{"id":27291,"date":"2022-10-25T18:01:12","date_gmt":"2022-10-25T18:01:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27291"},"modified":"2022-10-25T18:01:12","modified_gmt":"2022-10-25T18:01:12","slug":"skandal-birn-ekspertet-e-reformes-ne-krye-te-sistemit-hije-dyshimi-mbi-pasurine-e-sadushit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/25\/skandal-birn-ekspertet-e-reformes-ne-krye-te-sistemit-hije-dyshimi-mbi-pasurine-e-sadushit\/","title":{"rendered":"Skandal\/ BIRN: Ekspert\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb sistemit, hije dyshimi mbi pasurin\u00eb e Sadushit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Em\u00ebrimi i ish-ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb pozicione ky\u00e7e n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr disa v\u00ebzhgues ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr vet\u00ebavantazhim dhe konflikt interesi.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Edmond Hoxhaj, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED njoftoi m\u00eb 14 tetor se n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs i ka hapur rrug\u00ebn kandidimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Ardian Dvorani dhe t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP, Gent Ibrahimi.<\/p>\n<p>Ibrahimi dhe Dvorani jan\u00eb dy nga ekspert\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb u angazhuan n\u00eb vitin 2015 n\u00eb hartimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ngjash\u00ebm me Ibrahimin dhe Dvoranin pas riformatimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyr\u00eb ekspert\u00ebve u promovuan n\u00eb krye t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Promovimi i hartuesve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb istitucioneve ky\u00e7e kushtetuese dhe arsimore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsime mes v\u00ebzhguesve t\u00eb pavarur dhe organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cilat kan\u00eb ngritur dyshime se ligjet mund t\u00eb jen\u00eb hartur n\u00eb funksion t\u00eb promovimit personal dhe jo interesit publik.<\/p>\n<p>\u201cLajm i keq p\u00ebr integritetin dhe besimin publik tek reforma n\u00eb drejtesi n\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb beneficeve ligjore t\u00eb dh\u00ebna vetes apo lidhjeve informale individ\u00eb t\u00eb pavetuar apo n\u00eb konflikt interesi &amp; n\u00eb lidhje politike, mandatohen n\u00eb struktur\u00ebn e lart\u00eb drejtuese t\u00eb sistemit t\u00eb ri,\u201d shkroi jav\u00ebn q\u00eb shkoi n\u00eb Facebook Instituti Studimeve Politike, ISP, duke i bashk\u00ebngjitur postimit emrat e pes\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, shoq\u00ebruar dhe me fotot e tyre dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebshkrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb total n\u00eb hartimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procesit, mor\u00ebn pjes\u00eb 16 ekspert\u00eb nga brenda dhe jasht\u00eb sistemit. Dy nga ekspert\u00ebt u shkarkuan nga procesi i vetingut, nj\u00eb dha dor\u00ebheqjen dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebrroi jet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb 5 syresh u promovuan n\u00eb krye t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e ekspert\u00ebve q\u00eb u promovuan, p\u00ebrve\u00e7 Ibrahimiit dhe Dvoranit q\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb drejtori aktual i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi; z\u00ebvend\u00ebskryetari aktual i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi dhe an\u00ebtari i k\u00ebsaj gjykate, Ilir Panda.<\/p>\n<p>Nga pes\u00eb ekspert\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb, vet\u00ebm gjyqtari Ardian Dvorani i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve, nd\u00ebrsa vetingu i kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk vijn\u00eb nga radh\u00ebt e magjistrat\u00ebve, \u00ebsht\u00eb kryer ose po kryhet nga KED ose K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ.<\/p>\n<p>Vetingu i kryer nga KPK dhe KPA perceptohet me standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ai i realizuar nga institucionet e reja t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, KLGJ dhe KLP. N\u00eb shum\u00eb raste, raportet pozitive t\u00eb KLGJ-s\u00eb dhe KLD-s\u00eb p\u00ebr kontrollin profesional t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb rr\u00ebzuar nga procesi i vetingut q\u00eb ka gjetur shkelje penalizuese, t\u00eb evidentuara kryesisht bazuar n\u00eb denoncimet e publikut ose ato t\u00eb b\u00ebra publike n\u00eb media.<\/p>\n<p>Po ashtu, vetingu i magjistrat\u00ebve ka evidentuar mang\u00ebsi t\u00eb institucionit t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI si dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera ndihm\u00ebse n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve, nga jan\u00eb konkluduar rezultate t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt apo ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb reform\u00ebs kan\u00eb g\u00ebzuar statusin e magjistratit. K\u00ebtij procesi rivler\u00ebsimi mund t\u2019i n\u00ebnshtroheshin me d\u00ebshir\u00eb edhe ish-gjyqtar\u00ebt dhe ish-prokuror\u00ebt q\u00eb ishin larguar nga sistemi p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>ISP i tha BIRN n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim se em\u00ebrimi i krer\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb pas miratimit t\u00eb reform\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi p\u00ebr favorizime dhe konflikt interesi.