{"id":27167,"date":"2022-10-24T11:28:12","date_gmt":"2022-10-24T11:28:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27167"},"modified":"2022-10-24T11:30:20","modified_gmt":"2022-10-24T11:30:20","slug":"deshmitari-tre-police-e-godisnin-learin-pa-pushim-me-shkelma-dhe-grushtane-na-thane-jeni-kuksiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/24\/deshmitari-tre-police-e-godisnin-learin-pa-pushim-me-shkelma-dhe-grushtane-na-thane-jeni-kuksiane\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmitari: Tre polic\u00eb e godisnin Learin pa pushim me shkelma dhe grushta, na than\u00eb jeni kuksian\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia trondit\u00ebse e mikut t\u00eb 32-vje\u00e7arit t\u00eb ndjer\u00eb Lear Kurti p\u00ebr emisionin \u201cPiranjat\u201d n\u00eb ABC.<\/p>\n<p>Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e s\u00eb enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vje\u00e7ari Lear Kurti gjeti vdekjen n\u00eb rrethana ende t\u00eb paqarta n\u00eb duart e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, kishte nj\u00eb pafund\u00ebsi alibish, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb p\u00ebrplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs. AMP pretendonte se 32-vje\u00e7ari ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb spital, por \u201cTrauma\u201d theksonte se i riu ka mb\u00ebrritur pas asnj\u00eb shenj\u00eb jete. Edhe vet\u00eb policia ishte konfuze n\u00eb deklaratat e publikuar lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Fillimisht, u tha se viktima kishte g\u00eblltitur nj\u00eb doz\u00eb me kokain\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas tha se ishin dy doza.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebt at\u00eb nat\u00eb? Emisioni \u201cPiranjat\u201d ka marr\u00eb versionin e d\u00ebshmitarit okular n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebgjova fjal\u00ebt shpejt, shpejt se iku. E kan\u00eb shoq\u00ebruar vet\u00eb n\u00eb spital. Leari ka mbaruar brenda n\u00eb komisariat. N\u00eb spital ka shkuar i vdekur\u201d, thot\u00eb miku i Lear Kurtit.<\/p>\n<p>Ky person \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitari ky\u00e7 i k\u00ebsaj ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi ai ishte me viktim\u00ebn deri n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb 32-vje\u00e7arit. Ai tregon at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetoi minut\u00eb pas minute.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb isha me Learin at\u00eb nat\u00eb. E kam takuar dy or\u00eb para ngjarjes dhe e lash\u00eb tek ish-Filanto. Un\u00eb do t\u00eb ikja p\u00ebr pun\u00ebt e mia dhe ai do ikte n\u00eb pun\u00ebt e tij. Pastaj do t\u00eb shkoja ta merrja prap\u00eb, se Leari ka ndenjur gjithmon\u00eb me mua. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb po kaloja aty p\u00ebrball\u00eb me spitalin n\u00eb Laprak\u00eb, pash\u00eb q\u00eb ishin 3-4 patrulla, po rrihej Leari barbarisht brenda makin\u00ebs.\u201d shtoi shoku i viktim\u00ebs. <\/p>\n<p>Duke rr\u00ebfyer momentet e fundit q\u00eb ishte gjall\u00eb Lear Kurti, miku i tij q\u00eb pa gjith\u00e7ka tregon fjal\u00eb e fundit: \u201cTha: O noku lajm\u00ebro dik\u00eb se po na mbysin. Aty ka pasur kamera, por nuk e di kush mund t\u2019i ket\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cFilmimet jan\u00eb aty 100% e sigurt. \u00c7far\u00eb po b\u00ebni se \u00ebsht\u00eb me s\u00ebmundje toke, u thash\u00eb. Edhe m\u00eb than\u00eb \u201ckush je ti\u201d. Shoku i vet, u thash\u00eb un\u00eb. Nj\u00eb nga polic\u00ebt tha \u201cpse e lini t\u00eb flas\u00eb ky?. \u00c7a ju dhimbset? Shoq\u00ebrojeni dhe k\u00ebt\u00eb\u201d, tregon d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb miku i Learit thot\u00eb p\u00ebr \u201cPiranjat\u201d se nj\u00eb efektive policie e kishte ofenduar p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs. \u201cJemi shoq\u00ebruar t\u00eb dy nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Leari ishte n\u00eb makin\u00ebn e policis\u00eb un\u00eb isha me timen se makin\u00ebn e kishte efektivi i policis\u00eb. Ajo policja m\u00eb tha \u201cedhe kuksian, edhe gangster\u201d. Ti je fem\u00ebr, i thash\u00eb un\u00eb. As nuk po t\u00eb ofendoj dhe as nuk po them gj\u00eb. Thjesht po them q\u00eb djali ka k\u00ebt\u00eb lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t\u2019ju ngeli n\u00eb dor\u00eb dhe ashtu ndodhi\u201d, tha i riu.