{"id":27021,"date":"2022-10-21T18:36:03","date_gmt":"2022-10-21T18:36:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=27021"},"modified":"2022-10-21T18:36:03","modified_gmt":"2022-10-21T18:36:03","slug":"nxirret-jashte-loje-ballkani-i-hapur-vendet-e-ballkanit-perendimor-bien-dakord-per-levizjen-e-lire-mes-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/21\/nxirret-jashte-loje-ballkani-i-hapur-vendet-e-ballkanit-perendimor-bien-dakord-per-levizjen-e-lire-mes-tyre\/","title":{"rendered":"Nxirret jasht\u00eb loje \u201cBallkani i Hapur\u201d, Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor bien dakord p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb mes tyre"},"content":{"rendered":"<p>Ministrat e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor pajtohen p\u00ebr udh\u00ebtimin pa viza midis tyre dhe p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur nj\u00eb hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Kjo u b\u00eb e ditur nga ministrja gjermane e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjat\u00eb takimit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Procesin e Berlinit, e cila theksoi se, k\u00ebta jan\u00eb hapa historik\u00eb, q\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u2018Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb student\u00ebt nga Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrdorin diplom\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe se nj\u00eb arkitekt nga Serbia mund t\u00eb shkoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Fundja kjo \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb tregu i brendsh\u00ebm evropian\u2019, tha zonja Baerbock.<\/p>\n<p>N\u00eb takim u tha se p\u00ebrfitimin m\u00eb t\u00eb madh nga kjo marr\u00ebveshje do ta ken\u00eb qytetar\u00ebt nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa viza.<\/p>\n<p>Dokumenti p\u00ebrfundimtar pritet t\u00eb n\u00ebnshkruhet me 3 n\u00ebntori n\u00eb Berlin, ku pritet t\u00eb mbahet takimi i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb dhjet\u00eb vendeve t\u00eb tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb K\u00ebshillit dhe Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>\u2018Duke n\u00ebnshkruar t\u00eb marr\u00ebveshjet n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm n\u00eb n\u00ebntor, ju po b\u00ebni nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Ju po e b\u00ebni jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tuaj m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe po ndihmoni kompanit\u00eb tuaja t\u00eb nxisin tregtin\u00eb dhe rritjen ekonomike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs kan\u00eb theksuar se procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ku t\u00eb gjitha shtetet jan\u00eb t\u00eb barabarta dhe kan\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do nism\u00eb q\u00eb sipas tyre mund t\u00eb shfaqet si alternative ndaj k\u00ebtij procesi, p\u00ebrfshir\u00eb nism\u00ebn &#8216;Ballkani i Hapur&#8217; q\u00eb u hodh nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin nism\u00ebn p\u00ebr &#8216;Ballkanin e Hapur&#8217; dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e saj, por i d\u00ebrguari p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor Gabriel Escobar ka theksuar se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb ekonomike q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb sukses vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor si t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla tha t\u00eb premten n\u00eb Berlin se \u2018nga Procesi i Berlinit, padyshim q\u00eb presim nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb thelluar n\u00eb rajonin ton\u00eb. Ne gjithashtu presim q\u00eb Procesi i Berlinit t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vrull dhe d\u00ebshirojm\u00eb t&#8217;i shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr rifillimin e procesit. Integrimi i rajonit n\u00eb BE dhe integrimi evropian-atlantik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit i cili u ringjall nga kancelari gjerman Olaf Scholz, u hodh n\u00eb vitin 2014 nga ish kancelaria gjermane Angela Merkel me synim thellimin e bashk\u00ebrendimit nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si dhe mb\u00ebshtetjen e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Durimi i disa vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit po mbaron dhe kritik\u00ebt e ritmit t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb zgjerimit t\u00eb bllokut thon\u00eb se kjo u l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e tyre n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ministrja e jashtme gjermane tha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e qeveris\u00eb s\u00eb saj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb bllok p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe p\u00ebrparim ekonomik, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e reformave n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Ministrja Baerbock, shprehu d\u00ebshir\u00ebn e saj p\u00ebr normalizimin e \u2018situat\u00ebs s\u00eb pazgjidhur\u2019 mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila tha ajo \u00ebsht\u00eb \u2018shkak i vazhduesh\u00ebm i tensioneve\u2019.<\/p>\n<p>Shefja e diplomacis\u00eb gjermane i b\u00ebri thirrje Serbis\u00eb \u2018q\u00eb t\u00eb rris\u00eb harmonizimin me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti; dhe ne presim hapa konkret\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb harmonizuar politik\u00ebn e saj t\u00eb vizave. Kontrabanda e njer\u00ebzve k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e njer\u00ebzve dhe marrjen e masave kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb na bashkon t\u00eb gjith\u00ebve\u2019, tha ajo. <em>\/VOA<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrat e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor pajtohen p\u00ebr udh\u00ebtimin pa viza midis tyre dhe p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur nj\u00eb hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo u b\u00eb e ditur nga ministrja gjermane e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Annalina Berbok Baerbock, gjat\u00eb takimit t\u00eb ministrave t\u00eb jasht\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":27022,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}