{"id":29105,"date":"2022-11-14T09:39:17","date_gmt":"2022-11-14T09:39:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=29105"},"modified":"2022-11-14T09:39:17","modified_gmt":"2022-11-14T09:39:17","slug":"pushteti-i-krizes-nga-libri-i-ri-i-ian-bremmer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/14\/pushteti-i-krizes-nga-libri-i-ri-i-ian-bremmer\/","title":{"rendered":"Pushteti i kriz\u00ebs; nga libri i ri i Ian Bremmer"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ian Bremmer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej politolog\u00ebve m\u00eb autoritar\u00eb n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Libri i tij i fundit, \u201cPushteti i krizave. Si tre k\u00ebrc\u00ebnime dhe p\u00ebrgjigja jon\u00eb do ta ndryshojn\u00eb bot\u00ebn\u201d. Vepra ndeshet me implikimet e nj\u00eb triptiku krizash n\u00eb pritje t\u00eb cilave u ekspozohen konfliktet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare: emergjencat sh\u00ebndet\u00ebsore globale, nj\u00eb ndryshim klimaterik katastrofik dhe revolucioni i Inteligjenc\u00ebs Artificiale. Me lejen e botuesit, m\u00eb posht\u00eb po botojm\u00eb nj\u00eb ekstrakt t\u00eb tekstit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb Xi Jinping i qeshur ngrinte dor\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb falenderimi prej duatrokitjeve t\u00eb zjarrta q\u00eb e shoq\u00ebronte n\u00eb tribun\u00eb ku do t\u00eb mbante diskutimin m\u00eb t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb World Economic Forum 2017. Ka qen\u00eb hera e par\u00eb absolute q\u00eb nj\u00eb president kinez b\u00ebnte shfaqjen e tij n\u00eb Davos dhe nj\u00eb plate zakonisht e hutuar, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga elita politike dhe biznesore e bot\u00ebs kapitaliste, ishte n\u00eb ankth t\u00eb d\u00ebgjonte at\u00eb q\u00eb Xi do t\u00eb thoshte. Presidentit i jan\u00eb dashur pak minuta p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kina kishte arritur momentin e ndryshimit t\u00eb historis\u00eb. Dy vite m\u00eb par\u00eb Xi kishte paraqitur strategjin\u00eb e tij \u00abMade in China 2025\u00bb, nj\u00eb plan programatik p\u00ebr t\u00eb fituar supremacin\u00eb globale n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale, n\u00eb informatik\u00ebn kuantistike, n\u00eb robotik\u00eb dhe n\u00eb aspekte t\u00eb tjera teknologjike. Si\u00e7 tha n\u00eb 1990 ish lideri Ten Hsiao Pin, Kina do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb ta \u00abmbante t\u00eb fshehur forc\u00ebn e saj dhe t\u00eb priste momentin e duhur\u00bb, por n\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb janarit 2017 n\u00eb Davos Xi ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet padiskutim se Kina kishte hequr dor\u00eb nga t\u00eb fshehurit dhe t\u00eb priturit.<\/p>\n<p>\u00abIshte m\u00eb e mira e koh\u00ebrave, ishte m\u00eb e keqja e koh\u00ebrave\u00bb, ka debutuar Xi. Th\u00ebnia e Charles Dickens ishte zgjedhur qartazi p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb auditor. Presidenti ka shpjeguar se pse Kina kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb t\u00eb adoptonte nj\u00eb strategji zhvillimi ekonomik t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga shteti, ku kompanit\u00eb lidere t\u00eb vendit do t\u00eb ishin kineze, t\u00eb ndjekura n\u00eb distanc\u00ebn e duhur nga shum\u00ebkomb\u00ebshet, por momenti kryesor ka qen\u00eb mbrojtja e tij energjike dhe e zjarrt\u00eb e globalizmit, teza sipas t\u00eb cil\u00ebs nd\u00ebrvar\u00ebsia midis vendeve i b\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ka d\u00ebnuar populizmin dhe proteksionizmin, dy pika t\u00eb forta aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dukshme prej n\u00ebnkuptimit t\u00eb tyre implicit: lajmi tjet\u00ebr i spikatur k\u00ebsaj