{"id":25202,"date":"2022-10-05T10:51:42","date_gmt":"2022-10-05T10:51:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25202"},"modified":"2022-10-05T11:19:49","modified_gmt":"2022-10-05T11:19:49","slug":"media-amerikane-per-berishen-do-rikthehet-si-kryeminister-26-eshte-laruar-nga-vendi-ne-7-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/05\/media-amerikane-per-berishen-do-rikthehet-si-kryeminister-26-eshte-laruar-nga-vendi-ne-7-vite\/","title":{"rendered":"Media amerikane p\u00ebr Berish\u00ebn: Do rikthehet si Kryeminist\u00ebr, 26% \u00ebsht\u00eb laruar nga vendi n\u00eb 7 vite"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Larry Luxner, Washington Diplomat<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 2 qershor 1994, teksa isha me sh\u00ebrbim n\u00eb Ballkan, arrita t\u00eb siguroja nj\u00eb intervist\u00eb nj\u00ebor\u00ebshe me Sali Berish\u00ebn, lideri i par\u00eb i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb e ardhmja dukej e ndritur p\u00ebr ish-kardiologun, i cili dy vjet m\u00eb par\u00eb kishte marr\u00eb presidenc\u00ebn e vendit t\u00eb tij t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb izoluar, duke pasuar komunistin e linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr Ramiz Alia, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpive.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e Berish\u00ebs, Shqip\u00ebria kishte ulur inflacionin galopant n\u00eb numra dyshifror\u00eb nga tre m\u00eb par\u00eb, arriti nj\u00eb rritje ekonomike prej 9% m\u00eb 1992 dhe reduktoi ndjesh\u00ebm borxhin publik. Gjat\u00eb tre viteve t\u00eb para n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs, 75% e prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm bruto t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u sigurua nga sektori privat.<\/p>\n<p>N\u00eb rang nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Berisha pati marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta miq\u00ebsore personale me Presidentin George H.W. Bush dhe Sekretarin e Shtetit James A. Baker III\u2014 si\u00e7 u evidentua edhe nga nj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb qershor 1992 \u2013 dhe ishte gjer\u00ebsisht i respektuar p\u00ebr suksesin n\u00eb kthes\u00ebn q\u00eb b\u00ebri vendi m\u00eb i varf\u00ebr i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Si kan\u00eb ndryshuar koh\u00ebt!<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, un\u00eb dhe Dr. Berisha u takuam s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Tiran\u00eb. Por tani, 28 vjet m\u00eb pas, ish-kreu i shtetit udh\u00ebheq opozit\u00ebn \u2013 i ngecur n\u00eb konflikte t\u00eb hidhur me disa nga an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij \u2013 dhe e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb shkel\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2021, Sekretari Shtetit Antony Blinken nd\u00ebrmori hapin e pazakont\u00eb t\u00eb deklaronte 78-vje\u00e7arin Berisha persona non grata \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion serioz\u201d.<\/p>\n<p>Berisha i mohon akuzat e paprovuara dhe faj\u00ebson Soros p\u00ebr p\u00ebrhapje g\u00ebnjeshtrash.<\/p>\n<p>Si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb nga 2005 deri m\u00eb 2013, thot\u00eb Blinken n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, \u201cBerisha u p\u00ebrfshi n\u00eb akte korrupsioni si p\u00ebrvet\u00ebsim fondesh publike dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb proceset publike, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e pushtetit p\u00ebr p\u00ebrfitim personal dhe p\u00ebr pasurimin e aleat\u00ebve politik\u00eb dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb kurriz t\u00eb besimit t\u00eb publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtar\u00ebt publik\u00eb\u201d. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb retorika e tij demonstron se ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb mbroj\u00eb veten, familjar\u00ebt dhe aleat\u00ebt politik\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb hetimeve t\u00eb pavarura, masave anti-korrupsion dhe t\u00eb llogaridh\u00ebnies\u201d, shtoi Sekretari i Shtetit.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte, ndalimi i vajtjes n\u00eb SHBA p\u00ebrfshin edhe gruan e politikanit veteran, Liri Berisha; djalin e tij, Shk\u00eblzen Berisha, dhe vajz\u00ebn Argita Berisha Malltezi.