{"id":25136,"date":"2022-10-04T18:54:42","date_gmt":"2022-10-04T18:54:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=25136"},"modified":"2022-10-04T18:54:42","modified_gmt":"2022-10-04T18:54:42","slug":"me-ne-edhe-6-femije-19-vjecari-tregon-udhetimin-me-gomone-drejt-tokes-se-premtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/04\/me-ne-edhe-6-femije-19-vjecari-tregon-udhetimin-me-gomone-drejt-tokes-se-premtuar\/","title":{"rendered":"\u201cMe ne edhe 6 f\u00ebmij\u00eb\u201d, 19-vje\u00e7ari tregon udh\u00ebtimin me gomone drejt \u201ctok\u00ebs s\u00eb premtuar\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Klevio \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 19-vje\u00e7, por mosha e re nuk e ka penguar q\u00eb t\u00eb sfidoj\u00eb vet\u00ebn dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb madh mbi supe, p\u00ebr t\u00eb kaluar kanalin e \u201cLa Manshit\u201d drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe me gomone. Si shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar Klevio vendosi t\u00eb emigroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. P\u00ebr disa muaj ai q\u00ebndroi n\u00eb Gjermani ku edhe punoi me koh\u00eb t\u00eb pjesshme. Por \u00ebndrra e tij ishte pik\u00ebrisht Britania e Madhe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn la familjen n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re, me shpreson se do t\u00eb gjente dhe siguronte nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vete dhe p\u00ebr familjen q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Klevio tregon p\u00ebr Abcnews.al, se kontaktin me trafikant\u00ebt e ka gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs \u201cTik Tok\u201d, nd\u00ebrsa nga Gjermani ka kaluar n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe me gomone. Trafikant\u00ebt i kishin k\u00ebrkuar 3.5 mij\u00eb paund p\u00ebr t\u00eb kaluar me gomone drejt brigjeve t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p><strong>Por si komunikohej me trafikant\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>E gjitha shum\u00eb e thjesht\u00eb. Ata nuk ruhen pothuajse fare. Klevio thekson se i gjith\u00eb komunikimi me ta b\u00ebhej n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cWhatsapp\u201d. Pas kontakteve t\u00eb para, Klevio \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr tek nj\u00eb kamp pran\u00eb Calais. Ai tregon se ka fjetur aty p\u00ebr dy net rresht p\u00ebr shkak se grupi po organizohej nd\u00ebrsa po pritej q\u00eb deti t\u00eb qet\u00ebsohej nga dallg\u00ebt. Dy dit\u00eb t\u00eb tjera 19-vje\u00e7ari tregon si i ka kaluar n\u00eb pyll pran\u00eb zon\u00ebs ku u ishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb nise gomonja p\u00ebr n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Nisjen grupi i shqiptar\u00ebve e ka b\u00ebr\u00eb 3 or\u00eb larg vendit ku po q\u00ebndronin p\u00ebr shkak se n\u00eb at\u00eb zon\u00eb kishte kontrolle t\u00eb shumta policis\u00eb. Klevio nuk e kujton fiks zon\u00ebn ku kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nisjen p\u00ebr shkak se celular\u00ebt i kishin t\u00eb fikur.<\/p>\n<p><strong>Si u b\u00eb kalimi drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe?<\/strong><\/p>\n<p>Klevio , tregon se do t\u00eb ishin or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 28 shtator, p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e fundit p\u00ebr n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Ai tregon se kan\u00eb shkuar pran\u00eb gomones n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe kan\u00eb hipur mbi t\u00eb. Bashk\u00eb me Klevion kan\u00eb qen\u00eb edhe 43 persona t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb gomone kan\u00eb qen\u00eb edhe dy familje me 6 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur. Fatmir\u00ebsisht udh\u00ebtimi shkoi mir\u00eb p\u00ebr ta edhe pse deti kishte dallg\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Udh\u00ebtimi sipas Klevios ka zgjatur p\u00ebr rreth 6-7 or\u00eb, nd\u00ebrsa sapo jan\u00eb afruar n\u00eb brigjet britanike, policia i ka marr\u00eb me anijen e tyre t\u00eb shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p><strong>Mb\u00ebrritja n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe<\/strong><\/p>\n<p>Policia e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe i ka dor\u00ebzuar 44 shqiptar\u00ebt mes tyre edhe 6 f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb n\u00ebj kamp, ku u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rroba dhe ushqim. P\u00ebr rreth 5 or\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb kamp nd\u00ebrsa u jan\u00eb marr\u00eb mjetet e identifikimit dhe shenjat e gishtave. Pas q\u00ebndrimit paraprak, Klevio tregon se policia i ka d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb kamp m\u00eb t\u00eb madh ku kishte qindra shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pas disa or\u00ebsh, Klevio tregon se autoritetet jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb nxjerrin nga kampi p\u00ebr shkak t\u00eb kapaciteteve t\u00eb vogla dhe tejmbushjes.