{"id":28047,"date":"2022-11-03T11:26:46","date_gmt":"2022-11-03T11:26:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=28047"},"modified":"2022-11-03T11:26:46","modified_gmt":"2022-11-03T11:26:46","slug":"primaret-alimehmeti-jo-konkurence-por-tri-oferta-nga-3-djem-qe-shkojne-mire-njeri-me-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/11\/03\/primaret-alimehmeti-jo-konkurence-por-tri-oferta-nga-3-djem-qe-shkojne-mire-njeri-me-tjetrin\/","title":{"rendered":"Primaret\/ Alimehmeti: Jo konkurenc\u00eb, por tri oferta nga 3 djem q\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb nj\u00ebri me tjetrin!"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Dy kandidat\u00ebt e\u00a0tjer\u00eb zyrtar\u00eb\u00a0jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb diskutimi\u00a0mes nesh. Pra, ne nuk shohim njeri-tjetrin. Duhet q\u00eb votuesit t\u00eb shohin kandidat\u00ebt, sepse ne kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, tri oferta. \u00cbsht\u00eb gabim ta quash betej\u00eb, konkurenc\u00eb. Jo. Ka tri oferta p\u00ebr qytetarin, p\u00ebr votuesin e djatht\u00eb&#8230; dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja,\u00a0kush i ka gjasat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb &#8220;ku\u00e7edr\u00ebn&#8221; q\u00eb kemi atje p\u00ebrball\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14 maj.&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Intervist\u00eb n\u00eb \u2018Kafe Shqeto\u2019 me Dr. Ilir Alimehmetin, kandidatin e tret\u00eb zyrtar brenda PD-s\u00eb p\u00ebr primaret, prej nga do t\u00eb zgjidhet figura opozitare q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me kandidatin socialist Erion Veliaj p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2018Kafe Shqeto\u2019: Z. Alimehmeti, her\u00ebn e fundit n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se duket nuk keni shum\u00eb i sigurt p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr sa i takon primareve n\u00eb PD. \u00c7far\u00eb ua ndryshoi mendimin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Alimehmeti:\u00a0<\/strong>Jo, nuk ka qen\u00eb diskutim bindjeje apo mosbindje. \u00a0Ka qen\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj disa koleg\u00ebve tuaj q\u00eb mendojn\u00eb, gjykojn\u00eb, diskutojn\u00eb dhe pastaj harrojn\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosin emrin tek ai mendimi q\u00eb kan\u00eb, sepse ne jemi t\u00eb djatht\u00eb, i respektojm\u00eb mendimet; mendimet dhe opinionet jan\u00eb normale, por do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr, q\u00eb t\u00eb thuhet se \u201c\u00ebsht\u00eb opinioni im\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendim q\u00eb iu dha nga kandidati.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i vet\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Alimehmeti:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr q\u00eb e ka nj\u00eb em\u00ebr, sepse t\u00eb gjitha ato portale q\u00eb kishin \u201ccopy-paste\u201d t\u00eb nj\u00ebjtin lajm, ne e dim\u00eb fare mir\u00eb se nga kush jan\u00eb t\u00eb financuara. Jan\u00eb t\u00eb financuara nga bashkia e Tiran\u00ebs. Pra, patjet\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr munges\u00eb totalisht etike, diskutimi e me radh\u00eb e me radh\u00eb, u dha at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb aspektin tim dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjen time \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: un\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebra zyrtare dhe n\u00eb momentin kur diskutimi \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, \u00ebsht\u00eb institucional, \u00ebsht\u00eb sipas rregullave dhe ju e dini fare mir\u00eb q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 5 tetor kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky diskutim k\u00ebtu, procesi i hapjes s\u00eb kandidaturave nuk kishte ndodhur ende.<\/p>\n<p><strong>Flavio: P\u00ebr t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur me eleganc\u00eb, a mund ta thoni ju, cila ishte data dhe arsyeja q\u00eb ju bindi t\u00eb kandidonit n\u00eb primare?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Alimehmeti:\u00a0<\/strong>Nuk ka nj\u00eb dat\u00eb. Pse?! Sepse nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb \u201cepifani\u201d q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb vjen nj\u00eb ndri\u00e7im nga lart, me gjith\u00eb respektin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh nga pik\u00ebpamja teologjike. Nga pik\u00ebpamja politike, t\u00eb mos harrojm\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka, q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu jetojm\u00eb dhe dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb na dhemb kjo gj\u00eb q\u00eb shohim. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e vetme. Na dhemb p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb drek\u00eb, n\u00eb dark\u00eb, nat\u00ebn. Sa her\u00eb dalim rrug\u00ebs ne kemi shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb themi \u201cpo si dreqin u b\u00eb kjo pun\u00eb k\u00ebshtu, po si ra, po si e b\u00ebn\u00eb, po si s\u2019kan\u00eb turp\u201d e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Po ta marr\u00ebsh k\u00ebt\u00eb dhembje totale q\u00eb montohet n\u00eb vite, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje date dhe pastaj k\u00ebt\u00eb dhimbje ti kupton q\u00eb mund ta kanalizosh atje ku do t\u00eb ishte m\u00eb e thjeshta: do t\u00eb kanalizoje drejt urrejtjes, drejt inatit, drejt sjelljes s\u00eb dhunshme, sepse zakonisht k\u00ebshtu reagojm\u00eb zakonisht ndaj di\u00e7kaje q\u00eb na vret shum\u00eb, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb destruktive, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese, nuk sjell di\u00e7ka reale n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Dhe, ta kanalizosh k\u00ebt\u00eb tek ajo dhembshuria dhe neve na vje (kush \u00ebsht\u00eb profesionist sh\u00ebndet\u00ebsor,\u00a0e di se \u00e7far\u00eb jam duke th\u00ebn\u00eb) po ta kthesh tek dhembshuria konstruktive, pra q\u00eb p\u00ebr shkak se t\u00eb dhemb kjo gj\u00ebja k\u00ebtu, d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, se je edhe vet\u00eb pjes\u00eb e asaj gj\u00ebje, at\u00ebher\u00eb kjo t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb arm\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Sepse e kupton q\u00eb je duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr veten, p\u00ebr familjen, p\u00ebr komunitetin t\u00ebnd m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb e pastaj m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli po flasim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje date, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ngritur n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrndryshe, as n\u00eb prill nuk do t\u00eb kisha qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar. Ju e shihni q\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb ardhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale t\u00eb tyre n\u00eb vite. Un\u00eb nuk do t\u00eb thosha nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar. N\u00ebse ju d\u00ebshironi t\u00eb keni nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar, ju besoj e dini q\u00eb gjithmon\u00eb kur merren vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00e7do individ mendoj un\u00eb duhet t\u00eb ulet qet\u00ebsisht me kok\u00ebn e vet, i vet\u00ebm, t\u00eb mendoj\u00eb ku do t\u00eb futet, si do t\u00eb futet, pse do t\u00eb futet. Po ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendim, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka emocionesh. Duhet t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka logjike, di\u00e7ka konjitive q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt nj\u00eb produkti, drejt nj\u00eb rezultati t\u00eb mir\u00ebllogaritur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Ola: N\u00eb fakt kemi tani disa kandidat\u00eb zyrtar\u00eb nga radh\u00ebt e PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb zoti K\u00eblli\u00e7in, zoti Bogdanin. Si e shihni veten p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre kandidat\u00ebve, q\u00eb le t\u00eb themi kan\u00eb goxha potencial p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb zotit Veliaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Alimehmeti<\/strong>: At\u00ebher\u00eb, dy element\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmend, dy hallka. S\u00eb pari, dy kandidat\u00ebt\u00a0(mund t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb), por dy kandidat\u00ebt tjer\u00eb zyrtare jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb diskutimi mes nesh. Pra, ne nuk shohim njeri-tjetrin. Duhet q\u00eb votuesit t\u00eb shohin kandidat\u00ebt, sepse ne kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, tri oferta. \u00cbsht\u00eb gabim ta quash betej\u00eb, konkurenc\u00eb. Jo. Ka tri oferta p\u00ebr qytetarin, p\u00ebr votuesin e djatht\u00eb, p\u00ebr demokratin, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kush e p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb mir\u00eb , ky njeri prezanton ato vlera q\u00eb mendon m\u00eb mir\u00eb dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, dhe k\u00ebtu kthehem tek ajo hallka e dyt\u00eb q\u00eb ju e p\u00ebrmend\u00ebt, kush i ka gjasat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb ku\u00e7edr\u00ebn q\u00eb kemi atje p\u00ebrball\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14 maj.