{"id":23699,"date":"2022-09-19T08:32:17","date_gmt":"2022-09-19T08:32:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=23699"},"modified":"2022-09-19T09:21:14","modified_gmt":"2022-09-19T09:21:14","slug":"berisha-bashkebisedim-me-shqiptaret-ne-itali-ne-tirane-eshte-nje-tiran-armik-i-eger-i-votes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/19\/berisha-bashkebisedim-me-shqiptaret-ne-itali-ne-tirane-eshte-nje-tiran-armik-i-eger-i-votes\/","title":{"rendered":"Berisha bashk\u00ebbisedim me shqiptar\u00ebt n\u00eb Itali: N\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tiran, armik i eg\u00ebr i vot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi dje nj\u00eb bashk\u00ebbisedim online me shqiptar\u00ebt n\u00eb Itali. N\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha \u00ebsht\u00eb fokusuar tek lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, ku ka shtuar se Anti-mafia italiane ka qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha ka shprehur vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Antimafien italiane duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb kontribuar n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr mafies shqiptare. Duke iu referuar arrestimit t\u00eb ish-ministrit Saimir Tahiri, ai tha se n\u00ebse Antimafia nuk do ta kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrfshirjen e tij me grupin Habilaj, socialisti do t\u00eb kishte poste t\u00eb larta n\u00eb qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA N\u00cb TAKIM ONLINE ME SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb ITALI<\/p>\n<p>Berisha: S\u00eb pari ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrzem\u00ebrsisht ju dhe t\u00eb gjth\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, Itali dhe kudo q\u00eb ndodhen. Ju falenderoj me shum\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr ardhjen tuaj sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e konsideroj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me ju p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb emigracionit ton\u00eb, bashk\u00ebbisedim, foltore q\u00eb zhvillohet n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb madhe t\u00eb Italis\u00eb, rikthimit t\u00eb merituar n\u00eb pushtet t\u00eb koalicionit t\u00eb djatht\u00eb, forcave politike t\u00eb djathta n\u00eb Itali, rikthim q\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Italin\u00eb, por edhe p\u00ebr rajonin dhe Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu gjej rastin t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb qeveris\u00eb dhe kombit Italian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen, miq\u00ebsin\u00eb, solidaritetin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb treguar ata ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto dekadat e fundit, spektrit t\u00eb t\u00ebr\u00eb politik Italian. Ndihmat e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij vendi mik kan\u00eb pasur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ecjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tregut dhe demokracis\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn emigracioni shqiptar t\u00eb ket\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr sukseset e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb arritur emigrant\u00ebt n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra biznese t\u00eb suksesshme, t\u00eb vogla, t\u00eb mesme e t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb drejtohen nga shqiptar\u00ebt. Sot jan\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra student\u00eb q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb universitet e Italis\u00eb. Sot jan\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe investojn\u00eb pasi kan\u00eb krijuar disa kapitale pasi kan\u00eb marr\u00eb \u201ckno\u00eb ho\u00eb\u201d, njohurit\u00eb p\u00ebr bizneset q\u00eb kan\u00eb zhvilluar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Italia dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb nj\u00eb lidhje miq\u00ebsore shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, por ashtu si\u00e7 thot\u00eb Adam Smith, q\u00eb pasuria p\u00ebrhapet, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur di\u00e7ka me m\u00eb shpejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb biznesi iltalian, \u00ebsht\u00eb kultura italiane, e gjith\u00eban\u00ebshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>Italia, dua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohje, jep nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Adriatikut. Antimafia italiane ka dh\u00ebn\u00eb kontribute t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr mafias shqipare. Un\u00eb ju garantj ju se po t\u00eb mos ishte antimafia italiane, Saimir Skafisti do t\u00eb ishte sot mbi z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn, por ne jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs sepse ata b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb deteje t\u00eb vendosur kund\u00ebr organizatave kriminale q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb interesat e qytetar\u00ebve italian\u00eb dhe qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, pasi formuam qeverin\u00eb un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Itali dhe aty takova mikun ton\u00eb t\u00eb shquar Silvio Berluconin, por edhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb koalicionit t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. N\u00eb