{"id":28208,"date":"2022-11-04T12:47:47","date_gmt":"2022-11-04T12:47:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28208"},"modified":"2022-11-04T12:47:47","modified_gmt":"2022-11-04T12:47:47","slug":"berisha-rama-eshte-arsyeja-e-shpopullimit-masiv-faleminderit-mbreti-charles-i-iii-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/04\/berisha-rama-eshte-arsyeja-e-shpopullimit-masiv-faleminderit-mbreti-charles-i-iii-te\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama \u00ebsht\u00eb arsyeja e shpopullimit masiv! Faleminderit mbreti Charles i III-t\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka nisur konferenc\u00ebn e sotme p\u00ebr shtyp me nj\u00eb deklarat\u00eb publike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, lidhur me largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi, shkaqet q\u00eb i shtyjn\u00eb dhe shkaktar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e kryetarit t\u00eb PD, Berisha<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Britanin\u00eb e Madhe n\u00eb media, Parlament dhe qeveri, ka shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr fluksin e papar\u00eb t\u00eb refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb Kanalin, me shkres\u00ebn e nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti ky fluks, deri tani ka arritur n\u00eb 12 mij\u00eb shqiptar\u00eb, nga 800 q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Pa dyshim kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb situat\u00eb serioze p\u00ebr \u00e7do vend dhe polemika lidhur me t\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe e pashmangshme.<\/p>\n<p>Duke mos u pajtuar me asnj\u00eb etiketim t\u00eb padrejt\u00eb ndaj refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb, nga mediat apo politikan\u00eb t\u00eb caktuar britanik\u00eb, Partia Demokratike gjen rastin t\u00eb falenderoj Madh\u00ebrin\u00eb e tij, Charles i III-t\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebt dhe nd\u00ebrhyrjen e tij fisnike n\u00eb k\u00ebt\u00eb polemik\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike hedh posht\u00eb dhe denoncon si t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme deklarat\u00ebn e Edi Ram\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai fajton p\u00ebr gjendjen e krijuar autoritetet e Britanis\u00eb s\u00eb Madhem, duke treguar me gisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike si fajtor\u00eb konservator\u00ebt britanik\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, gjithashtu fton qeverin\u00eb, Parlamentin, forcat politike t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb ndal\u00eb dhe t\u00eb analizojn\u00eb shkaqet e v\u00ebrteta t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb \u201cpopull t\u00eb gomoneve\u201d, nga qeveria aktuale e Edi Ram\u00ebs, sepse kjo mund t\u2019i ndihmoj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb tyre t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh me shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb deklaron se: Shkaku themelor i shpopullimit me shpejt\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i largimit sipas EUROSTAT nga ky vend, q\u00eb nga viti 2014 \u2013 2021, vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, i 744 mij\u00eb e 417 shqiptar\u00ebve, apo 26% e popullat\u00ebs, pa p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu ata q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb SHBA, Britanin\u00eb e Madhe, Kanada dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Votimi fiktiv i shqiptar\u00ebve nga dhunimi masiv i zgjedhjeve nga Edi Rama n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb sistemit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb patronazhist\u00ebve, p\u00ebrdorimit t\u00eb shtetit si makineri elektorale, blerjes masive t\u00eb votave dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb bandave dhe krimit n\u00eb fushata elektorale.<br \/>\nMe zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrar\u00eb shpres\u00ebn te shqiptar\u00ebt se pushteti mund t\u00eb ndryshohet me vot\u00eb. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2022, nj\u00eb vit pas zgjedhjeve fiktive, fluksi i refugjat\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe u rrit 15 her\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nMb\u00ebshtetja e fitoreve t\u00eb Edi Ram\u00ebs nga mafia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, protezheja e tij, George Soros, ka efekte shkat\u00ebrruese mbi demokracin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>2. Vendosja n\u00eb Shqip\u00ebri e monizmit absolut apo sundimit t\u00eb shtetit nj\u00eb partiak fal\u00eb votimit fiktiv. Sot Edi Rama kontrollon t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb Shqip\u00ebri, pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, institucionet kushtetuese si Presidenc\u00ebn, Sh\u00ebrbimin Informativ Komb\u00ebtar etj. Me reform\u00ebn sorosiane, ai ka n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb fakt ai kontrollon 10% m\u00eb shum\u00eb pushtet se sa diktatori i fundit komunist Ramiz Alia n\u00eb vitin 1991. Shqip\u00ebria p\u00ebr indeksin e zbatimit t\u00eb ligjit sipas Raportit t\u00eb fundit t\u00eb World Justice Project, renditet 4 vende n\u00ebn Vietnamin komunist.<\/p>\n<p>3. Lidhjet e tmerrshme t\u00eb Edi Ram\u00ebs me krimin, drog\u00ebn dhe z\u00ebvend\u00ebsimin n\u00eb Shqip\u00ebri i shtetit ligjor me narkoshtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Shqip\u00ebria, sipas raporteve t\u00eb DASH, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qend\u00ebr operacionale t\u00eb organizatave kriminale rajonale, europiane dhe bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>4. Vjedhja e fondeve dhe pasurive publike, vendosja e sistemit t\u00eb korrupsionit n\u00eb vend, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, institucioni kushtetues p\u00ebr kontrollin e shpenzimeve buxhetore ka faktuar se n\u00eb 7 vite jan\u00eb vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar 8. 