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e keni marr\u00eb vesh besoj, jam futur n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb nga Anthony Blinken\u201d, thot\u00eb me nj\u00eb buz\u00ebqeshje Berisha, teksa m\u00eb fton t\u00eb ulen. M\u00eb pas i mohoi me zjarr t\u00eb gjitha akuzat dhe faj\u00ebsoi financierin majtist global George Soros p\u00ebr problemet aktuale.<\/p>\n<p>\u201cKjo erdhi tet\u00eb vjet pasi nuk kisha m\u00eb ndonj\u00eb rol drejtues, as ndonj\u00eb lloj pushteti ekzekutiv. Isha thjesht deputet\u201d, thot\u00eb. \u201cDhe gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb pushtet kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me Shtetet e Bashkuara. Kurr\u00eb nuk i kam kursyer p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime me interesat e SHBA n\u00eb mendje\u201d.<\/p>\n<p>Ai shton: \u201cN\u00eb 16 vjet\u00ebt e fundit, gruaja ime punon si vullnetare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt autik\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ngritur me mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Autism Speaks. Ajo \u00ebsht\u00eb sanksionuar \u2013 si edhe f\u00ebmij\u00ebt \u2013 p\u00ebr shkakun tim. N\u00ebn drejtimin e Trump kjo nuk do t\u00eb kishte ndodhur kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Britania fut Berish\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb, nd\u00ebrsa Kongresmeni Republikan e mbron<\/strong><\/p>\n<p>Kambanat e kish\u00ebs aty pran\u00eb ran\u00eb zhurmsh\u00ebm gjat\u00eb takimit ton\u00eb t\u00eb 12 shtatorit, i cili koincidoi me 24-vjetorin e vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, lideri i student\u00ebve q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrmbysjen e regjimit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hajdari u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje vet\u00ebm pak hapa larg hyrjes s\u00eb selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb ku po zhvillohej takimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha, tani lider i opozit\u00ebs s\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb armiku politik i kryeministrit aktual Edi Rama, i cili e mban postin q\u00eb m\u00eb 2013 dhe drejton Partin\u00eb Socialiste q\u00eb m\u00eb 2005.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht problemeve, Berisha ka miq t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Capitol Hill.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, kongresmeni republikan Lee Zeldin (New York), n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me ultrakonservativen Washington Free Beacon, akuzoi administrat\u00ebn Biden p\u00ebr \u201csjellje t\u00eb dyshimt\u00eb e t\u00eb papranueshme\u201d n\u00eb nd\u00ebshkimin e besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs karshi Partis\u00eb Republikane, dhe kund\u00ebrv\u00ebnies ndaj Sorosit, miliarderi donator bujar i Demokrat\u00ebve dhe kauzave liberale.<\/p>\n<p>\u201cPrej muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, Departamenti i Shtetit refuzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje reale, t\u00eb detajuar, p\u00ebr akuzat p\u00ebr \u2018korrupsion serioz\u2019 t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr sanksionimin e Berish\u00ebs,&#8221; thoshte Zeldin. \u201cPavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb shumta p\u00ebr takim dhe informacion shtes\u00eb, Departamenti i Shtetit ka ofruar vet\u00ebm p\u00ebrgjigje sporadike, jo bind\u00ebse, q\u00eb i vijn\u00eb rrotull pyetjes dhe nuk iu adresohen akteve specifike t\u00eb zotit Berisha q\u00eb cil\u00ebsohen si \u2018korrupsion\u2019 apo procesit vendimmarr\u00ebs q\u00eb administrata ka p\u00ebrdor p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e sanksioneve si ato t\u00eb duhurat\u201d.