{"id":29214,"date":"2022-11-14T19:49:14","date_gmt":"2022-11-14T19:49:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=29214"},"modified":"2022-11-14T19:49:14","modified_gmt":"2022-11-14T19:49:14","slug":"zeri-amerikes-favorizim-dhe-pandeshkueshmeri-me-ndertimet-pa-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/14\/zeri-amerikes-favorizim-dhe-pandeshkueshmeri-me-ndertimet-pa-leje\/","title":{"rendered":"\u201cZ\u00ebri Amerik\u00ebs\u201d: Favorizim dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebri me nd\u00ebrtimet pa leje"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, veprimtaria e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb vijim\u00ebsi me kritika n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtuara pa leje dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb informalitetit. Nj\u00eb vendim i fundit i qeveris\u00eb q\u00eb synon frenimin e nd\u00ebrtimeve pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi, \u00ebsht\u00eb pasuar me debate t\u00eb shumta. Ky vendim sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs dhe disa ekspert\u00ebve bie ndesh me nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb ligjor. Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs thon\u00eb se mjaft zyrtar\u00eb i favorizojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e nd\u00ebrtimit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri sektori i nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kryesor\u00ebt n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit me nj\u00eb ndikim rreth 9% n\u00eb Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto. Veprimtaria e tij \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar nd\u00ebr vite me kritika p\u00ebr informalitet t\u00eb lart\u00eb dhe qarkullim t\u00eb kapitaleve financiare t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs thon\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor nd\u00ebrthuren interesa klienteliste, pas t\u00eb cilave q\u00ebndrojn\u00eb zyrtar\u00eb q\u00eb favorizojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e nd\u00ebrtimit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ligjit. N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb k\u00ebtij viti qeveria miratoi nj\u00eb vendim, q\u00eb si\u00e7 shprehet ajo, synon frenimin e nd\u00ebrtimeve pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi.<\/p>\n<p>Vendimi bazohet n\u00eb ndryshimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2020, Ligjit p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, i cili nga ana e tij, parashikon konfiskim t\u00eb pjessh\u00ebm kur sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtuar pa leje \u00ebsht\u00eb mbi 2% t\u00eb nd\u00ebrtimit mbi tok\u00eb dhe konfiskim t\u00eb plot\u00eb, kur kjo sip\u00ebrfaqe \u00ebsht\u00eb mbi 10%.<\/p>\n<p>Ky vendim, i cili ka nxitur debate t\u00eb shumta, p\u00ebrcakton edhe pro\u00e7edurat p\u00ebr konfiskim p\u00ebr interes publik t\u00eb objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje, por p\u00ebr q\u00ebllim fitimi. Nd\u00ebrsa ligji p\u00ebrcakton si mas\u00eb konfiskimin, vendimi p\u00ebrfshin hyrjen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare t\u00eb autoriteteve me ata q\u00eb kan\u00eb shkelur lejen, duke iu dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrtuesve t\u00eb parablejn\u00eb me \u00e7mim tregu, sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtuara pa leje.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs juridike thon\u00eb se ky akt i qeveris\u00eb bie ndesh me Kodin penal, si dhe me vet\u00eb Ligjin p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ky vendim bie ndesh me vet\u00eb ligjin baz\u00eb \u201cP\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit\u201d, ku n\u00eb nenin 52 ,q\u00eb esht\u00eb dhe referenc\u00eb e vendimit, parashikohen sip\u00ebrmarrje t\u00eb tjera t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore dhe publike, p\u00ebrsa i takon kundravajtjeve t\u00eb karakterit administrativ. Nga ana tjet\u00ebr Kodi Penal, q\u00eb prevalon mbi \u00e7do akt tjet\u00ebr ligjor, e trajton \u00e7do nd\u00ebrtim pa leje vep\u00ebr penale, dhe subjekti q\u00eb nd\u00ebrton pa leje duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm, q\u00eb duhet konfiskuar sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Pra, po ta shoh\u00ebsh vendimin, ai bie ndesh me gjith\u00eb kuadrin ligjor q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas miratimit t\u00eb kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 98<\/em>\u201d<strong>&#8211;\u00a0<\/strong>tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Sokol Hazizaj, jurist.