{"id":23577,"date":"2022-09-16T09:04:41","date_gmt":"2022-09-16T09:04:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=23577"},"modified":"2022-09-16T09:08:03","modified_gmt":"2022-09-16T09:08:03","slug":"skandal-agjenti-i-fbi-i-lidhur-me-ruset-do-organizonte-takimin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/16\/skandal-agjenti-i-fbi-i-lidhur-me-ruset-do-organizonte-takimin-e-rames\/","title":{"rendered":"Skandal \/Agjenti i FBI i lidhur me rus\u00ebt do organizonte takimin e Ram\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb prokuror\u00ebve amerikan\u00eb. Charles McGonigal ka dal\u00eb fshehtas para nj\u00eb jurie t\u00eb madhe. Ai \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr lidhje me Rusin\u00eb dhe qeveri t\u00eb tjera t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Por n\u00eb lajmin q\u00eb publikon<a href=\"https:\/\/www.businessinsider.com\/exclusive-fbi-charles-mcgonigal-trump-russia-grand-jury-oleg-deripaska-2022-9\">\u00a0\u201cBuisnessInsider\u201d<\/a>, ai p\u00ebrshkruhet me lidhje n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Malin e Zi. N\u00eb artikull ai citohet si mik i kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Gazeta thot\u00eb se n\u00eb dosjen ndaj tij ka nj\u00eb e-mail ku ish-agjenti ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb organizonte nj\u00eb takim mes Ram\u00ebs dhe nj\u00eb kompanie amerikane. Kjo e fundit, ishte piketuar nga Rama p\u00ebr tu p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb kund\u00ebr korrupsionit.\u00a0Por, FBI nuk e ka dh\u00ebn\u00eb aprovimin p\u00ebr takimin dhe takimi nuk u zhvillua. Gazeta ka pyetur m\u00eb pas kryeministrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><em>\u201cDy burime i than\u00eb Insajderit se McGonigal ishte i af\u00ebrt me Edi Ram\u00ebn, i cili sh\u00ebrben si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 2013.\u00a0Sipas nj\u00eb emaili t\u00eb par\u00eb nga Insajderi, McGonigal p\u00ebrdori llogarin\u00eb e tij zyrtare t\u00eb e-mailit t\u00eb FBI-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar t\u00eb organizonte nj\u00eb takim mes Ram\u00ebs dhe nj\u00eb biznesmeni amerikan.\u00a0Firm\u00ebn e tij kryeministri po mendonte ta pun\u00ebsonte n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb kund\u00ebr korrupsionit. N\u00eb fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal p\u00ebr takimin dhe ai nuk u zhvillua kurr\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ram\u00ebs tha se marr\u00ebdh\u00ebnia e kryeministrit me McGonigal ishte \u201cnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore t\u00ebr\u00ebsisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnj\u00eb ide p\u00ebr ndonj\u00eb juri t\u00eb madhe. Asnj\u00eb autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\u00a0Nuk ka pasur kurr\u00eb takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime t\u00eb udh\u00ebtimeve p\u00ebrpara ose pasi zoti McGonigal t\u00eb largohej nga puna\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb shkrim.<\/p>\n<p><strong>SHKRIMI I PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ekskluzive: Ish-zyrtari i lart\u00eb i FBI-s\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin Trump-Rusi. N\u00ebn v\u00ebzhgimin e prokuror\u00ebve federal\u00eb p\u00ebr lidhjet e tij me Rusin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-agjent i nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, i cili ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin p\u00ebr lidhjet mes fushat\u00ebs s\u00eb Trump dhe Rusis\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2016, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb vet\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin e prokuror\u00ebve federal\u00eb p\u00ebr lidhjet e tij me Mosk\u00ebn dhe qeveri t\u00eb tjera t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sipas dokumenteve t\u00eb brendshme t\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb siguruara nga Insajderi, prokuror\u00ebt amerikan\u00eb mblodh\u00ebn fshehurazi nj\u00eb juri t\u00eb madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut t\u00eb kund\u00ebrzbulimit n\u00eb zyr\u00ebn n\u00eb terren t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb New York.<\/p>\n<p>Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk pranoi t\u00eb komentonte se \u00e7far\u00eb po hetonte juria e madhe. n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb ende aktive. Por nj\u00eb thirrje d\u00ebshmitar\u00ebsh e marr\u00eb nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e biznesit t\u00eb McGonigal me nj\u00eb ndihm\u00ebs t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Oleg Deripaska. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oligark miliarder rus. Ai ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave se Rusia ka bashk\u00ebpunuar me fushat\u00ebn e Trump p\u00ebr nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2016-\u00ebs.