{"id":27596,"date":"2022-10-28T09:17:25","date_gmt":"2022-10-28T09:17:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27596"},"modified":"2022-10-28T09:17:25","modified_gmt":"2022-10-28T09:17:25","slug":"sundimi-i-ligjit-ne-kosove-dhe-i-regjimit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/28\/sundimi-i-ligjit-ne-kosove-dhe-i-regjimit-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Sundimi i ligjit n\u00eb Kosov\u00eb dhe i regjimit n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>\u201cWorld Justice Project\u201d, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor nd\u00ebrkomb\u00ebtar me qend\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dje publikoi raportin p\u00ebr Indeksin e Sundimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr vitin 2022. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport i p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebhen vler\u00ebsime p\u00ebr disa tregues t\u00eb qeverisjes, si p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, ekzistenc\u00ebn e korrupsionit, transparenc\u00ebn n\u00eb qeverisje, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, respektimin e ligjeve dhe kushtetut\u00ebs komb\u00ebtare si dhe ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rendi dhe siguria, t\u00eb drejtat civile si dhe funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb e luft\u00ebn kund\u00ebr krimit.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb nj\u00eb fjali, Indeksi i Sundimit t\u00eb Ligjit shpreh nivelin dhe shkall\u00ebn e ushtrimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00ebse qytetar\u00ebt e nj\u00eb vendi duan t\u00eb kuptojn\u00eb se sa respektohet liria e tyre si dhe ligji e drejt\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb vend, kjo pasqyrohet pik\u00ebrisht n\u00eb studimin e &#8220;World Hustice Project&#8221;! Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ata kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb perceptojn\u00eb, n\u00ebse n\u00eb vendin e tyre sundon e drejta dhe ligji, apo regjimi!<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb thot\u00eb raporti i k\u00ebtij viti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn?<br \/>\n1. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 87 n\u00eb mesin e 140 vendeve sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit ose shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar krahasuar me vitin e kaluar. Kosova renditet n\u00eb vendin e dyt\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit, por duke u renditur n\u00eb vendin e 57\u2019t\u00eb n\u00eb bot\u00eb prej 140 shteteve.! D.m.th. jan\u00eb 30 vende nd\u00ebrmjet tyre dallim. Shqip\u00ebria ka 110 vjet shtet, Kosova vet\u00ebm 15 vite pavar\u00ebsi! Shqip\u00ebria z\u00eb vendin e fundit n\u00eb rajon, Kosova z\u00eb vendin e par\u00eb. Edhe n\u00eb raportin e vitit 2021 Shqip\u00ebria zinte vendin e 84, nd\u00ebrsa Kosova vendin e 60-t\u00eb.<\/p>\n<p>2. E gjitha kjo vjen p\u00ebr shkak se n\u00eb Kosov\u00eb respektohet liria e medies shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse Kosova drejtohet nga kushtetuta dhe ligji e jo nga aktet normative t\u00eb qeveris\u00eb. Sepse Kosova ka transparenc\u00eb p\u00ebr \u00e7do vendim t\u00eb qeveris\u00eb dhe proces t\u00eb hartimit e miratimit t\u00eb ligjeve po ashtu transparent. Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria b\u00ebn ligje dhe ndryshime kushtetuese sipas klim\u00ebs politike n\u00eb favor t\u00eb kryeministrit. Sepse n\u00eb Kosov\u00eb shtetin nuk e drejton mafia dhe krimi i organizuar, por nj\u00eb lidership i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr fatet e vendit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Kurse n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh\u00eb e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ku vendimmarrjen e ka n\u00eb dor\u00eb mafia dhe krimi i organizuar. N\u00eb Kosov\u00eb vendimet i merr Parlamenti dhe Qeveria, pra institucionet e Kosov\u00ebs, sipas kompetencave q\u00eb kan\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri vendimet i merr Kryeministri p\u00ebr llogari t\u00eb mafies dhe oligarkis\u00eb. Ligjb\u00ebrja dhe vendimmarrja n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb dhunimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetarit. Dhunimi i t\u00eb drejt\u00ebs \u00e7on n\u00eb diskriminim, shtypje t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetarit, varf\u00ebri dhe rr\u00ebnim t\u00eb ekonomis\u00eb e mir\u00ebqenies. M\u00eb tej vijn\u00eb problemet sociale deri te emigracioni masiv. Shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb prapa edhe Ukrain\u00ebn n\u00eb luft\u00eb, sa i p\u00ebrket emigracionit.