jabe do t\u00eb ishte inagurimi i armikut t\u00eb betuar t\u00eb globalizmit Donald Trump tre dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>9 muaj m\u00eb pas Xi flet nga nj\u00eb plate tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb XIX t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Kineve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shtyhet shum\u00eb m\u00eb tej n\u00eb prezantimin e vizionit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kin\u00ebs. Njofton p\u00ebr vendin dhe popullin e tij \u00abnj\u00eb er\u00eb t\u00eb re\u00bb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kina do t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb pozicion \u00abm\u00eb af\u00ebr me qendr\u00ebn\u00bb n\u00eb sken\u00ebn politike globale. E paraqet Kin\u00ebn si nj\u00eb \u00abopsion t\u00eb ri p\u00ebr vende t\u00eb tjera\u00bb, nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj demokracis\u00eb per\u00ebndimore dhe ilusron at\u00eb t\u00eb quajtur nga vet\u00eb ai si \u00abzgjidhja kineze\u00bb ndaj problemeve t\u00eb bot\u00ebs. N\u00ebn lidershipin e Xi Kina ka kaluar nga apelimi nj\u00eb reforme ndaj sistemit aktual nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta kontribuar n\u00eb ideimin e nj\u00eb shtytjeje t\u00eb till\u00eb reformiste dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb ambicies p\u00ebr ta udh\u00ebhequr. Lider\u00ebt e saj imagjinojn\u00eb nj\u00eb Kin\u00eb q\u00eb dominon Lindjen aziatike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim synojn\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrsojn\u00eb kontrollin politik n\u00eb Hong Kong, t\u00eb ushtrojn\u00eb presione ndaj Taivanit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb v\u00ebni rezistenc\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Pekinit p\u00ebr ribashkim me prapatok\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb metodikisht forc\u00ebn e saj ushtarake n\u00eb Detin e Kin\u00ebs Jugore.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>Vatra <\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb dispozitiv\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i \u00e7ojn\u00eb t\u00eb dy vendet n\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim. Le t\u00eb fillojm\u00eb nga m\u00eb i rrezikshmi. N\u00eb 1996 Kina l\u00ebshoi raketa balistike n\u00eb det p\u00ebr ta friks\u00ebuar Taivanin. P\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb mesazh p\u00ebrgjigjeje Pekinit, presidenti Clinton d\u00ebrgoi dy aeroplanmbajt\u00ebse n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Taivanit. Kina u t\u00ebrhoq. Kjo ndodhte \u00e7erekshekulli m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitet q\u00eb pasuan Kina ka shpenzuar miliarda n\u00eb raketa, sisteme sigurie, sisteme t\u00eb mbrojtjes ajrore dhe n\u00ebndet\u00ebsesh moderne, arm\u00eb kibernetike dhe arm\u00eb t\u00eb tjera lufte t\u00eb denja p\u00ebr shekullin e XXI. N\u00eb marsin e 2021 e p\u00ebrditshmja e Partis\u00eb Komuniste <em>People\u2019s Daily <\/em>referonte se presidenti Xi kishte nxitur ushtrin\u00eb dhe policin\u00eb kineze t\u00eb \u00abp\u00ebrgatiteshin p\u00ebr luftime\u00bb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin e vendit dhe nj\u00eb studiues i njohur kinez formulonte parashikimin se Xi do t\u00eb donte ta \u00abp\u00ebrshpejtonte zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Taivanit gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb tret\u00eb si president\u00bb. Dometh\u00ebn\u00eb midis 2022 dhe 2027. N\u00eb marsin e 2021 nj\u00eb admiral i lart\u00eb amerikan ka paralajm\u00ebruar se Kina mund ta pushtoj\u00eb Taivanin \u00abn\u00eb 6 vitet e ardhshme\u00bb. Sikur sot Kina t\u00eb l\u00ebshonte raketa mbi Taivan, si do t\u2019i p\u00ebrgjigjej presidenti Biden? N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqte shembullin e Clinton, Pekini do t\u00eb t\u00ebrhiqej edhe k saj radhe? Po sikur t\u00eb mos ishte k\u00ebshtu? Po pas 5 vitesh?