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse je me fat, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb hotel\u201d<\/em>\u00a0tregon Klevio . I riu shpjegon se rruga e gjat\u00eb dhe aventura i kishte lodhur dhe se policia i kishte d\u00ebrguar ata n\u00eb dhoma hoteli. 19-vje\u00e7ari rr\u00ebfen se pas disa or\u00ebsh q\u00ebndrimi dhe pasi kishte marr\u00eb veten nga lodhja e udh\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebs, kishte dal\u00eb nga hoteli. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb taksie ishte larguar nga ty dhe kishte komunikuar me disa miq t\u00eb tij q\u00eb prej vitesh i kishte n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>Klevio, q\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb ka takuar miqt\u00eb e tij, tregon se ka gjetur pun\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim. N\u00eb fillim sipas tij ishte tronditje e madhe p\u00ebr shkak se priste di\u00e7ka komplet t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb e priti atje. Sipas tij Britania e Madhe ishte nj\u00eb vend sfidues dhe sfilit\u00ebs, ndryshe nga sa ja kishin p\u00ebrshkruar. Ai shton se n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe shkoi me iden\u00eb \u201ct\u00eb provoj\u00eb edhe un\u00eb\u201d, por n\u00eb fakt sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risk q\u00eb nuk ja vlen t\u00eb merret p\u00ebrsip\u00ebr. Duke kujtuar muajt q\u00eb kaloi n\u00eb Gjermani, Klevio thekson se ka shum\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Gjermani apo vende t\u00eb tjera t\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb e Abcnews.al, me emigrantin 19-vje\u00e7ar Klevion :<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si re n\u00eb kontakt me personat q\u00eb t\u00eb siguruan kalimin?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kontaktin e personave e gjeta n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit social \u201ctik tok\u201d dhe aty kam biseduar pastaj m\u00eb d\u00ebrgoi numrin e telefonit q\u00eb ishte num\u00ebr francez.<\/em><\/p>\n<p><strong>Me \u00e7far\u00eb komunikonit?<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb fillim kemi komunikuar n\u00ebp\u00ebrmjet tik tokut pastaj n\u00eb Whatss app.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa para ke paguar dhe sa her\u00eb ke tentuar t\u00eb kalosh?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kam paguar 3.5 mi\u00a3 n\u00eb momentin q\u00eb jemi kapur nga policia angleze her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kemi tentuar kemi kaluar pa asnj\u00eb problem.<\/em><\/p>\n<p><strong>Kishte persona t\u00eb grupit q\u00eb ju priste kur niseshit dhe si merreshit vesh me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr kalimin?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kemi biseduar n\u00eb Whats app m\u00eb d\u00ebrgoi lokacionin dhe kam shkuar vet me taksi n\u00eb destinacion q\u00eb ishte kampi.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa dit\u00eb ndenje n\u00eb pritje? Si arrit\u00ebt t\u00eb kalonit?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kemi ndenjur dy dit\u00eb n\u00eb kamp dhe dy dit\u00eb n\u00eb mal af\u00ebr bregut duke pritur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nisjen dhe nisjen mos gaboj e kemi b\u00ebr\u00eb rreth or\u00ebs 2 t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa veta kaluat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me gomone drejt Anglis\u00eb? A kishe f\u00ebmij\u00eb apo familjar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb gomone kemi qen\u00eb 44 persona kemi patur dhe dy familje me nga 3 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr familje.