<\/p>\n<p>3. Raporti p\u00ebr Indeksin e Zbatimit t\u00eb Ligjit n\u00eb shkall\u00eb globale zbulon faktin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq sesa Vietnami dhe vende t\u00eb shumta afrikane e latino-amerikane. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova ka l\u00ebn\u00eb mbrapa n\u00eb shkall\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb edhe vendet e zhvilluara e demokratike. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se Shqip\u00ebria n\u00eb vendin e fundit n\u00eb rajon ndiqet nga Serbia n\u00eb t\u00eb parafundit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se qeverisja n\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto vende ngjason me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb kuptosh se kjo mbetet nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore t\u00eb afrimitetit anti-Kosov\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare dhe Beogradit.<\/p>\n<p>4. Sipas raportit t\u00eb World Justice Project, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria dhe Serbia i kan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar treguesit e qeverisjes krahasuar me nj\u00eb ose disa vite m\u00eb par\u00eb, Kosova i ka p\u00ebrmir\u00ebsuar ato ndjesh\u00ebm. P.sh Shqip\u00ebria vitin e kaluar ishte n\u00eb vendin e 84-t\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb t\u00eb 87-in. Tri shkall\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimi p\u00ebrfaq\u00ebson ky fakt. Kurse Kosova nga vendi i 60-t\u00eb vitin q\u00eb shkoi, k\u00ebt\u00eb vit u ngjit n\u00eb vendin e 57-t\u00eb! Kjo tregon trendin e ardhsh\u00ebm t\u00eb zhvillimeve. D.m.th. se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka perspektiv\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi e zhvillimi, nd\u00ebrsa Kosova po b\u00ebhet modeli i qeverisjes.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs. P.sh. ambasadori britanik n\u00eb Tiran\u00eb edhe pse pranoi se 140 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb shkuar me gomone drejt vendit t\u00eb tij, p\u00ebrs\u00ebri akuzat i p\u00ebrdori kund\u00ebr opozit\u00ebs, dhe l\u00ebvdatat i rezervoi p\u00ebr Qeverin\u00eb! Po duket sikur sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ambasador\u00ebt e lavd\u00ebrojn\u00eb qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb ai zhytet n\u00eb keqqeverisje, duke krijuar nj\u00eb imazh gri n\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb. Nd\u00ebrkaq qeveria shqiptare, n\u00ebse do donte prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb mjaftonte t\u00eb merrte modelin e qeverisjes n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr shum\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb: Mos i gjykoni udh\u00ebheq\u00ebsit nga fjal\u00ebt dhe retorika q\u00eb ushtrojn\u00eb, por nga rezultati i pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Sepse jo pak prej jush u besoni tambureve t\u00eb nacionalizmit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i besoni pun\u00ebs s\u00eb tij e t\u00eb secilit prej politikan\u00ebve p\u00ebr zhvillimin e liris\u00eb, demokracis\u00eb e t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit! Raporti i institutit amerikan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i mir\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i \u201cWorld Justice Project\u201d, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor nd\u00ebrkomb\u00ebtar me qend\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dje publikoi raportin p\u00ebr Indeksin e Sundimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr vitin 2022. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport i p\u00ebrvitsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebhen vler\u00ebsime p\u00ebr disa tregues t\u00eb qeverisjes, si p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, ekzistenc\u00ebn e korrupsionit, transparenc\u00ebn n\u00eb qeverisje, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27596"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27596\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}