{"id":28051,"date":"2022-11-03T11:40:40","date_gmt":"2022-11-03T11:40:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28051"},"modified":"2022-11-03T11:41:07","modified_gmt":"2022-11-03T11:41:07","slug":"te-konsideruarit-e-buxhetit-vetem-shifra-eshte-nje-koncept-dogmatik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/03\/te-konsideruarit-e-buxhetit-vetem-shifra-eshte-nje-koncept-dogmatik\/","title":{"rendered":"T\u00eb konsideruarit e buxhetit vet\u00ebm shifra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept dogmatik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>\u2070Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb ministres dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjeve q\u00eb dha e t\u00eb cilat ishin thjesht shifra, n\u00eb mendimin tim ato nuk ishin korrekte, t\u00eb pakt\u00ebnp\u00ebrsa u p\u00ebrket pyetjeve t\u00eb mia.<\/p>\n<p>Buxheti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm shifra! T\u00eb konsideruarit e buxhetit vet\u00ebm shifra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept dogmatik, i vjet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Buxheti \u00ebsht\u00eb programi m\u00eb i lart\u00eb ekonomiko- financiar i vendit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program politik, jo politik p\u00ebrsa i p\u00ebrket nj\u00eb partie n\u00eb pushtet, por politik n\u00eb aspektin ekonomik, social, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dua t\u00eb theksoj se pyetja ime, e cila konsistonte n\u00ebse keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb buxhetin tuaj nevoj\u00ebn ul\u00ebrit\u00ebse q\u00eb ka realiteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb treguar v\u00ebmendjen e duhur dhe t\u00eb merituar ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, NUK gjeti p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Dhe kjo v\u00ebmendje do t\u00eb tregohet nga ne si politikan\u00eb kur ne t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb minimumin jetik.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfituar nga lapsusi im, me t\u00eb drejt\u00eb Bra\u00e7e tha q\u00eb po \u00ebsht\u00eb gabim edhe kur ka qen\u00eb PD n\u00eb pushtet; \u00ebsht\u00eb gabim akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb tani q\u00eb jeni ju, sepse ka n\u00ebnt\u00eb vjet q\u00eb ka ikur Partia Demokratike nga pushteti dhe ju ende nuk keni p\u00ebrcaktuar minimumin jetik.<\/p>\n<p>Minimumi jetik rrjedhon, \u00ebsht\u00eb derivat i gjith\u00eb programit, i gjith\u00eb projektbuxhetit q\u00eb ju paraqisni.<\/p>\n<p>Por ju, megjith\u00ebse jeni n\u00ebnt\u00eb vite n\u00eb pushtet nuk jeni fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, megjith\u00ebse keni patur sugjerime edhe nga FMN, edhe nga Shoq\u00ebria Civile. (Po i heq fare un\u00eb sugjerimet e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs, meq\u00ebn\u00ebse ne i kemi p\u00ebr arsye politike.)<\/p>\n<p>Ju edhe sot nuk e keni n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. P\u00ebrpara nj\u00eb apo dy muajsh FAO n\u00eb nj\u00eb studim n\u00eb rang bot\u00ebror q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb rendiste se 900.000 shqiptar\u00eb kan\u00eb pasiguri ose pamjaftueshm\u00ebri ushqimore. E p\u00ebrkthyer n\u00eb p\u00ebrqindje ishte 32% e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb shifra ishte 29.3%.<\/p>\n<p>Pra ne jemi rreth 3% m\u00eb lart se mesatarja bot\u00ebrore. Pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb duhet t\u2019ju shqet\u00ebsoj\u00eb ju. Dhe n\u00eb rast se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e prioritetin tuaj, at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtet do t\u00eb kemi nj\u00eb projektbuxhet ndryshe. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe ju do t\u00eb jeni edhe m\u00eb e sakt\u00eb, edhe m\u00eb e sinqert\u00eb, edhe m\u00eb e \u00e7lir\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjigjet tona.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb problemi p\u00ebr t\u00eb kthyer vet\u00ebm p\u00ebrgjigje politike, sepse jo vet\u00ebm ne deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, por as deputet\u00ebt e pozit\u00ebs nuk kan\u00eb asnj\u00eb fuqi n\u00eb karrier\u00ebn t\u00ebnde! E ka nj\u00eb njeri, shum\u00eb mir\u00eb. Kthejeni si t\u00eb doni sektin, mbret\u00ebri, sekt, puna juaj.