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs e kan\u00eb kritikuar vendimin e qeveris\u00eb. Deputeti i PD-s\u00eb Gazmend Bardhi i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, se nd\u00ebrsa qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm jan\u00eb d\u00ebnuar me burg edhe p\u00ebr nj\u00eb dritare, nj\u00eb mur rrethues, apo \u00e7ati, ky akt ligjor nuk i nd\u00ebshkon, por i merr n\u00eb mbrojtje dhe i legalizon nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb godinat shum\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye 28 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs i kan\u00eb k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese, shfuqizimin e tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>VKM shkel barazin\u00eb para ligjit. Kur nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb nd\u00ebshkohet m\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb avlli, i nj\u00ebjti standard duhet t\u00eb zbatohet dhe ndaj nd\u00ebrtuesve t\u00eb sip\u00ebrfaqeve pa leje n\u00eb godina shum\u00ebkat\u00ebshe. Nga ana tjet\u00ebr vet\u00eb Ligji p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pro\u00e7edur\u00eb ezauruese, se si veprohet n\u00eb raste t\u00eb tilla. \u00c7do nd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm konfiskohet dhe kalon n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit, dhe si \u00e7do pasuri e shtetit, n\u00ebse duhet t\u00eb shitet b\u00ebhet ankand. Qeveria e ka shmangur k\u00ebt\u00eb dhe u jep mund\u00ebsi nd\u00ebrtuesve, ta legalizojn\u00eb kundrejt nj\u00eb tarife. Pra n\u00eb pikpamjen ligjore VKM bie ndesh me kushtetut\u00ebn, Kodin Penal dhe me Ligjin p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit<\/em>\u201d<strong>&#8211;\u00a0<\/strong>u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Gazmend Bardhi.<\/p>\n<p>Juristi Sokol Hazizaj ve\u00e7on dhe nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kur nd\u00ebrtuesit i ofrohet parablerja e sip\u00ebrfaqes s\u00eb paligjshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papre\u00e7edent\u00eb ky moment, sipas tij e vendos qeverin\u00eb n\u00eb kuadrin e subjektit q\u00eb b\u00ebn biznes.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb thoni cili legjislacion europian e vendos shtetin n\u00eb subjektin e biznesit? Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave e detyron ministrin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, ende pa em\u00ebr, t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi m\u00eb prish\u00ebsin e ligjit. N\u00eb themel ky format pengon organin e hetimit t\u00eb vazhdoj\u00eb pro\u00e7esin p\u00ebr gjetjen e subjektit fajtor n\u00eb raport m\u00eb ligjin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kodi penal, dhe nga tjet\u00ebr vet\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes n\u00eb kurriz t\u00eb publikut\u201d<\/em><strong>&#8211;\u00a0<\/strong>vijoi juristi Sokol Hazizi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto kritika Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ju drejtua Agjensis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim pran\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen me shkrim thuhet se \u201c<em>VKM n\u00eb fjal\u00eb synon t\u00eb rregulloj\u00eb situat\u00ebn e nd\u00ebrtimeve pa leje dhe se ai respekton Kushtetut\u00ebn dhe Kodin penal\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb VKM lidhur me konfiskimet p\u00ebr interes publik, t\u00eb objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 4 raste i b\u00ebn\u00eb publike konfiskimet e sip\u00ebrfaqeve pa leje, n\u00eb godina shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtuesit P\u00ebllumb Salillari, Armand Lilo, Julian Morina dhe Arben Maloku.<\/p>\n<p>Gazetarja Klodiana Lala i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se institucionet nuk e kan\u00eb kryer si duhet detyr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><em>Reagimi institucional ka qen\u00eb i vonuar. Cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit, si jan\u00eb lejuar k\u00ebto sip\u00ebrfaqe pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi, nga ana e inspektoriateve nd\u00ebrtimore dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb kontrollojn\u00eb zbatimin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Kjo duket e q\u00ebllimt\u00eb dhe e mir\u00ebmenduar, p\u00ebr t\u2019u legalizuar k\u00ebtyre nd\u00ebrtuesve pasurit\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d<\/em><strong>&#8211;\u00a0<\/strong>u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs gazetarja Klodiana Lala.