{"id":28628,"date":"2022-11-08T19:49:52","date_gmt":"2022-11-08T19:49:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28628"},"modified":"2022-11-08T19:54:04","modified_gmt":"2022-11-08T19:54:04","slug":"voa-demokratet-po-pergatiten-per-rezultate-zhgenjyese-mund-te-humbasin-edhe-kongresin-edhe-senatin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/08\/voa-demokratet-po-pergatiten-per-rezultate-zhgenjyese-mund-te-humbasin-edhe-kongresin-edhe-senatin\/","title":{"rendered":"VOA: Demokrat\u00ebt po p\u00ebrgatiten p\u00ebr rezultate zhg\u00ebnjyese, mund t\u00eb humbasin edhe Kongresin edhe Senatin"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sezon i trazuar zgjedhjesh n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb u shoq\u00ebrua s\u00ebrish nga ndasit\u00eb e m\u00ebdha politike dhe q\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje lidhur me angazhimin ndaj nj\u00eb t\u00eb ardhmeje demokratike p\u00ebrfundon t\u00eb mart\u00ebn, nd\u00ebrsa amerikan\u00ebt votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e para komb\u00ebtare t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb demokratit Joe Biden.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt po p\u00ebrgatiten p\u00ebr rezultate zhg\u00ebnjyese, t\u00eb shqet\u00ebsuar se mund t\u00eb humbasin kontrollin e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe at\u00eb t\u00eb Senatit, q\u00eb dikur mendonin se do ta ruanin shumic\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb kishin. Guvernator\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb partis\u00eb demokrate n\u00eb shtetet si Uiskonsini, Mi\u00e7igani dhe Nevada po ndeshen gjithashtu me rival\u00eb serioz\u00eb republikan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbr\u00ebma pas nj\u00eb tubimi t\u00eb fundit fushate, Presidenti Biden tha se ai mendonte se demokrat\u00ebt do ta mbanin Senatin, por e pranoi se ruajtja e shumic\u00ebs n\u00eb &#8220;Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Partia Republikane ishte optimiste p\u00ebr shanset e saj, duke th\u00ebn\u00eb se mesazhi i saj i p\u00ebrqendruar tek ekonomia, \u00e7mimet e karburantit dhe krimi do t\u00eb t\u00ebrhiqte votuesit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shtimit t\u00eb inflacionit dhe dhun\u00ebs n\u00eb rritje. Republikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb bindur se zem\u00ebrimi q\u00eb rrjedh nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb grave p\u00ebr abort \u00ebsht\u00eb zbehur dhe tradicionalisht zgjedhjet p\u00ebr Kongresin q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me mesin e mandatit t\u00eb nj\u00eb presidenti jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj vler\u00ebsimi p\u00ebr pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>&#8220;Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb referendum mbi paaft\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj administrate&#8221;, tha ligjv\u00ebn\u00ebsi republikan i Minesot\u00ebs, Tom Emmer, i cili po drejton p\u00ebrpjekjet e Partis\u00eb Republikane p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb kontrollin e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Rezultatet mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb dy vitet e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit Biden. Kontrolli nga republikan\u00ebt qoft\u00eb edhe i nj\u00ebr\u00ebs dhom\u00eb t\u00eb Kongresit, do ta linte zotin Biden t\u00eb pambrojtur ndaj hetimeve mbi familjen dhe administrat\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa ai do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb mbronte arritjet e tij politike, duke p\u00ebrfshir\u00eb ligjin p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, si dhe at\u00eb t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe shpenzimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet sociale. Republikan\u00ebt gjithashtu mund ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb rritjen e tavanit t\u00eb borxhit dhe mund t\u00eb kufizojn\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet e s\u00eb mart\u00ebs mund t\u00eb krijojn\u00eb debate t\u00eb reja n\u00eb Uashington<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse republikan\u00ebt do t\u00eb arrijn\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb, mund t\u00eb shtohet trysnia ndaj zotit Biden p\u00ebr t\u00eb mos v\u00ebn\u00eb kandidatur\u00ebn n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2024. Ish-presidenti Donald Trump, nd\u00ebrkoh\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga nj\u00eb paraqitje e fort\u00eb e Partis\u00eb Republikane, duke shpallur zyrtarisht kandidatur\u00ebn e tij n\u00eb Florida jav\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Zgjedhjet p\u00ebr Kongresin vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr Amerik\u00ebn, e cila doli k\u00ebt\u00eb vit nga pandemia e r\u00ebnd\u00eb e COVID-19 dhe tani po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb forta ekonomike. Gjykata e Lart\u00eb hoqi t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr abortin, q\u00eb ishte n\u00eb fuqi p\u00ebr pes\u00eb dekada.