<\/p>\n<p>N\u00eb Azi ekuilibri i pushtetit ushtarak ka ndryshuar. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb lidhur marr\u00ebveshje n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me dhjet\u00ebra vende, nd\u00ebrsa Kina \u00ebsht\u00eb impenjuar t\u00eb mbroj\u00eb vet\u00ebm Koren\u00eb e Veriut. Por Shtetet e Bashkuara do t\u00eb hynin n\u00eb luft\u00eb me nj\u00eb fuqi b\u00ebrthamore si Kina p\u00ebr llogari t\u00eb Vietnamit e t\u00eb Filipineve p\u00ebr ta penguar predominimin kinez n\u00eb Detin e Kin\u00ebs Jugore? Por sikur t\u00eb vendosnin ta b\u00ebnin, sa aleat\u00eb do t\u00eb rreshtoheshin p\u00ebrkrah tyre?<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrplasje Shtetet e Bashkuara \u2013 Kin\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb e rrezikshme se Lufta e Ftoht\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik pasi do t\u00eb luftohej me arm\u00eb kibernetike dhe t\u00eb llojit tjet\u00ebr, q\u00eb si\u00e7 u diskutua do t\u2019i pengonte t\u00eb dyja pal\u00ebt ta vizualizonin ekuilibrin real t\u00eb pushtetit, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mundur nj\u00eb eskalim dhe konflikti do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb pak me ideologjin\u00eb komuniste apo kapitaliste dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pushtetin ekonomik dhe teknologjik. N\u00eb ndryshim nga Bashkimi Sovjetik, Kina nuk po eksporton nj\u00eb ideologji, p\u00ebr sa parime marksiste \u2013 leniniste mund t\u00eb shqiptoj\u00eb Xi Jinping n\u00eb atdhe. Po nga bota t\u00eb shikohet si nj\u00eb vend i fort\u00eb, i aft\u00eb, i urt\u00eb, dashamir\u00ebs dhe i t\u00ebr\u00eb (ku me i \u00abt\u00ebr\u00eb\u00bb n\u00ebnkupton q\u00eb Taivani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kin\u00ebs).<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja m\u00eb destabilizuese nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb ishull t\u00eb caktuar apo nj\u00eb pasqyr\u00eb uji n\u00eb ve\u00e7anti dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me tarifat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb mbi t\u00eb ardhmen e teknologjis\u00eb \u2013 instrumenta komunikimi t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb ardhme, <em>machine learning<\/em>, softuer survejimi, inteligjenc\u00eb artificiale \u2013 t\u00eb cilit i kushtoj nj\u00eb kapitull t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb superfuqi teknologjike dhe ka tashm\u00eb nj\u00eb aset bipolar prej Lufte t\u00eb Ftoht\u00eb n\u00eb raportin teknologjik SHBA \u2013 Kin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb mbi t\u00eb gjitha rajonet e bot\u00ebs. N\u00eb tregun e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, t\u00eb mallrave dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve, Amerika dhe Kina jan\u00eb tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb konkurrent\u00eb sesa aleat\u00eb (potencial\u00eb). T\u00eb dyja duan ta rrisin kuot\u00ebn e tyre t\u00eb tregut dhe t\u00eb dyja p\u00ebrfitojn\u00eb nga nj\u00eb sistem shk\u00ebmbimi t\u00eb lir\u00eb. Luft\u00ebrat treg\u00ebtare mund t\u00eb nisen p\u00ebr t\u00eb arritur objektiva specifike, por treg\u00ebtia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vet\u00ebvete nj\u00eb konkurrenc\u00eb me shumatore zero. N\u00eb treg\u00ebti \u00abadministrimi i zakonsh\u00ebm\u00bb ju konvenion t\u00eb gjith\u00ebve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb argument themelor n\u00eb favor t\u00eb paqes dhe t\u00eb prosperitetit global.