qeverie q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo vet\u00ebm me nd\u00ebrtimin e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs por me portin e Durr\u00ebsit apo me dh\u00ebnien e kon\u00e7esioneve, PPP-ve, jan\u00eb t\u00eb gjitha vendime q\u00eb nuk merren as duke u bazuar n\u00eb analiz\u00eb, as n\u00eb ligj, as n\u00eb respekt edhe t\u00eb konventave q\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga shteti shqiptar. N\u00eb rastin konkret, edhe p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndjekur e nj\u00ebjta procedur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur n\u00eb t\u00eb gjitha do t\u00eb thosha aferat e tjera ku jan\u00eb paracaktuar fituesit e gar\u00ebs ku kemi n\u00ebse mos gaboj (sepse aferat jan\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha aty saq\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbahen mend cil\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebrfituesit e asaj gare) n\u00ebse s\u2019gaboj kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me disa sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb lindjes, nga Turqia n\u00eb mos gaboj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrflitej prej vitesh n\u00eb fakt \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb se shte n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jo vet\u00ebm e paracaktuar por edhe e paralajm\u00ebruar dhe plus nj\u00eb investitor nga Kosova q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u00eb themi q\u00eb ajo procedur\u00eb, si edhe n\u00eb rastet e tjera, nuk b\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrjashtim. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb procedur\u00eb ku vendimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aeroportin, kush do ta b\u00ebj aeroportin, me \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb b\u00ebhet aeroporti edhe n\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhet aeroporti aty apo do b\u00ebhet diku tjet\u00ebr, merret nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm. Vendimi merret nga kryeministri i cili nuk llogarit do t\u00eb thosha asnj\u00eb z\u00eb q\u00eb mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb apo nuk ndjek asnj\u00eb lloj procedure. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb fatkeq\u00ebsisht ku n\u00eb lidhje me \u00e7do vendim q\u00eb merr qeveria kemi nj\u00eb njeri q\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb konstaton shkeljet, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos cilat jan\u00eb prioritetet dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos se kush do ta b\u00ebj, pa pyetur absolutisht asnj\u00eb. Ajo q\u00eb shohim \u00ebsht\u00eb thjesht pasojat e nj\u00eb qeverie absolutisht t\u00eb korruptuar \u2013 dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb se e them un\u00eb po e thot\u00eb edhe raporti i Transparency International ku shteti shqiptar n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit ka humbur 20 pozicione, ka kaluar nga vendi i 83-t\u00eb n\u00eb 2017, vitin e kaluar ka zbritur n\u00eb vendin e 117. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku korrupsioni mbizot\u00ebron vendimet e qeveris\u00eb, sigurisht edhe n\u00eb lidhje me aeroportin e Vlor\u00ebs nuk respektohet, aq m\u00eb tep\u00ebr konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara po mbahet nj\u00eb forum i Partive t\u00eb djathta konservatore ku po merr pjes\u00eb edhe Partia Demokratike. Mes deputet\u00ebve demokrat q\u00eb ndodhen n\u00eb Uashington p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim \u00ebsht\u00eb edhe deputeti Agron Shehajn me t\u00eb cilin Z\u00ebri i Amerik\u00ebs zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb gjat\u00eb emisionit televiziv Ditari. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Shehaj deklaron se, PD &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":30962,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30961"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30961\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}