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb tre oferta p\u00ebr momentin. Patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb shtohen, afati s\u2019ka p\u00ebrfunduar por jan\u00eb tri oferta p\u00ebrball\u00eb votuesve, p\u00ebrball\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve, p\u00ebrball\u00eb simpatizant\u00ebve, p\u00ebrball\u00eb asaj \u201cb\u00ebrtham\u00ebs\u201d s\u00eb fort\u00eb q\u00eb e ka sjell\u00eb situat\u00ebn deri k\u00ebtu p\u00ebr mir\u00eb, q\u00eb e ka mbajtur dhjet\u00eb vjet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia. Tri oferta. Njer\u00ebzit duhet t\u00eb zgjedhin mes tri ofertave. Nuk \u00ebsht\u00eb diskutim konkurence, beteje, gare\u2026 se d\u00ebgjoj fjal\u00eb me konotacion negativ. Kjo \u00ebsht\u00eb: tri oferta brenda\u201d sht\u00ebpis\u00eb\u201d nga 3 djem q\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb nj\u00ebri me tjetrin!<\/p>\n<p><strong>Flavio: Vijm\u00eb tek aspektet praktike t\u00eb fushat\u00ebs. Ju besoj e keni nj\u00eb ide pak a shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb veprimet tuaja konkrete q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb oferta juaj ndaj qytetar\u00ebve. Cilat jan\u00eb disa nga pikat kryesore ku do t\u00eb mb\u00ebshteteni dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs por rrjedhimisht edhe gjat\u00eb eventualitetit t\u00eb zgjedhjes suaj n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb. Ku do t\u00eb jet\u00eb dallimi juaj nga Erion Veliaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Alimehmeti:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb fare. Besoj\u00a0nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr diskutim. Kushdo nga kandidat\u00ebt ton\u00eb q\u00eb del p\u00ebrball\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb dallimi. \u00cbsht\u00eb korrekte t\u00eb themi q\u00eb fushata do t\u00eb hapet me vendim kryesie; nuk \u00ebsht\u00eb hapur akoma. Kjo \u00ebsht\u00eb faza ku kandidaturat shpallen, propozohen, mund t\u00eb edhe t\u00eb vet\u00ebkandidohen, kush d\u00ebshiron.\u00a0 Kjo ndodh deri m\u00eb dat\u00eb 6 n\u00ebntor, ora 8 e dark\u00ebs, sipas udh\u00ebzimit e nga ky moment pastaj ka nj\u00eb proces vler\u00ebsimi ku kandidat\u00ebt vler\u00ebsohen, verifikohen dhe n\u00eb at\u00eb moment hapet fushata. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt po diskutohet (sepse s\u00eb pari duhet t\u00eb kuptojm\u00eb di\u00e7ka, e para \u00ebsht\u00eb koka q\u00eb mendon dhe pastaj trupi vepron; kjo \u00ebsht\u00eb metoda sesi ndodhin gj\u00ebrat) &#8211; \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskutim e sip\u00ebr, forume apo diskutime apo debate t\u00eb hapura, n\u00eb secil\u00ebn prej deg\u00ebve dhe zonave me t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt, aq sa do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00ebn q\u00eb po flasim, n\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre zonave ku do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht kjo paraqitje e ofert\u00ebs, paraqitje eventualisht e platform\u00ebs, diskutimi me an\u00ebtar\u00ebt dhe kushdo tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato takime me ta. Pra kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb metod\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb, shum\u00eb e djatht\u00eb, shum\u00eb e mir\u00eborganizuar q\u00eb vjen nga lart posht\u00eb si drejtim, pra nuk vjen nga posht\u00eb lart. Patjet\u00ebr kjo nuk eliminon pun\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb terren, takimet me grupet, takimet me shoq\u00ebrin\u00eb civile<\/p>\n<p><strong>Flavio: Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb ju t\u2019i premtoni di\u00e7ka konkrete publikut t\u00eb Tiran\u00ebs. Deri tani jeni ende brenda \u201csht\u00ebpis\u00eb\u201d suaj. A ka ardhur momenti t\u00eb dilni n\u00eb rrug\u00eb, si mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>Ndiqeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrgjigjen e z. Alimehmeti n\u00eb videon e SYRI TV.\/<em>ar.sh\/SYRI.NET<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Dy kandidat\u00ebt e\u00a0tjer\u00eb zyrtar\u00eb\u00a0jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por nuk \u00ebsht\u00eb diskutimi\u00a0mes nesh. Pra, ne nuk shohim njeri-tjetrin. Duhet q\u00eb votuesit t\u00eb shohin kandidat\u00ebt, sepse ne kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, tri oferta. \u00cbsht\u00eb gabim ta quash betej\u00eb, konkurenc\u00eb. Jo. Ka tri oferta p\u00ebr qytetarin, p\u00ebr votuesin e djatht\u00eb&#8230; dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja,\u00a0kush i ka gjasat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27993,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28047"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}