<\/p>\n<p>Por tregu global i t\u00eb dh\u00ebnave dhe i informacioneve po ndahet m\u00eb dysh. N\u00eb parim interneti \u2013 World Wide Web \u2013 ngrihej mbi nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e vetme standardesh dhe rregullash. Me p\u00ebrjashtime shum\u00eb t\u00eb pakta, \u00e7do p\u00ebrdorues kishte praktikisht t\u00eb nj\u00ebjtin akses me \u00e7do tjet\u00ebr. Jo m\u00eb. Kina dhe Shtetet e Bashkuara po nd\u00ebrtojn\u00eb tani dy ekosisteme online krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo vlen p\u00ebr transformimin e internetit k\u00ebshtu si\u00e7 e njohim sot, por edhe p\u00ebr internetin e gj\u00ebrave (Internet of Things, IoT), rrjetin e krijuar nga lidhja me internet e dispozitiv\u00ebve t\u00eb \u00e7do lloji si elektrosht\u00ebpijake, automobila, dispozitiv\u00eb mjek\u00ebsor\u00eb q\u00eb vishen dhe satelit\u00eb. Ekosistemi teknologjik amerikan, me t\u00eb gjitha vlerat dhe difektet e tij, nd\u00ebrtohet nga sektori privat dhe (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb delikate) rregullohet nga qeveria. Sistemi kinez dominohet nga shteti. E nj\u00ebjta gj\u00eb thuhet p\u00ebr mbledhjen e <em>big data<\/em>, zhvillimin e inteligjenc\u00ebs artificiale, lan\u00e7imin e teknologjis\u00eb 5G dhe aksionet e mbrojtjes dhe t\u00eb hakmarrjes kund\u00ebr sulmeve kibernetike.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet strategjis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb M\u00ebndafshit, Kina ka investuar m\u00eb shum\u00eb se 100 miliard dollar\u00eb n\u00eb infrastruktura t\u00eb vendeve t\u00eb tjera. Kjo iniciativ\u00eb e fuqizon influenc\u00ebn e Pekinit n\u00eb vendet e interesuara, por me t\u2019u realizuar vepra t\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga t\u00eb gjith\u00eb. Konkurrenca teknologjike \u00ebsht\u00eb e ndryshme. Ndarja m\u00eb dysh e ekosistemit teknologjik global krijon hap\u00ebsira informimi dhe t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb ve\u00e7anta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb Luft\u00eb e Ftoht\u00eb teknologjike do ta tribalizonte njer\u00ebzimin me m\u00ebnyra t\u00eb reja. Sikur amerikan\u00ebt q\u00eb shohin kanale via kabllo t\u00eb ndryshme shohin versione krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit t\u00eb tyre, imagjinoni antinomin\u00eb SHBA \u2013 Kin\u00eb n\u00eb nj\u00eb <em>bot\u00eb <\/em>t\u00eb ndar\u00eb nga rregulla dhe standarde t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00abne kund\u00ebr tyre\u00bb n\u00eb shkall\u00eb globale. Skenari i nj\u00eb\u00a0 \u00absplinternet\u00bb, dometh\u00ebn\u00eb i dy ekosistemeve teknologjike paralele, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr globalizimin; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje p\u00ebr k\u00eb beson n\u00eb lirit\u00eb politike q\u00eb rrezikon t\u2019i humbas\u00eb. Rezultati ideal i secil\u00ebs pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb eliminimi i sistemit tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me shumatore zero, si edhe sfida m\u00eb e madhe ndaj shpres\u00ebs s\u00eb nj\u00eb aleance t\u00eb ardhshme midis rival\u00ebve Amerik\u00eb dhe Kin\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>Ngjitja kineze ofron mund\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ta nd\u00ebrtuar aleanc\u00ebn q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb dhe punuar s\u00ebbashku p\u00ebr problemet bot\u00ebrore m\u00eb urgjente, amerikan\u00ebt duhet t\u00eb njohin vler\u00ebn e ngjitjes kineze. Paras\u00ebgjithash, kushdo q\u00eb afirmon se vlerat dhe lidershipi per\u00ebndimor jan\u00eb themeli thelb\u00ebsor i nj\u00eb t\u00eb ardhmjeje t\u00eb sigurt\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb begat\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb me realitetin: lidershipi per\u00ebndimor ka kontribuar t\u00eb na fus\u00eb n\u00eb kaosin