at\u00eb takim, ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypjen m\u00eb positive ishin fjal\u00ebt shum\u00eb t\u00eb ngrohta dhe t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb Berlusconi, Fini dhe Casini fol\u00ebn p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne na than\u00eb ata, me shqiptar\u00ebt k\u00ebtu nuk kemi asnj\u00eb problem, p\u00ebrve\u00e7 se zhvillime positive dhe kjo sh\u00ebnonte nj\u00eb arritje t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Itali. Natyrisht kan\u00eb kaluar 17 vite, dhe k\u00ebto rekorde vet\u00ebm se jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe. Ndaj dhe un\u00eb do t\u00eb mbyll k\u00ebt\u00eb ekspoze p\u00ebr t\u00eb ju l\u00ebn\u00eb ju, koh\u00ebn e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe n\u00ebp\u00ebrmjet pyetjeve tuaja t\u00eb trajtojm\u00eb problemet e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ju jeni thell\u00ebsisht t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p>Ju faleminderit, vazhdojm\u00eb bides\u00ebn.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23701\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-16-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-16-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-16-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-16.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>FJALA MBYLL\u00cbSE<\/p>\n<p>Ju falenderoj shum\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjet, diskutimet, pyetjet dhe mendimet q\u00eb dhat\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb mund t\u2019ju them \u00ebsht\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebria pas 30 vitesh rruge demokracis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuptimin absolut t\u00eb fjal\u00ebs, diktatur\u00eb nj\u00ebpartiake dhe personale.<\/p>\n<p>Pse e them k\u00ebt\u00eb? Sot t\u00eb gjitha pushtetet kontrollohen t\u00ebr\u00ebsisht dhe totalisht nga nj\u00eb person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit t\u00eb vitit 1991. Diktaturat personale dhe nj\u00eb partiake nuk \u00ebsht\u00eb se nuk kan\u00eb parti t\u00eb tjera, n\u00eb to ka parti t\u00eb tjera, por nj\u00eb parti e vetme i kontrollon t\u00eb gjitha dhe ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik, klasik i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama pasi mori nj\u00eb e nga nj\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, t\u00eb fundit Presidentin e Republik\u00ebs, ashtu si\u00e7 doli k\u00ebto dit\u00eb ai kishte marr\u00eb peng me dosje edhe opozit\u00ebn shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme dhe kriminale.<\/p>\n<p>Pse e them k\u00ebt\u00eb? E them q\u00eb t\u00eb ju them ju dhe mbar\u00eb shqiptar\u00ebve se n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tiran, armik i eg\u00ebr i liris\u00eb tuaj. Nj\u00eb armik i eg\u00ebr i lirive t\u00eb cilat burojn\u00eb nga vota. I lirive t\u00eb cilat garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. I lirive e cila funksionon me funksionimin e pluralizmit.<\/p>\n<p>Edi Rama haptas para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, ka dhunuar vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve me t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat. Me patronazhist\u00ebt si form\u00eb e vjet\u00ebr e koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs. Me p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb shtet n\u00eb zgjedhje. Me skuqjen e rrug\u00ebve nga bandat duke vrar\u00eb njer\u00ebz dhe duke shp\u00ebrndar\u00eb miliona e miliona euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb faktuara.<\/p>\n<p>E faktuar \u00ebsht\u00eb se ai Lulzim Bash\u00ebs pasi i kishte hapur dosjen p\u00ebr financimet si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb n\u00eb mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptar\u00ebve se do ti shkonte deri n\u00eb fund hetimit, p\u00ebrdori hetimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng kreun e opozit\u00ebs.Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, dua t\u00eb ju them k\u00ebto gj\u00ebra. PD-ja \u00ebsht\u00eb partia e par\u00eb politike n\u00eb Europ\u00ebn ish-komuniste q\u00eb jav\u00ebt e para pas themelimit k\u00ebrkoi an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO. N\u00eb ato jav\u00eb, muaj dh evite, parit\u00eb e tjera t\u00eb krijuara pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktaturave pat\u00ebn q\u00ebndrime ambige p\u00ebr shkak t\u00eb bloqeve etj. PD-ja nuk hezitoi. PD-ja ishte nd\u00ebr t\u00eb para parti n\u00eb qeveri q\u00eb n\u00ebnshkroi partneritetin me NATO-n. Hapi bazat e saj, detare e ajrore dhe territorin p\u00ebr instalimet e SHBA dhe NATO n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo an\u00ebtar\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me qeverin\u00eb Italiane dhe azere ka luajtur nj\u00eb rol p\u00ebrcaktuar p\u00ebr bllokimin e korridorit t\u00eb jugut p\u00ebr gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani, \u00e7\u2019ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kontribut historik n\u00eb sigurin\u00eb energjetike t\u00eb Europ\u00ebs. Nuk ka pasur kurr\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lloj flirti me Rusin\u00eb q\u00eb n\u00eb dy shekujt e fundit ka mbajtur q\u00ebndrime armiq\u00ebsore ndaj popullit shqiptar.