{"id":24436,"date":"2022-09-27T11:15:58","date_gmt":"2022-09-27T11:15:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24436"},"modified":"2022-09-27T11:15:58","modified_gmt":"2022-09-27T11:15:58","slug":"vjosa-osmani-tregon-mosmarreveshjet-e-kosoves-me-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/27\/vjosa-osmani-tregon-mosmarreveshjet-e-kosoves-me-ramen\/","title":{"rendered":"Vjosa Osmani tregon mosmarr\u00ebveshjet e Kosov\u00ebs me Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani thot\u00eb se njohja reciproke mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje q\u00eb \u00e7on drejt paqes dhe stabilitetit afatgjat\u00eb dhe se gjysm\u00ebzgjidhjet i japin hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Rusin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nga Nju Jorku ku ndodhet p\u00ebr takime n\u00eb kuadrin e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, presidentja e Kosov\u00ebs tha se forcat politike n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuara n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e jashtme ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Presidente, lufta e pashembullt e Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs ka krijuar nj\u00eb kontekst t\u00eb ri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e Prishtin\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces dhe si po ndikojn\u00eb zhvillimet e fundit tek k\u00ebto pritshm\u00ebri?<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm pritshm\u00ebrit\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb njohjen reciproke, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje q\u00eb \u00e7on drejt paqes dhe stabilitetit afatgjat\u00eb. Gjysm\u00eb zgjidhjet n\u00eb fakt asnj\u00ebher\u00eb nuk prodhojn\u00eb paqe dhe stabilitet afatgjat\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr i japin hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Rusin\u00eb dhe po ashtu t\u00eb investoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb destabilizimin e rajonit ton\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq edhe kjo q\u00eb po ndodh tashm\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb q\u00eb nga 24 shkurti i viti 2022, po d\u00ebshmon se shtetet autokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Serbia, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Rusia e cila e kontrollon edhe Serbin\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk shquhen p\u00ebr veprime pozitive n\u00eb raport me fqinj\u00ebt e tyre, p\u00ebrkundrazi, Serbia vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb forcuar n\u00eb veprimet e saj destabilizuese. Dhe tani ju e keni par\u00eb q\u00eb vet\u00ebm sa e ka rritur bashk\u00ebpunimin qoft\u00eb politik, qoft\u00eb ekonomik apo ushtarak me Rusin\u00eb, duke ndikuar k\u00ebshtu edhe n\u00eb rritjen e ndikimit rus n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin ton\u00eb dhe rrezikimin e t\u00ebr\u00eb rajonit ton\u00eb. Prandaj besoj q\u00eb kjo \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet per\u00ebndimore se me shtetet tilla t\u00eb cilat udh\u00ebhiqen me mend\u00ebsin\u00eb e (Vladimir) Putinit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe vet Serbia, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb ish minist\u00ebr i (Slobodan) Milloshevi\u00e7it, duhet gjuh\u00eb e qart\u00eb, duhen veprime t\u00eb qarta. Edhe vet\u00eb marr\u00ebveshja e fundit q\u00eb Serbia n\u00ebnshkroi me Rusin\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcaktuar vijat e politik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb jashtme n\u00eb fakt n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rusin\u00eb dhe jo me Bashkimin Evropian, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se Serbia nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar q\u00eb t\u00eb kontribuoj p\u00ebr paqe e stabilitet n\u00eb rajon apo t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE. P\u00ebrkund\u00ebr veprimeve t\u00eb tyre ne si Republik\u00eb e Kosov\u00ebs po tregojm\u00eb vazhdimisht konstruktivitet, angazhim pozitiv dhe po fokusohemi q\u00eb i gjith\u00eb dialogu me Serbin\u00eb i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja dhe i p\u00ebrkrahur fuqish\u00ebm nga SHBA-ja, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb v\u00ebrtet i kontribuon paqes afatgjat\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb njohjen reciproke.<\/p>\n<p>Zonja presidente megjith\u00ebse, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt edhe ju, Prishtina k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr njohje reciproke, k\u00ebto dit\u00eb po qarkullon nj\u00eb variant tjet\u00ebr sipas modelit t\u00eb dy Gjermanive pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb ide q\u00eb meriton nj\u00eb v\u00ebmendje serioze?