{"id":28060,"date":"2022-11-03T14:20:58","date_gmt":"2022-11-03T14:20:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28060"},"modified":"2022-11-03T14:20:58","modified_gmt":"2022-11-03T14:20:58","slug":"dhoma-amerikane-kunder-rames-dhjetefishimi-i-gjobave-antikushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/03\/dhoma-amerikane-kunder-rames-dhjetefishimi-i-gjobave-antikushtetues\/","title":{"rendered":"Dhoma Amerikane kund\u00ebr Ram\u00ebs: Dhjet\u00ebfishimi i gjobave antikushtetues"},"content":{"rendered":"<p>Dhoma amerikane e Tregtis\u00eb n\u00eb komentet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr paket\u00ebn fiskale 2023 d\u00ebrguar Komisionit Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe ministres s\u00eb Financave Delina Ibrahimaj vler\u00ebson se paket\u00eb e re fiskale sjell nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb gjobave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize qeveria duhet t\u00eb propozonte politika m\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr tatimpaguesit.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr procedurat tatimore q\u00eb propozojn\u00eb dhjet\u00ebfishimin e gjob\u00ebs p\u00ebr mos l\u00ebshimin e faturave nga Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb vler\u00ebsohen antikushtetuese. An\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se gjobat e propozuara p\u00ebr mos l\u00ebshimin e fatur\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrtej normave q\u00eb parashikon aktualisht legjislacionin tatimor n\u00eb fuqi, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parimi i proporcionalitetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Projektligji sipas AmCham shkel lirin\u00eb e veprimtaris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs nj\u00ebsoj si ligji 99\/2015 i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet t\u00eb rishikohet nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs Amerikane kund\u00ebrshtohen edhe propozimet p\u00ebr unifikimin e akciz\u00ebs te prodhuesit e birr\u00ebs. An\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se unifikimi do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb prodhuesit vendas n\u00eb raport me birrat e importit. Dhoma amerikane e Tregtis\u00eb shprehet se regjimi aktual i akciz\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me lejimet e BE-s\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me direktiv\u00ebn.<\/p>\n<p>Komente t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb lidhje me Paket\u00ebn<\/p>\n<p>Rritja e gjobave p\u00ebr shkeljet administrative<\/p>\n<p>Vendosja e gjob\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn 10% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb parapagimit, n\u00eb rast vonese t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb parapagimeve t\u00eb tatim fitimit, t\u00eb cilat p\u00ebr nga natyra nuk jan\u00eb nj\u00eb tatim i maturuar, ka element\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb proporcionalitetit dhe duhet t\u00eb shqyrtohet edhe n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e kritereve t\u00eb vendosura nga Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 33\/2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, projektligji propozon rritjen e penaliteteve p\u00ebr shkeljet administrative t\u00eb kryera nga tatimpaguesit si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Gjoba p\u00ebr mallrat e pashoq\u00ebruara me fatur\u00eb b\u00ebhet 750,000 lek\u00eb nga 75,000 lek\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb her\u00ebt, por kall\u00ebzimi penal b\u00ebhet n\u00eb rast se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs dhe jo n\u00eb shkeljen e par\u00eb: Dhjet\u00ebfishimi i gjob\u00ebs p\u00ebr mosl\u00ebshim t\u00eb faturave p\u00ebr furnizim, pagese, apo pranim t\u00eb mallrave nga 150,000 b\u00ebh\u00ebt 1,500,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoba p\u00ebr mos deklarimin e punonj\u00ebsve apo pagave reale behet 200% e detyrimit p\u00ebr entitetet juridike dhe 100 % e detyrimit p\u00ebr tatimpaguesit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me miratimin e ligjit p\u00ebr Fiskalizimin u propozua dhe u miratuan ndryshimet dhe t\u00eb sanksioneve (d\u00ebnimeve administrative) p\u00ebr ligjin e ri t\u00eb fiskalizimit dhe zbatimi i k\u00ebtyre sanksioneve i filloi efektet nga data 1 janar 2022. Pas 10 muaj nga zbatimi i k\u00ebtyre sanksioneve, propozohet dhjet\u00ebfishim i k\u00ebtyre gjobave p\u00ebr kategorin\u00eb e biznesit t\u00eb regjistruar me TVSH dhe tatim fitim.