{"id":24880,"date":"2022-10-01T16:58:30","date_gmt":"2022-10-01T16:58:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24880"},"modified":"2022-10-01T16:58:30","modified_gmt":"2022-10-01T16:58:30","slug":"10-pyetje-per-instalacionin-kapricio-3-7-milione-euro-te-mbretit-lakuriq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/10\/01\/10-pyetje-per-instalacionin-kapricio-3-7-milione-euro-te-mbretit-lakuriq\/","title":{"rendered":"10 pyetje p\u00ebr instalacionin-kapri\u00e7io 3.7 milion\u00eb euro t\u00eb Mbretit Lakuriq"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb kop\u00ebsht p\u00ebrrallor me dru dhe bim\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur Ram\u00ebn, Liderin Global ose Mbretin Lakuriq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hapja e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij instalacioni druri, i cili do t\u00eb kushtoj\u00eb 3.7 milion\u00eb euro p\u00ebrb\u00ebn goditje shpartalluese ndaj moralit t\u00eb shkelur se si po shpenzohen parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb struktur\u00eb jasht\u00eb funksionit dhe pa asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr veprimtarin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>E gjitha kjo po ndodh, n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb paprecedent\u00eb energjitike dhe t\u00eb inflacionit galopant e rr\u00ebnues p\u059d\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Kryetari i sektit qeverises u zmbraps, nj\u00eblloj si sot me fash\u00ebn e energjis\u00eb. I z\u00ebn\u00eb me presh n\u00eb duar, duke shpenzuar p\u00ebr kapri\u00e7io estetike 3.7 milion\u00eb euro, pa asnj\u00eb p\u00ebrfitim real p\u00ebr funksionet dhe detyrat e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, iu tremb indinjat\u00ebs popullore. Dhe u zbyth s\u00ebrisht, duke futur shpejt e shpejt n\u00eb projekt mbulimin e tarrac\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb me panele diellore, p\u00ebr ta shitur projektin si gjoja fitimprur\u00ebs, brenda 20 viteve t\u00eb ardhshme(?!).<\/p>\n<p>Por dielli nuk mbulohet me shosh\u00eb. Kjo kapri\u00e7io e re miliona euroshe ngre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ky projekt pa asnj\u00eb p\u00ebrfitim publik po ju r\u00ebndon takspaguesve shqiptar\u00eb:<\/p>\n<p>1. Pse ideja e projektit nuk u diskutua me asnj\u00eb institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat e shtetit(n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me Ministrin\u00eb e Financave dhe Ekonomis\u00eb), por u konsiderua si urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin administrativ dhe tani po \u201cqepen\u201d letrat dhe procedurat p\u00ebr t\u2019u dukur n\u00eb rregull me ligjet e Shtetit?<\/p>\n<p>2. Pse nuk ka asnj\u00eb relacion publik se \u00e7far\u00eb interesi mbart ky projekt ku do t\u00eb shpenzohen 3.7 milion\u00eb euro nga taksat e shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>3. P\u00ebrse duhet t\u00eb shpenzohen pik\u00ebrisht 3.7 milion\u00eb euro p\u00ebr struktura druri dhe bim\u00ebsi n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb? \u00c7far\u00eb lloj druri \u00ebsht\u00eb ky i instalacionit, q\u00eb kushton kaq shum\u00eb? Edhe po t\u00eb jen\u00eb materiale t\u00eb rralla, p\u00ebrse duhej miratuar kjo vler\u00eb?<\/p>\n<p>4. Cila kompani e ka hartuar preventivin p\u00ebr punimet? Si \u00ebsht\u00eb paguar studio austriake \u201cPrecht\u201d, e cila ka b\u00ebr\u00eb projektin?<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 27 korrik 2022, K\u00ebshilli i Ministrave ngarkoi si autoritet kontraktor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit(FSHZH). Vendimi parashikon q\u00eb Fondi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe alokimin e fondit 3.7 milion\u00eb euro nga Ministria e Financave.<\/p>\n<p>5. Kur u ndryshua buxheti dhe u dhan\u00eb fondet? Nga cili z\u00eb i Buxhetit t\u00eb Shtetit u mor\u00ebn k\u00ebto fonde?<\/p>\n<p>6. Me \u00e7far\u00eb vendimi jan\u00eb kaluar parat\u00eb brenda buxhetit t\u00eb FSHZH, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ndryshuar destinacioni i tyre?<br \/>\nBuxheti miratohet nga Kuvendi dhe vet\u00ebm Kuvendi mund t\u00eb ndryshoj\u00eb destinacionin e fondeve t\u00eb institucioneve, n\u00eb nivel projektesh dhe programesh. Qeveria mund t\u00eb ndryshoj\u00eb vlerat e fondeve deri n\u00eb 10% t\u00eb totalit q\u00eb ka nj\u00eb program i caktuar.<\/p>\n<p>7. Kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ky vendim, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb vepruar k\u00ebshtu? N\u00ebse Ministria e Financave ka b\u00ebr\u00eb miratimin e fondeve, a \u00ebsht\u00eb shkelur ligji p\u00ebr menaxhimin e sistemit buxhetor? Ligji lejon rishp\u00ebrndarjen e fondeve brenda programeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi.<br \/>\nN\u00eb list\u00ebn e programeve t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit nuk ka asnj\u00eb projekt p\u00ebr oborrin e Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>8. N\u00ebse Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin pa patur parat\u00eb n\u00eb llogari, a duhet t\u2019a kishte lejuar k\u00ebt\u00eb veprim Agjencia e Prokurimit Publik?<\/p>\n<p>9. A \u00ebsht\u00eb shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rregulli buxhetor q\u00eb nuk hapet gara dhe tenderi, pa patur fondet e mjaftueshme n\u00eb buxhet? Si do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pages\u00ebn thesari p\u00ebr kontrat\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb instalacionit, n\u00ebse fondet nuk jan\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e FSHZH?<br \/>\nFondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjedhur procedur\u00ebn e kufizuar p\u00ebr zhvillimin e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e instalacionit. Kjo procedur\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb vet\u00eb list\u00ebn me kompanit\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ofert\u00ebn finale dhe financiare.<\/p>\n<p>10. Cila \u00ebsht\u00eb emergjenca p\u00ebr zgjedhjen e k\u00ebsaj procedure? Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik ndaj k\u00ebtyre shkeljeve?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ N\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb kop\u00ebsht p\u00ebrrallor me dru dhe bim\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur Ram\u00ebn, Liderin Global ose Mbretin Lakuriq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Hapja e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij instalacioni druri, i cili do t\u00eb kushtoj\u00eb 3.7 milion\u00eb euro p\u00ebrb\u00ebn goditje shpartalluese ndaj moralit t\u00eb shkelur se si po &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24880"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}