<\/p>\n<p>Dokumentet q\u00eb kan\u00eb qarkulluar n\u00eb disa media nuk jan\u00eb dokumente q\u00eb i jan\u00eb propozuar apo dor\u00ebzuar ndonj\u00ebher\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Mos harroni q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrpjekje t\u00eb intensifikuara n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi gjithnj\u00eb kemi edhe dokumente q\u00eb dalin nga organizata fantome q\u00eb propozohen e ide t\u00eb ndryshme q\u00eb propozohen n\u00eb mediat, por n\u00eb fakt t\u00eb tillat nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb propozuara si dokumente t\u00eb tilla n\u00eb takimet tona. Ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intensifikim i rolit t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb Franc\u00ebs si dy shtete t\u00eb fuqishme brenda BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00eb ky proces t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb produktiv. Sepse, mos harroni q\u00eb interesi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zvarris\u00eb zgjidhjen. Interesi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe me dhjet\u00ebra vite t\u00eb t\u00ebra, ndoshta edhe me qindra vite \u00ebsht\u00eb interes i tyre pa arritur asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dialogu ta mbaj\u00eb Kosov\u00ebn peng. Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb e kemi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb fuqishme jo vet\u00ebm nga BE-ja si t\u00ebr\u00ebsi, por edhe nga shtetet e ve\u00e7anta si Gjermania dhe Franca n\u00eb nivelet sa m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyhen p\u00ebrpara zgjidhjet t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim paqen dhe stabilitetin afatgjat\u00eb e jo vet\u00ebm zgjidhjet e shkurtra. Natyrisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime diskutohet shum\u00eb\u00e7ka, por ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se tani jemi n\u00eb faz\u00ebn kur po diskutohen elementet e marr\u00ebveshjes finale. Dhe sa i p\u00ebrket k\u00ebtyre elementeve ne kemi dh\u00ebn\u00eb propozimin ton\u00eb. Ai propozim \u00ebsht\u00eb publik. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjasht\u00eb kapituj kryesor dhe secili kapitull i ka detajet e veta.<\/p>\n<p>Zonja presidente, ju that\u00eb q\u00eb nuk ka ardhur nj\u00eb dokument i till\u00eb n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Do t\u00eb konsiderohej nj\u00eb propozim i till\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb vinte?<\/p>\n<p>Po tani aty t\u00eb ju them sinqerisht ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar as nuk mund t\u00eb quhet propozim sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb lloj narrative. Republika e Kosov\u00ebs si\u00e7 e dini, ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme konsistente tashm\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku t\u00eb gjitha q\u00ebndrimet bashk\u00ebrendohen n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e institucioneve, nd\u00ebrmjet meje si presidente e Republik\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht udh\u00ebheq\u00ebse e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb udh\u00ebheq dialogun me Serbin\u00eb, pastaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kryetarit t\u00eb parlamentit. Natyrisht q\u00eb bisedojm\u00eb edhe me opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjitha sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi dhe e mir\u00ebpresim edhe kontributin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pra, q\u00ebndrimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky proces duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb njohje reciproke, dhe vijat e kuqe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces tashm\u00eb i ka vendosur parlamenti i Kosov\u00ebs, ato jan\u00eb rrug\u00ebtimi yn\u00eb, udh\u00ebrr\u00ebfimi yn\u00eb i vet\u00ebm. Pra, q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb prekje t\u00eb integritetit territorial, nuk mund t\u00eb ket\u00eb prekje t\u00eb sistemit kushtetues edhe parimit t\u00eb unitaritetit t\u00eb shtetit dhe as nuk mund t\u00eb preket funksionaliteti i brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Natyrisht q\u00eb nuk vihen n\u00eb shprehje t\u00eb diskutohen \u00e7\u00ebshtje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sovraniteti apo kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs, k\u00ebto jan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Ju sapo p\u00ebrmend\u00ebt q\u00eb mir\u00ebpritet edhe roli i opozit\u00ebs por nd\u00ebrkoh\u00eb partit\u00eb e opozit\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kritika ndaj qeveris\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb informuar sa duhet p\u00ebr procesin. Si presidente, si mund t\u00eb kontribuoni ju p\u00ebr nj\u00eb dakordim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrmjet partive politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Un\u00eb