<\/em><\/p>\n<p><strong>A kishte nj\u00eb vend t\u00eb caktuar se ku do t\u00eb niseshit n\u00eb det, apo ku t\u00eb ishte m\u00eb af\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kemi b\u00ebr\u00eb nisjen 3 or larg Calais sepse atje kishte m\u00eb shum\u00eb kontrolle policie vendndodhjen nuk e di sakt\u00ebsisht sepse i kemi pasur telefonat e fikur gjat\u00eb rrug\u00ebtimit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa zgjati udh\u00ebtimi?<\/strong><\/p>\n<p><em>Udh\u00ebtimi ka zgjatur rreth 6 or\u00eb e gjysm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb ndodhi kur mb\u00ebrrit\u00ebt n\u00eb Angli?<\/strong><\/p>\n<p><em>Mbasi na kapi policia angleze na mor\u00ebn ne skafin e tyre dhe kemi dal n\u00eb breg pastaj atje po na priste autobuzi q\u00eb na shoq\u00ebroi t\u00eb kampi atje na mbajt\u00ebn cdo gj\u00eb q\u00eb kishim me vete dhe na dhan\u00eb rroba p\u00ebr tu nd\u00ebrruar sepse ne ishim lagur qe t\u00eb gjith\u00eb edhe me ngr\u00ebn\u00eb gjithashtu kemi prit 4-5 or\u00eb aty se po paketonin rrobat dhe sendet q\u00eb kishim me vete dhe aty kemi dh\u00ebn\u00eb shenjat e gishtave dhe mjetet e identifikimit i kan\u00eb mbajtur ato nuk na i kan\u00eb kthyer m\u00eb. Pastaj na d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kamp ku aty ishin shum\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj gjithashtu na sjellnin p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe ishim ne pritje se cfar\u00eb do na thonin. Pastaj nga kampi na d\u00ebrguan ne hotel dhe na dhan\u00eb cdo personi kart\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Si arrite t\u00eb dal\u00ebsh i lir\u00eb nga mbik\u00ebqyrja e autoriteteve?<\/strong><\/p>\n<p><em>At\u00eb dit\u00eb kemi ndenjur ne hotel sepse ishim shum\u00eb t\u00eb lodhur t\u00eb stresuar nga rruga dhe n\u00eb m\u00ebngjes thjesht fare kemi zbritur t\u00eb recepsionisti i hotelit dhe i kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb duam te pim\u00eb cigar\u00eb ose nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tjet\u00ebr nga me t\u00eb ndryshmet.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ishte dikush q\u00eb t\u00eb priste?<\/strong><\/p>\n<p><em>Pasi kemi ikur prej hoteli kemi marr taksi dhe kemi nga ikur prej hoteli.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb pun\u00eb ne Angli?<\/strong><\/p>\n<p><em>Ne fillim ishte v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb po pastaj n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb af\u00ebrmve ton\u00eb kemi gjetur disi pun\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Pse vendose te lesh Gjermanin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Anglis\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p><em>Vendosa te lej gjermanin sepse njer\u00ebzit qe kisha k\u00ebtu ne Angli ma ekzagjeronin Anglin q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe aty vendosa te ik pse mos ta provoj dhe un si gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>A ke menduar t\u00eb merresh me pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme n\u00ebse t\u00eb ardhurat e tua nuk shkojn\u00eb sic e kishe menduar ?<\/strong><\/p>\n<p><em>Nuk e kam menduar nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme sepse nuk jam person i asaj fush\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sa ja ka vlejtur i gjith\u00eb ky rrezik i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ?<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebr mendimin tim me sa po shoh un Anglin\u00eb nuk ja vlen t\u00eb rrezikosh jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Angli sepse i ka mbetur vet\u00ebm emri asgj\u00eb tjet\u00ebr ka shum\u00eb m\u00ebnyra tjera neper Europ\u00eb si Gjermani q\u00eb kam jetuar vet dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb Gjermania se Anglia. \/abcnews.al<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klevio \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 19-vje\u00e7, por mosha e re nuk e ka penguar q\u00eb t\u00eb sfidoj\u00eb vet\u00ebn dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb madh mbi supe, p\u00ebr t\u00eb kaluar kanalin e \u201cLa Manshit\u201d drejt Britanis\u00eb s\u00eb Madhe me gomone. Si shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar Klevio vendosi t\u00eb emigroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":24185,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25136"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25136"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25136\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}