{"id":27110,"date":"2022-10-24T09:10:18","date_gmt":"2022-10-24T09:10:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27110"},"modified":"2022-10-24T09:10:18","modified_gmt":"2022-10-24T09:10:18","slug":"amnistia-fiskalo-penale-si-prove-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/24\/amnistia-fiskalo-penale-si-prove-kombetare\/","title":{"rendered":"Amnistia fiskalo-penale si prov\u00eb komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"rekl-30\">\n<div id=\"__sap-ad-332\" class=\"__sap-ads __sap-image tracked\" data-title=\"Almex desktop brenda lajmit\"><em>(me opozit\u00ebn e thirrur n\u00eb mision t\u00eb madh)<\/em><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>S\u00eb pari, pak fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr amnistin\u00eb. Problemi moral kryesor i saj \u00ebsht\u00eb konflikti me parimin madhor t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb personit para ligjit. Nj\u00eb i d\u00ebnuar q\u00eb amnistohet (apo edhe falet) favorizohet n\u00eb raport me nj\u00eb tjet\u00ebr person q\u00eb vuajti po at\u00eb d\u00ebnim (p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin krim) n\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme apo t\u00eb m\u00ebvonshme e q\u00eb nuk p\u00ebrfitoi nga amnistia. Prandaj amnistit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rralla, t\u00eb matura e proporcionale. Ato lipset t\u00eb favorizojn\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr vepra penale t\u00eb lehta, apo gjithsesi q\u00eb vuajn\u00eb fundin e d\u00ebnimit, ose dhe kundravajtje e vepra penale minore ende t\u00eb pad\u00ebnuara. Synimi \u00ebsht\u00eb integrimi shoq\u00ebroro-edukativ dhe leht\u00ebsimi i barr\u00ebs s\u00eb aparatit ligjzbatues nga policia tek burgjet.<\/p>\n<p>Edhe amnistit\u00eb fiskale (m\u00eb lart trajtuam amnistin\u00eb klasike q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo penale) ndjekin t\u00eb nj\u00ebjtat norma. Ato legalizojn\u00eb para t\u00eb rregullta q\u00eb nuk kan\u00eb kaluar n\u00eb procesin e formalizimit p\u00ebrmes procesit bankar e tatimor. Mandati i amnistis\u00eb fiskale kufizohet brenda k\u00ebtij perimetri pa nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb politikat penale apo n\u00eb pun\u00ebn e policis\u00eb, prokuroris\u00eb e gjykatave. Ky \u00ebsht\u00eb dallim i madh! Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht dallimi midis amnistis\u00eb fiskale t\u00eb vitit 2011 (qeveria Berisha) dhe amnistis\u00eb fiskalo-penale q\u00eb propozon sivjet qeveria Rama.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop Brenda lajmit 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_4c01900e1b\"><strong>1. Amnistia normale e vitit 2011<\/strong><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Amnistia e v. 2011 nuk parashikonte q\u00eb n\u00ebse &#8220;dikush me thas\u00eb me euro n\u00eb bodrum&#8221; do t\u00eb legalizonte parat\u00eb e veta t\u00eb ardhura nga veprimtaria kriminale; ai dikush n\u00eb asnj\u00eb rast nuk do t\u00eb ishte i imunizuar nga hetimi administrativ e ndjekja penale n\u00eb t\u00eb ardhmen. Madje me zbatimin e ligjit antimafia, dikushit mund t&#8217;i konfiskoheshin jo vet\u00ebm parat\u00eb, por edhe sht\u00ebpit\u00eb, tokat e veturat n\u00ebse nuk do t&#8217;i justifikonte dot me t\u00eb ardhura t\u00eb rregullta. E megjithat\u00eb asokohe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Delegacioni i Bashkimit Europian u prononcuan kundra imunitetit penal. Si p\u00ebr t&#8217;i fryr\u00eb kosit. Rezultati i amnistis\u00eb fiskale 2011 ishin 16,6 miliard\u00eb lek\u00eb (141 milion\u00eb euro) detyrime t\u00eb prapambetura me natyr\u00eb tatimore, doganore e tarifore (kjo e fundit kryesisht p\u00ebr automjetet). Subjektet paguese p\u00ebrfituan edhe shmangien e kamat\u00ebvones\u00ebs e t\u00eb gjobave. Por dikushi me miliona euro n\u00eb bodrum nuk u paraqit n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb bank\u00eb e tatime.