{"id":29963,"date":"2022-11-29T12:05:55","date_gmt":"2022-11-29T12:05:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=29963"},"modified":"2022-11-29T12:07:35","modified_gmt":"2022-11-29T12:07:35","slug":"28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/29\/28-nentori-1944-shqiperia-nga-nje-pushtim-i-vjeter-ne-nje-pushtim-te-ri\/","title":{"rendered":"28 n\u00ebntori 1944, Shqip\u00ebria \u2013 nga nj\u00eb pushtim i vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Data 28 n\u00ebntor 1944 mbahet si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si\u00e7 dihet, edhe sot vazhdon debati mbi sakt\u00ebsin\u00eb e dat\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit, n\u00ebse kjo ka ndodhur me dat\u00eb 28, p\u00ebr \u00e7\u2019ka ekzistojn\u00eb t\u00eb gjitha provat, apo me dat\u00eb 29 n\u00ebntor, si\u00e7 pretendon e majta shqiptare, dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdh\u00ebr t\u00eb Beogradit, madje edhe pasi festoi dy vitet e para k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me dat\u00ebn 28 n\u00ebntor. R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij debati q\u00ebndron n\u00eb faktin se Enver Hoxha fallsifikoj edhe k\u00ebt\u00eb dat\u00eb p\u00ebr ta njehsuar k\u00ebt\u00eb feste jo me dit\u00ebn e \u00e7lirimit por me fest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, me dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb saj n\u00eb Jajc\u00eb, m\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1943. Pra ai fallsifikoi dat\u00ebn e \u00e7lirimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pas bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb t\u00eb festonin edhe shqiptar\u00ebt me 29 n\u00ebntor s\u00eb bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajc\u00ebn se aty nuk kishin q\u00ebn\u00eb, por \u00c7lirimin e vendit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo mjerisht, ende sot e k\u00ebsaj dite, jo pak shqiptar\u00eb dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e majta shqiptare q\u00eb edhe sot vazhdon t\u00eb ket\u00eb si Mek\u00eb Beogradin nuk jan\u00eb ndalur n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr themelor t\u00eb kesaj date, nuk jan\u00eb ndalur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamohueshme historike, se 28 nentori i vitit 1944 sh\u00ebnoi jo vetem \u00e7lirimin nga nj\u00eb pushtim i huaj por dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e atij pushtimi me nj\u00eb pushtim t\u00eb dyfisht\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr pushtim t\u00eb huaj dhe nj\u00eb t\u00eb brendesh\u00ebm si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me par\u00eb. Kjo mbasi n\u00eb fronin e pushtetit n\u00eb Tiran\u00eb ulet nj\u00eb klik\u00eb shqiptaroserbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb shqiptarve.<br \/>\nSot historian\u00eb dhe studiues vendas dhe t\u00eb huaj me botimet e tyre serioze dhe t\u00eb shumta, t\u00eb bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta t\u00eb arkivave t\u00eb vendit t\u00eb tyre, t\u00eb aleatv\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe vendeve t\u00eb tjera, kan\u00eb rishkruar historin\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtetave historike t\u00eb pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb shkrir\u00eb si rrezet e diellit brym\u00ebn, malin e lart\u00eb t\u00eb fallsifikimeve t\u00eb histeriografis\u00eb hoxhiste. Prandaj sot, bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat historike shkencore \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim t\u00eb thell\u00eb nga \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb jeton p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si dhe n\u00eb rastin konkret dhe rreth k\u00ebsaj date.<\/p>\n<p>Studimet, botimet themelore t\u00eb k\u00ebtij \u00e7erek shekulli t\u00e7 bazuara n\u00eb mij\u00ebra dokumenta dhe raporte t\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shterruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavis\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb serbomadhis\u00eb themeluan me dy q\u00ebllime kryesore me t\u00eb d\u00ebrguariz e tyre n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1941 n\u00eb Tiran\u00eb, Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Qellimi i par\u00eb dhe me kryesor ishte krijimi i \u201cKalit t\u00eb Troj\u00ebs\u201d, pra i nj\u201d partie dhe levizjeje jugosllave n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb drejtuar, urdh\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur prej tyre kund\u00ebr \u00e7eshtjes shqiptare. Q\u00ebllimi i dyt\u00eb ishte q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb porosive t\u00eb Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forc\u00eb dhe kjo l\u00ebvizje shqiptaro-serbe t\u00eb mobilizonte shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesve.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst komunist\u00ebt serbo-malazez shkruan programin e k\u00ebsaj partie pa ju referuar as dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, vendos\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb saj Miladin Popovi\u00e7 dhe em\u00ebruam rreth tij Enver Hoxh\u00ebn dhe vasalet e tjer\u00eb. Pra p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serbo-malazez t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb (PKJ) si\u00e7 pohon dhe vet Tito, themeluan udh\u00ebhoq\u00ebn dhe urdh\u00ebruan Partin\u00eb Komuniste t\u00eb Shqiperis\u00eb (PKSH)dhe njesit\u00eb e saja partizane gjat\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebs si parti dhe l\u00ebvizje jugosllave.<\/p>\n<p>PKJ me \u201cKalin t\u00eb Troj\u00ebs\u201d PKSH arriti me sukses t\u00eb bllokoj\u00eb bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashkimin e kombit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtueseve. Ata me ndihm\u00ebn direkte t\u00eb PKSH dhe Enver Hoxh\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve me origjin\u00eb nga Kosova si Fadil Hoxha etj q\u00eb u derguan aty me mision, arrit\u00ebn t\u00eb vendosin Kosov\u00ebn n\u00ebn vart\u00ebsin e PKJ pavar\u00ebsisht se Mbreteria e Sllav\u00ebve t\u00eb jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistpnin .Tito dhe PKJ n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebvizjes s\u00eb tyre jugosllave q\u00eb themeluan n\u00eb Tiran\u00eb realizuan sa m\u00eb sip\u00ebr duke p\u00ebrjashtuar t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare nga programi i PKSH.<br \/>\nPo k\u00ebshtu ata imponuan anullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Mukjes, injorimin dhe asgjesimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Bujanit dhe urdh\u00ebruan d\u00ebrgimon e brigadave dhe divisioneve partizane t\u00eb Shqiperis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb preteksitin e \u00e7lirimit nga gjerman\u00ebt, por n\u00ebbfakt si pararoj\u00eb e pushtimit t\u00eb saj nga divizionet serbo-malazeze dhe vendosjes s\u00eb saj n\u00ebn administrimin ushtarak nga Tito.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre historian\u00ebt dhe studiuesit kan\u00eb faktuar me dokumenta t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se: udh\u00ebheq\u00ebsit e jugosllav\u00eb dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve e degraduan n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb kryesisht vllavras\u00ebse civile dhe se PKSH si\u00e7 pranon unanimisht vet\u00eb Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja e tjet\u00ebr e k\u00ebsaj partie n\u00eb plenumin e dyt\u00eb t\u00eb Beratit zbatoi gjat\u00eb luft\u00ebs nj\u00eb vij\u00eb politike terroriste, pra veproj si nj\u00eb organizat\u00eb terroriste duke kryer n\u00eb dhjetra e qindra raste akte t\u00eb mir\u00ebfillta terroriste.<\/p>\n<p>Studimet e dekadave t\u00eb fundit t\u00eb bazuara n\u00eb dokumenta t\u00eb panum\u00ebrta kan\u00eb provuar se serb\u00ebt dhe Enver Hoxha dhe vasal\u00ebt e tyre t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb partizane t\u00eb Shqiperis\u00eb kryen gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve, genocid dhe krime t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr njer\u00ebzimiz ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo klik\u00eb terroriste dhunoi n\u00eb qindra e qindra raste konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gjenev\u00ebs, Hag\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e popullat\u00ebs civile, rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb plagosurve t\u00eb luft\u00ebs etj etj.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta t\u00eb detyron, prandaj sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb raportit t\u00eb tij me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb kombit t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen: A u \u00e7liruam v\u00ebrtet ne shqiptar\u00ebt, me dat\u00eb 28 n\u00ebntor 1944?