{"id":24258,"date":"2022-09-24T17:15:47","date_gmt":"2022-09-24T17:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=24258"},"modified":"2022-09-24T17:15:47","modified_gmt":"2022-09-24T17:15:47","slug":"zeri-i-amerikes-rritja-e-cmimeve-ka-vene-ne-veshtiresi-nje-pjese-te-gjere-te-shoqerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/24\/zeri-i-amerikes-rritja-e-cmimeve-ka-vene-ne-veshtiresi-nje-pjese-te-gjere-te-shoqerise\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Rritja e \u00e7mimeve ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri rritja e \u00e7mimeve, q\u00eb prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Inflacioni ka arritur 8%, niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh. P\u00ebr t\u00eb minimizuar efektet e kriz\u00ebs qeveria ka nd\u00ebrhyr\u00eb s\u00eb fundmi me nj\u00eb plan masash t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb, q\u00eb u vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb kategorive n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mendojn\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, nd\u00ebrsa autoritetet thon\u00eb se nd\u00ebrhyrjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kujdesshme, me q\u00ebllim ruajten e stabilitetit makroekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike q\u00eb prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Kriza globale e ushqimeve dhe e furnizimit dhan\u00eb ndikimin e tyre, pasi aktiviteti prodhues n\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb varet nga importi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para. Inflacioni n\u00eb muajin gusht arriti n\u00eb 8%, niveli m\u00eb i lart\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash dhe dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb muajin janar. Ndikimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat e dha grupi i ushqimeve me 15% dhe ai i transportit dhe karburanteve me 20 dhe 24%. Qeveria ka nd\u00ebrhyr\u00eb dy her\u00eb gjat\u00eb vitit, n\u00eb fillim me at\u00eb q\u00eb u quajt paketa e rezistenc\u00ebs sociale dhe tani me an\u00eb t\u00eb disa masave t\u00eb tjera t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb. Autoritetet thon\u00eb se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit mb\u00ebshtetja financiare kap nj\u00eb shif\u00ebr rreth 360 milion\u00eb euro, ku pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me 230 milion\u00eb euro e mban subvencionimi i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Por n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria ku t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb, efekti i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Disa qytetar\u00eb, pjes\u00eb e paketave mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb, i than\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, se po p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>\u201cMe shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi po e p\u00ebrballojm\u00eb rritjen e \u00e7mimeve. \u00c7do gj\u00eb ka shkuar dyfish. N\u00eb buxhetin tim kjo rritje r\u00ebndon me 30%\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nj\u00eb qytetar nga Tirana n\u00eb pension.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet skandal, t\u00eb mos kemi ndonj\u00eb ndihm\u00eb an\u00ebsore marrim fund\u201d- u shpreh nj\u00eb banore e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe pensionet q\u00eb kemi ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por shyqyr q\u00eb kemi f\u00ebmij\u00ebt jasht\u00eb dhe na ndihmojn\u00eb\u201d- vijoi nj\u00eb tjet\u00ebr pensionist.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb q\u00eb nuk po ngrihet cmimi i energjis\u00eb\u201d- u shpreh nj\u00eb qytetar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat n\u00eb rritjen me 15% n\u00eb grupin e ushqimeve, ndikimin m\u00eb t\u00eb madh me 29% e kan\u00eb patur vajrat, qum\u00ebshti dhe veza me 22% dhe buka e drith\u00ebrat me 20%. Ndon\u00ebse ka r\u00ebnduar konsumator\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr kjo rritje e \u00e7mimeve, ka sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb buxhetin e shtetit, deri tani rreth 420 milion\u00eb euro, ose 16% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb. Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb, thon\u00eb se k\u00ebto t\u00eb ardhura duhet t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e kriz\u00ebs p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo shif\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga rritja e cmimeve, duhet t\u00eb rialokohet tek grupet sociale, q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb. Nuk mund t\u00eb kemi paketa sociale q\u00eb realizojn\u00eb 100% objektivin e tyre, por duhet t\u00eb themi q\u00eb k\u00ebto paketa duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme dhe duhet t\u00eb aktivizohen sa m\u00eb shpejt, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa qindra, mij\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura deri n\u00eb 5.5 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb dhe q\u00eb mbeten n\u00eb kushtet e mbijetes\u00ebs\u201d- tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Arben Malaj, ish-minist\u00ebr i financave.