aktual global, ku kriza \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aty. Divergjencat e pik\u00ebpamjeve midis Europ\u00ebs e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe polarizimi gjithnj\u00eb e m\u00eb i ashp\u00ebr n\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore jan\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Kriza financiare nuk ka filluar n\u00eb Kin\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e k\u00ebsaj krize \u00ebsht\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara, pasi q\u00eb paaft\u00ebsia e Uashingtonit p\u00ebr t\u2019i rregulluar si\u00e7 duhet huat\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb reagim zinxhir n\u00eb sektorin bankar global q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebme shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kush thekson se treg\u00ebtia transkufitare do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb begati t\u00eb p\u00ebrhapur duhet t\u00eb njoh\u00eb se \u00ebsht\u00eb Kina, jo Amerika, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fuqi e treg\u00ebtis\u00eb globale. Jo vet\u00ebm kaq: fuqit\u00eb per\u00ebndimore nuk kan\u00eb arritur ta frenojn\u00eb koronavirusin me t\u00eb nj\u00ebjtin efikasitet si Pekini. Vendet per\u00ebndimore jan\u00eb n\u00eb mosdakord\u00ebsi mbi m\u00ebnyr\u00ebn sesi ta luftojn\u00eb ndryshimin klimaterik, mbi sesi t\u00eb rregullojn\u00eb teknologjit\u00eb e reja, mbi sesi t\u00eb menaxhojn\u00eb konfliktet, mbi sesi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb me Rusin\u00eb dhe sesi t\u2019i p\u00ebrgjigjen ngjitjes s\u00eb Kin\u00ebs. T\u00eb mos krijojm\u00eb iluzione se nd\u00ebrhyrja ushtarake amerikane prodhon gjithmon\u00eb stabilitet. T\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaj n\u00eb vendin e tyre dhe me nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb justifikimi t\u00eb frik\u00ebrave t\u00eb tilla, lider\u00ebt kinez\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin se asnj\u00eb vend nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pushtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preventive nj\u00eb tjet\u00ebr apo t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb tij. Pjesa m\u00eb e madhe e amerikan\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb dakord dhe nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb ushtria amerikane ka nd\u00ebrhyr\u00eb me shum\u00eb seri, edhe ushtarakisht, n\u00eb vende t\u00eb huaja, nganj\u00ebher\u00eb bashk\u00eb me ato t\u00eb NATO apo me aleat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Shembujt m\u00eb t\u00eb bujsh\u00ebm jan\u00eb Panamaja, Haiti, Somalia, ish Jugosllavia, Iraku (p\u00ebr dy her\u00eb) dhe Afganistani. Objektivat e deklaruara qen\u00eb hera her\u00ebs t\u00eb ndryshme: arrestimi i nj\u00eb krimineli, bllokimi i nj\u00eb katastrofe humanitare, pengimi i spastrimit etnik, nd\u00ebshkimi i pushtimit t\u00eb nj\u00eb vendi kufitar, bllokimi i prodhimit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb rrezikshme apo luftimi i terrorizmit. Disa prej k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve \u2013 Panamaja, ish Jugosllavia dhe lufta e par\u00eb e Gjirit \u2013 kan\u00eb arritur t\u00eb pakt\u00ebn pjes\u00ebrisht objektivat e deklaruara. T\u00eb tjera, si nd\u00ebrhyrja n\u00eb Somali e n\u00eb Haiti, lufta e dyt\u00eb e Gjirit dhe Afganistani \u2013 kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Kina nuk do ta pushtonte Irakun n\u00eb 2003 p\u00ebr t\u00eb kapur arm\u00eb joekzistente t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb, duke krijuar boshll\u00ebkun politik q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gjenerate t\u00eb re t\u00eb terrorist\u00ebve. Lufta n\u00eb Afganistan nuk ka gjeneruar nj\u00eb impakt pozitiv