<\/p>\n<p>I riu tregon se n\u00eb vendin e ngjarjes ka mb\u00ebrritur n\u00eb momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin. \u201cI kam marr\u00eb vesh n\u00eb komisariat detajet. Ai iu paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo q\u00eb t\u00eb ishte, po t\u00eb kishte edhe nj\u00eb kg do ta hidhte. Ata duan t\u00eb mbulojn\u00eb policin\u00eb\u201d, tha miku i t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ai tregon se n\u00ebna e Lear Kurtit po kalon nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku p\u00ebrpos vdekjes s\u00eb djalit duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb edhe alibi t\u00eb shumta rreth ngjarjes. \u201cE \u00ebma vet\u00ebm at\u00eb djal\u00eb ka pasur dhe duke d\u00ebgjuar t\u00eb gjitha k\u00ebto, q\u00eb po jepen jo ju gjet drog\u00eb, jo p\u00ebrdorues droge. Asaj po i del shpirti\u201d, tha i riu.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb tjerash ai tregon se i ka par\u00eb polic\u00ebt teksa dhunojn\u00eb me shkelma dhe me grushte Learin. \u201cMe shkelma me grushta e kan\u00eb goditur. Me num\u00ebr tamam nuk e di, por dy, tre patjet\u00ebr. Nj\u00eb nga polic\u00ebt q\u00eb ishte djal\u00eb i ri, 20-22 vje\u00e7, ishte gangster jo polic\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE them sepse ai tha, ju nuk m\u00eb njihni mua. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb je polic me uniform\u00eb. Mund t\u00eb jesh kushdo, je polic i shtetit, je p\u00ebr ta na mbrojtur jo p\u00ebr t\u00eb na sulmuar. Learti ishte n\u00eb pranga dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb fare. P\u00ebr pjes\u00ebn e epilepsis\u00eb e kam marr\u00eb vesh para dy jav\u00ebsh. Kur i ndodhi, e kemi d\u00ebrguar n\u00eb spital\u201d.<\/p>\n<p>Duke treguar p\u00ebr marrjen n\u00eb pyetje, i riu theksoi se ka pasur edhe nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr drejtorin e AMP, Ardi Veliu. \u201cK\u00ebt\u00eb pyetjet ma b\u00ebri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe m\u00eb tha n\u00ebse kam par\u00eb q\u00eb makina mund t\u00eb ket\u00eb patur l\u00ebkundje? Un\u00eb i thash q\u00eb rrug\u00ebt tona jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gropa\u201d<\/p>\n<p>I riu ka par\u00eb edhe momentet e fundit t\u00eb Lear Kurtit, duke th\u00ebn\u00eb se atij nuk iu dha ndihma e duhur p\u00ebr ta shp\u00ebtuar. \u201c3-4 minuta mbrapa kur kam mb\u00ebrritur n\u00eb komisariat. Nuk kam folur dot se Leari ka qen\u00eb i shtrir\u00eb dhe pa ndjenja. Po p\u00ebrp\u00eblitej. M\u00eb mbyll\u00ebn der\u00ebn. Nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj ndihme. D\u00ebgjova \u201cshpejt, shpejt se iku&#8221;. U alarmua i gjith\u00eb komisariati\u2026 iku Leari.\u201d<\/p>\n<p>\u201cPo, aty ka dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb komisariat. Shpirti i ka dal\u00eb brenda rajonit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb komisariati num\u00ebr 3. E njoh shum\u00eb mir\u00eb shokun tim. Sigurisht mund t\u2019i ket\u00eb fol\u00eb me tone t\u00eb ashpra dhe k\u00ebta mund t\u00eb jen\u00eb acaruar dhe mund t\u00eb ken\u00eb gjuajtur. Ama duhet ta pranojn\u00eb. K\u00ebta nuk prekin n\u00eb fytyr\u00eb, as n\u00eb kok\u00eb, por nga brinj\u00ebt.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia trondit\u00ebse e mikut t\u00eb 32-vje\u00e7arit t\u00eb ndjer\u00eb Lear Kurti p\u00ebr emisionin \u201cPiranjat\u201d n\u00eb ABC. Ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e s\u00eb enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vje\u00e7ari Lear Kurti gjeti vdekjen n\u00eb rrethana ende t\u00eb paqarta n\u00eb duart e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Menj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, kishte nj\u00eb pafund\u00ebsi alibish, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb p\u00ebrplasje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27167"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}