<\/p>\n<p>Nuk e kuptojm\u00eb analiz\u00ebn e kryer nga Ministria q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar n\u00eb dhjet\u00ebfishimin e gjobave p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb kategori t\u00eb biznesit. Ne gjykojm\u00eb se propozimi p\u00ebr rritjen e gjobave \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj dhe antikushtetues.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ligji i procedurave p\u00ebrcakton q\u00eb gjobat e vendosura si shkelje administrative, q\u00eb lidhen me nj\u00eb detyrim tatimor, nuk mund t\u00eb kalojn\u00eb 100% t\u00eb detyrimit tatimor, kufirin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjob\u00ebs t\u00eb caktuar n\u00eb nenin 111 \u201cD\u00ebnimet administrative\u201d, pika 5 e k\u00ebtij Ligji. Propozimi p\u00ebr dyfishim t\u00eb gjobave p\u00ebr mos deklarimin e punonj\u00ebsve apo pag\u00ebs reale sjell konflikt t\u00eb nenit t\u00eb ligjit t\u00eb procedurave tatimore q\u00eb nuk lejon q\u00eb gjobat e vendosura t\u00eb tejkalojn\u00eb 100% t\u00eb detyrimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paqart\u00ebsia p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj dispozite dhe barra e prov\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb dhe administratat tatimore n\u00eb momentin e konstatimit t\u00eb shkeljes p\u00ebr subjektet. Referuar dyfishimit t\u00eb gjob\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e punonj\u00ebsve dhe fshehja e pag\u00ebs, ju sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj se Dhoma ka shprehur shqet\u00ebsimet e saj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ndryshim, me an\u00eb t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb saj zyrtare me nr.32 dat\u00eb 27 qershor 2022 si dhe n\u00eb platform\u00ebn elektronike t\u00eb konsultimeve publike. Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb nuk ka kthyer asnj\u00eb p\u00ebrgjigje kundrejt k\u00ebsaj letre.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebr nj\u00eb kategori t\u00eb caktuar (konkretisht subjektet e regjistruar p\u00ebr TVSH dhe tatim fitim) p\u00ebr mosl\u00ebshimin e fatur\u00ebs dhjet\u00ebfishohen gjobat nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb subjekteve nuk ka ndryshime t\u00eb sanksioneve. Me propozimet n\u00eb ket\u00eb pakete fiskale, vete ligji do t\u00eb sjelle trajtime t\u00eb ndryshme t\u00eb kategorive t\u00eb biznesit. Ministria n\u00eb momentin e propozimit t\u00eb ndryshimeve p\u00ebr d\u00ebnimet administrative duhet q\u00eb t\u00eb bazohet n\u00eb parimin e barazis\u00eb dhe mos diskriminimit. Subjektet tatimpaguese t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u201cshkelje\u201d do t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar sipas propozimit t\u00eb fundit, pra nuk do t\u00eb zbatohet parimi i barazis\u00eb dhe mosdiskriminimit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebr \u00e7do propozim p\u00ebr ndryshim t\u00eb d\u00ebnimeve administrative duhet q\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb parimi i proporcionali tetit si nj\u00eb nga parimet m\u00eb thelb\u00ebsore kushtetues si dhe parimi kryesor mbi t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshteten vler\u00ebsimet tatimore dhe d\u00ebnimet administrative. Sipas k\u00ebtij parimi, d\u00ebnimet administrative duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb drejt\u00eb me shkeljen e kryer nga tatimpaguesi. Vet\u00ebm duke ruajtur parimin e proporcionali tetit, d\u00ebnimi p\u00ebr shkelje administrative fiton legjitimitetin dhe p\u00ebrafron mas\u00ebn e d\u00ebnimit me mas\u00ebn e shmangies tatimore.<\/p>\n<p>Parimi i proporcionalitetit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kodin e Procedurave Administrative dhe p\u00ebrcakton q\u00eb: 1. \u00c7do veprim administrativ, i cili, p\u00ebr arsye t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesit publik ose t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, mund t\u00eb kufizoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb individuale, ose mund t\u00eb cenoj\u00eb interesa legjitim\u00eb.  2. Veprimi administrativ \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e proporcionalitetit vet\u00ebm kur ky veprim \u00ebsht\u00eb: a. i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e p\u00ebrcaktuar me ligj dhe e arrin at\u00eb me mjetet dhe masat q\u00eb cenojn\u00eb m\u00eb pak t\u00eb drejtat apo interesat legjitim\u00eb t\u00eb pal\u00ebs: b. i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e parashikuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb drejt\u00eb me nevoj\u00ebn q\u00eb e ka diktuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Normat e propozuara p\u00ebr