<\/p>\n<p>I theksova k\u00ebto sepse b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb zhurm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sot Edi Rama nga nj\u00eb an\u00eb voton dhe bashk\u00ebpunon, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s dhe nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb avokati i vet\u00ebm i politik\u00ebs filo ruse t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Europ\u00eb. Mbron aksin Beograd-Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>I k\u00ebrkon Europ\u00ebs t\u00eb mos i b\u00ebj\u00eb presion Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb, pa\u00e7ka se Serbia \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb kur ka nisur lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Pretendon m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu se sa Serbia t\u00eb respektoj\u00eb sanksionet ndaj Rusis\u00eb. Her\u00eb pas here p\u00ebrdor terminologjin\u00eb e Vu\u00e7i\u00e7it dhe ka shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vasal t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>I thash\u00eb k\u00ebto, p\u00ebr t\u00eb theksuar se n\u00eb \u00e7far\u00eb rreziku t\u00eb madh \u00ebsht\u00eb sot Shqip\u00ebria. Ju jeni d\u00ebshmitar t\u00eb ritmeve tmerr\u00ebsisht t\u00eb shpejta t\u00eb shpopullimit t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb politik\u00eb absolutisht e q\u00ebllimshme. N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ai ka prishur 9 mij\u00eb nd\u00ebrtesa dhe biznese, duke I nxjerr\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb, duke u l\u00ebn\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb vetme largimin nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>A i keni ndjekur ju zhvillimet k\u00ebto dit\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb mbi kate dhe pallate dhe kulla pa leje. T\u00eb gjitha t\u00eb klientel\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe flitet edhe vet\u00eb atij.<\/p>\n<p>U zotua se do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ligjin. \u00c7far\u00eb p\u00ebrdorimi b\u00ebri. Ndjek penalisht nj\u00eb zonj\u00eb 82-vje\u00e7are n\u00eb Nart\u00eb se ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb kotec pulash pa leje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pallatet e kullat n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs thot\u00eb se do ti legalizoj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do ligj.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb i lidhur k\u00ebmb\u00eb e krye me krimin dhe drog\u00ebn, drog\u00ebn dhe krimin. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pasiguria e madhe i detyron ata t\u00eb largohen masivisht nga Shqip\u00ebria. Varf\u00ebria n\u00eb rritje. Shqip\u00ebria po polarizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrufeshme. Vitin e kaluar INSTAT thot\u00eb se Shqip\u00ebria pati nj\u00eb rritje ekonomike 9.3 %. \u00c7do njeri q\u00eb e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr thot\u00eb se ky qenka vendi i pun\u00ebs. Po pun\u00ebsimi sa ishte, sipas INSTAT, pun\u00ebsimi u rrit gjithsej me 0.4 %. Ata q\u00eb kan\u00eb njohuri elementare e kuptojn\u00eb se 9.3 % \u00ebsht\u00eb mali i narko eurove. Nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb asgj\u00eb, mir\u00ebq\u00ebnie prosperitet p\u00ebr qytetarin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00ebse 8 vite m\u00eb par\u00eb ne kishim rrog\u00ebn mesatare m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Rajon, sot kemi rrog\u00ebn mesatare m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se Kosova.<\/p>\n<p>Ngrit\u00ebt shqet\u00ebsimin e madhe p\u00ebr \u00e7mimet. Jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb vjedhjes s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Bordet komuniste tha Edi Rama jan\u00eb t\u00eb dobishme. Po jan\u00eb t\u00eb dobishme sepse cakton \u00e7mimin q\u00eb do dhe me \u00e7mime t\u00eb rritura shton t\u00eb ardhurat n\u00eb ark\u00ebn e tij, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ua kthej\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ua kthen oligark\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kosova caktoi 150 mln euro p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetar\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7mimet e rritura, Edi Rama caktoi gjithsej 50 mln. N\u00eb Kosov\u00eb \u00e7mimet jan\u00eb 30% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nTani ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb energjis\u00eb, pse? Do t\u00eb godas\u00eb me \u00e7do kusht shtres\u00ebn e mesme. I ka shpallur luft\u00eb t\u00eb hapur shtres\u00ebs s\u00eb mesme. Por \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri pa shtres\u00ebn e mesme. Kurr\u00eb nuk mund t\u00eb zhvillohet.<\/p>\n<p>Me \u00e7mimin e energjis\u00eb q\u00eb ka shpallur godet 80 e ca mij\u00eb familje. Godet shtres\u00ebn e mesme t\u00eb vendit. Po vendos edhe nj\u00eb taks\u00eb tjet\u00ebr, 23%. Po num\u00ebroj k\u00ebto vet\u00ebm p\u00ebr tu d\u00ebshmuar ju se sa emergjente \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Miku yn\u00eb italian Grimaldi u ndal n\u00eb korrupsionin n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Shkat\u00ebrrimtar. Dy tregues dua t\u00eb ju jap un\u00eb ju. Covidi n\u00eb Shqip\u00ebri ka shkaktuar vdekshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe nj\u00eb nga 3-4 vendet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb bot\u00eb. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor 60% m\u00eb shum\u00eb se qytetar\u00ebt europian\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tjera.