{"id":26957,"date":"2022-10-21T13:28:54","date_gmt":"2022-10-21T13:28:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=26957"},"modified":"2022-10-21T13:29:07","modified_gmt":"2022-10-21T13:29:07","slug":"buxheti-2023-116-milione-euro-nga-parate-e-shqiptareve-per-koncesionet-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/21\/buxheti-2023-116-milione-euro-nga-parate-e-shqiptareve-per-koncesionet-e-rames\/","title":{"rendered":"Buxheti-2023, 116 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr koncesionet e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dorian TELITI<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebgjuam sot me z\u00eb dhe figur\u00eb se si qeveria shqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebntin vit rradhazi t\u00eb abuzoj\u00eb me taksat tuaja dhe t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb fondet publike.<\/p>\n<p>D\u00ebgjuam sot se si me mjesht\u00ebrin\u00eb e fjal\u00ebs por me dob\u00ebsin e fakteve, qeveria shqiptare, po mundohet t\u2019i hedh\u00eb hi syve shqiptar\u00ebve, syve tuaj, duke u munduar t&#8217;ju binde se po b\u00ebn \u00e7mos p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Projekbuxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb aspak serioz, nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i duhur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarrjen, por mb\u00ebshtet si p\u00ebrher\u00eb vet\u00ebm disa miq e shok\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00ebsisht interesat me qeveritar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb braktis\u00eb nevojtar\u00ebt dhe godet me rritje taksash e gjobash sip\u00ebrmarrjen vendase.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, pasi financimi i tyre do vazhdoje t\u00eb jet\u00eb minimalist dhe rezulton t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm gjysma e nevojave reale p\u00ebr nj\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi dinjitoze.  <\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i fermerit, pasi do t\u00eb jemi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb fundit p\u00ebr subvencionimin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e rajonit financojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i rritjes s\u00eb pagave, pasi rritja reale e tyre nuk parashikohet gjat\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i pensionist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt vuajn\u00eb rritjen dyshifrore t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb konsumit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria u thot\u00eb: &#8220;mjaftohuni me vet\u00ebm 1% rritje pensionesh&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb harruar e t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur p\u00ebrballen edhe k\u00ebt\u00eb vit me p\u00ebrbuzjen dhe braktisjen e qeveris\u00eb. Me k\u00ebto ritme t\u00eb financimit do duhen 30 vjet p\u00ebr t\u00eb ezauruar detyrimin financiar ndaj k\u00ebsaj shtrese t\u00eb p\u00ebrvuajtur nga regjimi fam\u00ebkeq q\u00eb lam\u00eb pas n\u00eb vitet \u201890.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i shqiptar\u00ebve dhe bizneseve n\u00eb nevoj\u00eb, pasi asnj\u00eb qindarke nuk do jepet p\u00ebr ndonj\u00eb paket\u00eb sociale ndihme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e ngjashme t\u00eb rajonit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb paketa disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta dhe parashikojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin ekonomit\u00eb e tyre edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, nd\u00ebrkoh\u00eb qeveria shqiptare JO!  Nuk do disbursoj\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i performanc\u00ebs pozitive, pasi do vazhdoj\u00eb t\u00eb jap\u00eb qindra milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb financuar sistemin e d\u00ebshtuar dhe t\u00eb korruptuar energjetik, ku gjat\u00eb vitit aktual dhe vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe do t\u00eb jepen 300 milion\u00eb euro nga parat\u00eb tona t\u00eb taksave p\u00ebr t\u00eb financuar gjoja nevojat energjetike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se koorporatat energjetike jan\u00eb kthyer n\u00eb vatra pun\u00ebsimesh elektorale dhe shp\u00ebrdorimesh me lukse nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb jet\u00eb buxheti i profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me mund e djers\u00eb kan\u00eb ngritur t\u00eb ardhmen e tyre, tashm\u00eb do p\u00ebrballen me taksimin e ri qeveritar, duke u zhvatur parat\u00eb nga xhepat e tyre.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb buxheti i prodhuesve t\u00eb vegj\u00ebl dhe t\u00eb mes\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt do p\u00ebrballen me rritjen e ndjeshme t\u00eb niveleve t\u00eb akciz\u00ebs.<\/p>\n<p>Po natyrsh\u00ebm ju lind pyetja, i kujt qenka ky projektbuxhet?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ashtu si buxheti i vitit aktual, edhe buxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb buxheti i oligark\u00ebve, i financimit t\u00eb PPP-ve.<\/p>\n<p>Plot 116 milion\u00eb euro p\u00ebr 10 kontratat PPP do t\u00eb jepen gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. K\u00ebto 10 kontrata PPP do t\u00eb marrin tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde se \u00e7\u2019marrin 65 mij\u00eb familje me ndihm\u00eb ekonomike gjat\u00eb gjith\u00eb 2023.<\/p>\n<p> Do t\u00eb jet\u00eb buxheti i shp\u00ebrdorimit me shpenzimet operative t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr rehatllik, ku fondet do t\u00eb rriten edhe m\u00eb tej me 15 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dashur qytetar\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura t\u00eb buxhetit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb askush, as vet\u00eb qeveria nuk i mohon dot, por thjesht me propagand\u00eb mundohet t\u2019i fsheh\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ndaj hapni syt\u00eb dhe vesh\u00ebt, nd\u00ebrgjegj\u00ebsohuni, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr parat\u00eb tuaja, mos lejoni ask\u00ebnd t\u2019i vjedh\u00eb e shp\u00ebrdoroj\u00eb ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dorian TELITI D\u00ebgjuam sot me z\u00eb dhe figur\u00eb se si qeveria shqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebntin vit rradhazi t\u00eb abuzoj\u00eb me taksat tuaja dhe t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb fondet publike. D\u00ebgjuam sot se si me mjesht\u00ebrin\u00eb e fjal\u00ebs por me dob\u00ebsin e fakteve, qeveria shqiptare, po mundohet t\u2019i hedh\u00eb hi syve shqiptar\u00ebve, syve tuaj, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":26958,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26957"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}