<\/p>\n<p><strong>2. Amnistia &#8220;sui generis&#8221; e vitit 2022<\/strong><\/p>\n<p>Amnistia e vitit 2022 e ndryshon radikalisht situat\u00ebn. Projekt-ligji (neni 16\/1 e, f, g) p\u00ebrjashton nga \u00e7do lloj hetimi administrativ, ndjekje penale apo konfiskimi i parave at\u00eb dikushin q\u00eb milionat e bodrumit do t&#8217;i deklaroj\u00eb n\u00eb bank\u00eb e tatime. Duket qart\u00eb se ato qindra a m\u00eb shum\u00eb miliona n\u00eb bodrumet e Shqip\u00ebris\u00eb, Bashkimit Europian e Anglis\u00eb jan\u00eb synimi i vet\u00ebm e i madh i Edi Ram\u00ebs. Si p\u00ebr t\u00eb prishur syrin e keq apo p\u00ebr humor t\u00eb zi, qeveria thot\u00eb se e ka zgjidhur problemin duke p\u00ebrjashtuar nga amnistia ofiqar\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs deri tek drejtor\u00ebt e qarqeve (neni 6).<\/p>\n<p>Argumenti i qeveris\u00eb se k\u00ebshtu kan\u00eb vepruar m\u00eb par\u00eb edhe shtete europiano-per\u00ebndimore. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ram\u00ebs (zakonisht p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pista) deklaroi para pak dit\u00ebsh n\u00eb prani t\u00eb shefes s\u00eb Delegacionit BE se edhe Greqia ka b\u00ebr\u00eb amnisti fiskale fill pasi adoptoi euron n\u00eb v.2004 (n\u00eb fakt Greqia e adoptoi euron n\u00eb v.2001). \u00c7far\u00eb nuk tha deputeti socialist \u00ebsht\u00eb q\u00eb amnistia greke e vitit 2004 ishte strikt fiskale dhe aspak penale; po k\u00ebshtu jan\u00eb pa p\u00ebrjashtim edhe rastet e tjera n\u00eb Europ\u00eb; t\u00eb ngjashme me ton\u00ebn e v.2011. Amnistia fiskalo-penale e v.2022 \u00ebsht\u00eb madje &#8220;sui generis&#8221; n\u00eb bot\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane mbi K\u00ebrkimin, Kapjen e Konfiskimin e t\u00eb Ardhurave nga Kriminaliteti e nga Terrorizmi e v. 2005 (e njohur si Konventa e Varshav\u00ebs) ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb. Kjo amnisti shkel edhe marr\u00ebveshjet p\u00ebr mostatimin e dyfisht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka n\u00eb fuqi me shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs perfshi \u00e7do shtet europian. \u00c7do gjykat\u00eb kushtetuese serioze do e shfuqizonte at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3. Motivet e Ram\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Me borxhimin e lart\u00eb publik dhe me devijimin masiv t\u00eb fondeve publike drejt PPP problematike dhe rrug\u00ebve me kosto 20 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr buxheti i shtetit po firon edhe p\u00ebr shpenzimet rutin\u00eb. Madje nuk ka para t\u00eb mjaftueshme, n\u00eb buxhet e jasht\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb &#8220;shpenzimet&#8221; e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr zgjedhjet bashkiake mbas n\u00ebnt\u00eb muajsh.<\/p>\n<p>Prandaj e ka ndar\u00eb mendjen qe me patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb 5-10 % t\u00eb qindra milionave q\u00eb do t\u00eb legalizohen (kaq \u00ebsht\u00eb detyrimi tatimor). Si dhe nj\u00eb pjes\u00eb nga 90-95% t\u00eb tyre, q\u00eb mbeten pron\u00eb e dikushit, ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb; direkt ose indirekt.