jet\u00ebgjat\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe u ka kostuar kontribuesve amerikan\u00eb mij\u00ebra miliarda dollar\u00eb. Disa prej ushtar\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Kabulin n\u00eb gushtin e 2021 nuk kishin lindur akoma kur al Qaeda i sulmoi Shtetet e Bashkuara m\u00eb 11 shtator 2001. Kostoja e k\u00ebtyre fushatave, e matur si asistenc\u00eb afatgjat\u00eb furnizuar veteran\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar q\u00eb t\u00eb rritet nj\u00eb dekadat e ardhshme. Nga ana e saj, Amerika e akuzon Pekinin se nuk do t\u00eb mbaj\u00eb kostot dhe rreziqet e asociuara me nd\u00ebrhyrjet n\u00eb vendet e huaja dhe t\u00eb finalizuara p\u00ebr pengimin e katastrofave humanitare. Por ka miliona njer\u00ebz n\u00eb Ruanda t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i kujtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs se Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre jo gjithmon\u00eb vrapojn\u00eb n\u00eb momentin e nevoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Kina mund t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb zgjidhen shum\u00eb prej problemeve t\u00eb zhvillimit bot\u00ebror. Nj\u00eb shembull i par\u00eb evident: vendet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr kan\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr infrastruktura m\u00eb t\u00eb mira. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb theksuar tashm\u00eb, Pekini ka krijuar Asian Infrastructure Investment Bank (AIIB), nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebs multilateral q\u00eb p\u00ebrfshin 78 shtete an\u00ebtare, midis t\u00eb cilave pavar\u00ebsisht tentativave shkurajuese t\u00eb Uashingtonit shum\u00eb aleat\u00eb historik\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara: Mbret\u00ebri e Bashkuara, Franc\u00eb, Gjermani, Kore e Jugut, Australi dhe Izrael. Objektivi i AIIB \u00ebsht\u00eb t\u00eb financoj\u00eb projektet e Rrug\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb M\u00ebndafshit n\u00eb Azi. Ka investuar miliarda n\u00eb projekte si rrug\u00eb, ura, porte e aeroporte dhe n\u00eb masat e frenimit antikovid. Megjith\u00ebse duke qen\u00eb e akuzuar p\u00ebr n\u00ebnshtrim ndaj objektivave politike t\u00eb Pekinit, n\u00eb qershorin e 2020 AIIB ka miratuar nj\u00eb hua 750 milion dollar\u00ebshe p\u00ebr ta ndihmuar Indin\u00eb, rivalen e Kin\u00ebs, p\u00ebr ta p\u00ebrballuar koronavirusin pik\u00ebrisht n\u00eb jav\u00ebn ku trupat kineze dhe indiane qen\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me nj\u00eb konflikt vdekjeprur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb kontestuar p\u00ebrgjat\u00eb kufirit kino \u2013 indianoverior.<\/p>\n<p>Kina shpesh akuzohet se e ka krijuar AIIB si alternativ\u00eb ndaj Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN) dhe huadh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tjera rajonal\u00eb p\u00ebr t\u00eb imponuar rregullat t\u00eb reja p\u00ebr dh\u00ebnien e huave n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb objektivave politike t\u00eb Pekinit. Megjithat, mbetet nj\u00eb prej financuesve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb FMN dhe AIIB ka bashk\u00ebpunuar me institucione si Banka Bot\u00ebrore, Asian Development Bank, Islamic Development Bank, African Development Bank dhe BERZH. Bota emergjente, por edhe shum\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb pasura, kan\u00eb nevoj\u00eb urgjente n\u00eb infrastruktura fizike dhe Kina po kontribuon t\u00eb k\u00ebnaqet nj\u00eb nevoj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja nuk \u00ebsht\u00eb e pashmangshme<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse duke i njohur diferencat midis konfliktit mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e shekullit t\u00eb