i kam ftuar disa her\u00eb partit\u00eb politike opozitare n\u00eb takime ku synimi ka qen\u00eb q\u00eb t\u2019i informoj m\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime. N\u00eb disa takime kan\u00eb ardhur, n\u00eb disa nuk kan\u00eb ardhur, prandaj edhe k\u00ebtu e shfryt\u00ebzoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i inkurajoj q\u00eb ata t\u2019u p\u00ebrgjigjen ftesave t\u00eb tilla, t\u00eb cilat e kan\u00eb vet\u00ebm q\u00ebllimin e mir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrendimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme dhe posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb n\u00eb raport me Serbin\u00eb. Kjo sepse sa i takon raporteve tona me Serbin\u00eb, sfidave q\u00eb i paraqet ky shtet ndaj nesh, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar si\u00e7 e kemi d\u00ebshmuar edhe shpesh her\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb dhe i t\u00ebr\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebtyre takimeve ku un\u00eb i ftoj opozit\u00ebn, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr aq sa kam informata edhe un\u00eb si presidente natyrisht nga komunikimi me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, sepse un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi pavar\u00ebsisht sa ul\u00ebse i ka nj\u00eb parti n\u00eb parlament q\u00eb ta jap\u00eb kontributin e vet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket p\u00ebrballjes son\u00eb me Serbin\u00eb. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ne kemi qen\u00eb t\u00eb bashkuar, kemi qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje.<\/p>\n<p>Zonja presidente, Beogradi thekson se Kosova nuk d\u00ebshiron t\u2019i zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet p\u00ebr asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe dhe as vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr pronat e Manastirit t\u00eb De\u00e7anit. Nd\u00ebrkoh\u00eb Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb k\u00ebrkuar Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr asociacionin ose t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb propozim t\u00eb vetin. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Beogradi vazhdon me propagand\u00ebn e vet. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ta p\u00ebrmendim \u00ebsht\u00eb q\u00eb Beogradi nuk ka zbatuar vet\u00eb rreth dy t\u00eb tretat e marr\u00ebveshjeve q\u00eb i ka n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel, duke filluar nga ajo e vitit 2013 ku ishte zotuar q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb dhe t\u00eb zhduk\u00eb t\u00eb gjitha strukturat ilegale e kriminale n\u00eb veri e gjetiu, por n\u00eb fakt vet\u00ebm sa i ka fuqizuar duke rrezikuar k\u00ebshtu sigurin\u00eb e shtetit ton\u00eb, por edhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve serb\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit ton\u00eb. Prandaj, nga Beogradi jan\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb mund t\u00eb flasin p\u00ebr zbatim marr\u00ebveshjesh. Sa i p\u00ebrket deklaratave t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, aleatit ton\u00eb m\u00eb strategjik, dua ta qart\u00ebsoj q\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebrkesa e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb zbatojm\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese rreth Asociacionit, dhe jo at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel. Ka dallim t\u00eb madh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel sa i p\u00ebrket Asociacionit dhe asaj q\u00eb thot\u00eb Gjykata Kushtetuese e cila nuk lejon as kompetenca ekzekutive p\u00ebr nj\u00eb asociacion t\u00eb till\u00eb, as nuk lejon q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb monoetnik, as nuk lejon q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pushtet i nd\u00ebrmjet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb binte ndesh me Kushtetut\u00ebn ton\u00eb. Prandaj q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb ky, ne zbatojm\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese i cili nuk lejon krijimin e entiteteve monoetnike sepse bie ndesh me vet\u00eb parimin e multi-etnicitetit dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk po k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb biem ndesh me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>A po punohet p\u00ebr p\u00ebrshtatjen me at\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs, pra me at\u00eb variant q\u00eb p\u00ebrcakton vendimi i gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>Kosova tashm\u00eb e ka nj\u00eb baz\u00eb ligjore q\u00eb u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave t\u00eb gjykat\u00ebs Kushtetuese, ta z\u00ebm\u00eb ligji yn\u00eb p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale lejon