<\/p>\n<p><strong>4. Pasojat ogurzeza t\u00eb amnistis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pasurimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i kast\u00ebs n\u00eb pushtet dhe blerja e fitores n\u00eb bashkit\u00eb me rezultat t\u00eb pasigurt jan\u00eb pasojat direkte t\u00eb amnistis\u00eb Rama. Ironikisht k\u00ebto mund t\u00eb mos jen\u00eb pasojat m\u00eb negative.<\/p>\n<p>Shfaqja befas i super-milioner\u00ebve legal\u00eb me t\u00eb shkuar problematike, t\u00eb cil\u00ebt tashti kan\u00eb shuma 9-shifrore n\u00eb llogarit\u00eb bankare n\u00eb euro \u00ebsht\u00eb barabar me krijimin e nj\u00eb realiteti t\u00eb ri n\u00eb sip\u00ebrmarrjen shqiptare e m\u00eb gjer\u00eb. Super-milioner\u00ebt nuk do ta ken\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb shumic\u00ebn e sip\u00ebrmarr\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb krijuar kompani e pasuri n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb vjet. Duke i marr\u00eb tregun ose duke i bler\u00eb aksionet. Jo detyrimisht me dhun\u00eb por me trysnin\u00eb e pap\u00ebrballueshme t\u00eb paras\u00eb s\u00eb madhe e t\u00eb kollajshme. Dominimi i tyre n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebrtej nd\u00ebrtimit aktualisht, do t\u00eb jet\u00eb fatal.<\/p>\n<p>Problemet q\u00eb amnistia Rama do t\u00eb shkaktoj\u00eb me BE jan\u00eb serioze por, n\u00eb kontekstin ton\u00eb, sekondare. P\u00ebr to m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>5. Caku i Bashkimit Europian<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Europian ka sinjalizuar disa her\u00eb publikisht kund\u00ebrshtimin e tij ndaj nism\u00ebs p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes Delegacionit n\u00eb Tiran\u00eb dhe disa ambasadave dypal\u00ebshe. Ambasada britanike dhe deri diku ajo amerikane i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb q\u00ebndrimit \u00eb Brukselit. S\u00eb fundmi edhe progres-raporti (1) p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i publikuar m\u00eb 12 tetor kund\u00ebrshton qart\u00eb amnistin\u00eb fiskale (si dhe pasaportat e florinjta) duke parashikuar p\u00ebrkeq\u00ebsim masiv me pastrimin e parave. Me siguri Delegacioni e mbase edhe Komisioni n\u00eb Bruksel e t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin k\u00ebto deklarata nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\/ligji do t\u00eb avancoj\u00eb drejt miratimit. Por kaq!<\/p>\n<p>Ideja se BE d\u00ebmtohet seriozisht nga &#8220;amnistia fiskale&#8221; n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb iluzore. Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb me pak se 1% e asaj s\u00eb BE-s\u00eb. Dhe parat\u00eb n\u00eb bodrum duhen par\u00eb si proporcionale. Prandaj me gjas\u00eb BE nuk do t\u00eb ler\u00eb m\u00ebnjan\u00eb hallet e m\u00ebdha t\u00eb momentit p\u00ebr t\u00eb ndaluar me \u00e7do kusht Ram\u00ebn e dikush\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Por Brukseli do t\u00eb mbante sh\u00ebnim se nj\u00eb shtet ballkanik q\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE vepron (s\u00ebrish) kund\u00ebr interesave t\u00eb Europ\u00ebs e dhunon normat e saj. Si p\u00ebrfundim do t\u00eb kishim edhe nj\u00eb tjet\u00ebr arsye t\u00eb fort\u00eb q\u00eb negociatat t\u00eb rrinin n\u00eb vend num\u00ebro