<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje objektive t\u00eb k\u00ebsaj pyetje do t\u00eb gjejm\u00eb se e v\u00ebrteta e \u00e7lirimit ton\u00eb dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr dat\u00ebn 28 apo 29, por p\u00ebr \u00e7lirimin si t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medalje me dy faqe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb raport me pushtimin gjerman ne u \u00e7liruam mbasi gjerman\u00ebt n\u00eb humbje e sip\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Shqip\u00ebria dhe ne dol\u00ebm nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb renditur n\u00eb an\u00ebn e aleat\u00ebve fitimtar.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Enver Hoxha u instalua n\u00eb Tiran\u00eb me qeverin\u00eb e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjat\u00eb t\u00eb fitores. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt historik, flijuan jet\u00ebn dhe rinin\u00eb e tyre, gjat\u00eb luft\u00ebs mij\u00ebra djem dhe vajza, burra e gra t\u00eb kombit ton\u00eb dhe dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb luftuan me guxim, vendosm\u00ebri pushtuesit nazifashist\u00eb dhe rendit\u00ebn k\u00ebshtu Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Nderimi p\u00ebr ata q\u00eb flijuan jet\u00ebn p\u00ebr idealet e liris\u00eb do mbetet i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Gjaku dhe sakrifica e tyre q\u00ebndron n\u00eb themele t\u00eb liris\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nSikund\u00ebr i till\u00eb do mbetet nderimi edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ata q\u00eb luftuan kund\u00ebr pushtuesve p\u00ebr lirin\u00eb komb\u00ebtare dhe nuk u soll\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs si kain\u00eb ndaj v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, nuk kryen akte terroriste, gjenocide dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Nd\u00ebrsa k\u00ebta te fundit p\u00ebr krimet e tyre kane p\u00ebrfunduar aty ku dhe e kan\u00eb vendin si xhelat t\u00eb popullit t\u00eb tyre, n\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta historike nuk mund t\u00eb mohohen, pavar\u00ebsisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze t\u00eb luft\u00ebs nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, si: rritja me disa her\u00eb i numrit t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, shpikja e betejave edhe t\u00eb paqena, st\u00ebrfryerja e humbjeve t\u00eb shkaktuara armikut etj., etj. K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr luft\u00ebn partizane nuk mund te mohohen as nga gjenocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb udh\u00ebheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjat\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cilat meriton \u00e7do d\u00ebnim, madje nuk mund t\u00eb mohohen as dhe nga karakteri v\u00ebllavras\u00ebs dhe civil q\u00eb dominoi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb pasi Enver Hoxha dhe klika e tij p\u00ebr q\u00ebllime te pushtetit personal dhe i urdh\u00ebruar nga padron\u00ebt e tij serb i dhan\u00eb asaj pas shkelmimit nga ai t\u00eb Marr\u00ebveshjes historike t\u00eb Mukjes np shtator t\u00eb vitit 1943.<\/p>\n<p>N\u00eb iden\u00eb e saj lufta kund\u00ebr pushtuesve ishte nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Aleat\u00ebt anglo-amrikan\u00eb kishin njohur, vler\u00ebsuar, mb\u00ebshtetur, financuar dhe furnizuar me arm\u00eb uniforma, ushqime, specialist\u00eb ushtrin\u00eb partizane. Qeverit\u00eb e tyre kishin p\u00ebrsh\u00ebndetur q\u00eb n\u00eb fillim luft\u00ebn e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe nj\u00ebsit\u00eb me te organizuara dhe m\u00eb numerike n\u00eb teatrin e luft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo jo p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes se tyre te gjere ne popull. Por para se gjithash p\u00ebr shkak te dob\u00ebsive te pamohueshme te nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb. Esht\u00eb i drejte dhe plot\u00ebsisht i justifikuar dhe mendoj un\u00eb i detyruesh\u00ebm d\u00ebnimi me ashp\u00ebrsi i te gjitha q\u00ebndrimeve \u00e7njer\u00ebzore antikomb\u00ebtar\u00eb i klik\u00ebs serboshqiptare qe udh\u00ebhoqi luft\u00ebn partizane. Por esht\u00eb tejet i gabuar mohimi i luft\u00ebs, i gjakut te derdhur dhe sakrificave te m\u00ebdha qe partizanet bene p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Nuk duhet te harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb se renditja ne an\u00ebn e drejte te Luft\u00ebs se Dyte