XX dhe p\u00ebrplasjen e sotme kino \u2013 amerikane, ekspert\u00ebt bien dakord gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbi faktin qe kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb t\u00eb re. Historiani dhe gazetari Niall Ferguson e quan Lufta e Dyt\u00eb e Ftoht\u00eb: \u00abEdhe nj\u00eb her\u00eb akoma ndodhemi me nj\u00eb paqe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkufizimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u00bb. \u00abKa filluar nj\u00eb Luft\u00eb e Ftoht\u00eb e re\u00bb, bie dakord Robert Kaplan n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb <em>Foreign Policy <\/em>m\u00eb 2019. \u00abDiferencat midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pastra dhe themelore. Negociatat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u2019i menaxhuar dhe asbolutisht asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar\u00bb. Peter Beyer, koordinator i marr\u00ebdh\u00ebnieve transatlantike p\u00ebr qeverin\u00eb gjermane, n\u00eb 2020 ka deklaruar se \u00abLufta e Ftoht\u00eb e re midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kin\u00ebs tashm\u00eb ka filluar dhe do t\u00eb plazmoj\u00eb shekullin ton\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam dakord. Pavar\u00ebsisht divergjencave t\u00eb shumta, disa prej tyre nuk kan\u00eb zgjidhje, Uashingtoni dhe Pekini nuk jan\u00eb ende t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb t\u00eb re dhe duhet t\u00eb pushojn\u00eb s\u00eb sjelluri sikur jan\u00eb, pasi nj\u00eb konflikt i k\u00ebtij lloji do t\u00eb ishte d\u00ebshtim strategjik i bujsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. Nj\u00eb p\u00ebrplasje e re midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha do ta minonte nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb q\u00eb ushqen ekonomit\u00eb tona, mbron sigurin\u00eb ton\u00eb dhe na mund\u00ebson t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb krizat e af\u00ebrta globale t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Kina do t\u00eb gjenden ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb n\u00eb shum\u00eb fronte. N\u00eb ndonj\u00eb rast do t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konkurrenc\u00eb me shumatore zero: qeverit\u00eb e t\u00eb dyja vendeve nuk do t\u00eb bien kurr\u00eb dakord mbi t\u00eb ardhmen e Taivanit, Hong Kongut apo Detit t\u00eb Kin\u00ebs Jugore. N\u00eb t\u00eb tjera, si treg\u00ebtia dhe investimentet, si konkurrenca, ashtu edhe bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb gjenerojn\u00eb avantazhe reciproke. N\u00eb t\u00eb tjer\u00eb akoma, si p\u00ebr ata q\u00eb do t\u00eb flas n\u00eb tri kapitujt e ardhsh\u00ebm, bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor ose do t\u00eb humbasim t\u00eb gjith\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e t\u00eb dyja qeverive t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb me qart\u00ebsi, ndershm\u00ebrisht dhe realisht se cilat \u00e7\u00ebshtje futen n\u00eb k\u00ebto kategori.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin k\u00ebrc\u00ebnimet e m\u00ebdha p\u00ebr Amerik\u00ebn jan\u00eb frut i vet\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb saj: politika e brendshme e hiperpolarizuar, zgjerimi i pabarazive dhe mosbesimi n\u00eb rritje n\u00eb institucionet politike dhe n\u00eb mjetet e komunikimit, por me kalimin e koh\u00ebs Kina d\u00eb to p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha demokracit\u00eb e vot\u00ebs, pasi nj\u00eb rivale e k\u00ebtij lloji nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Bashkimi Sovjetik ka qen\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb ushtarake dhe ideologjike, por nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb rival treg\u00ebtar. N\u00eb vitet \u201980 