<\/p>\n<p>N\u00eb disa dalje publike kryeministri Rama, i ka kund\u00ebrshtuar akuzat ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr konfiskimet e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi. Askush nuk shp\u00ebton nga ndjekja penale dhe gjoba me k\u00ebt\u00eb vendim, ka th\u00ebn\u00eb Z. Rama. Ai ngarkon me p\u00ebrgjegjesi p\u00ebr situat\u00ebn e nd\u00ebrtimeve pa leje, edhe drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb nuk ka vepruar, madje akuzon perfaq\u00ebsues t\u00eb saj se kan\u00eb marr\u00eb rryshfet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p><em>\u201cAtyre q\u00eb thon\u00eb se vet\u00eb i keni zgjedhur, po ju them se nuk i kemi v\u00ebn\u00eb ne. Shum\u00eb prej prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve jan\u00eb ende n\u00eb rradh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fshes\u00ebn e vetingut dhe jan\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla\u201d-\u00a0<\/em>u shpreh Kryeminisri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb reagim pulik n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Agjensia p\u00ebr Media dhe Informim pran\u00eb kryeministrit, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, se t\u00eb gjitha rastet e evidentuara t\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi, jan\u00eb kall\u00ebzuar nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 4 rastet e b\u00ebra publike nga autoritetet ajo ka nisur hetimet.<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb par\u00eb nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, p\u00ebr godin\u00ebn shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb njihet si \u201cSyri i Tiran\u00ebs\u201d, procedimi penal \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb muajin korrik, pas kall\u00ebzimit t\u00eb IKMT-s\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr 3 rastet e tjera, nisja e hetimeve p\u00ebrkon me periudh\u00ebn pas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb dy raste pas publikimeve n\u00eb media dhe n\u00eb rastin e tret\u00eb pas denoncimeve n\u00eb Komisariatin dixhital.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs k\u00ebrkoi informacion dhe nga institucionet e tjera. Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit n\u00eb Tiran\u00eb nuk u p\u00ebrgjigj, nd\u00ebrsa Inspektoriati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit tha se q\u00eb nga fillimi i vitit t\u00eb kaluar deri n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, ka kall\u00ebzuar penalisht vet\u00ebm dy raste, p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo e fundit b\u00ebri t\u00eb ditur se ka 960 pro\u00e7edime penale, p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme prej t\u00eb cilave 36 ose 3.7 % e totalit, i p\u00ebrkasin atyre p\u00ebr q\u00ebllim fitimi. Edhe Policia e Tiran\u00ebs tha se jan\u00eb evidentuar mbi 880 vepra penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, pasuar me 18 t\u00eb arrestuar, dhe mbi 20 persona n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim shpjegoi gjithashtu, se q\u00eb prej miratimit t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb k\u00ebtij viti, nga IKMT jan\u00eb konstatuar 25 nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme n\u00eb disa qytete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit. Jan\u00eb konfiskuar 8, 6 prej t\u00eb cilave plot\u00ebsisht, pasi ishin n\u00eb kushtet kur sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtuar pa leje tejkalonte 10% t\u00eb sip\u00ebrfaqes totale t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebues t\u00eb opozit\u00ebs thon\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve ligji ka qen\u00eb i ashp\u00ebr p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, dhe se n\u00eb 5 vitet e fundit sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb mbi 3300 qytetar\u00eb jan\u00eb nd\u00ebshkuar me burg, p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje, nd\u00ebrkoh\u00eb sipas tij shkel\u00ebsit e ligjit n\u00eb nd\u00ebrtimin e objekteve shum\u00ebkat\u00ebshe p\u00ebr q\u00ebllime fitimi jan\u00eb favorizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej rasteve q\u00eb ve\u00e7on deputeti demokrat Gazmend Bardhi \u00ebsht\u00eb ai i kull\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb po nd\u00ebrtohet nga shoq\u00ebria \u201cKastrati Construction\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij ky rast, me disa kate shtes\u00eb p\u00ebrtej lejes fillestare, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb favorizim t\u00eb hapur nga qeveria. M\u00eb 13 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, Bashkia e Tiran\u00ebs refuzoi rishikimin e kushteve t\u00eb lejes dhe ndryshimin e projektit gjat\u00eb nd\u00ebrtimit me argumentin se binte ndesh me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili p\u00ebrcakton se ndryshimet nuk duhet t\u00eb tejkalojn\u00eb mas\u00ebn 2 p\u00ebrqind t\u00eb sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore. Dy jav\u00eb m\u00eb pas qeveria miratoi nj\u00eb tjet\u00ebr vendim ku shmangej kriteri ndalues i 2 p\u00ebrqind\u00ebshit.