<\/p>\n<p>Pra ka nj\u00eb vend n\u00eb rrokullisje. Realisht nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje dhe koha, dit\u00ebt, jav\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb betej\u00eb, betej\u00eb dhe vet\u00ebm betej\u00eb.<\/p>\n<p>PD sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ajo do t\u00eb angazhohet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb fuqishme. S\u00eb pari n\u00eb mbrojtjen dhe lirin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurimin e vot\u00ebs p\u00ebr ju, emigrant\u00ebt dhe diaspor\u00ebn kudo q\u00eb ndodhen n\u00eb bot\u00eb. Edi Rama ka q\u00ebndrimin e af\u00ebrt t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tij ndaj diaspor\u00ebs dhe emigracionit. Ai ka frik\u00eb nga vota juaj, sepse e di q\u00eb at\u00eb nuk e manipulon dot me patronazhist\u00eb dhe banda.<br \/>\nJu garantoj se PD do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka dhe bashk\u00eb me ju do t\u00eb garantoj\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb tuaj dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime urgjente, ndaj kriz\u00ebs dhe n\u00eb afatgjat\u00eb. Por Shqip\u00ebria si\u00e7 e njihni ju \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me potenciale dhe rezerva t\u00eb jasht\u00ebzakoshme natyrore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb prosperojn\u00eb me shpejt\u00ebsi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Padiskutim llogarisim kontributin tuaj, t\u00eb bizneseve, mendjeve tuaja. Ndaj dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr klim\u00ebn m\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr investitor\u00ebt shqiptar\u00eb dhe miqt\u00eb tuaj italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend edhe nj\u00ebher\u00eb vendin m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb rajon p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr vendosjen e ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bekuar. Jo krimi dhe droga, por mendja dhe djersa e shqiptar\u00ebve duhet ta zhvillojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kam besim se me t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, emigracion, diaspor\u00ebs, do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb re e cila do t\u00eb \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me shpejt\u00ebsi drejt horizonteve q\u00eb meriton n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me Italin\u00eb mike, jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ju b\u00ebj thirrje ju t\u00eb jepni \u00e7do kontribut n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe t\u00eb votoni p\u00ebr koalicionin e djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Ju garantoj se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb mira miq\u00ebsore sikund\u00ebr deri sot. Me Italin\u00eb, vendet mike n\u00eb Europ\u00eb, SHBA dhe vendet e lira, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i sigurt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj, institor\u00ebt e huaj. Nuk do t\u00eb eksportoj\u00eb krim si sot, n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb, por do t\u00eb eksportoj\u00eb potencialet e m\u00ebdha t\u00eb saj natyrore q\u00eb disponon.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb tuaj k\u00ebtu dhe ju ftoj t\u00eb vazhdojm\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie vendimtare, p\u00ebr fatin e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb pengoj\u00eb k\u00ebt\u00eb revolucion, l\u00ebvizje, e cila do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga rrokullisja e madhe q\u00eb po p\u00ebson.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb, p\u00ebrsh\u00ebndes ju, familjet tuaja, miqt\u00eb tuaj. Familjet tuaja n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Itali dhe kudo q\u00eb jeni.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23700\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/berisha-11-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/berisha-11-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/berisha-11-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/berisha-11.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23703\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-13-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-13-300x200.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-13-768x512.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-13.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23704\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/33-1-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/33-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/33-1-768x576.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/33-1.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi dje nj\u00eb bashk\u00ebbisedim online me shqiptar\u00ebt n\u00eb Itali. N\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha \u00ebsht\u00eb fokusuar tek lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, ku ka shtuar se Anti-mafia italiane ka qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha ka shprehur vler\u00ebsimin e tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":23702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23699"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23699"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23699\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}