{"id":29116,"date":"2022-11-14T09:52:30","date_gmt":"2022-11-14T09:52:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=29116"},"modified":"2022-11-14T09:52:30","modified_gmt":"2022-11-14T09:52:30","slug":"e-duam-rusine-prandaj-e-urrejme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/14\/e-duam-rusine-prandaj-e-urrejme\/","title":{"rendered":"\u201cE duam Rusin\u00eb, prandaj e urrejm\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sana Krasikov \u00ebsht\u00eb bij\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne ukrainase dhe e nj\u00eb babai gjeorgjian dhe jeton n\u00eb NewYork: debuton me \u00abPatriot\u00ebt\u00bb; Mikhail Shishkin la lindur n\u00eb Mosk\u00eb dhe jeton n\u00eb Zvic\u00ebr: sapo ka botuar \u00abRusskimir: luft\u00eb apo paqe?\u00bb. K\u00ebtu dialogojn\u00eb mbi Putinin dhe t\u00eb ardhmen e vendit.<\/strong><\/p>\n<p><em>Patriot\u00ebt <\/em>(sht\u00ebpia botuese Fazi), roman debutues i Sana Krasikov, rr\u00ebfen historin\u00eb e nj\u00eb amerikaneje q\u00eb emigron n\u00eb Rusin\u00eb e viteve \u201930 duke ndjekur nj\u00eb utopi dhe duke refuzuar kapitalizmin. Do t\u00eb mbes\u00eb e ngecur n\u00eb Bashkimin Sovjetik t\u00eb Stalinit. Vepra e fundit e shkrimtarit rus Mikhail Shishkin, <em>Russki mir: Luft\u00eb apo paqe? <\/em>(sht\u00ebpia botuese 21lettere) tregon se n\u00eb realitet ideologjia e vetme n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb ruajtja e pushtetit. Edhe bolshevik\u00ebt q\u00eb besonin se po shp\u00ebtonin bot\u00ebn nga kapitalizmi u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr ta shp\u00ebtuar perandorin\u00eb ruse. Nj\u00eb aktore amerikane e lindur n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb banon n\u00eb New York dhe nj\u00eb shkrimtar rus i lindur n\u00eb Mosk\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb Zvic\u00ebr: u kemi k\u00ebrkuar atyre t\u00eb ar\u00ebsyetojn\u00eb me \u00abLa Lettura\u00bb mbi pushtetin e ideologjis\u00eb dhe ideologjin\u00eb e pushtetit n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Paras\u00ebgjithash dua t\u00eb them se jam entuziaste q\u00eb flas me Mikhail: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjigant, ia adhuroj tregimet dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb i shkruan. Un\u00eb vij nga nj\u00eb bekgraund gjuhe ruse dhe jam rritur n\u00eb Bashkimin Sovjetik, por nuk e konsideroj veten nj\u00eb shkrimtare ruse, pasi kam jetuar k\u00ebtu kaq gjat\u00eb. Sfida p\u00ebr mua isha t\u00eb tregoja jet\u00ebt e kujt adopton nj\u00eb ideologji pa qen\u00eb e lindur. Nj\u00eb prej ar\u00ebsyeve p\u00ebr t\u00eb cilat <em>12 vite skllav <\/em>\u00ebsht\u00eb bind\u00ebs \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfeyer nga perspektiva e nj\u00eb skllavi, por nga dikush q\u00eb vjen nga nj\u00eb bot\u00eb ndryshe dhe i duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me rregulla t\u00eb caktuara si i rritur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje n\u00eb bot\u00ebn ku shum\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj rus\u00eb, p\u00ebrfshi Mikhail, shkruajn\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb pasi e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb. Un\u00eb doja t\u00eb tregoja sesi nj\u00eb mendje amerikane k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrshtatet n\u00eb Bashkimin Sovjetik: ndihmon k\u00eb \u00ebsht\u00eb i huaj q\u00eb ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. <em>Besimtari i v\u00ebrtet\u00eb <\/em>i Eric Hoffer e shpjegon mir\u00eb: p\u00ebr t\u2019u zhytur n\u00eb nj\u00eb ideologji t\u00eb re duhet t\u00eb pushosh s\u00eb besuari n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e vet\u00eb shqisave tuaja, syve dhe vesh\u00ebve, duhet ta \u00e7edukosh veten, p\u00ebrpara faz\u00ebs s\u00eb\u00a0 m\u00ebtejshme, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb skllav.