p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra; si\u00e7 ka ndodhur me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>6. Vet\u00ebmbrojtja e Europ\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Argumenti i Ram\u00ebs se BE dhe Anglia i duan p\u00ebr vete milionat e dikushit prandaj kund\u00ebrshtojn\u00eb nism\u00ebn e tij nuk ka baz\u00eb. N\u00ebse ato para, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb amnistimit, mbeten n\u00eb bodrum n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebhere n\u00eb BE dhe Angli ku p\u00ebrdorimi i paras\u00eb cash \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i kufizuar i bie q\u00eb t\u00eb kalben n\u00eb bodrum.<\/p>\n<p>Por Bashkimi Europian, si dhe Britania e ShBA, kan\u00eb zhvilluar mekanizma mbrojt\u00ebs. N\u00eb rastin normal n\u00ebse nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb tentonte nj\u00eb transfert\u00eb t\u00eb eurove t\u00eb dikushit n\u00eb BE dhe Per\u00ebndim parat\u00eb do t\u00eb identifikoheshin si t\u00eb dyshimta, transferta do t\u00eb bllokohej dhe banka vet\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Bankat tek ne t\u00eb cilat jan\u00eb ende me pron\u00ebsi nga BE as nuk do t\u00eb hynin fare n\u00eb k\u00ebt\u00eb valle.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb akut ato banka q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrlyhen keq me thas\u00ebt e bodrumit do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb automatikisht para nj\u00eb kordoni sanitar euro-amerikan; nj\u00eblloj si bankat e Putinit. Atyre do t&#8217;u mbeten shk\u00ebmbimet vet\u00ebm me Anadollin, Lindjen, Azin\u00eb e Afrik\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu personat q\u00eb do t\u00eb riatdhesojn\u00eb parat\u00eb me \u00e7anta e do t\u2018i deklarojn\u00eb bie fjala n\u00eb dogan\u00ebn e Durr\u00ebsit apo Rinasit duhet t\u00eb mos harrojn\u00eb se p\u00ebr shtetet nga ku kan\u00eb sjell\u00eb \u00e7ant\u00ebn, p.sh. p\u00ebr Itali ose p\u00ebr Anglin\u00eb, kan\u00eb kryer edhe evazion fiskal. Dhe krahu i gjat\u00eb i ligjit italian e anglez nuk ka p\u00ebr t\u2018i l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>7. Rama pa skrupuj<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama e ka treguar q\u00eb djeg \u00e7do jorgan p\u00ebr t\u00eb kapur e mbajtur pleshtin e pushtetit. Si shef i opozit\u00ebs n\u00eb vitin 2013 hyri aleanc\u00eb me mafioz\u00ebt lokal\u00eb duke u premtuar garancira, ofiqe e tendera; nuk pyeti p\u00ebr k\u00ebshillat private t\u00eb ambasadorit x p\u00ebr t\u00eb mos kandiduar deputetin y. Nj\u00eb vit para zgjedhjeve parlamentare t\u00eb v. 2017 ai kanabizoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes Tahirit pa pyetur p\u00ebr ata pak z\u00ebra nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb protestuan publikisht. N\u00eb 2020 Rama shkeli marr\u00ebveshjen me opozit\u00ebn dhe ndryshoi Kodin Zgjedhor duke i siguruar k\u00ebshtu vetes 5 deputet\u00eb shtes\u00eb. Ambasador\u00ebt e BE, Britanis\u00eb dhe Amerik\u00ebs, q\u00eb kishin nd\u00ebrmjet\u00ebsuar e garantuar marr\u00ebveshjen, i ekspozoi si impotent\u00eb e irelevant\u00eb. Nj\u00eb syresh, e cila kuturisi e tha se marr\u00ebveshja nuk u shkel, e b\u00ebri t\u00eb duket qesharake.<\/p>\n<p>Tashti q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pushtetin si zor se ai do t\u00eb impresionohet prej tyre. Shenjat i dha: duke i ftuar ambasador\u00ebt p\u00ebr dialog e pastaj duke i shp\u00ebrfillur me mospjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb takim.