{"id":28612,"date":"2022-11-08T18:30:56","date_gmt":"2022-11-08T18:30:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28612"},"modified":"2022-11-08T18:30:56","modified_gmt":"2022-11-08T18:30:56","slug":"projekti-i-skavices-frike-dhe-pasiguri-ne-luginen-e-drinit-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/08\/projekti-i-skavices-frike-dhe-pasiguri-ne-luginen-e-drinit-te-zi\/","title":{"rendered":"Projekti i Skavic\u00ebs, frik\u00eb dhe pasiguri n\u00eb lugin\u00ebn e Drinit t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Banor\u00ebt e Dibr\u00ebs q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs e kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb 35 fshatra, nd\u00ebrsa kan\u00eb frik\u00eb se nuk do t\u00eb marrin d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pronat e tyre n\u00ebs\u00eb ai nd\u00ebrtohet.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Hysen Likdisha, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb amerikane Bechtel n\u00eb korrik 2021 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs, qeveria shqiptare dhe vet\u00eb kryeministri Edi Rama kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm mbi suksesin q\u00eb kjo kontrat\u00eb n\u00ebnkuptonte.<\/p>\n<p>N\u00eb prill Rama e cil\u00ebsoi hidrocentralin, i cili sipas tij rrit me 20 p\u00ebr qind prodhimin e energjis\u00eb hidrike n\u00eb vend, nj\u00eb \u201c\u00ebnd\u00ebrr t\u00eb gjat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Madje s\u00eb fundmi nd\u00ebrsa vizitonte Dibr\u00ebn n\u00eb 29 tetor, Rama i cil\u00ebsoi si t\u00eb pakuptueshme kund\u00ebrshtimet ndaj projektit dhe akuzoi opozit\u00ebn se kishte nxitur kund\u00ebrshtimet.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb ka k\u00ebtu, pse duhet me qen\u00eb kund\u00ebr? Duke d\u00ebgjuar hienat\u201d, tha Rama, i cili premtoi sht\u00ebpi p\u00ebr ata q\u00eb prekeshin dhe pun\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb jetonin rreth e rrotull lugin\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa kryeministri premton dhe zhurma rreth hidrocentralit shtohet, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare e hidrocentralit n\u00eb gati nj\u00eb duzin\u00eb p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr pal\u00eb t\u00eb treta t\u00eb publikuara n\u00eb faqen e saj pas k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion, b\u00ebn me dije se ende nuk ka nj\u00eb projekt p\u00ebrfundimtar dhe po ashtu as bisedime dhe as vendimmarrje mbi fatin e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ardhmen i ka b\u00ebr\u00eb dyshues banor\u00ebt e fshatrave q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i HEC-it.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu mungon transparenca,\u201d tha Haxhi Idrizi, 76-vje\u00e7, nga fshati Muhurr, nd\u00ebrsa shpjegoi se banor\u00ebt e tij kurr\u00eb nuk e kishin braktisur tok\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe vijojm\u00eb t\u00eb mbetemi n\u00eb dilem\u00eb se \u00e7\u2019far\u00eb na premton qeveria ne, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Dyshimet e banor\u00ebve ngrihen mbi nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kompensimit t\u00eb padrejt\u00eb q\u00eb u ofrohet atyre q\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb favor t\u00eb projekteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 BIRN gjeti\u00a0se banor\u00ebt e fshatrave q\u00eb u p\u00ebrmbyt\u00ebn nga nd\u00ebrtimi i hidrocentralit t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs prej 45 vjet\u00ebsh ende presin kompensimin e premtuar, nd\u00ebrsa jetojn\u00eb n\u00eb kapanone t\u00eb mbuluara me eternit q\u00eb sh\u00ebrbyen si fjetore p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e dig\u00ebs s\u00eb par\u00eb mbi lumin Drin.<\/p>\n<p>Konfliktet e hapura me t\u00eb shpron\u00ebsuarit nga qeveria me \u00e7mime reference shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa tregu, jan\u00eb lajme t\u00eb zakonshme n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0nd\u00ebrsa BIRN ka gjetur se edhe n\u00eb k\u00ebto\u00a0raste pagesat vonohen duke u pamund\u00ebsuar t\u00eb shpron\u00ebsuarve nj\u00eb jet\u00eb normale.<\/p>\n<p><strong>Ankthet e shp\u00ebrnguljes<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja \u201cJo Skavic\u00ebs-Po Dibr\u00ebs\u201d, e krijuar nga dibran\u00eb q\u00eb preken direkt prej projektit apo t\u00eb emigruar q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb zon\u00ebn, zhvilloi gjat\u00eb tetorit takime n\u00eb 19 fshatra q\u00eb sipas planeve t\u00eb publikuara preken direkt prej HEC-it.<\/p>\n<p>Majlinda Hoxha, aktiviste e l\u00ebvizjes dhe koordinatore e takimeve i tha BIRN se pavar\u00ebsisht se ku kishin shkuar, q\u00ebndrimi i banor\u00ebve kishte qen\u00eb i unifikuar kund\u00ebr projektit.