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Faleminderit p\u00ebr fjal\u00ebt e tua, jam i mall\u00ebngjyer. Mendoj se \u00e7do ideologji n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb vret. Duke filluar nga feja: e pamundur t\u00eb llogariten milionat e njer\u00ebzve t\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb fes\u00eb. Sana dhe un\u00eb jemi lindur n\u00eb nj\u00eb shtet ku ideologjia komuniste isjte si feja, qysh nga \u00e7erdhja, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga sistemi i pushtetit. Sistemi i pushtetit e ndryshon ideologjin\u00eb: n\u00eb fillim ishte ajo e car\u00ebve t\u00eb Mosk\u00ebs dhe feja e vetme e \u00abv\u00ebrtet\u00eb\u00bb kristiane ortodokse; pastaj ideologjia sovjetike komuniste; tani kemi t\u00eb nj\u00ebjtin sistem pushteti, ama pa ideologji. Tani ideologjia \u00ebsht\u00eb thjesht s\u00eb qeni rus\u00eb.<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 N\u00eb Per\u00ebndim shum\u00eb shkruajn\u00eb se Putini \u00ebsht\u00eb i paar\u00ebsyesh\u00ebm dhe i \u00e7mendur, por sipas t\u00eb tjer\u00ebve ka nj\u00eb ideologji thuajse fetare prapa putinizmit. \u00c7far\u00eb mendon?<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Kan\u00eb shpikur t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn <em>Russki mir <\/em>(bot\u00ebn ruse, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb.), sikur gjerman\u00ebt kan\u00eb shpikur nazifashizmin: n\u00ebse nuk je gjerman, nuk i p\u00ebrket. E keni lexuar ndonj\u00ebher\u00eb <em>Mein Kampf <\/em>t\u00eb Hitlerit? Z\u00ebvend\u00ebsoni n\u00eb tekst fjal\u00ebn \u201cgjerman\u201d me \u201crus\u201d dhe ja ajo q\u00eb d\u00ebgjoni \u00e7do dit\u00eb n\u00eb televizionin rus.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre ideologjia i ka kusht\u00ebzuar identitetet tuaja dhe anasjelltas? Mikhaili ka n\u00ebn\u00eb ukrainase dhe baba rus: p\u00ebr t\u00eb si f\u00ebmij\u00eb ishte krenar pasi ishte marinar dhe \u00abkishte fituar luft\u00ebn\u00bb; pastaj m\u00ebsoi se n\u00eb periudh\u00ebn 1944 \u2013 1945 ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mbytjen e anijeve gjermane q\u00eb evakuoni refugjat\u00ebt nga Riga dhe Talini.<\/strong><\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr identitet: p\u00ebr ne t\u00eb komuniteteve rusishtfol\u00ebse n\u00eb Amerik\u00eb shum\u00eb ka ndryshuar n\u00eb muajt e fundit p\u00ebr t\u2019ju referuar vet\u00ebvetes. Ime m\u00eb ishte ukrainase dhe un\u00eb jam rritur n\u00eb Gjeorgji, me nj\u00eb raport shum\u00eb m\u00eb indirekt me pushtetin qendror. Kam miq t\u00eb rritur n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg dhe Mosk\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019i dinin gj\u00ebra t\u00eb caktuara apo q\u00eb nuk e dinin as q\u00eb ishin hebrenj. N\u00eb Gjeorgji rregullat qen\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ngurta, njer\u00ebzit spostoheshin aty p\u00ebr t\u00eb emigruar. Ideologjia ishte, por nuk p\u00ebrjetohej me skepticiz\u00ebm. Ndjeheshe nj\u00eb outsider, kishim nj\u00eb kompleks inferioriteti ndaj f\u00ebmij\u00ebve ushtarake moskovite, mendonim se qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ditur, rusishtja e tyre m\u00eb e mir\u00eb se e jona. Pastaj disa miq tan\u00eb m\u00eb nostalgjik\u00eb pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar me jet\u00ebn amerikane, pasi ndjenin se kishin l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa ne provincial\u00ebt jo, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre qe nj\u00eb avantazh. Tani jam pjes\u00eb e grupeve t\u00eb prind\u00ebrve q\u00eb flasin rusisht: pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb gjitha <em>mailing list<\/em> kan\u00eb ndryshuar em\u00ebr, duke pushuar s\u00eb quajturi rus, pse kan\u00eb k\u00ebrkuar falje pasi kan\u00eb fjal\u00ebn \u00abrus\u00bb n\u00eb emrin e organizat\u00ebs