{"id":30169,"date":"2022-12-01T10:59:30","date_gmt":"2022-12-01T10:59:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=30169"},"modified":"2022-12-01T10:59:30","modified_gmt":"2022-12-01T10:59:30","slug":"espn-pse-perballja-zvicer-serbi-ne-kete-boteror-do-te-jete-nje-ndeshje-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/12\/01\/espn-pse-perballja-zvicer-serbi-ne-kete-boteror-do-te-jete-nje-ndeshje-e-madhe\/","title":{"rendered":"ESPN: Pse p\u00ebrballja Zvic\u00ebr-Serbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bot\u00ebror do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndeshje e madhe!"},"content":{"rendered":"<p>Shtypi i huaj, ESPN, i ka b\u00ebr\u00eb sot nj\u00eb shpjegim t\u00eb plot\u00eb sportdash\u00ebsve se pse p\u00ebrballja Zvic\u00ebr \u2013 Serbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kampionat Bot\u00ebror Futbolli \u00ebsht\u00eb e e fort\u00eb, e madhe.<\/p>\n<p>ESP n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle shkruan: \u201cShtetet e Zvicr\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb larg njeri \u2013tjetrit m\u00eb shum\u00eb se 600 milje (af\u00ebrsisht 1000 kilometra) n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, por kur dy skuadrat e futbollit t\u00eb takohen n\u00eb Grupin G n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar \u00a0nj\u00eb vend n\u00eb raundin e 16-t\u00ebshes s\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs 2022 t\u00eb premten, ato gjithashtu do t\u00eb rindezin nj\u00eb rivalitet t\u00eb fuqish\u00ebm, \u00a0q\u00eb vloi n\u00eb Kup\u00ebn e fundit t\u00eb Bot\u00ebs n\u00eb 2018.<\/p>\n<p>Kur zviceran\u00ebt Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri sh\u00ebnuan n\u00eb nj\u00eb fitore 2 me 1 n\u00eb vitin 2018, ata t\u00eb dy i festuan golat e tyre duke shtr\u00ebnguar duart p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e shqiponj\u00ebs dykrenare: Gishtat e m\u00ebdhenj p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kokat e dy shqiponjave, nd\u00ebrsa gishtat duken si krah\u00ebt e saj, nj\u00eb reference kjo p\u00ebr flamurin shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb sjellje q\u00eb ngjalli debate dhe opinioni u polarizuar. FIFA e gjobiti dyshen e futbollist\u00ebve me 10,000 franga zvicerane secili (rreth 10,000 dollar\u00eb) p\u00ebr provokim politik, s\u00eb bashku me nj\u00eb gjob\u00eb prej 54,000 frangash zvicerane (rreth 57,000 dollar\u00eb) ndaj Federat\u00ebs Serbe p\u00ebr parullat dhe thirrje diskriminuese.<\/p>\n<p>Kur u pyet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e tij se si festoi e ngjalli debat, pas ndeshjes n\u00eb vitin 2018, Shaqiri, i cili tani luan p\u00ebr skuadr\u00ebn e MLS-s\u00eb, Chicago Fire, u p\u00ebrgjigj: &#8220;Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me emocionin. Njer\u00ebzit mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb interpretime t\u00eb ndryshme p\u00ebr g\u00ebzimin tim. N\u00ebse ky gjest mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb ndoq\u00ebn ndeshjen&#8230; M\u00eb vjen keq\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Xhaka u pendua duke th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb vjen keq p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi dhe do t\u00eb isha budalla n\u00ebse do t\u00eb thoja se do ta b\u00ebja p\u00ebrs\u00ebri. Nuk do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Qindra shqiptar\u00eb etnik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb, mblodh\u00ebn mjaft para p\u00ebr t\u00eb paguar gjobat e futbollist\u00ebve. Por Xhaka dhe Shaqiri jan\u00eb vet\u00ebm disa nga lojtar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me origjin\u00eb shqiptare kosovare, q\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr ekipe t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe belgu Adnan Januzaj i ka rr\u00ebnj\u00ebt atje, ashtu si edhe ish-zvicerani Valon Behrami.