2 miliard euro, shum\u00eb kjo e barabart\u00eb pothuaj me 2 buxhete. K\u00ebshtu, me sistemin korruptiv dhe vjedhjeve t\u00eb fondeve publike t\u00eb vendosur nga Edi Rama, pun\u00ebt publike n\u00eb Shqip\u00ebri kushtojn\u00eb 7 deri n\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, p.sh. 1 km autostrad\u00eb n\u00eb fush\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kushton 24 milion\u00eb euro kundrejt vet\u00ebm 3 milion\u00eb euro q\u00eb kushton n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Apo nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shkolle me fondet e buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb Tiran\u00eb, kushton 3 deri n\u00eb 6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shkolle t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me fondet e donator\u00ebve nga UNDP po n\u00eb Tiran\u00eb, kushton gjithsej 680 mij\u00eb Euro.<\/p>\n<p>5. Vet\u00eb Edi Rama mori detyr\u00ebn si Kryeminist\u00ebr i akuzuar nga prezenca e OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb se ka t\u00eb fshehura n\u00eb bankat offshore, 200 milion\u00eb euro dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Edi Rama nuk reagoi kurr\u00eb me asnj\u00eb form\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi. Kryeminist\u00ebr, ai firmosi n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjet e vendit, p\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb vet\u00ebn, kontratat e nd\u00ebrtimit t\u00eb tri djegsave me 430 milion\u00eb euro, sot asnj\u00eb djeg\u00ebs nuk funksionon.,<\/p>\n<p>6. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb \u201cpopull i gomoneve\u201d, Edi Rama jeton si kryeministri m\u00eb i kushtuesh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb. Ai ka realizuar me charter 137 udh\u00ebtime p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu, udh\u00ebtime p\u00ebr t\u00eb ndjekur ndeshje t\u00eb futbollit amerikan n\u00eb Florida apo vakanca t\u00eb kushtueshme n\u00eb Paris, etj. Vet\u00ebm k\u00ebto udh\u00ebtime u kan\u00eb kushtuar taksapaguesve shqiptar\u00eb 22 milion\u00eb euro. Ai porositi instalacion druri 4 milion\u00eb euro n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm t\u00eb Kryeministris\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 tij dhe rojeve t\u00eb tij nuk e shikon njeri.<\/p>\n<p>7. Varf\u00ebrimi progresiv i shqiptar\u00ebve nga korrupsioni i pap\u00ebrmbajtur dhe politikat q\u00eb ndjek Edi Rama dhe qeveria e tij \u00ebsht\u00eb shkak tjet\u00ebr madhor i shpopullimit dramatik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 2013 shqiptar\u00ebt kishin rrog\u00ebn mesatare m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon, m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Bullgaria, Rumania dhe vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Sot pas 9 vitesh t\u00eb qeverisjes korruptive t\u00eb Edi Ram\u00ebs ata kan\u00eb rrog\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon, 15-20% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se Kosova kurse \u00e7mimet e produkteve ushqimore baz\u00eb sipas Eurostat, jan\u00eb 7-10% m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-S\u00cb. Nafta n\u00eb Shqip\u00ebri, shitet me \u00e7mim pothuaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Gjermani. S\u00eb fundi, nj\u00eb rol t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb fug\u00ebn masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria, luan her\u00eb-her\u00eb edhe korrupsioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar, politik, monetar dhe erotik i Tiran\u00ebs zyrtare, p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje politike t\u00eb pamerituar p\u00ebr regjimin monist t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Partia Demokratike konsideron shqiptar\u00eb q\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria, viktima t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb nuk i lejon t\u00eb votojn\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, q\u00eb i vjedh dhe i pla\u00e7kit ata deri n\u00eb palc\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb shnd\u00ebrruar pasurit\u00eb e tyre t\u00eb m\u00ebdha publike n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi dhe ka z\u00ebvend\u00ebsuar shtetin ligjor me narko-shtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>PD angazhohet t\u00eb punoj\u00eb fort q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb shnd\u00ebrrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, vendin e pasurive t\u00eb m\u00ebdha dhe resurseve t\u00eb pafundme, n\u00eb vendin ku shqiptar\u00ebt t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb \u00ebndrrat e tyre t\u00eb bukura, t\u00eb ardhmen q\u00eb meritojn\u00eb&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka nisur konferenc\u00ebn e sotme p\u00ebr shtyp me nj\u00eb deklarat\u00eb publike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, lidhur me largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga vendi, shkaqet q\u00eb i shtyjn\u00eb dhe shkaktar\u00ebt. Deklarata e plot\u00eb e kryetarit t\u00eb PD, Berisha N\u00eb Britanin\u00eb e Madhe n\u00eb media, Parlament dhe qeveri, ka shqet\u00ebsime serioze &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28208"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28208\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}