<\/p>\n<p>\u201cISP vler\u00ebson se institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndjekur praktika shum\u00eb m\u00eb transparente dhe meritokracie n\u00eb sistemin e karrier\u00ebs, si dhe respektim integral me akte n\u00ebnligjore dhe masa t\u00eb tjera organizative t\u00eb parimeve t\u00eb parandalimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, t\u00eb ndikimeve politike apo t\u00eb evitimit t\u00eb ciklit t\u00eb mbyllur t\u00eb promovimit sidomos n\u00eb GJK dhe GJL,\u201d tha kreu i ISP-s\u00eb Afrim Krasniqi.<\/p>\n<p>Ish-ekspert\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb u pyet\u00ebn nga BIRN n\u00ebse ia leht\u00ebsuan vetes rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur tek funksionet q\u00eb ushtrojn\u00eb si dhe n\u00ebse zgjedhja e kat\u00ebr prej tyre pa vetingun e hartuar p\u00ebr magjistrat\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte problem n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, i kund\u00ebshtuan pretendime t\u00eb tilla t\u00eb ngritura publikisht, duke theksuar se pozicionet q\u00eb mbajn\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb cilat po kandidojn\u00eb jan\u00eb vijim\u00ebsi e karrier\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi i p\u00ebrzgjedhur nga radh\u00ebt e jurist\u00ebve t\u00eb shquar, sqaroi p\u00ebr BIRN se ndihet profesionalisht i plot\u00ebsuar dhe rendit arritjet e funksionet q\u00eb ka mbajtur gjat\u00eb 35 viteve karrier\u00eb, mes t\u00eb tjerave dhe si gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebren se pjesa m\u00eb e madhe e ekspert\u00ebve kishin arritur pozicione shum\u00eb t\u00eb larta n\u00eb sistem, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte reforma. Sipas Sadushit, emri apo reputacioni i tyre ishte i konfirmuar dhe i njohur publikisht. Sadushi theksoi se sh\u00ebrbimi si ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb i \u00ebsht\u00eb llogaritur jo m\u00eb shum\u00eb se 0.5% e totalit t\u00eb pik\u00ebve q\u00eb jan\u00eb dashur p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u ndal n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vetimit, duke sqaruar se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs, rivler\u00ebsimi kalimtar(vetingu) \u00ebsht\u00eb i destinuar p\u00ebr magjistrat\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb. Sipas tij, kritik\u00ebt nuk kuptojn\u00eb ndryshimin mes vetingut dhe procesit t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve q\u00eb hyjn\u00eb rishtazi n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vitin 2026 do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i institucioneve t\u00eb vetingut dhe se do t\u00eb jen\u00eb KLGJ dhe KLP organet q\u00eb do t\u00eb kryejn\u00eb vler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve dhe shpreh besim n\u00eb pun\u00ebn e tyre. Sipas Sadushit, k\u00ebto organe i kan\u00eb skualifikuar kandidaturat e pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sadushi shtoi se ai personalisht b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb rastet e ve\u00e7anta, pasi ka kaluar nj\u00eb proces t\u00eb dyfisht\u00eb verifikimi, si nga procesi i vler\u00ebsimit q\u00eb ka kryer KLGJ, ashtu edhe nga rivler\u00ebsimi q\u00eb ka kaluar bashk\u00ebshortja n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, ndryshe nga sa pretendon Sadushi, vendimi me shumic\u00eb votash i Komisionit p\u00ebr gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Edlira Petri ngre hije dyshimi mbi pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortit.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ky i fundit pohon se ekspert\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi jan\u00eb kritikuar gjat\u00eb diskutimeve publike, p\u00ebr parashikimin e standardeve shum\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kushteve dhe kritereve q\u00eb nevojiten p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb organet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sadushi e cil\u00ebson ngritjen e dyshimeve jo si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb shqet\u00ebsimin qytetar, por si nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb denigruar dhe p\u00ebr t\u00eb mos besuar at\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb dhe do t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>An\u00ebtari tjet\u00ebr i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb ka ardhur nga radh\u00ebt e jomagjistrat\u00ebve, Ilir Panda, e konsideron t\u00eb ndar\u00eb rolin e ekspertit n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi me pozicionin si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai konstaton se caktimi si ekspert me vendim t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka ardhur natyrsh\u00ebm pas nj\u00eb