mosl\u00ebshimin e fatur\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrtej normave q\u00eb parashikon aktualisht legjislacionin tatimor n\u00eb fuqi si dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb parimi i proporcionalitetit i Gjykat\u00ebs<\/p>\n<p>Ashp\u00ebrsimi i masave t\u00eb gjobave n\u00eb fush\u00ebn e tatimeve ka qen\u00eb objekt shqyrtimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila me vendimin nr. 33 dat\u00eb 08.06.2016 vendosi: Shfuqizimin si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb neneve 5, 14, 15, 16 (pika 4 e shtuar n\u00eb nenin 121), 17, pikat 1 dhe 2, 18 (pika 2 e nenit 124) dhe 20 t\u00eb ligjit nr. 99\/2015 \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 9920, dat\u00eb 19.05.2008 \u201cP\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, Gjykata Kushtetuese konkludon se gjobat e vendosura me ligjin nr. 99\/2015\u2033\u2026.. nuk jan\u00eb proporcionale dhe t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb rivendosur balanc\u00ebn e drejt\u00eb midis k\u00ebrkesave t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb komunitetit p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb formalizuar dhe k\u00ebrkesave t\u00eb mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs t\u00eb tatimpaguesve. P\u00ebr sa koh\u00eb normat ligjore t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme jo vet\u00ebm nuk sigurojn\u00eb baraspesh\u00ebn e k\u00ebrkuar mes s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb kufizuar dhe interesit publik, por p\u00ebrkundrazi e kan\u00eb p\u00ebrmbysur at\u00eb duke vendosur nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb tepruar e t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr subjektet tatimpaguese. Gjykata arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se pretendimi i k\u00ebrkueses p\u00ebr mosrespektimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb nd\u00ebrhyrjen ligjore dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb cenimin e liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i bazuar dhe duhet pranuar\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson n\u00eb vendim se ashp\u00ebrsia e gjobave n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb e till\u00eb sa ato n\u00eb thelb shnd\u00ebrrohen n\u00eb d\u00ebnime penale. Bazuar n\u00eb karakteristikat dhe q\u00ebllimet e ndryshme midis d\u00ebnimeve administrative me gjob\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr nj\u00eb shkelje me natyr\u00eb administrative dhe atyre t\u00eb parashikuara p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje kur ajo kualifikohet si vep\u00ebr penale. Gjykata \u00e7mon se kjo mas\u00eb e ligjv\u00ebn\u00ebsit e ka kap\u00ebrcyer logjik\u00ebn normale t\u00eb synimit dhe q\u00ebllimit t\u00eb nj\u00eb mase administrative n\u00eb fush\u00ebn e taksave dhe t\u00eb tatimeve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se masat e gjobave jan\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb ekzagjeruara dhe jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar arritjen e q\u00ebllimit dhe objektivit p\u00ebr t\u00eb cilin ato jan\u00eb parashikuar.<\/p>\n<p>Projektligji q\u00eb po diskutojm\u00eb shkel lirin\u00eb e veprimtaris\u00eb ekonomike dhe t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs nj\u00ebsoj si ligji 99\/2015 i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet t\u00eb rishikohet nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb argument tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakti se ashp\u00ebrsimi i gjobave tatimore rrit automatikisht korrupsionin e administrat\u00ebs tatimore pasi p\u00ebrpara nj\u00eb gjobe t\u00eb lart\u00eb, tatimpaguesi bie m\u00eb leht\u00eb pre e presionit t\u00eb administrat\u00ebs tatimore p\u00ebr korrupsion me q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs se gjob\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb mosdeklarimi i punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje jo e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u verifikuar dhe praktika ka treguar shum\u00eb raste kur vendimet e administrat\u00ebs p\u00ebr penalizimin e subjekteve jan\u00eb shfuqizuar nga Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, sugjerojm\u00eb rishikimin e propozimit p\u00ebr dhjet\u00ebfishimin e gjobave dhe t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb komentet tona.