Bot\u00ebrore pati nj\u00eb rend\u00ebsi te ve\u00e7ante p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr dinjitetin komb\u00ebtar\u00eb te shqiptar\u00ebve. por edhe p\u00ebr faktin se megjithe mb\u00ebshtetjen qe aleatet i kishin dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs se popullit shqiptare kund\u00ebr pushtueseve, ata qe ne krye te her\u00ebs kishin l\u00ebn\u00eb te hapur dhe k\u00ebtu me sa duket nden ndikimin e Greqis\u00eb \u00e7eshtjen e p\u00ebrcaktimit kufijve te Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tyre kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb do te caktoheshin pas luft\u00ebs ne konferenc\u00ebn e Paqes. K\u00ebtu q\u00ebndron me shume se ne \u00e7do drejtim tjet\u00ebr dhe r\u00ebnd\u00ebsia e pamohueshme e renditjes se Shqip\u00ebris\u00eb ne an\u00ebn e aleat\u00ebve. Mbasi renditja ne an\u00ebn e kund\u00ebrt edhe mund te shoq\u00ebrohej me nd\u00ebshkime te renda si pale e humbur. Por \u00e7\u00ebshtja e vendosjes se kufijve te Shqip\u00ebris\u00eb ne Konferenc\u00ebn e Paqes mbarte<br \/>\nne vetvete mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit e Kosov\u00ebs dhe te trojeve tjera shqiptare me Shqip\u00ebrin\u00eb natyrisht kjo ne raste shqiptaret do luftonin te bashkuar kund\u00ebr pushtuesve nazifashist si \u00e7\u2019vendosen edhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e aleat\u00ebve britanik ne Mukje.<\/p>\n<p>-Por ana tjet\u00ebr, ana e zez\u00eb e medaljes se dat\u00ebs se 28 n\u00ebntorit 1944 pra dat\u00ebs se \u00e7lirimit \u00ebsht\u00eb se kjo dat\u00eb ne te v\u00ebrtet nuk do t\u00eb sh\u00ebnonte \u00e7lirimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb, por vet\u00ebm do t\u00eb sh\u00ebnonte apo sillte z\u00ebvend\u00ebsimin e pushtimit gjerman me specifikat e tije me pushtimin serb, jugosllave shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr vet ekzistenc\u00ebn e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktatur\u00ebs 46 vje\u00e7are m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, me moniste, si pushtimi i brendsh\u00ebm m\u00eb barbare, q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre. K\u00ebshtu qe kjo dite e n\u00ebntorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullis\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe viti 1944 te ishte \u2018annus mirabilis\u2019 \u00ebsht\u00eb dita e vendosjes se nj\u00eb pushtimi te zi dhe nj\u00eb \u2018annus horribilis\u2019 p\u00ebr shqiptaret.<\/p>\n<p>K\u00ebtu me posht\u00eb do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllave pas 28 n\u00ebntorit te vitit 1944 ne Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsimi i pushtimeve ndodhi sepse, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pushtet do t\u00eb vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udh\u00ebhequr nga serb\u00ebt e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt pasi shit\u00ebn Kosov\u00ebn, kishin vendosur dhe punonin s\u00eb bashku me Beogradin p\u00ebr projektin ogurzi e antikomb\u00ebtar\u00eb, aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Jugosllavis\u00eb. Pra, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, shqiptar\u00ebt festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb, duke brohoritur p\u00ebr nj\u00eb klik\u00eb terroriste jugosllavo-shqiptare q\u00eb u instalua n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb dhe hyre n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb ri t\u00eb dyfisht\u00eb, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.<\/p>\n<p>At Zef P\u00ebllumbi, d\u00ebshmitar i \u00e7lirimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, shkruan ne kryevepr\u00ebn e tij \u2018Rrno vet\u00ebm me tregue\u2019 se: me dat\u00ebn 29 n\u00ebntor Shkodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllav\u00eb dhe se n\u00eb kambanoren e Katedrales s\u00eb qytetit, flamuri shqiptar pa yll u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb partizan me flamurin jugosllav. Pra ne qytetin e p\u00ebrjtsh\u00ebm te shqiptar\u00ebve val\u00ebvitej flamuri i pushtuesve te rij si d\u00ebshmi tragjike e z\u00ebvend\u00ebsimit te pushtueseve. Flamuri i pushtuesit qe iku u z\u00ebvend\u00ebsua jo me flamurin komb\u00ebtar\u00eb por me flamurin e pushtuesit te ri. K\u00ebshtu, me 28 n\u00ebntor te vitit 1994 shqiptaret, festuan \u00e7lirimin, lirin\u00eb te mashtruar si kurr\u00eb me pare ne historin\u00eb e tyre, dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb date ata hyn\u00eb ne