s\u00eb tyre dhe shpjegojn\u00eb se n\u00eb realitet jemi nj\u00eb p\u00ebrzierje ukrainasish, moldav\u00ebsh, e t\u00eb tjera nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb i bije shkurt: \u00abJam nj\u00eb emigrant rus\u00bb apo \u00abjam nj\u00eb hebre rus\u00bb. Edhe un\u00eb tani them: \u00abIme m\u00eb \u00ebsht\u00eb ukrainase dhe im at\u00eb gjeorgjian\u00bb. Ar\u00ebsyeja \u00ebsht\u00eb se Rusia ka nisur t\u2019i pikturoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin penel: \u00abE pushtojm\u00eb Ukrain\u00ebn sepse jemi i nj\u00ebjti popull\u00bb, por ukrainasit i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ka pasur nj\u00eb efekt edhe k\u00ebtu; disa prej nesh kan\u00eb pushuar s\u00eb p\u00ebrdoruri \u00abrusin\u00bb si pjes\u00eb t\u00eb identifikimit ton\u00eb. Besoj se kjo, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo n\u00eb t\u00eb keqe, \u00ebsht\u00eb permanente.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Ndoshta nj\u00eb zgjidhje do t\u00eb ishte s\u00eb pushuari s\u00eb qeni rus, por n\u00eb rastin tim \u00ebsht\u00eb e pamundur. Kam lindur n\u00eb Mosk\u00eb, kultura ime \u00ebsht\u00eb ruse, gjuha ime \u00ebsht\u00eb ruse, jam nj\u00eb shkrimtar rus dhe i p\u00ebrkas let\u00ebrsis\u00eb ruse. Problemi \u00ebsht\u00eb se ka Rusi e Rusi, ka rus\u00eb e rus\u00eb. Kujtoj se kur isha 16 apo 17 vje\u00e7 lexoja libra t\u00eb ndaluar, Solzhenicinin e k\u00ebshtu me radh\u00eb, dhe kuptova papritmas se isha si nj\u00eb armik, nj\u00eb spiun n\u00eb vet\u00eb vendin tim, pasi n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb zbulonin, do t\u00eb m\u00eb arrestonin. Ka qen\u00eb fillimi i k\u00ebsaj traume s\u00eb t\u00eb qeni rus, por jo rus, i lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por pa i p\u00ebrkitur dhe tani e kam t\u00eb qart\u00eb se ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin territor, por jemi mend\u00ebrisht dhe psikologjikisht dy vende t\u00eb ndryshme. Ka filluar kur Pjetri i Madh ka ftuar t\u00eb huajt: ka qen\u00eb fillimi i nj\u00eb Rusie tjet\u00ebr, me vlera t\u00eb tjera. Dy vende n\u00eb luft\u00eb civile. Nuk dijm\u00eb sesi ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb Rusi tjet\u00ebr: p\u00ebr Dostoevskij qen\u00eb rus\u00ebt europian\u00eb, p\u00ebr Stalinin dhe Leninin inteligjenca e kalbur, un\u00eb pranoj p\u00ebrkufizimin e Pushkinit (e citon n\u00eb rusisht, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb.)<em>. <\/em>M\u00eb ndihmoni ta p\u00ebrkthej?<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Njer\u00ebz q\u00eb djalli i ka d\u00ebnuar se kan\u00eb lindur n\u00eb Rusi me nj\u00eb vet\u00ebdije&#8230;<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 &#8230;me nj\u00eb shpirt. N\u00eb 1917 kemi fituar luft\u00ebn civile: qem\u00eb n\u00eb pushtet. Ama kombi tjet\u00ebr rus prej 150 milion pun\u00ebtor\u00ebsh krahu analfabet\u00eb nuk ishte gati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Rusi demokratike dhe t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr ta ishte thjesht nj\u00eb diktatur\u00eb e dob\u00ebt, nj\u00eb diktatur\u00eb pa car dhe kishte filluar nj\u00eb periudh\u00eb e tmerrshme anarkie dhe kaosi. K\u00ebshtu q\u00eb historia e ka p\u00ebrdorur ideologjin\u00eb bolshevike p\u00ebr t\u00eb rivendosur nj\u00eb rend dhe Rusia jon\u00eb ishte shfarosur apo ka emigruar. 100 vite m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj: 140 milion rus\u00eb jetojn\u00eb mend\u00ebrisht n\u00eb Mesjet\u00eb, p\u00ebr ta imazhi i bot\u00ebs transmetohet n\u00eb televizion: jemi ishulli i shenjt\u00eb n\u00eb oqeanin armik, vet\u00ebm cari mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb. Kan\u00eb shfarosur Rusin\u00eb tjet\u00ebr, n\u00ebse i p\u00ebrket asaj je n\u00eb burg ose i emigruar. Un\u00eb i p\u00ebrkas k\u00ebsaj Rusie q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p><strong>Demokracia \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb Rusi? \u00c7far\u00eb t\u00eb ardhmeje imagjinoni?