kontributi shum\u00eb vje\u00e7ar n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimin me institucione komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Panda v\u00ebren se em\u00ebrimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb dokumentuar dhe publik. Ashtu si Sadushi, edhe Panda thekson se roli i tij si ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb ka pasur nj\u00eb pesh\u00eb krejt t\u00eb pap\u00ebrfillshme n\u00eb totalin e 100 pik\u00ebve. \u201c[\u2026]Del qart\u00eb se roli im si ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk m\u00eb ka avantazhuar p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb pozicionin e tanish\u00ebm si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Panda sjell n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr shkak t\u00eb karrier\u00ebs, ka mbi 20 vjet q\u00eb b\u00ebn\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb duke i\u2019u n\u00ebnshtruar verifikimit nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit dhe sipas tij, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb certifikuar edhe nga KLGJ.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb se hartuesit e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ia kan\u00eb leht\u00ebsuar rrug\u00ebn vetes p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb pozicionet ky\u00e7e t\u00eb k\u00ebtij sistemi, them se kan\u00eb nj\u00eb perceptim jo t\u00eb sakt\u00eb, gj\u00eb e cila i ka paraprir\u00eb edhe p\u00ebrfundimeve t\u00eb nxituara\u201d, shprehet Panda dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ekspert\u00ebt kryenin nj\u00eb pun\u00eb paraprake e cila shqyrtohej nga nj\u00eb Komision i Posa\u00e7\u00ebm i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, m\u00eb pas nga grupet parlamentare dhe n\u00eb fund ishte seanca plenare.<\/p>\n<p>Drejtori aktual i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi, i cili m\u00eb par\u00eb ka mbajtur nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe funksionin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, kund\u00ebrshton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike mund\u00ebsin\u00eb e avantazhimit t\u00eb tij si pasoj\u00eb e t\u00eb qenit ekspert n\u00eb hartimin e Refomr\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201c\u2026M\u00eb duket naive t\u00eb mendosh q\u00eb m\u00eb ka avantazhuar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb keqdash\u00ebse. Un\u00eb kam arritur pikun e karrier\u00ebs sime profesionale, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb re, duke i sh\u00ebrbyer vendit si Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Republik\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb kontekst krejt tjet\u00ebr kushtetues dhe ligjor. \u00c7do gj\u00eb pas saj m\u00eb duket e pakrahasueshme p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia e kontributit q\u00eb nj\u00eb jurist mund t\u2019i ofroj\u00eb publikut\u201d, thekson Rakipi dhe e cil\u00ebson detyr\u00ebn aktuale \u201clarg e t\u00eb qenit si objektiv i ambicies q\u00eb jet\u00ebson karrier\u00ebn e dikujt\u201d.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebson kalimin prej detyr\u00ebs s\u00eb pedagogut t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs n\u00eb funksionin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebtij institucioni akademik si nj\u00eb l\u00ebvizje natyrale dhe t\u00eb merituar.<\/p>\n<p>Lidhur me moskryerjen e nj\u00eb vetingu si ai i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve, ashtu si dy koleg\u00ebt e tij, Panda e Sadushi, Rakipi sqaron se p\u00ebr shkak t\u00eb detyrave q\u00eb ka ushtruar i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb prej 2002-it nga Inspektoriati p\u00ebrkat\u00ebs, q\u00eb sipas tij ka nxjerr\u00eb vet\u00ebm konkluzione pozitive.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebren se k\u00ebto pretendime jan\u00eb ngritur q\u00eb n\u00eb vitin 2015, nga rryma politike dhe se drejtoheshin ndaj nj\u00eb grupi ekspert\u00ebsh konkret\u00eb, duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mosgaronin p\u00ebr poste n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOpinioni \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjendur krejt pa vend, jo i p\u00ebrputhur n\u00eb ligj dhe q\u00eb cenonte t\u00eb drejt\u00ebn e individit p\u00ebr promovim bile, deri edhe dobin\u00eb publike. Nuk u konsiderua e kuptueshme se si nj\u00eb ekspert i nivelit t\u00eb lart\u00eb, i cili nuk po nd\u00ebrtonte sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebrgjate procesit, t\u00eb m\u00ebnjanohej nga kandidimi p\u00ebr n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb kur ai, p\u00ebrve\u00e7se aplikonte, p\u00ebrfaq\u00ebsonte rastin tipik t\u00eb profesionistit t\u00eb arrir\u00eb. Ndaj them se dobia publike cenohej\u201d, u p\u00ebrgjigjet Rakipi dyshimeve t\u00eb ngritura nga ISP.