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para komb\u00ebtare, q\u00eb nga sulmi i 6 janarit t\u00eb vitit 2021 ndaj Kapitolit, e ardhmja demokratike e vendit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Disa njer\u00ebz q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb, ose ishin n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sulmit vdekjeprur\u00ebs ndaj Kapitolit, pritet t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb mart\u00ebs, madje edhe n\u00eb ato p\u00ebr postin e an\u00ebtarit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve. Nj\u00eb num\u00ebr i kandidat\u00ebve republikan\u00eb p\u00ebr Sekretar Shteti, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb Arizona, Nevada dhe Mi\u00e7igan, kan\u00eb refuzuar t\u00eb pranojn\u00eb rezultatet e zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2020. N\u00ebse fitojn\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, ata do t\u00eb menaxhojn\u00eb zgjedhjet e ardhshme presidenciale n\u00eb shtetet q\u00eb jan\u00eb shpesh ky\u00e7e n\u00eb garat presidenciale.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e pranojn\u00eb se ka nj\u00eb prirje kund\u00ebr tyre n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla, partia e presidentit humbet vende n\u00eb zgjedhjet q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me mesin e mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb. Mb\u00ebshtetja e ul\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebn e Presidentit Biden i v\u00ebshtir\u00ebson m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekjet e demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb fituara garat e ngushta.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb muajit tetor nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra p\u00ebr Studimin e \u00c7\u00ebshtjeve Publike-NORC, vet\u00ebm 43% e amerikan\u00ebve thon\u00eb se mb\u00ebshtesin pun\u00ebn e Presidentit Biden. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sondazh, vet\u00ebm 25% than\u00eb se vendi po shkon n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aleat\u00ebt e Presidentit Biden kan\u00eb shprehur shpres\u00ebn se votuesit do t\u00eb refuzojn\u00eb republikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb mjedisi ekstrem politik.<\/p>\n<p>&#8220;Mendoj se ajo q\u00eb ne po shohim tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parti me busull morali&#8221;, thot\u00eb Cedric Richmond, ish k\u00ebshilltar i lart\u00eb i Presidentit Biden n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb q\u00eb tani punon n\u00eb Komitetin Komb\u00ebtar Demokrat. &#8220;Dhe nj\u00eb parti q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb pushtetin\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr 49 vje\u00e7arin Kevin Tolbert, i cili punon dhe jeton n\u00eb Southfield t\u00eb Mi\u00e7iganit. Ai planifikon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb kandidat\u00ebt demokrat\u00eb mes shqet\u00ebsimeve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet mbrojtur dhe ne e mbrojm\u00eb at\u00eb (demokracin\u00eb) duke votuar, duke mb\u00ebshtetur vendin ton\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta mbrojm\u00eb at\u00eb, sepse ne mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb situata t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb i kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, diktator\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb. Ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8221;, thot\u00eb zoti Tolbert.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Merilend, ku demokrat\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb nga shanset e tyre m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb postin e guvernatorit t\u00eb mbajtur nga republikan\u00ebt, Shawn Paulson thot\u00eb se kishte &#8220;shum\u00eb pik\u00eb-pyetje, por jo hetime t\u00eb mjaftueshme&#8221; p\u00ebr rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020. &#8220;Nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb negative ose e paligjshme n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sigurin\u00eb&#8221;, tha zoti Paulson, nj\u00eb 45-vje\u00e7ar q\u00eb drejton deg\u00ebn e Partis\u00eb Republikane n\u00eb Qarkun e Kentit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e zgjedhjeve federale dhe shtet\u00ebrore dhe prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i em\u00ebruar nga vet\u00eb zoti Trump, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk pati prova t\u00eb besueshme q\u00eb tregojn\u00eb