<\/p>\n<p><em>\u201c Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast qeveria, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbatonte ligjin ndaj k\u00ebtij nd\u00ebrtuesi q\u00eb kishte shtuar kate pa leje nd\u00ebrtmi, hoqi kriterin sipas t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb jepet leje zhvillimi dhe nd\u00ebrtimi n\u00ebse volumi I shtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi 2% t\u00eb sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore\u201d-<\/em>\u00a0tha deputeti demokrat Gazmend Bardhi.<\/p>\n<p>E pyetur nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs mbi arsyet e ndryshimit t\u00eb vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim nuk u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs po ashtu nuk mori p\u00ebrgjigje as nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe as nga Bashkia e Tiran\u00ebs, kur i pyeti n\u00ebse kan\u00eb miratuar leje zhvillimi dhe nd\u00ebrtimi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKastrati Construction\u201d, n\u00eb lidhje me shtes\u00ebn e kryer gjat\u00eb punimeve n\u00eb objektin Godin\u00eb polifunksionale DTA (Downtown Albania), n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb shoq\u00ebria, pas interesimit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, sqaroi se ka marr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nj\u00eb leje t\u00eb re zhvillimi nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit. Kjo leje p\u00ebrfshin shtesat n\u00eb nd\u00ebrtim, p\u00ebrtej projektit fillestar.<\/p>\n<p>Por ballafaqimi i dokumentave nxjerr n\u00eb pah faktin se vendimi i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit p\u00ebr rishikimin e lejes, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, bie ndesh me vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr rregulloren e zhvillimit t\u00eb territorit t\u00eb vitit 2015, t\u00eb cituar nga vet\u00eb K\u00ebshilli, q\u00eb ndalon nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb kur shtesa tejkalon 2% t\u00eb volumit t\u00eb projektit t\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>Po ashtu akti i KKT-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe me vet\u00eb ligjin p\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit. Ky vendim, pengoi dhe Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb miratonte lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga subjekti n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebr shtes\u00ebn n\u00eb punime.<\/p>\n<p>E ndodhur n\u00eb kushtet e nj\u00eb konflikti ligjor t\u00eb shkaktuar nga vet\u00eb ajo, qeveria ndryshoi vendimin e 2015-\u00ebs dhe hoqi kriterin kufizues t\u00eb 2%, mesa duket, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr miratimin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, p\u00ebr ndryshimin e projektit, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb rastin konkret apo dhe p\u00ebr t\u00eb kompani t\u00eb tjera n\u00ebse ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb.<\/p>\n<p>Por Bashkia e Tiran\u00ebs, duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi, p\u00ebrsa koh\u00eb, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, i referohet vendimit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb Bashkis\u00eb, n\u00eb lidhje me akuzat e deputetit demokrat, shoq\u00ebria \u201cKastrati Group\u201d u shpreh se \u201cudh\u00ebhiqet nga ligjet dhe rregullat, n\u00eb fuqi, dhe nuk preferon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e debateve t\u00eb politik\u00ebs\u201d. \/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, veprimtaria e sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb vijim\u00ebsi me kritika n\u00eb lidhje me sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtuara pa leje dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb informalitetit. Nj\u00eb vendim i fundit i qeveris\u00eb q\u00eb synon frenimin e nd\u00ebrtimeve pa leje p\u00ebr q\u00ebllim fitimi, \u00ebsht\u00eb pasuar me debate t\u00eb shumta. Ky vendim sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs dhe disa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":29215,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29214"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29214\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29215"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}