<\/p>\n<p>Eksperti tjet\u00ebr jomagjistrat, Gent Ibrahimi, i cili drejtoi p\u00ebr tre vjet KLP-n\u00eb dhe aktualisht kandidon p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk dha koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Ardian Dvorani, edhe ky kandidat p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ai aktualisht mban nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se m\u00eb par\u00eb, si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Sipas tij, edhe legjislacioni aktual parashikon q\u00eb kur gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i p\u00ebrfundon mandatil, em\u00ebrohet n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse \u00ebsht\u00eb alogjike q\u00eb gjyqtari i karrier\u00ebs shkon n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb per\u00ebndim nuk ndodh kjo gj\u00eb\u201d, pohoi Dvorani p\u00ebr BIRN gjat\u00eb nj\u00eb komunikimi telefonik.<\/p>\n<p>Sipas Dvoranit, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr avantazh t\u00eb mundsh\u00ebm, pasi legjislacioni aktual ka p\u00ebrcaktuar kritere m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ose n\u00eb at\u00eb Kushtetuese. \u201cKa m\u00eb shum\u00eb element\u00eb se m\u00eb par\u00eb, kur ishte m\u00eb e thjesht\u00eb, si dhe proceset jan\u00eb m\u00eb komplekse,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>Dvorani k\u00ebmb\u00ebngul se nuk mund t\u00eb quhet i avantazhuar p\u00ebrse ka qen\u00eb n\u00eb komision. \u201c\u00cbsht\u00eb si t\u00eb kompleksosh veten, q\u00eb kush ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, n\u00ebse jep nj\u00eb kontribut, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtohesh,\u201d tha ai dhe ngre pik\u00ebpyetje se ku mund t\u00eb gjenden ata q\u00eb do t\u00eb promovohen.<\/p>\n<p>Gjyqtari Dvorani \u00ebsht\u00eb i vetmi nga pes\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb ka kaluar n\u00eb filtrat e vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Komisioni konkludoi se ai kishte neglizuar t\u00eb sh\u00ebnonte gati 10 milion\u00eb lek\u00eb likujditete n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, por u \u00e7mua se nuk kishte pasur q\u00ebllim fshehjen e tyre.<\/p>\n<p>Ndryshe nga koleg\u00ebt jomagjistrat\u00eb, Dvorani vler\u00ebson se do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb nga jasht\u00eb, t\u2019i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtit proces verifikimi, si ai q\u00eb po largon nga detyra gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Ashtu si u larguan nj\u00eb pjes\u00eb e magjistrat\u00ebve nga sistemi drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtin filt\u00ebr duhet t\u00eb hyjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, pohoi Dvorani dhe shtoi se m\u00eb par\u00eb Inspektoriati ka d\u00ebshtuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb verifikimin, nd\u00ebrsa tani po e kryen n\u00eb formatin e vetingut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Dvorani vler\u00ebson se edhe KED aplikon nj\u00eb proces verifikimi rigoroz dhe k\u00ebt\u00eb e cil\u00ebson si nj\u00eb prej shkaqeve q\u00eb ka kufizuar numrin e kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja e par\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga kontrolli edhe pse nuk arrihet t\u00eb kryhet si n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit, por \u00ebsht\u00eb i forte. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e kandidat\u00ebve kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, shumica p\u00ebr pasurin\u00eb. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb frika. Nuk mund t\u00eb fshihet dhe nj\u00eb munges\u00eb besimi q\u00eb ushqehet nga politika, q\u00eb thot\u00eb mos kandidoni\u201d, argumenton Dvorani lidhur me munges\u00ebn kandidaturave p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai thekson se aktualisht kriteret p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ose n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se sa ishin m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Dvorani u shpreh se, nuk do t\u00eb ishte e natyrshme q\u00eb nj\u00eb magjistrat karriere t\u00eb mos doj\u00eb t\u00eb promovohet.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb jam edhe aty, por \u00ebsht\u00eb ambicja profesionale pse po kandidoj,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00ebn\u00ebse ke marr\u00eb pjes\u00eb si ekspert dhe nuk mund t\u00eb promovohesh\u2026, por kjo nuk ka sens\u201d, shtoi Dvorani dhe shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u verifikuar q\u00eb n\u00ebse t\u00eb kishte nj\u00eb kriter q\u00eb e favorizonte, at\u00ebher\u00eb t\u00eb ngrihej akuza.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Em\u00ebrimi i ish-ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb pozicione ky\u00e7e n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr disa v\u00ebzhgues ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr vet\u00ebavantazhim dhe konflikt interesi. Nga Edmond Hoxhaj, BIRN K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED njoftoi m\u00eb 14 tetor se n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs i ka hapur rrug\u00ebn kandidimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27292,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27291"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27291"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27291\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27292"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}