<\/p>\n<p><strong>8. Misioni i madh i opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb n\u00ebntitull fillimisht e shkruajta &#8220;Misioni i shenjt\u00eb i opozit\u00ebs&#8221; por e ndryshova q\u00eb mos dukej si ekzagjerim. Por thelbi nuk ndryshon. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb duhet rr\u00ebzuar patjet\u00ebr dhe deputet\u00ebt e opozit\u00ebs jan\u00eb t\u00eb thirrur n\u00eb barrikad\u00ebn parlamentare.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb mazhoranc\u00ebs jan\u00eb d\u00ebshmuar disa her\u00eb si bag\u00ebti votuese, recidiviste e pa nd\u00ebrgjegje; n\u00eb plot raste p\u00ebrfshi edhe p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar. Tek ata nuk ka shpres\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr fat Rama nuk e miraton dot ligjin pa 7 vota nga opozita (projekt\/ligji me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar miratohet me 84 vota; deputet\u00ebt e Ram\u00ebs &amp; Doshit jan\u00eb 77 (74+3)). Sipas lajmeve dikush\u00ebt pran\u00eb mazhoranc\u00ebs po v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje thas\u00eb me euro p\u00ebr t\u00eb gjetur ato 7 vota.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj legjislature kan\u00eb m\u00ebkatet e tyre pasi ndonj\u00ebher\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn qorrazi propozimeve problematike t\u00eb Rama-Ball\u00ebs. Por edhe drejtuesit e k\u00ebtij fraksioni tashm\u00eb jan\u00eb shprehur verbalisht kund\u00ebr amnistis\u00eb. Lideri i opozit\u00ebs ka detyr\u00ebn e fark\u00ebtimit t\u00eb konsensusit e t\u00eb vullnetit p\u00ebr masa t\u00eb rrepta q\u00eb t\u00eb shmanget shkarja edhe e nj\u00eb vote. Duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb pasojat personale p\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb joshen; ku m\u00eb e pakta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi nga grupimi politik. Kjo detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa kandidati unik opozitar p\u00ebr bashkit\u00eb. Dhe mund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb po ashtu unike. Sepse druaj q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs, ndryshe nga m\u00eb par\u00eb, nuk do e kthej\u00eb &#8220;amnistin\u00eb&#8221; p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend. Dhe shpresa tek Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e vak\u00ebt. Prandaj edhe motoja e dikurshme &#8220;me forcat tona!&#8221; merr sot nj\u00eb kuptim t\u00eb ri.<\/p>\n<p><em>(1) N\u00eb fakt prej disa vitesh quhet &#8220;country report&#8221; di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrkthehet jobukur si &#8220;raporti i vendit&#8221;. Prandaj vazhdoj t&#8217;i quaj me emrin e vjet\u00ebr; edhe pse ai ting\u00ebllon ironik n\u00eb kontekstin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO (me opozit\u00ebn e thirrur n\u00eb mision t\u00eb madh) S\u00eb pari, pak fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr amnistin\u00eb. Problemi moral kryesor i saj \u00ebsht\u00eb konflikti me parimin madhor t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb personit para ligjit. Nj\u00eb i d\u00ebnuar q\u00eb amnistohet (apo edhe falet) favorizohet n\u00eb raport me nj\u00eb tjet\u00ebr person q\u00eb vuajti po at\u00eb d\u00ebnim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27110"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27110\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}