nj\u00eb pushtim te ri. Me sakt\u00eb ata brohoriten at\u00eb dite nj\u00eb klike shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxh\u00ebn qe u instalua ne pushtet me projektin makab\u00ebr te asgj\u00ebsimit te liris\u00eb se tyre komb\u00ebtar\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb dhe aneksimin e saja si republike e 7-t\u00eb n\u00eb federat\u00ebn e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet armiqt\u00eb shekullor te kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj dite pra 28 n\u00ebntorit 1944 instalimit ne Tirane te klik\u00ebs shqiptaro serbe te Enver Hoxh\u00ebs, vendosjes se veriut te Shqip\u00ebris\u00eb dhe me pas edhe Kosov\u00ebs nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, gjenocidi dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb merrnin dhjet\u00ebra mij\u00ebra jet\u00eb t\u00eb pafajshme ose do t\u00eb largonin nga vendi mbi qindra, mij\u00ebra shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb dhe terror t\u00eb eg\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrit\u00eb e tyre partizane do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ecnin me vendosm\u00ebri n\u00eb zbatimin e doktrin\u00ebs s\u00eb \u00c7ubrillovi\u00e7it n\u00eb Kosov\u00eb, por ne nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre dhe ne veriun e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u2018manu militari\u2019 do te zhduknin \u00e7do peng\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e rianeksimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs si krahin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe p\u00ebr asgj\u00ebsimin e pavar\u00ebsis\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e k\u00ebsaj te fundit me Federat\u00ebn e Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut, si Republik\u00eb e shtat\u00eb e saj.<br \/>\nAneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedis\u00eb s\u00eb madhe shqiptare q\u00eb Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptar\u00ebve. Ky akt, vinte si kuror\u00ebzim i instalimit te kalit te Troj\u00ebs ne Tirane,injorimit total gjat\u00eb luft\u00ebs nga Enver Hoxha, t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vart\u00ebsi te PKJ dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pushtimit serb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e ish- Jugosllavis\u00eb, ishte nj\u00eb projekt i Titos dhe udh\u00ebheqjes jugosllave, q\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs. Me p\u00ebrfshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e Federat\u00ebs Jugosllave, p\u00ebrve\u00e7 \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb, daljes s\u00eb saj n\u00eb Durr\u00ebs, sipas tyre do t\u00eb merrte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare edhe problemi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ne kuadrin Federat\u00ebs se Jugosllavis\u00eb. Madje, duket se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, ata kishin bindur edhe vet\u00eb Stalinin, i cili n\u00eb takimin me Titon dhe delegacionin e tij n\u00eb Mosk\u00eb, i kishte porositur qe te &#8220;gllab\u00ebronin Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb dokumentin e AVNOJ-it, n\u00eb n\u00ebntor 1943, udh\u00ebheqja komuniste jugosllave, nuk ftoj fare p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs dhe ne kund\u00ebrshtim me at\u00eb qe kishte premtuar, Kosov\u00ebn e la si krahine te Serbis\u00eb. Ne k\u00ebt\u00eb konference Tito shpalli ne let\u00ebr Republik\u00ebn Federative te Jugosllaves dhe nj\u00ebsit\u00eb apo republikat e saj. Ai ne k\u00ebt\u00eb dokument kishte len\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e pranimit n\u00eb federat\u00eb t\u00eb republikave t\u00eb tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqip\u00ebrin\u00eb por duke vet\u00ebkuptuar, para s\u00eb gjithash, at\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu qe pas dat\u00ebs 28 n\u00ebntor 1944 jo rast\u00ebsisht, por ne funksion te zbatimit te projektit te aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga federata e Titos, n\u00eb zyrat e pushtetit t\u00eb ri n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, nd\u00ebrtim, miniera, etj., etj., do t\u00eb v\u00ebrshonin mij\u00ebra k\u00ebshilltar\u00ebt jugosllav\u00eb, vendim-marr\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit. Jugosllavizimi me shpejt\u00ebsi dhe ne \u00e7do qelize i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ishte misioni i tyre me kryesore. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxh\u00ebs, do t\u00eb instalonin n\u00eb Shkod\u00ebr, legalisht nj\u00eb seksion t\u00eb sh\u00ebrbimit te tyre famezi OZNA, q\u00eb vepronte e ushtronte terror nj\u00eblloj si ne Kosove,i pavarur dhe me autoritet t\u00eb plot\u00eb mbi qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb mbar\u00eb veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rr\u00ebmbente p\u00ebr n\u00eb ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qindra dhe qindra shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ky sh\u00ebrbim i konsideronte anti-jugosllav\u00eb.N\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebshilltar\u00ebt e Titos dhe me zell dhe entuziaz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, udh\u00ebheqja komuniste e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfundonte dhe do t\u00eb firmoste me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, q\u00eb n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 1944, Traktatin e Bashk\u00ebpunimit dhe Ndihm\u00ebs s\u00eb dyanshme midis Tiran\u00ebs dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufesh\u00ebm e firmosi vet\u00eb Marshalli Tito.<\/p>\n<p>T\u00eb dy qeverit\u00eb, po n\u00eb procesin e bashkimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dy vendeve, firmos\u00ebn nj\u00eb seri marr\u00ebveshjesh t\u00eb tjera p\u00ebr bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej m\u00eb von\u00eb nga historian\u00ebt hoxhist\u00eb, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi q\u00eb t\u00eb dislokoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri divizione t\u00eb ushtris\u00eb Jugosllave, dhe pas k\u00ebsaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me nj\u00eb Komand\u00eb dhe Shtatmadh\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pra unifikimin e komand\u00ebs ushtarake t\u00eb t\u00eb dy ushtrive.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin arsimor t\u00eb vendit, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, serbishtja do t\u00eb b\u00ebhej gjuha e detyruar. T\u00eb gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, bu\u00e7isnin nga k\u00ebng\u00ebt dhe brohoritjet p\u00ebr Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do t\u00eb mbushnin boshll\u00ebkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike t\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetur apo kishin kund\u00ebrshtuar vendosjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Enver Hoxha do t\u00eb mbante fjalime ne Ku\u00e7 e gjetiu kund\u00ebr Fisht\u00ebs, do t\u00eb krahasonte gjeniun e epik\u00ebs s\u00eb letrave tona me Vladan Gjeorgjevi\u00e7in, ish-kryeministrin serb n\u00eb vitin 1913, q\u00eb kishte kryer masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj shqiptar\u00ebve dhe ishte shprehur se \u201cshqiptar\u00ebt, jan\u00eb njer\u00ebz primitiv\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare u vendos e t\u00ebra n\u00eb duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra nd\u00ebrmarrjeve jugosllave, q\u00eb u krijuan me shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha shk\u00ebmbimet tregtare b\u00ebheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto shk\u00ebmbime, midis t\u00eb tjerash, Beogradi grabiste nga Shqip\u00ebria sasin\u00eb kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera t\u00eb cilat pushtetar\u00ebt komunist\u00eb ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtar\u00ebve, sip\u00ebrmarr\u00ebsve, qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mor\u00ebn nga Jugosllavia si kund\u00ebr vler\u00eb punishte, vagona, hekurishte t\u00eb pa vler\u00eb. P\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn dhe suiten e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, bashkimi i saj me Federat\u00ebn e Jugosllavis\u00eb si Republik\u00eb e 7-t\u00eb e e saj , ishte e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e sigurt e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e aneksimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, asgj\u00ebsimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb mbledhjen e Byros\u00eb Politike, t\u00eb dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb, propozon \u201cbashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm te PKSH Mareshalin Titon, si kusht i domosdosh\u00ebm i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave. Vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr zhdukjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e saj si republik\u00eb e 7-t\u00eb me Federat\u00ebn Jugosllave, Enver Hoxha, do ta d\u00ebshmonte edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Jugosllavin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Enver Hoxha shkruan: \u201cnga shoku Savo, na \u00ebsht\u00eb sugjeruar &#8230;.. nj\u00eb hap tjet\u00ebr p\u00ebrpara n\u00eb lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., n\u00eb rast se shkohet sa m\u00eb shpejt n\u00eb bashkimin e dy popujve tan\u00eb\u201d, dhe se: \u201cky bashkim, s\u2019ka asgj\u00eb formale por ndihet thell\u00eb n\u00eb zemrat e popullit ton\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb konkretisht p\u00ebr federat\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb punohet me t\u00eb gjitha format\u201d, dhe vazhdon \u201cpor \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ne duhet t\u00eb marrim iniciativ\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikund\u00ebr na \u00ebsht\u00eb sygjeruar nga shok\u00ebt jugosllav\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb\u201d dhe lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Hoxha vazhdon \u201cne kemi nevoj\u00eb t\u00eb na thuhet nga ju, n\u00ebse ka ardhur momenti kur neve duhet t\u00eb marrim n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e bashkimit dhe t\u00eb mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb konkluzione\u201d, dhe s\u00eb fundi \u201cne kemi bindjen se, sikund\u00ebr Komiteti Central i Jugosllavis\u00eb do t\u00eb na sqaroj\u00eb dhe do t\u00eb na k\u00ebshilloj\u00eb hapat dhe shoq\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy vendet tona\u201d.<br \/>\nPo n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe deklarata e Titos, dh\u00ebn\u00eb agjencis\u00eb AP, n\u00eb vitin 1946, se, \u201cKosova dhe territoret e tjera shqiptare do t\u2019i aneksohen Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Kjo deklarat\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm me projektin e \u201cgllab\u00ebrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike\u201d pra, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera shqiptare, si dhe shnd\u00ebrrimin e tyre n\u00eb Republik\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projekt ogurzi, n\u00eb t\u00eb cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me or\u00ebn e Beogradit, q\u00eb po shkonte i sigurt dhe pandalsh\u00ebm drejt realizimit t\u00eb tij, do t\u00eb d\u00ebshtonte vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb keq\u00ebsimit dhe prishjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb apo marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro- jugosllave, por q\u00eb sigurisht, tashti Stalini nuk do t\u00eb pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto te dh\u00ebna d\u00ebshmojn\u00eb ne m\u00ebnyre te pakund\u00ebrshtueshme se ajo qe quhet date \u00e7lirimi dhe qe e majta shqiptare ne tersi qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sot\u00ebm e mbajn\u00eb p\u00ebr arsye te mir\u00ebfillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojn\u00eb gjithnj\u00eb, me shume se \u00e7do feste tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr kombin shqiptare nj\u00eb dite me hipoteke te zeze, madje me te zez\u00ebn ne kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo dite sh\u00ebnon largimin, t\u00ebrheqjen e gjermanit te fundit nga Shqip\u00ebria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptar\u00ebve nga serbet armiqt\u00eb e tyre shekullor. Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin p\u00ebrballur me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra here. Nga mesi i viteve 1800 e k\u00ebtej serbet i kishin fituar ne tersi te gjitha luft\u00ebrat kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kishin dale ne Durr\u00ebs dhe pushtuar shumic\u00ebn e territoreve te tona, kishin kryere gjenocide dhe masakrat me te tmerrshme ndaj nesh. Por ne te gjitha k\u00ebto luft\u00ebra serbet kishin patur ndihm\u00ebn politike, ushtarake, financiare te perandorive me te m\u00ebdha te koh\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 Austro Hungaris\u00eb. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar,fitoren e 28 n\u00ebntorit te vitit 1994 serbet e arrit\u00ebn jo me mb\u00ebshtetjen dhe nd\u00ebrhyrjen direkte ne an\u00ebn e tyre te fuqive te m\u00ebdha, por e realizuan n\u00ebp\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve, l\u00ebvizjes jugosllave qe themeluan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn ne Shqip\u00ebri dhe Kosove me Enver Hoxh\u00ebn dhe veglat e tyre. Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot pas 76 vitesh e majta shqiptare ne Shqip\u00ebri me ne krye argatin e Beogradit, Edi Ramen, megjith\u00ebse ish pushtuesit e asaj kohe jan\u00eb miqt\u00eb dhe partner\u00ebt tan\u00eb strategjik, mban\u00eb si kryefest\u00eb t\u00eb saj dit\u00ebn e largimit t\u00eb gjermanit t\u00eb fundit nga Shqip\u00ebria dhe dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pushtimit serb dhe kjo vet\u00ebm si trash\u00ebgimi t\u00eb et\u00ebrve barbar\u00eb, e tradhtar. Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptar\u00ebve se ai ka mik dhe \u00ebsht\u00eb krenar me miq\u00ebsin\u00eb me presidentin serbomadh Aleksander Vu\u00e7i\u00e7 ish-G\u00ebbelsi i Milloshevi\u00e7it, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Veriun e Kosov\u00ebs do t\u00eb betohej se Serbia do t\u00eb b\u00ebhet me e madhe, vet\u00ebkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy muaj me pare ky serbomadh do te deklaronte se q\u00ebllimi i udh\u00ebheqjes shqiptare ne Kosove \u00ebsht\u00eb: \u2018shkat\u00ebrrimi i shtetit tone\u2019 dmth i k\u00ebrkon te mbaj shtetin e Serbis\u00eb ne republik\u00ebn e pavarur te Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tragjike \u00ebsht\u00eb se sot pas dy dekadave te \u00e7lirimit te Kosov\u00ebs argati i Beogradit ne Tirane nj\u00eblloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet mban\u00eb ne duar dhe tunde flamurin e zi te Serbis\u00eb se Madhe. Ne projektin e ndarjes dhe cop\u00ebtimit te Kosov\u00ebs, Edvin Kristaq Rama ne akt tradhtie te hapur komb\u00ebtar\u00eb ka lidhur Shqip\u00ebrin\u00eb ne Aleance Trelaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe vendosur Kosov\u00ebn ne dar\u00ebn e klikave armiq\u00ebsore serbo-shqiptaro-maqedonase ne nism\u00ebn Ballkani i hapur e cila i kund\u00ebrvihet haptas nism\u00ebs se Berlinit.<\/p>\n<p>Pas agresionit barbar te Rusis\u00eb se Vladimir Putinit ndaj Ukrain\u00ebs dhe vendosjes te sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe Nato ndaj Rusis\u00eb, putini i vog\u00ebl i Ballkanit Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 refuzoj zbatimin e k\u00ebtyre sanksioneve. Edi Rama si vasal i Vu\u00e7i\u00e7it kalon nga samiti ne samit duke bere haptas thirrje qe te mos i k\u00ebrkohet Serbis\u00eb te zbatoj sanksionet dhe mbrojtur direkt padronin e tij dhe shn\u00ebdrrimin e Serbis\u00eb ne nj\u00eb prapavij\u00eb te fuqishme te Rusis\u00eb de facto me shume se kurr\u00eb ne nj\u00eb Rusi te vog\u00ebl ne Ballkan.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre Edi Rama si vasal i Beogradit po zbaton ne Shqip\u00ebri politiken e shpopullimit dhe shkomb\u00ebtarizimit komb\u00ebtar. Me dhun\u00ebn terrorin, vjedhjen e vot\u00ebs, grabitjen e miliarda e miliardave euro nga fondet dhe pasurit\u00eb publike te shqiptar\u00ebve me keq se sa \u00e7do pushtues tjet\u00ebr ne tere historin\u00eb e tij ai shnd\u00ebrroj shqiptaret n\u00eb popullin e gomoneve dhe d\u00ebboj me vrasje shprese nga vendi ne 7 vite 744 mij\u00eb shqiptar apo 27% te popullat\u00ebs, dmth me shume se \u00e7do lufte civile ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ps. ky artikull ribotohet me ndryshime p\u00ebr shkak te aktualitetit.<\/p>\n<p>Shtoj gjithashtu se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim un\u00eb u ndala vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin aspekt tragjik q\u00eb mbart n\u00eb vete ajo q\u00eb festohet si dite \u00e7lirimi dhe jo n\u00eb aspektin e saj m\u00eb katastrofal si dit\u00eb e par\u00eb e vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb barbare t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebri, diktatur\u00ebs hoxhiste.#sb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Data 28 n\u00ebntor 1944 mbahet si dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si\u00e7 dihet, edhe sot vazhdon debati mbi sakt\u00ebsin\u00eb e dat\u00ebs s\u00eb \u00e7lirimit, n\u00ebse kjo ka ndodhur me dat\u00eb 28, p\u00ebr \u00e7\u2019ka ekzistojn\u00eb t\u00eb gjitha provat, apo me dat\u00eb 29 n\u00ebntor, si\u00e7 pretendon e majta shqiptare, dat\u00ebn e falsifikuar nga Enver &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10464,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29963"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29963\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}