<\/p>\n<p>\u201cGjetja m\u00eb interesante, n\u00ebse mund ta quaj k\u00ebshtu, ishte se n\u00eb \u00e7do fshat kemi marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin\u00a0 feedback;- ne do sakrifikojm\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pron\u00ebn, tok\u00ebn dhe varret e gjysh\u00ebrve tan\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se hidrocentrali do t\u00eb ishte fundi i Dibr\u00ebs dhe se l\u00ebvizja ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga organizata mjedisore \u2018EuroNatur\u2019 p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ball\u00eb projektit.<\/p>\n<p>\u201cJo pak, por 32 fshatra humbin lidhjen direkte me Peshkopin\u00eb, si dhe \u201cmbytet\u201d trash\u00ebgimia kulturore \u2013historike 3000 vje\u00e7are\u201d, tha ajo, nd\u00ebrsa shtoi se ndikimi shkon p\u00ebrtej atyre zonave q\u00eb mbulohen nga uji.<\/p>\n<p>Hoxha shtoi se ata po ndihmojn\u00eb banor\u00ebt q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb takimet e m\u00ebvonshme t\u00eb konsultimit publik, n\u00eb t\u00eb cilat projekti duhet t\u00eb kaloj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb banor\u00ebt duhet t\u00eb paraqesin problematikat q\u00eb kan\u00eb dhe ne do angazhohemi q\u00eb t\u00eb kemi edhe disa t\u00eb dh\u00ebna mbi efektet negative t\u00eb k\u00ebtij projekti, q\u00eb banor\u00ebt\u00a0 t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur\u201d, shpjegoi ajo.<\/p>\n<p>Pjesmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prej takimeve t\u00eb l\u00ebvizjes t\u00eb zhvilluar n\u00eb 17 tetor n\u00eb Muhurr, Nazmi Drizi, kryetari i shoqat\u00ebs \u201cP\u00ebr mbrojtjen e Lugin\u00ebs s\u00eb Drinit t\u00eb Zi\u201d, tha se projekti e ndante krahin\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb dhe p\u00ebrmbyste nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cPunimet jan\u00eb ndal, por kjo s\u2019ka bes\u00eb,\u201d tha ai. \u201c Dibr\u00ebn don ta zhb\u00ebj me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit, Edi Rama\u201d, shtoi Drizi duke faj\u00ebsuar kryeministrin.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa b\u00ebhen gati p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar projektin, banor\u00ebt jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb edhe llogarit\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb prej asaj q\u00eb kan\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Hysen Uka, studiues-publi\u00e7ist, nj\u00ebher\u00ebsh edhe kryetar i shoqat\u00ebs Nisma Dibrane, thot\u00eb se nd\u00ebrsa e kund\u00ebrshtojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi projektin, banor\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebhen gati q\u00eb ai mund t\u2019iu imponohet. Ai thekson se n\u00ebse projekti nd\u00ebrtohet ata duhet t\u00eb marrin nj\u00eb kompensim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pronat e humbura.<\/p>\n<p>Uka k\u00ebrkoi q\u00eb qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb financoj\u00eb banor\u00ebt e \u201czhvendosur, p\u00ebr ringritjen e veprimtarive bujq\u00ebsore-blegtoriale, agroturiz\u00ebm, bletari, peshkim etj\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij qeveria duhet tu ofroj\u00eb banor\u00ebve jo d\u00ebmshp\u00ebrblim monetar p\u00ebr pron\u00ebn, por tok\u00eb bujq\u00ebsore prodhuese, banesa dhe nj\u00eb paket\u00eb investimesh q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe ngritjen e nj\u00eb qyteze n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Kastriot, si dhe infrastruktur\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte lidhjen e zonave q\u00eb izolohen nga liqeni i hidrocentralit me aeroportin e Kuk\u00ebsit dhe \u201crrug\u00ebn e Arb\u00ebrit\u201d.<\/p>\n<p>Por frik\u00ebrat dhe d\u00ebshirat e banor\u00ebve jan\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb bazuara vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebt e d\u00ebgjuara n\u00eb mitingje elektorale. Korporata Elektroenergjitike thot\u00eb se ende nuk ka p\u00ebrfunduar faza studimore e projektit dhe as kishte deri n\u00eb fund t\u00eb tetorit nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb atyre q\u00eb preken.<\/p>\n<p>KESH n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi mbi Skavic\u00ebn, t\u00eb publikuara n\u00eb faqen e saj n\u00eb 27 shtator, thot\u00eb se ende nuk kishte p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb q\u00eb parashikon studim teknik, at\u00eb t\u00eb fizibilitetit dhe vler\u00ebsim mjedisor t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>\u201cAnaliza e fizibilitetit teknik, social, mjedisor dhe ekonomik do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe avantazhet dhe disavantazhet projektit t\u00eb cilat do t\u00eb analizohen e konsultohen edhe me publikun p\u00ebrpara marrjes se nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>KESH shprehet se ende nuk e ka t\u00eb qart\u00eb se cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb fshatrat e prekur dhe as numrin konkret t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb zhvendosen.