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Uashingtoni q\u00eb ka futur Berish\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb. N\u00eb korrik, Berisha konfirmoi p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook se i ishte ndaluar hyrja edhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb jav\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebm masa ndaluese kund\u00ebr disa individ\u00ebve shqiptar\u00eb me lidhje t\u00eb dokumentuara e t\u00eb publicizuara mir\u00eb me kriminalitetin dhe korrupsionin\u201d, tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb Stuart Peach, i d\u00ebrguari special i Britanis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb vala e par\u00eb e nj\u00eb serie aksionesh q\u00eb synojn\u00eb inkurajimin e llogaridh\u00ebnies dhe dh\u00ebnien fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebri q\u00eb Yuri Kim, ambasadorja e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb postonte k\u00ebt\u00eb koment n\u00eb Twitter m\u00eb 21 korrik: \u201cE mir\u00ebpresim k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ata q\u00eb kan\u00eb abuzuar me besimin e publikut p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten dhe p\u00ebr t\u00eb shkelur ligjin \u2013 me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion serioz dhe kan\u00eb minuar demokracin\u00eb \u2013 duhet t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb. Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadorja prej shum\u00eb koh\u00ebsh e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber, e cila u em\u00ebrua n\u00eb post nga qeveria e Ram\u00ebs tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, nuk pranoi t\u00eb prononcohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb artikull.<\/p>\n<p><strong>Ndryshim besnik\u00ebrish n\u00eb er\u00ebn post-komuniste<\/strong><\/p>\n<p>Zyra e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e zbukuruar me kujtime nga koha n\u00eb pushtet, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb medaljon bronzi me pamjen e Ibrahim Rugov\u00ebs, dh\u00ebn\u00eb nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi nj\u00eb tavolin\u00eb mbledhjesh q\u00ebndron nj\u00eb emblem\u00eb e NATO-s e gdhendur n\u00eb dru \u2013 p\u00ebrkujtimore e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb m\u00eb 2009 \u2013 q\u00eb ka t\u00eb skalitura firmat e lider\u00ebve t\u00eb \u00e7do vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb Tony Blair t\u00eb Britanis\u00eb, Jacques Chirac t\u00eb Franc\u00ebs, Presidentit \u00e7ek Vaclav Havel, Gerhard Schr\u00f6der t\u00eb Gjermanis\u00eb, dhe Presidentit Bill Clinton.<\/p>\n<p>Raftet e zyr\u00ebs mbajn\u00eb qindra libra. Ata shkojn\u00eb nga \u201cL\u2019Italia Che Ho in Mente\u201d (Italia q\u00eb kam n\u00eb mendje) e Silvio Berlusconit dhe \u201cThe Deep State of Europe\u201d (Qeveria n\u00ebn hije e Evrop\u00ebs) nga Basil A. Coronakus, deri n\u00eb raporte vjetore t\u00eb Amnesty International dhe Freedom House. N\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs, Berisha \u2013 nj\u00eb historian i pasionuar \u2013 po lexonte \u201cLosing the Long Game: The False Promise of Regime Change in the Middle East\u201d (Humbja e loj\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb: Premtimi fals i ndryshimit t\u00eb regjimeve n\u00eb Lindjen e Mesme) nga Philip H. Gordon, diplomat karriere nga SHBA.<\/p>\n<p>Admirimi i Berish\u00ebs p\u00ebr Shtetet e Bashkuara nuk \u00ebsht\u00eb i pazakont\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend ballkanik ende relativisht t\u00eb izoluar prej 2.9 milion banor\u00ebsh.<\/p>\n<p>M\u00eb 1946, pas pushtimit italian e gjerman n\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, diktatori Enver Hoxha prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me Uashingtonin. Hoxha, nj\u00eb izolacionist q\u00eb i urrente Shtetet e Bashkuara, sundoi me brutalitet deri n\u00eb vdekjen e tij, m\u00eb 1985, dhe vet\u00ebm me shembjen e komunizmit m\u00eb 1991 u rivendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>N\u00eb tri dekada q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Shqip\u00ebria ka ndryshuar nga nj\u00eb vend i mbyllur fanatik marksist i stilit koreano-verior n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb pro-amerikane n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ironike q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore ai e vler\u00ebsonte shum\u00eb Sorosin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shoq\u00ebria civile nuk ekzistonte. George Soros dha ndihm\u00eb financiare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuarin e holokaustit. \u201cPor, vite m\u00eb pas, e pash\u00eb q\u00eb modeli i tij ishte monist\u201d.