q\u00eb komunat t\u00eb krijojn\u00eb organizata joqeveritare p\u00ebr interesa t\u00eb caktuara q\u00eb ato duan t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb t\u00eb lobojn\u00eb me nivelin qendror t\u00eb qeverisjes, por jo t\u00eb ken\u00eb kompetenca ekzekutive dhe t\u00eb krijojn\u00eb pushtet t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn ton\u00eb. Pra ato q\u00eb i k\u00ebrkon vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese tashm\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e legjislacionit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, komunat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb shumice i takojn\u00eb, tashm\u00eb i kan\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta, t\u00eb cilat ve\u00e7se i ka k\u00ebrkuar Gjykata Kushtetuese. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb propozimin ton\u00eb gjasht\u00eb pik\u00ebsh n\u00eb Bruksel sa i p\u00ebrket elementeve t\u00eb marr\u00ebveshjes finale, ne kemi propozuar q\u00eb po ashtu t\u00eb diskutohet p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave, mir\u00ebpo, gjithnj\u00eb duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb parimin e reciprocitetit. Pra gjith\u00e7ka q\u00eb diskutohet p\u00ebr t\u00eb drejtat e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u00eb diskutohet e miratohet edhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, sepse mos harroni se edhe vet organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb ardhur n\u00eb konkluzion se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. N\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb e Bujanovc \u00ebsht\u00eb spastrim etnik me mjete administrative ndaj shqiptar\u00ebve nga ana e regjimit t\u00eb (Aleksand\u00ebr) Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Zonja presidente, nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d shkaktoi nj\u00eb \u00e7arje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrse nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon bashk\u00ebpunimin krijon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb mes vendeve q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre i kan\u00eb cil\u00ebsuar v\u00ebllaz\u00ebrore?<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore. Kosova ka pasur fatin q\u00eb gjithnj\u00eb ta ket\u00eb p\u00ebrkrahjen e fuqishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku ne ende nuk kemi ul\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb bllokad\u00ebs ruso-serbe dhe kjo ka ndodhur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra edhe para pavar\u00ebsis\u00eb por edhe pas pavar\u00ebsis\u00eb, prandaj kjo p\u00ebrkrahje vazhdon, bashk\u00ebpunimi yn\u00eb vazhdon, pavar\u00ebsisht dallimit q\u00eb kemi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d. Natyrisht arsyet e mospjes\u00ebmarrjes son\u00eb n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb tashm\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura, ato jan\u00eb arsye parimore sepse kjo nism\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e barazis\u00eb s\u00eb shteteve sepse Kosova nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet si e barabart\u00eb, pra me emrin e saj kushtetues, me flamurin e saj dhe simbolet e saj shtet\u00ebrore sepse Serbia si nism\u00ebtare e k\u00ebsaj nisme ka qart\u00ebsuar se e do Kosov\u00ebn aty si\u00e7 e quan ajo, si provinc\u00eb t\u00eb saj. Natyrisht kjo p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb absolutisht e papranueshme sepse Kosova nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe sovran dhe i barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb rajon. Pra nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb q\u00eb shkel parimin e barazis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve natyrisht q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr ne. Po ashtu \u00ebsht\u00eb shkelur edhe parimi i gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes, sepse nismat rajonale si\u00e7 e dini duhet t\u00eb ken\u00eb parimin e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes t\u00eb respektuar q\u00eb nga fillimi, q\u00eb nga lindja e tyre dhe jo m\u00eb von\u00eb dhe ka shum\u00eb sfida tjera q\u00eb i kemi par\u00eb dhe brengat e tjera q\u00eb i kemi shprehur p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me \u00e7\u00ebshtjen e integrimit evropian edhe me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb edhe me \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe natyrisht q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ky q\u00ebndrim i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i marrur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb matur i p\u00ebrkrahur nga shumica d\u00ebrrmuese e partive politike n\u00eb vend dhe t\u00eb gjitha institucioneve n\u00eb vend pavar\u00ebsisht a jan\u00eb n\u00eb pushtet apo opozit\u00eb, t\u00eb respektohet nga t\u00eb gjith\u00eb, ashtu si\u00e7 ne e respektojm\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb e ka marr\u00eb Shqip\u00ebria, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk pajtohemi.