Japonia ka qen\u00eb nj\u00eb konkurrent dinamik treg\u00ebtar p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, por ka mbetur nj\u00eb aleate politike dhe ushtarake. Kina e shekullit t\u00eb XXI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rivale ushtarake, politike e treg\u00ebtare dhe n\u00eb sfer\u00ebn e teknologjive t\u00eb reja kufijt\u00eb midis k\u00ebtyre kategorive shpejt mbyten. Shtetet e Bashkuara dhe Kina jan\u00eb dy superfuqit\u00eb n\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahet past\u00ebr nga nj\u00eb mir i nd\u00ebrtuar me \u00e7imento t\u00eb skaduar t\u00eb ardhur nga Gjermania Lindore.<\/p>\n<p>Scott Fitzgerald shkruan se \u00abbangoprova e nj\u00eb inteligjence t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb mendje dy ide t\u00eb kund\u00ebrta nj\u00ebherazi dhe, s\u00ebbashku, t\u00eb ruaj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e funksionimit\u00bb. Me k\u00ebt\u00eb shpirt Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb punojn\u00eb me Kin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e m\u00ebdha q\u00eb presin t\u00eb dy vendet dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, megjith\u00ebse duke konkurruar dhe duke hyr\u00eb n\u00eb konflikt n\u00eb zona t\u00eb tjera. Po, Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet e demokracis\u00eb, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e njeriut kudo (nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb patjet\u00ebr duhet filluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, por q\u00eb nuk prfundon aty). Por ngjitja e Kin\u00ebs nuk mundet dhe nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rritje natyrale dhe popullsia e saj d\u00ebshiron dhe meriton nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ish sekretari i Shtetit Mike Pompeo nj\u00eb her\u00eb ka pohuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre duhet t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00abKina duhet t\u00eb kufizohet t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb i takon n\u00eb bot\u00eb\u00bb; ama nuk u takon amerikan\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb \u00abvendin q\u00eb i takon Kin\u00ebs\u00bb. Deklarata si ajo e Pompeo vler\u00ebsojn\u00eb argumentat e atyre n\u00eb Kin\u00eb q\u00eb pohojn\u00eb se Amerika \u00ebsht\u00eb e vendosur ta frenoj\u00eb vendin e tyre. Ka aspekte ku kontributet e Kin\u00ebs jan\u00eb pozitive p\u00ebr bot\u00ebn. N\u00eb k\u00ebto zona Amerika dhe vendet e tjera do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb t\u2019i njihnin dhe deri t\u00eb merrnin pjes, p\u00ebr shembull duke hyr\u00eb n\u00eb institucionet treg\u00ebtare dhe financiare t\u00eb kryesuara nga Kina. N\u00ebse Amerika do ta mb\u00ebshtes\u00eb realisht zhvillimin e Kin\u00ebs, at\u00ebhere do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nacionalist\u00ebt kinez\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin se Shtetet e Bashkuara duan ta nd\u00ebrpresin rritjen e vendit.<\/p>\n<p>(nga <em>MicroMega<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ian Bremmer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej politolog\u00ebve m\u00eb autoritar\u00eb n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Libri i tij i fundit, \u201cPushteti i krizave. Si tre k\u00ebrc\u00ebnime dhe p\u00ebrgjigja jon\u00eb do ta ndryshojn\u00eb bot\u00ebn\u201d. Vepra ndeshet me implikimet e nj\u00eb triptiku krizash n\u00eb pritje t\u00eb cilave u ekspozohen konfliktet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare: emergjencat sh\u00ebndet\u00ebsore globale, nj\u00eb ndryshim klimaterik katastrofik dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":29106,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29105"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}