<\/p>\n<p>Ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Delina Ibrahimaj i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, se n\u00eb paket\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb miratuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, masat jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe jo me efekt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb indeksimin e pensioneve me 6%, q\u00eb arrin n\u00eb 9.5 q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit, rritjen me 10% e ndihm\u00ebs ekonomike, dyfishimin e saj p\u00ebr grat\u00eb kryefamiljare me 2 f\u00ebmij\u00eb dhe ato mbi 65 vje\u00e7 pa t\u00eb ardhura. Indeksimin me 7% t\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Rritjen e pag\u00ebs minimale dhe rritjen e pagave p\u00ebr disa kategori t\u00eb administrat\u00ebs publike me 7% mesatarisht. Nga mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebrftojn\u00eb p\u00ebrmes skemave t\u00eb subvencionimit t\u00eb naft\u00ebs, fermer\u00ebt, sektori i peshkimit, dhe ai i transportit.<\/p>\n<p>N\u00eb paket\u00ebn e ndihm\u00ebs p\u00ebrfshihet dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr prodhuesit e grurit, n\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria importon nga Rusia dhe Ukraina rreth 70% t\u00eb totalit t\u00eb importit t\u00eb grurit n\u00eb vend, ku pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me 64% e mban Rusia. Por p\u00ebr ekspert\u00ebt nd\u00ebrhyrjet jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, kryesisht p\u00ebr shtresat me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, duke ve\u00e7uar pensionist\u00ebt q\u00eb sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave, p\u00ebrfitojn\u00eb nga indeksimi i fundit 1 mij\u00eb e 500 lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb pension mesatar. Ministrja e financave duke iu p\u00ebrgjigjur kritikave thot\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb treguar e matur n\u00eb hartimin e politikave mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cNe do donim t\u00eb b\u00ebnim m\u00eb shum\u00eb, por roli i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb stabilitetin makroekonomik t\u00eb vendit. Ne nuk mund t\u00eb marrim vendime t\u00eb nxituara. Ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb suportin q\u00eb japim, ta japim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, deri n\u00eb limitin ku nuk ndikohen parametrat makroekonomik\u00eb t\u00eb vendit. Nuk duhet harruar q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj rritje ne gjithashtu suportojm\u00eb dhe subvencionojm\u00eb \u00e7do pensionist dhe \u00e7do familjar shqiptar p\u00ebr konsumin e energjis\u00eb elektrike\u201d- shpjegoi p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet thon\u00eb se vendimi i fundit i qeveris\u00eb q\u00eb mban t\u00eb pandryshuar \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr familjet q\u00eb konsumojn\u00eb deri n\u00eb 800 kwh n\u00eb muaj, p\u00ebrfshin 96% t\u00eb konsumator\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj kategorie q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, mesatare dhe t\u00eb larta. Pjesa tjet\u00ebr mbi k\u00ebt\u00eb fash\u00eb do paguaj\u00eb me \u00e7mimin e tregut. Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se edhe 95% e bizneseve, kan\u00eb \u00e7mim t\u00eb subvencionuar t\u00eb energjis\u00eb dhe s\u2019kan\u00eb patur rritje. Por p\u00ebr ekspert\u00ebt niveli i lart\u00eb i varf\u00ebris\u00eb n\u00eb vend i minimizon k\u00ebto mb\u00ebshtetje financiare.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtet n\u00eb themi q\u00eb inflacioni mesatar \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet 6.9 apo 7.1% por n\u00eb fakt duke patur parasysh q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e familjeve shqiptare rreth 40% jetojn\u00eb n\u00eb nivelin e varf\u00ebris\u00eb relative, \u00e7do rritje cmimesh ndikon direkt n\u00eb uljen e konsuimit, t\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse, n\u00eb uljen e nivelit t\u00eb jetes\u00ebs, dhe minimizon efektet e mb\u00ebshtetjes s\u00eb politikave sociale\u201d- i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Ardian Civici, Doktor i Shkenacave Ekonomike.<\/p>\n<p>Por autoritetet jan\u00eb optimiste, dhe flasin p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri ekonomike duke u bazuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>\u201cKonsumi ka vijuar ritmin rrit\u00ebs. Instat ka publikuar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr treg\u00ebtin\u00eb me pakic\u00eb, e cila p\u00ebr tremujorin e dyt\u00eb rezultoi n\u00eb nivelin 6.1%. Treg\u00ebtia me pakic\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues q\u00eb i p\u00ebrafrohet nivelit t\u00eb konsumit n\u00eb vend. Kemi dhe tregues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr rritje t\u00eb aktivitetit ekonomik n\u00eb vend, rritje t\u00eb numrit t\u00eb bizneseve, apo rritja e numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb ekonomi. T\u00eb dyja k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, paraqiten me rritje\u201d- u shpreh Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se kan\u00eb arritur deri tani t\u00eb ruajn\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr rritjen ekonomike gjat\u00eb k\u00ebtij viti me 3.2%, por e ardhmja n\u00eb kushtet e nj\u00eb krize globale mbetet sipas ekspert\u00ebve nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr autoritetet. Vendet me ekonomi t\u00eb brisht\u00eb si Shqip\u00ebria, sipas tyre, jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ekspozuara p\u00ebrball\u00eb krizave ndaj dhe masat p\u00ebr minimizimin e tyre, n\u00eb mjaft raste, kan\u00eb ndikim t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb popullat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri rritja e \u00e7mimeve, q\u00eb prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. Inflacioni ka arritur 8%, niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh. P\u00ebr t\u00eb minimizuar efektet e kriz\u00ebs qeveria ka nd\u00ebrhyr\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":22069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24258"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}