<\/p>\n<p>Zonja presidente a u takuat me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Nju Jork dhe a ka gjasa q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes jush t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb keni pasur disa mosmarr\u00ebveshje?<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshjet jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs zyrtare p\u00ebr temat t\u00eb cilat edhe i p\u00ebrmenda. Natyrisht q\u00eb raportet nd\u00ebrpersonale n\u00eb mes t\u00eb politikan\u00ebve jan\u00eb komplet t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, por \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb raportet nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Un\u00eb kam raporte t\u00eb shk\u00eblqyeshme me presidentin (Bajram) Begaj, t\u00eb cilin dua ta fal\u00ebnderoj se q\u00eb nga fillimi i mandatit t\u00eb tij ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i d\u00ebgjohet z\u00ebri edhe n\u00eb raport me shtetet me t\u00eb cilat ne akoma nuk kemi marr\u00ebdh\u00ebnie bilaterale. Sa her\u00eb q\u00eb kemi pasur nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e tij, p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb nisma t\u00eb caktuara p\u00ebrpara, qofshin ato n\u00eb nivel rajonal apo m\u00eb gjer\u00eb, kemi mundur t\u00eb llogarisim n\u00eb t\u00eb prandaj po e them q\u00eb raportet n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb si dy shtete jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe jo raportet mes politikan\u00ebve individual\u00eb. Un\u00eb p\u00ebrmenda se cilat jan\u00eb dallimet tona. Un\u00eb nuk mendoj q\u00eb qasja ku politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht se a jan\u00eb nga Kosova, nga Shqip\u00ebria, nga Maqedonia e Veriut apo nga Mali i Zi apo Presheva, shnd\u00ebrrohen n\u00eb apologjetik t\u00eb politikave t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i ndihmon qoft\u00eb Kosov\u00ebs qoft\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb arsyetohet qasja dhe veprimet proruse t\u00eb Serbis\u00eb, nuk mendoj aspak q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb arsyetohet Serbia q\u00eb nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb sepse kjo pastaj shkon n\u00eb ato q\u00eb quhen politika e \u201cshp\u00ebtimit t\u00eb fytyr\u00ebs\u201d s\u00eb nj\u00eb regjimi n\u00eb Serbi q\u00eb po ashtu ka sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb koh\u00ebn e (Slobodan) Milloshevi\u00e7it. Po ashtu nuk mendoj q\u00eb duhet t\u00eb reduktohen krimet q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb spastrim etnik, sepse ajo \u00e7ka ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb gjenocid dhe duhet t\u00eb quhet me emrin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Sot ta z\u00ebm\u00eb, ne po p\u00ebrkujtojm\u00eb masakr\u00ebn e Abris\u00eb ku jan\u00eb vrar\u00eb dhjet\u00ebra f\u00ebmij\u00eb, gra e pleq, m\u00eb i vogli dy vje\u00e7ari Valmir Deliu me biberon n\u00eb goj\u00eb \u00ebsht\u00eb masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore t\u00eb mundur dhe kushdo q\u00eb e shikon fotografin\u00eb e Valmirit t\u00eb vog\u00ebl nuk mund ta quaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb thjesht spastrim etnik, sepse ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb gjenocid, gjenocid e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ndryshim historie. Prandaj edhe jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb i them shum\u00eb qart\u00eb, sepse nuk mendoj q\u00eb n\u00ebse relativizohen shkojn\u00eb qoft\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs qoft\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kosova si shtet i pavarur e sovran mos t\u00eb harrojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe projekt e sukses komb\u00ebtar, nuk \u00ebsht\u00eb projekt e sukses vet\u00ebm i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb komb\u00ebtar, prandaj secili shqiptar gjithandej e ka obligim komb\u00ebtar q\u00eb ta mbroj\u00eb e shtyj\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani thot\u00eb se njohja reciproke mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje q\u00eb \u00e7on drejt paqes dhe stabilitetit afatgjat\u00eb dhe se gjysm\u00ebzgjidhjet i japin hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Rusin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nga Nju Jorku ku ndodhet p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":24437,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24436"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24436\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24437"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}