<\/p>\n<p>Kosova ka Komb\u00ebtaren e saj t\u00eb re, q\u00eb shpreson t\u00eb kualifikohet n\u00eb turne t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb ardhmen, por tani p\u00ebr tani tifoz\u00ebt e vendit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas Zvicr\u00ebs k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte.<\/p>\n<p>Granit Xhaka, majtas dhe Xherdan Shaqiri, qend\u00ebr, do t\u00eb jen\u00eb \u00e7el\u00ebsi i shpresave t\u00eb Zvicr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb raundin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb tension, na duhet nj\u00eb m\u00ebsim i shkurt\u00ebr historie<\/strong><\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e Shaqirit dhe Xhak\u00ebs jan\u00eb nga Kosova tashm\u00eb e pavarur, nj\u00eb shtet etnikisht shqiptar (92% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare), i cili ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat jugosllave t\u00eb viteve 1990, nj\u00eb seri konfliktesh pas t\u00eb cilave ish-Jugosllavia u nda n\u00eb shtete. E fundit q\u00eb fitoi pavar\u00ebsin\u00eb ishte Kosova, e cila kishte qen\u00eb n\u00ebn kontrollin serb, me Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb vitet 1998-99 q\u00eb mori jet\u00ebn e 12,000 shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shp\u00ebrnguli rreth 1.5 milion\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs organizoi nj\u00eb luft\u00eb guerile kund\u00ebr Ushtris\u00eb dhe Policis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, para se NATO-ja t\u00eb niste sulmet ajrore kund\u00ebr asaj q\u00eb ishte Jugosllavia e at\u00ebhershme, e cila p\u00ebrfundoi me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe t\u00ebrheqjen e ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe\u201d, shpjegon gazetari me baz\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Xhemajl Rexha.<\/p>\n<p>\u201cKosova u drejtua nga nj\u00eb administrat\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara deri n\u00eb vitin 2008, pas s\u00eb cil\u00ebs shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj m\u00eb 17 shkurt 2008. Rreth 4% e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb serb\u00eb etnik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt refuzojn\u00eb ta njohin Kosov\u00ebn si shtet dhe duan q\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Tre muaj pasi babai i Xhak\u00ebs, Ragip, takoi gruan e tij t\u00eb ardhshme, Elmazen. n\u00eb vitin 1986, ai u burgos me gjasht\u00eb vjet p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protestat studentore kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme jugosllave n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Blick n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, Ragip tregoi p\u00ebr kalvarin, duke th\u00ebn\u00eb se ai u torturua p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, pasi kishte vuajtur tre vjet e gjysm\u00eb burgim derisa Amnesty International ndihmoi n\u00eb sigurimin e lirimit t\u00eb tij s\u00eb bashku me rob\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi u lirua, Ragip ndjeu se nuk ishte e sigurt t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb vend dhe u nis p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb 1990 me t\u00eb shoqen Elmaze. N\u00eb vitin 1991, f\u00ebmija i par\u00eb i Xhak\u00ebs, Taulanti, lindi n\u00eb Basel, nd\u00ebrsa Graniti lindi 18 muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1992. T\u00eb dy ishin futbollist\u00eb t\u00eb talentuar: Graniti e filloi karrier\u00ebn e tij n\u00eb FC Basel, por p\u00ebrfundoi n\u00eb Bundeslig\u00ebn gjermane me Borussia Monchengladbach, m\u00eb pas me\u00a0Arsenalin e Premier League dhe zgjodhi t\u00eb luante p\u00ebr Zvicr\u00ebn. Kurse Taulanti q\u00ebndroi n\u00eb lig\u00ebn zvicerane me Baselin gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb klub, duke zgjedhur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse ka nj\u00eb ekip komb\u00ebtar n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs q\u00eb bashkon shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb Zvicra, dhe kjo fal\u00eb Shaqirit dhe Xhak\u00ebs t\u00eb lindur n\u00eb Kosov\u00eb.