<\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 61\/2012, \u2018P\u00ebr akcizat n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, t\u00eb ndryshuar<\/p>\n<p>Ky ndryshim prek m\u00eb s\u00eb shumti prodhuesit shqiptar\u00eb t\u00eb birr\u00ebs duke qen\u00eb se kapacitetet e tyre t\u00eb prodhimit jan\u00eb m\u00eb pak se 200,000 HL\/vit. Si pasoj\u00eb norma e akciz\u00ebs p\u00ebr prodhuesit vendas t\u00eb vegj\u00ebl (pra, me nj\u00eb prodhim me pak se 200,000 HL\/vit), parashikohet t\u00eb b\u00ebhet e nj\u00ebjt\u00eb me importuesit\/ prodhuesit e huaj t\u00eb m\u00ebdhenj (pra, me nje prodhim me shume se 200.000 HL\/vit).<\/p>\n<p>Relacioni shpreh se k\u00ebto ndryshime b\u00ebhen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rekomandimeve t\u00eb FMN-s\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb, sipas Direktiv\u00ebs 92\/84\/KEE te BE, vendeve an\u00ebtare iu lejohet t\u00eb aplikojn\u00eb nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb diferencuar akcize bazuar n\u00eb sasit\u00eb dhe nivelin e prodhimit vjetor (kufiri i vendosur \u00ebsht\u00eb 200,000HL). Pra, regjimi aktual i akciz\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me lejimet e BE-s\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me direktiv\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne fakt, unifikimi i akciz\u00ebs s\u00eb birr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb prodhuesit, pavar\u00ebsisht nga kapaciteti dhe sasia e prodhimit vjetor do t\u2019i vendos\u00eb k\u00ebta prodhues (sidomos ata vendas q\u00eb prodhojn\u00eb n\u00ebn 200,000 HL\/vit) n\u00eb disavantazh n\u00eb raport me prodhuesit e m\u00ebdhenj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndjekin strategji t\u00eb kostove t\u00eb ul\u00ebta si rezultat e ekonomive t\u00eb shkall\u00ebs.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot BE-ja e ka lejuar nj\u00eb diferencim t\u00eb till\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb mbi \u00e7far\u00eb baz\u00eb relacioni e konsideron si \u201cfavorizuese\u201d norm\u00ebn aktuale t\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr prodhuesit vendas t\u00eb birr\u00ebs me prodhim m\u00eb pak se 200,000 HL\/vit. Duke konsideruar dhe efektin e pritsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga vete Dogana, mendojm\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nevojsh\u00ebm ky ndryshim, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike p\u00ebr tregun n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsirat e krijuara p\u00ebr shmangie si rezultat i regjimit aktual nuk duhet t\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb arsye t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim, p\u00ebrkundrazi, qeveria, p\u00ebr rastet e abuzimit, duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb mekanizmat e parandalimit dhe kontrollit t\u00eb saj por jo t\u00eb ndryshoj\u00eb normat e taksat duke i rritur ato.<\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr.92\/2014, \u201cP\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa TVSH-ja ngarkohet nga bler\u00ebsi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebrmes mekanizmit te reverse charge (ngarkesa e kund\u00ebrt), dhe furnizimi \u00ebsht\u00eb ne thelb i tatuesh\u00ebm e jo i p\u00ebrjashtuar p\u00ebr nga natyra, sugjerojm\u00eb qe ne nenin 157 te sakt\u00ebsohet qe \u201cfurnizimi brenda vendit i energjis\u00eb elektrike t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u2019u shitur n\u00ebp\u00ebrmjet Burs\u00ebs Shqiptare t\u00eb Energjis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb i tatuesh\u00ebm me 0% pra si furnizim i ngjash\u00ebm me eksportet, ose i p\u00ebrjashtuar por me te drejt\u00ebn e kreditimit t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb blerjet e lidhura me t\u00eb. Kjo me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shmangur koston e TVSH-s\u00eb s\u00eb pakreditueshme p\u00ebr furnizuesit e energjis\u00eb elektrike, kur q\u00ebllimi i skem\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nxitja dhe leht\u00ebsimi i tregtimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma amerikane e Tregtis\u00eb n\u00eb komentet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr paket\u00ebn fiskale 2023 d\u00ebrguar Komisionit Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe ministres s\u00eb Financave Delina Ibrahimaj vler\u00ebson se paket\u00eb e re fiskale sjell nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb gjobave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize qeveria duhet t\u00eb propozonte politika m\u00eb leht\u00ebsuese p\u00ebr tatimpaguesit. Ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":28062,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28060"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28060\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}