<\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb na ktheni nj\u00eb p\u00ebrgjigje korrekte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pyesim ne! Un\u00eb ju pyeta me nj\u00eb shqet\u00ebsim qytetar dhe at\u00eb shqet\u00ebsim e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe t\u00eb Partis\u00eb Socialiste krahas nesh.<\/p>\n<p>Q\u00eb, megjith\u00ebse t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb ne u njoh\u00ebm pafaj\u00ebsin\u00eb qysh n\u00eb vitin 1991 dhe pas disa peripecish po ne p\u00ebrcaktuam n\u00eb vitin 2008 ligjin p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e tyre ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr ta t\u00eb finalizohet n\u00eb vitin 2050???<\/p>\n<p>Apo do t\u00eb p\u00ebrpiqemi?<\/p>\n<p>Apo do t\u00eb vazhdoni t\u00eb jepni p\u00ebrgjigje shabllon, q\u00eb ka qen\u00eb shifra 1 miliard lek\u00eb po kjo shif\u00ebr bie, si pasoj\u00eb e PBB. Normal q\u00eb kjo shif\u00ebr do t\u00eb bjer\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb rritur PBB! Por politika juaj ku \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, q\u00eb nga ligji i PD i vitit 2008, n\u00eb k\u00ebto 9 vite q\u00eb ju jeni n\u00eb pushtet nuk e keni ndjer\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb k\u00ebt\u00eb parimin fiskal q\u00eb t\u00eb ardhurat nga privatizimi 50% t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr shlyerjen e borxhit, 20% p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe 30% p\u00ebr investimet?<\/p>\n<p>Ju citoni dhe nxirnni vlera, t\u00eb cilat jan\u00eb vlera t\u00eb ul\u00ebta. Ato v\u00ebrtet jan\u00eb vlera t\u00eb ul\u00ebta, por privatizimet strategjike ju nuk i parashikoni dot, se jeni edhe t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i parashikuar, por edhe se ka edhe shum\u00eb klienteliz\u00ebm, sepse vendimet i merr nj\u00eb njeri!<\/p>\n<p>Ne si kuvend kemi p\u00ebr detyr\u00eb ta vendosim n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb koncepti i t\u00eb parit t\u00eb buxhetit dhe i t\u00eb p\u00ebrgjigjurit, zonja ministre. Nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb vini k\u00ebtu n\u00eb komision, lexoni disa shifra, n\u00eb t\u00eb cilat nuk jeni t\u00ebr\u00ebsisht e sakt\u00eb; b\u00ebni disa interpretime dhe kaq.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk ju jep ju t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jepni disa k\u00ebshilla opozit\u00ebs. Ju mbase nuk doni as opozit\u00eb. por demokracit\u00eb k\u00ebshtu funksionojn\u00eb. Ka pozit\u00eb dhe opozit\u00eb! Por ju do t\u00eb jeni mazhoranc\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa ne t\u00eb jemi t\u00eb paaft\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebto zullume, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb korrupsion q\u00eb keni ju!<\/p>\n<p>Dhe, s\u00eb fundmi po p\u00ebrcjell disa vargje t\u00eb Nolit, por jo strof\u00ebn e fundit, q\u00eb mos t\u00eb m\u00ebrziten \u201ckoleg\u00ebt deputet\u00eb\u201d dhe t\u00eb mos mendojn\u00eb se po b\u00ebj thirrje:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;se mileti po gatitet,<br \/>\nse tirani lebetitet,<br \/>\nse p\u00eblcet, k\u00ebrcet furtuna,<br \/>\nfryhet Vjosa, derdhet Buna\u2026\u201d<br \/>\nStrof\u00ebn, e cila p\u00ebrfundon \u201c\u2026Q\u00eb nga Shkodra gjer n\u00eb Vlor\u00eb!&#8230;\u201d, nuk po e p\u00ebrfundoj!&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ \u2070Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb ministres dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjeve q\u00eb dha e t\u00eb cilat ishin thjesht shifra, n\u00eb mendimin tim ato nuk ishin korrekte, t\u00eb pakt\u00ebnp\u00ebrsa u p\u00ebrket pyetjeve t\u00eb mia. Buxheti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vet\u00ebm shifra! T\u00eb konsideruarit e buxhetit vet\u00ebm shifra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept dogmatik, i vjet\u00ebruar. Buxheti \u00ebsht\u00eb programi m\u00eb i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3523,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28051"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28051"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28051\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}