&#8221; tha Rexha p\u00ebr ESPN.<\/p>\n<p>T\u00eb dy jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me Kosov\u00ebn. K\u00ebpuc\u00ebt e Shaqirit m\u00eb s\u00eb shpeshti p\u00ebrfshijn\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs pran\u00eb atij zviceran. Graniti vjen shpesh n\u00eb Kosov\u00eb dhe ndihmon ekipet vendore t\u00eb futbollit me donacione t\u00eb ndryshme. Graniti shpesh poston shqip n\u00eb faqen e tij n\u00eb Instagram, dhe kjo vler\u00ebsohet shum\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb fakt ata jan\u00eb shum\u00eb krenar\u00eb edhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Ndeshja do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb lakmus p\u00ebr temperamentin dhe aft\u00ebsit\u00eb drejtuese t\u00eb Xhak\u00ebs. Ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ket\u00eb tallje nga tifoz\u00ebt serb\u00eb n\u00eb tribun\u00eb, por ju mendoni se ky version i Xhak\u00ebs i vitit 2022, te Arsenali p\u00ebrpara se t\u00eb shkonte n\u00eb Katar, do t\u2019i trajtoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa n\u00eb 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2022, Xhaka foli p\u00ebr ESPN n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr udh\u00ebtimin e tij. Ai iu referua polemik\u00ebs rreth tij n\u00eb tetor 2019, kur, si kapiten i Arsenalit, ai u tha &#8220;f\u2026. off&#8221; tifoz\u00ebve pasi u z\u00ebvend\u00ebsua kund\u00ebr Crystal Palace.<\/p>\n<p>Xhak\u00ebs iu hoq shiriti n\u00eb krah dhe iu afrua largimit nga klubi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020. N\u00eb vitin 2022, duke par\u00eb prapa, ai e sheh at\u00eb moment si \u201cnj\u00eb keqkuptim t\u00eb madh \u2026Por un\u00eb luaj futboll sepse e kam shum\u00eb pasion\u201d.<\/p>\n<p>Ardhja e Mikel Artet\u00ebs si trajner e bindi Xhak\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronte dhe k\u00ebt\u00eb sezon ai ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb drejtimin e tyre drejt maj\u00ebs s\u00eb Premierlig\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhaka ka qen\u00eb z\u00ebri i matur i Zvicr\u00ebs n\u00eb Katar; diplomatik n\u00eb konferencat p\u00ebr shtyp dhe nj\u00eb prani e qet\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Para ndeshjes hap\u00ebse t\u00eb Zvicr\u00ebs kund\u00ebr Kamerunit, Xhaka u pyet s\u00ebrish p\u00ebr baban\u00eb e tij, por ai ia ktheu pyetjen nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi zviceran. I pyetur m\u00eb von\u00eb n\u00ebse pret q\u00eb Serbia t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cNe t\u00eb gjith\u00eb jemi profesionist\u00eb, \u00e7do ekip d\u00ebshiron t\u00eb fitoj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb luajtur futboll dhe jo p\u00ebr t\u00eb edukuar ndok\u00ebnd\u201d.<\/p>\n<p>Xhaka u pyet s\u00ebrish p\u00ebr Serbin\u00eb pas ndeshjes me Kamerunin. \u201cSerbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip i mir\u00eb, ka lojtar\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm\u201d, u p\u00ebrgjigj ai. \u201cNdoshta ajo ndeshje do t\u00eb jet\u00eb vendimtare, ndoshta jo, do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kund\u00ebr Brazilit, pastaj do t\u00eb kthehemi te\u00a0Serbia\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pas ndeshjes s\u00eb Serbis\u00eb me Brazilin dol\u00ebn foto nga dhoma e tyre e zhveshjes. Kishte nj\u00eb flamur t\u00eb Serbis\u00eb me nj\u00eb hart\u00eb skic\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shteti, q\u00eb e p\u00ebrfshinte Kosov\u00ebn e pavarur brenda kufijve t\u00eb vet me moton: &#8220;Ne nuk dor\u00ebzohemi&#8221;.