<\/p>\n<p>Kjo ishte arsyeja pse Berisha kund\u00ebrshtoi p\u00ebrpjekjet e Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur \u2013 nj\u00eb OJQ q\u00eb e quante veten \u201cfinancuesi privat m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i grupeve t\u00eb pavarur q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi, qeverisje demokratike dhe t\u00eb drejta njer\u00ebzore\u201d \u2013 p\u00ebr t\u00eb reformuar sistemin e trazuar gjyq\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU pun\u00ebsua nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh, thuajse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur dhe t\u00eb gjith\u00eb majtist\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Luan Omarin, hartuesin e kushtetut\u00ebs m\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb bota ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, e cila, m\u00eb 1974, e shpallte Shqip\u00ebrin\u00eb shtet ateist\u201d, tregon Berisha. \u201cAjo e deklaronte Shqip\u00ebrin\u00eb edhe diktatur\u00eb t\u00eb proletariatit dhe thoshte se ishte forma m\u00eb e past\u00ebr e demokracis\u00eb. E kam jetuar at\u00eb koh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00cbndrra e rikthimit n\u00eb pushtet<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas Berish\u00ebs, Soros dhe Fondacioni i tij nis\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshihen shum\u00eb n\u00eb konfliktin midis Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPasi dy vendet n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Bruksel m\u00eb 2014, ato nis\u00ebn bisedimet p\u00ebr ndryshime kufijsh. Kjo u prezantua si projekt i deg\u00ebs s\u00eb Beogradit t\u00eb Fondacionit t\u00eb Sorosit\u201d, thot\u00eb. \u201cE kund\u00ebrshtova sepse un\u00eb jam p\u00ebr ruajtjen e kufijve aktual\u00eb. N\u00ebse hap Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, nuk merret vesh se ku i del fundi\u201d.<\/p>\n<p>Para se ta mbyllnim bised\u00ebn, e pyeta Dr. Berish\u00ebn n\u00ebse do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb rikthehej n\u00eb postin e dikursh\u00ebm, pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs dhe faktit se dy nga demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb ia kishin ndaluar hyrjen.<\/p>\n<p>\u201cPa diskutim\u201d, u p\u00ebrgjigj pa hezituar, duke shtuar se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Rama, i cili qeveris aktualisht Shqip\u00ebrin\u00eb. Nga 2006 deri m\u00eb 2013, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, thot\u00eb se Shqip\u00ebria pati rritjen e pagave mesatare m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ballkan; tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, midis 2014 e 2021, rreth 744 mij\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi drejt shteteve t\u00eb BE, thot\u00eb duke cituar shifra nga Eurostat. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 26% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb emigruarit n\u00eb SHBA, Kanada, apo juridiksione t\u00eb tjera jasht\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cPaga mesatare k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 380 euro n\u00eb muaj. Edhe Kosova e ka 20% m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, ankohet. \u201cPapun\u00ebsia k\u00ebtu zgjidhet vet\u00ebm duke ikur nga vendi\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Berisha i ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr Blinkenit me t\u00eb cil\u00ebn i k\u00ebrkon Departamentit t\u00eb Shtetit t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike \u00e7far\u00ebdo prove q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>\u201cI shkrova edhe se nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur ndonj\u00eb as p\u00ebr 100 vjet\u201d, thot\u00eb Berisha. \u201cI thash\u00eb \u2018do t\u2019ju padis n\u00eb Paris p\u00ebr shpifje, jo q\u00eb ju t\u00eb ndryshoni vendimin se kush duhet e kush nuk duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb SHBA, por sepse ju m\u00eb keni shkelur dinjitetin dhe nderin tim\u2019\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Larry Luxner, Washington Diplomat M\u00eb 2 qershor 1994, teksa isha me sh\u00ebrbim n\u00eb Ballkan, arrita t\u00eb siguroja nj\u00eb intervist\u00eb nj\u00ebor\u00ebshe me Sali Berish\u00ebn, lideri i par\u00eb i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. At\u00ebher\u00eb e ardhmja dukej e ndritur p\u00ebr ish-kardiologun, i cili dy vjet m\u00eb par\u00eb kishte marr\u00eb presidenc\u00ebn e vendit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":25203,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25202"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25202\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}