<\/strong><\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Pasi kam shkruar <em>Patriot\u00ebt <\/em>kam menduar: nuk e di n\u00ebse mund t\u00eb shkruaj akoma p\u00ebr Rusin\u00eb, pasi kam ndjesin\u00eb se asgj\u00eb nuk ndryshon. Historia ruse \u00ebsht\u00eb rrethore, demoralizuese. Sigurisht, Mikhail ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb 40 vje\u00e7are, p\u00ebr shum\u00eb vite kam provuar shpres\u00eb. Ka edhe q\u00eb thon\u00eb: \u00abN\u00eb fund njer\u00ebzit do ta kuptojn\u00eb\u00bb, por problemi nuk jan\u00eb njer\u00ebzit, \u00ebsht\u00eb sistemi: derikur nuk ka m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb provojn\u00eb apo jo njer\u00ebzit. N\u00eb t\u00eb ardhmen shoh n\u00eb pushtet njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb si Putini apo jo shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 N\u00eb librin e tij t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, m\u00eb rusi i t\u00eb gjith\u00eb librave t\u00eb tij, <em>Shpirt\u00ebrat e vdekur<\/em>, Gogoli e krahason Rusin\u00eb me nj\u00eb trojk\u00eb (karroc\u00ebn me tre kuaj, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb.) q\u00eb fluturon drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmjeje t\u00eb mrekullueshme \u2013 por q\u00eb p\u00ebr ne ka qen\u00eb shekulli i p\u00ebrgjaksh\u00ebm dhe i tmerrsh\u00ebn i XX rus. Sikur Gogoli t\u00eb kishte p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb historike, do ta krahasonte Rusin\u00eb me nj\u00eb metro q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb nj\u00eb tunel me dy kahje: nga nj\u00ebra an\u00eb rendi e diktatura; nga tjetra tentativa p\u00ebr t\u00eb futur demokracin\u00eb, e konsideruar nga njer\u00ebzit nj\u00eb diktatur\u00eb e dob\u00ebt, anarki dhe kaos. Rusia ka b\u00ebr\u00eb para e prapa mbi k\u00ebt\u00eb tren disa her\u00eb n\u00eb shekullin e XX: nga car\u00ebt dhe nga perandoria Romanov tek revolucioni; pastaj prapa n\u00eb perandorin\u00eb e Stalinit dhe akoma nj\u00eb tentativ\u00eb e re n\u00eb vitet \u201990 p\u00ebr ta futur demokracin\u00eb q\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit ishte anarki; dhe s\u00ebrish m\u00eb pas me Putinin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb diktatur\u00eb fashiste. Mund ta imagjinojm\u00eb stacionin e ardhsh\u00ebm: dritaren e mund\u00ebsive, nj\u00eb car i dob\u00ebt, tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me demokracin\u00eb europiane q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb kaos dhe nj\u00eb diktatur\u00eb e re pas Putinit. N\u00eb Gjermani n\u00eb vitet \u201920 si n\u00eb Rusin\u00eb e viteve \u201990, fillohet me kaosin dhe m\u00eb pas njer\u00ebzit duan nj\u00eb car. Kjo \u00ebsht\u00eb e ardhmja, ve\u00e7 n\u00eb mos Putini mos filloft\u00eb ndonj\u00eb luft\u00eb b\u00ebrthamore: fillimisht nuk e besoja, tani jam i sigurt\u00eb q\u00eb do ta shtyp\u00eb butonin. Shpresa ime e fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk i binden sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb car fals. N\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ruse e shekullit t\u00eb XIX pyetjet kryesore qen\u00eb <em>Kto vinovat? (<\/em>\u00abI kujt \u00ebsht\u00eb faji?\u00bb, titulli i nj\u00eb romani t\u00eb Aleksandr Herzen, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb<em>.<\/em>) dhe <em>Chto d\u00e9lat\u2019? (<\/em>\u00ab\u00c7t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?\u00bb; roman i Nikolaj Cernyshevskij e m\u00eb pas pamflet i Leninit, sh\u00ebnimi i redaksis\u00eb.). Por kjo p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb dinte t\u00eb lexonte; p\u00ebr 150 milion analfabet\u00ebt pyetja ishte dhe mbetet nj\u00eb tjet\u00ebr, prej gjeneratash dhe prej shekujsh: \u00abCari \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb apo fals?