se zgjedhjet e vitit 2020 ishin t\u00eb manipuluara. Akuzat e ish-presidentit p\u00ebr manipulim t\u00eb zgjedhjeve jan\u00eb mohuar edhe nga gjykatat e vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjyqtar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga vet\u00eb zoti Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e s\u00eb mart\u00ebs, votuesit amerikan\u00eb do t\u00eb vendosin p\u00ebr tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vende n\u00eb Senat dhe demokrat\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrqendruar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontrollin n\u00eb Pensilvani, Xhorxhia, Uiskonsin dhe Arizona. Garat n\u00eb k\u00ebto shtete ndoshta do t\u00eb vendosin se cila parti do t\u00eb kontrolloj\u00eb Senatin, i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb 50 me 50, me N\u00ebnpresidenten demokrate Kamala Harris q\u00eb ka vot\u00ebn p\u00ebrcaktuese. Demokrat\u00ebt shpresojn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb garat p\u00ebr Senatin n\u00eb shtetet e Ohajos dhe Karolin\u00ebs s\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa republikan\u00ebt besojn\u00eb se mund t\u00eb fitojn\u00eb ndaj senator\u00ebve demokrat\u00eb n\u00eb Nevada dhe ndoshta n\u00eb Nju Hempsh\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn votuesit do t\u00eb zgjedhin tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb guvernator\u00eb shtetesh. Demokrat\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrqendruar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ruajtur postet e guvernatorit n\u00eb Mi\u00e7igan, Uiskonsin dhe Pensilvani. K\u00ebto tre shtete jan\u00eb kritike p\u00ebr zgjedhjet presidenciale, legjislaturat e tyre kontrollohen nga republikan\u00ebt dhe kandidat\u00ebt republikan\u00eb p\u00ebr guvernator\u00eb, kan\u00eb mbrojtur g\u00ebnjeshtrat p\u00ebr manipulim zgjedhjesh t\u00eb filluara nga zoti Trump n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Fitoret e republikan\u00ebve n\u00eb garat p\u00ebr guvernator\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shtetet t\u00eb miratojn\u00eb ligje m\u00eb t\u00eb ashpra votimi dhe ndoshta edhe t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mohimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2024, n\u00ebse zoti Trump, ose ndonj\u00eb kandidat tjet\u00ebr republikan, i humbet ato.<\/p>\n<p>Mes parashikimeve p\u00ebr fitore t\u00eb republikan\u00ebve, demokrat\u00ebt shpresojn\u00eb se aborti mund t\u00eb aktivizoj\u00eb baz\u00ebn e tyre dhe do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb votuesit e pavarur e t\u00eb pavendosur, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar nga shfuqizimi i vendimit Roe kund\u00ebr Wade.<\/p>\n<p>&#8220;Njer\u00ebzit e kuptojn\u00eb se kjo liri themelore \u00ebsht\u00eb hequr&#8221;, thot\u00eb Alexis McGill Johnson, presidente e organizat\u00ebs \u201cPlanned Parenthood Federation of America\u201d, e cila ka shpenzuar 150 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobilizuar votuesit &#8220;q\u00eb zakonisht nuk votojn\u00eb&#8221; n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kongresin q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me mesin e mandatit t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>&#8220;Ata e shohin se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekonomike, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e liris\u00eb&#8221;, shtoi zonja McGill Johnson. \u201cDhe ata jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Presidenti Biden p\u00ebrballet me mund\u00ebsin\u00eb e drejtimit t\u00eb nj\u00eb Uashingtoni t\u00eb ndar\u00eb. Nd\u00ebrsa po kthehej nga nj\u00eb tubim fushate n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit demokrat p\u00ebr guvernator n\u00eb Merilend, Wes Moore, zoti Biden u pyet se cili do t\u00eb ishte realiteti i tij i ri, n\u00ebse Kongresi kontrollohet nga republikan\u00ebt. Ai u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;M\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sezon i trazuar zgjedhjesh n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb u shoq\u00ebrua s\u00ebrish nga ndasit\u00eb e m\u00ebdha politike dhe q\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje lidhur me angazhimin ndaj nj\u00eb t\u00eb ardhmeje demokratike p\u00ebrfundon t\u00eb mart\u00ebn, nd\u00ebrsa amerikan\u00ebt votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e para komb\u00ebtare t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb demokratit Joe Biden. Demokrat\u00ebt po p\u00ebrgatiten p\u00ebr rezultate zhg\u00ebnjyese, t\u00eb shqet\u00ebsuar se mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28629,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28628"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28628\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}