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht studimi i faz\u00ebs s\u00eb pare \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb proces. Propozimet p\u00ebr vendin e zhvendosjes do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sakta pas realizimit t\u00eb kontakteve n\u00eb vend me banoret e zon\u00ebs, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb njoftimit t\u00eb rezultateve t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb projektit\u201d,\u00a0thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e KESH t\u00eb tetorit 2022.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi n\u00eb mjedis<\/strong><\/p>\n<p>HEC-i i Skavic\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb ka nisur fillimisht\u00a0 n\u00eb vitet 1970 si pjes\u00eb e kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit, p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb vendit me energji elektrike dhe si nj\u00eb rezerv\u00eb ujore p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kaskad\u00ebs<\/p>\n<p>Aktualisht qeveria shqiptare hodhi hapin e par\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb projekti,\u00a0nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb Bechtel, e cila sipas kontrat\u00ebs po kryen studim teknik t\u00eb zon\u00ebs, fizibiliteti dhe po ashtu edhe vler\u00ebsim t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Kosto t\u00eb projektit jan\u00eb ende t\u00eb paqarta por shifrat e p\u00ebrmendura publikisht n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dig\u00ebs dhe madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb hidrocentralit variojn\u00eb nga 250 milion euro deri n\u00eb 500 milion euro. Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku tha gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb parlament n\u00eb tetor 2022 se punimet do t\u00eb nisnin brenda 9 muajve, por se ende vijonin negociatat p\u00ebr financimin e dig\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti pritet t\u00eb has\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb forta t\u00eb organizatave t\u00eb mjedisit q\u00eb e shohin at\u00eb si rrezik p\u00ebr biodiveristetin n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Andrey Ralev, nj\u00eb aktivist i biodiversitetit shkroi n\u00eb faqen e organizat\u00ebs mjedisore \u2018Bankwatch\u2019 n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti se diga mbi Drin ishte \u201cgj\u00ebja e fundit q\u00eb i duhej Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa arsyetoi se nd\u00ebrtimi do t\u00eb zhdukte p\u00ebrfunditmisht Rreqebullin e Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb organizata si EuroNatur dhe Riverwatch kan\u00eb qen\u00eb gjithashtu t\u00eb z\u00ebshme n\u00eb kund\u00ebrshtimin e planeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dig\u00ebs, q\u00eb i shohin si jo t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>EuroNatur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb aktive n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb aktivist\u00ebve lokal\u00eb n\u00eb organizimin e banor\u00ebve kund\u00ebr projektit. N\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb fshatin Muhurr n\u00eb 17 tetor, Edi Tuka drejtues ekzekutiv i \u2018North Green Association\u2019, nj\u00eb OJF vendore e mb\u00ebshtetur nga EuroNatur, u foli banor\u00ebve mbi pasojat mjedisore t\u00eb dig\u00ebs n\u00eb mjedisin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Tuk\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb e faun\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr rrezikon t\u00eb zhduket dhe bashko m\u00eb at\u00eb edhe 70 p\u00ebr qind e bim\u00ebve autoktone medicionale dhe bujq\u00ebsore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banor\u00ebt e Dibr\u00ebs q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i hidrocentralit t\u00eb Skavic\u00ebs e kund\u00ebrshtojn\u00eb projektin q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb 35 fshatra, nd\u00ebrsa kan\u00eb frik\u00eb se nuk do t\u00eb marrin d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pronat e tyre n\u00ebs\u00eb ai nd\u00ebrtohet. Nga Hysen Likdisha, BIRN Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb amerikane Bechtel n\u00eb korrik 2021 p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28613,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28612"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28612\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}