<\/p>\n<p>Ministri i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit i Kosov\u00ebs, Hajrulla \u00c7eku, n\u00eb reagimin e tij n\u00eb Twitter ka shkruar: \u201cImazhe t\u00eb turpshme t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb zhveshjes s\u00eb Serbis\u00eb, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosov\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar platform\u00ebn e Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs FIFA. Presim veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs (FFK) \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e plot\u00eb e FIFA-s dhe UEFA-s\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, FIFA ka hapur procedura disiplinore kund\u00ebr Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Tifoz\u00ebt zviceran\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm se si ka kaluar dy jav\u00ebt e fundit dhe n\u00eb ve\u00e7anti sesi Xhaka ka p\u00ebrballuar gjith\u00e7ka. \u201cAi \u00ebsht\u00eb heroi yn\u00eb, legjenda e ekipit, por ai e di q\u00eb ekipi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si kapiten\u201d, tha nj\u00eb tifoz zviceran p\u00ebr ESPN t\u00eb h\u00ebn\u00ebn para ndeshjes kund\u00ebr Brazilit. Ai \u00ebsht\u00eb pjekur shum\u00eb vitet e fundit, ata karton\u00ebt e kuq q\u00eb pam\u00eb te Arsenali kan\u00eb mbaruar. Ne jemi shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur luajt\u00ebm kund\u00ebr Serbis\u00eb n\u00eb vitin 2018, u b\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe politike. Nuk mendoj se Shaqiri dhe Xhaka e kuptuan se sa e madhe ishte ajo q\u00eb po b\u00ebnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim. Ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por mbi ndeshjen do t\u00eb ket\u00eb syt\u00eb dhe Kosova.<\/p>\n<p>Bashkia e Prishtin\u00ebs do t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb madhe dhe do t\u00eb marrin pjes\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz\u201d, tha Rexha. \u201cNdeshja do t\u00eb ndiqet nga af\u00ebr n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendlindjen e Shaqirit, Gjilanin, ku ngrihen flamujt kur ai luan\u201d.<\/p>\n<p>Por kur ndeshja t\u00eb nis\u00eb n\u00eb Stadiumin 974, p\u00ebr Xhak\u00ebn dhe bashk\u00eblojtar\u00ebt e tij zviceran\u00eb, fokusi do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb arritjen e faz\u00ebs eliminatore.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr t\u00eb luajtur kund\u00ebr Serbis\u00eb\u201d, tha trajneri i Zvicr\u00ebs Murat Yakin. \u201cNe duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb futboll, vet\u00ebm n\u00eb futboll. P\u00ebr t\u00eb dyja skuadrat, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb vendimtare dhe ne duam t\u00eb fokusohemi n\u00eb futboll, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua\u201d<strong>.\/ar.sh\/SYRI.NET<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtypi i huaj, ESPN, i ka b\u00ebr\u00eb sot nj\u00eb shpjegim t\u00eb plot\u00eb sportdash\u00ebsve se pse p\u00ebrballja Zvic\u00ebr \u2013 Serbi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kampionat Bot\u00ebror Futbolli \u00ebsht\u00eb e e fort\u00eb, e madhe. ESP n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle shkruan: \u201cShtetet e Zvicr\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb larg njeri \u2013tjetrit m\u00eb shum\u00eb se 600 milje (af\u00ebrsisht 1000 kilometra) n\u00eb qend\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":30170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[39],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30169"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}