\u00bb dhe m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar jan\u00eb fitoret: mund t\u00eb vras\u00ebsh miliona rus\u00eb, por n\u00ebse arrin fitoren si Stalini \u00ebsht\u00eb reale p\u00ebrgjithmon\u00eb; n\u00ebse mundesh si Gorba\u00e7ovi n\u00eb Afganistan dhe n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb je nj\u00eb car fals. P\u00ebr Putini gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb legjitimohet me fitoren, si\u00e7 kur aneksoi Krimen\u00eb; n\u00ebse nuk mund t\u2019i jap\u00ebsh popullit t\u00ebnd fitoren je fals \u2014 \u00abcari fals\u00bb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ul\u00ebret opozita patriotike n\u00eb kanalet Telegram. As Ukraina, as NATO nuk mund ta fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, vet\u00ebm rus\u00ebt mund ta mundin Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Nuk do ta b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Dhe jam i sigurt\u00eb se pas vdekjes s\u00eb Putinit nuk do ket\u00eb m\u00eb Federat\u00eb Ruse, pasi \u00ebsht\u00eb e barsur me shtete si\u00e7 ishte ish Bashkimi Sovjetik: \u00c7e\u00e7enia do t\u00eb ket\u00eb pavar\u00ebsi, republika t\u00eb tjera do t\u00eb ken\u00eb pavar\u00ebsi&#8230; Por nuk mund ta imagjinoj se do t\u00eb vendosim demokracin\u00eb. Do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb civile dhe n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira do t\u00eb votojn\u00eb jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb demokrat nga Londra si Khodorkovsky, por p\u00ebr nj\u00eb patriot. Per\u00ebndimi do t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi \u00e7do diktator q\u00eb premton t\u00eb kontrolloj\u00eb arm\u00ebt b\u00ebrthamore dhe historia ruse do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet s\u00ebrish.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb protagoniste e \u00abPatriot\u00ebve\u00bb, Florence, q\u00eb kishte emigruar n\u00eb Bashkimin Sovjetik, shtrohet n\u00eb Amerik\u00eb me plag\u00eb dekubite. Djali Julian zem\u00ebrohet me infermieren, por Florence mbron \u00absistemin\u00bb. Ai k\u00ebmb\u00ebngul: \u00abTani jeton n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb, pse duhet t\u00eb vazhdosh ta tregosh besnik\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde ndaj nj\u00eb padroni?\u00bb.<\/strong><\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Ajo sken\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekspozim mikrosociologjik i fenomenit p\u00ebr t\u00eb cilin fliste Mikhailit: mentaliteti i skllavit.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebta dy libra jan\u00eb edhe histori dashurie.<\/strong><\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb librit tim \u00ebsht\u00eb raporti midis prind\u00ebrve dhe f\u00ebmij\u00ebve. Florence nuk d\u00ebshiron t\u00eb kthehet, por djali i saj Julian d\u00ebshiron t\u00eb emigroj\u00eb dhe ajo e kupton se n\u00ebse shkon me t\u00eb ai do ta braktis\u00eb s\u00ebrish, ashtu si\u00e7 qe rritur pa n\u00ebn\u00eb n\u00eb jetimore pasi ajo ishte arrestuar.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Ky libri im nuk m\u00eb duket mbi dashurin\u00eb, por n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb dashurie p\u00ebr Rusin\u00eb time. Poeti rus Nekrasov shrkuan: \u00abAjo zem\u00ebr nuk do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb dashuroj\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb e lodhur duke urryer\u00bb. Ka kaq shum\u00eb dashuri dhe kaq shum\u00eb urrejte nj\u00ebherazi. Do t\u00eb jesh krenar p\u00ebr prind\u00ebrit e tij, por si mundesh n\u00ebse vrasin dhe gllab\u00ebrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt? Kishte nj\u00eb serial killer i famsh\u00ebm n\u00eb Rusi, Chikatilo: vriste f\u00ebmij\u00ebt dhe i hante, por kishte f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe me ta ishte nj\u00eb baba i mir\u00eb. Imagjinoni ndjenjat e djalit t\u00eb Chikatilo: \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nj\u00eb rus si un\u00eb provon kundrejt Rusis\u00eb. Natyrisht q\u00eb e dua, por e di se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb serial killer. \u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton ta dua vendin tim? Mikhail Bakunini ju p\u00ebrgjigj n\u00eb shekullin e XIX: \u00abE dia vendin tim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e uroj shtetin rus q\u00eb t\u2019i humbas\u00eb t\u00eb gjitha luft\u00ebrat\u00bb. Edhe un\u00eb e dua dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb humb\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, pasi ukrainasit \u2013 ashtu si polak\u00ebt n\u00eb revoltat e shekullit t\u00eb XIX \u2013 luftojn\u00eb \u00abp\u00ebr lirin\u00eb t\u00ebnde dhe ton\u00ebn\u00bb.<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 N\u00eb nj\u00eb prej diskutimeve t\u00eb tij Putini denigronte k\u00eb shiste n\u00ebn\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb grusht th\u00ebrimjash nga ana e Per\u00ebndimit. Ja, kush nuk \u00ebsht\u00eb dakord e shet n\u00ebn\u00ebn. Por pse nuk flet kurr\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt? E gjith\u00eb besnik\u00ebria shkon nga f\u00ebmij\u00ebt tek prind\u00ebrit, jo nga shteti tek qytetar\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p>Mikhal Shishkin \u2014 Babai i babait tim u vra n\u00eb gulag dhe kur im at\u00eb qe 18 vje\u00e7 shkoi n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun. Si t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt, Stalini ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrrohen mbrojtja e atdheut dhe ajo e diktatur\u00ebs. Tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj: \u00c7far\u00eb mbrojn\u00eb ushtar\u00ebt n\u00eb Ukrain\u00eb? U thuhet atyre se mbrojn\u00eb Rusin\u00eb nga fashizmi, por mbrojn\u00eb pushtetin e Putinit.<\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Do t\u00eb doja q\u00eb lexuesit ta dinin se ka g\u00ebzim n\u00eb t\u00eb shkruar, pavar\u00ebsisht nj\u00eb histori fatkeq\u00ebsish\u00eb.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Nj\u00eb dit\u00eb lufta do t\u00eb mbaroj\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb vdesim n\u00eb katastrof\u00ebn b\u00ebrthamore, do t\u00eb kthehet koha e kultur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb librash do t\u00eb shkruajn\u00eb rus\u00ebt dhe ukrainasit pas k\u00ebsaj lufte?<\/strong><\/p>\n<p>Sana Krasikov \u2014 Njer\u00ebzit e kan\u00eb lexuar <em>Mjeshtri dhe Margarita <\/em>dekada pasi ishte shkruar: Jam kureshtare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shkruhet tani dhe q\u00eb do ta zbulojm\u00eb pas 20 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mikhail Shishkin \u2014 Shpresoj q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen pyetjes: Pse jemi b\u00ebr\u00eb fashist\u00eb? I kujt \u00ebsht\u00eb faji? \u00c7t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?<\/p>\n<p>(nga <em>La Lettura<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sana Krasikov \u00ebsht\u00eb bij\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne ukrainase dhe e nj\u00eb babai gjeorgjian dhe jeton n\u00eb NewYork: debuton me \u00abPatriot\u00ebt\u00bb; Mikhail Shishkin la lindur n\u00eb Mosk\u00eb dhe jeton n\u00eb Zvic\u00ebr: sapo ka botuar \u00abRusskimir: luft\u00eb apo paqe?\u00bb. K\u00ebtu dialogojn\u00eb mbi Putinin dhe t\u00eb ardhmen e vendit. Patriot\u00ebt (sht\u00ebpia botuese Fazi), roman debutues i Sana Krasikov, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":29117,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29116"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}