<\/p>\n<p>Thirrja, e l\u00ebshuar n\u00eb n\u00ebntor, k\u00ebrkon informacione n\u00eb lidhje me McGonigal dhe nj\u00eb firm\u00eb konsulente n\u00eb hije t\u00eb quajtur Spectrum Risk Solutions. Nj\u00eb jav\u00eb pas l\u00ebshimit t\u00eb thirrjes, nj\u00eb emigrant me origjin\u00eb sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar at\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e kompanis\u00eb Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi p\u00ebr lidhjen e tij me Kobre&amp;Kim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb firm\u00eb ligjore n\u00eb Nju Jork e specializuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e klient\u00ebve q\u00eb po hetohen mbi dyshimet p\u00ebr \u201cmashtrim dhe sjellje t\u00eb pahijshme\u201d.<\/p>\n<p>Shestakov \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb panelet televizive si nj\u00eb ish-zyrtar i ministris\u00eb s\u00eb jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit t\u00eb ambasadorit sovjetik n\u00eb Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dh\u00ebn\u00eb 33 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn nga agjenti i FBI.<\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht e paligjshme q\u00eb McGonigal t\u00eb punonte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Deripask\u00ebs. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun, d\u00ebnohet 250 mij\u00eb dollar\u00eb gjob\u00eb dhe deri n\u00eb 5 vjet burg.<\/p>\n<p>Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit n\u00eb vitin 2018. U akuzua p\u00ebr lidhje me agjent\u00eb t\u00eb Kremlinit dhe \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr urdh\u00ebrimin e vrasjes s\u00eb nj\u00eb biznesmeni.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse McGonigal ngat\u00ebrrohet n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb apo form\u00eb me Deripask\u00ebn. Kjo m\u00eb duket e pahijshme, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb me mir\u00ebsjellje\u201d,<\/em>\u00a0\u2013 thot\u00eb Tim Weiner, autori i librit \u201cArmiqt\u00eb: Historia e FBI\u201d.\u00a0As McGonigal dhe as ata me t\u00eb cil\u00ebt ai p\u00ebrmendet nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment nga \u201cInsajder\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ne mund t\u00eb japim nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment,\u201d \u2013<\/em>\u00a0tha nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i fim\u00ebs ligjore Kobre &amp; Kim.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse McGonigal \u00ebsht\u00eb ende fokusi i hetimit t\u00eb juris\u00eb s\u00eb madhe, apo thjesht nj\u00eb subjekt, aktivitetet e t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dokumentet e gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb sugjeroj\u00eb se McGonigal u soll n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme gjat\u00eb hetimit t\u00eb FBI-s\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn e Trump.<\/p>\n<p>Por materialet e k\u00ebrkuara p\u00ebr thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve ngren\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse nj\u00eb agjent i lart\u00eb i FBI-s\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb spiunuar lidhjet q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij publik p\u00ebr p\u00ebrfitime private, nj\u00eb praktik\u00eb shum\u00eb e zakonshme n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb juris\u00eb s\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pazakont\u00eb. Sipas nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, prokuror\u00ebt pothuajse kurr\u00eb nuk i konsiderojn\u00eb akuzat kund\u00ebr dikujt kaq t\u00eb lart\u00eb n\u00eb FBI. Zyrtari k\u00ebrkoi t\u00eb mos identifikohej.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb ish-njer\u00ebzit e FBI-s\u00eb, dhe sigurisht ish-njer\u00ebz t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb para juris\u00eb s\u00eb madhe\u201d<\/em>, \u2013 tha zyrtari.<\/p>\n<p>Gjyqi federal i McGonigal \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i habitsh\u00ebm duke pasur parasysh pun\u00ebn e tij n\u00eb FBI. Para daljes n\u00eb pension n\u00eb vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks. Ai arrestoi k\u00ebshilltaren e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo p\u00ebr heqjen e materialeve t\u00eb klasifikuara nga nj\u00eb dhom\u00eb leximi e Arkivit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ai drejtoi k\u00ebrkimin p\u00ebr nj\u00eb spiun kinez brenda CIA-s. Kjo n\u00eb vitin 2016, kur u shfaq\u00ebn raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e post\u00ebs elektronike t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar Demokratik. McGonigal sh\u00ebrbente at\u00ebher\u00eb si shef i seksionit t\u00eb krimeve kibernetike n\u00eb selin\u00eb e FBI-s\u00eb n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb cil\u00ebsi, ai ishte nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e par\u00eb q\u00eb m\u00ebsoi se nj\u00eb zyrtar i fushat\u00ebs s\u00eb Trump ishte mburrur se rus\u00ebt kishin dokumente t\u00eb pista mbi Clinton. M\u00eb von\u00eb at\u00eb vit, drejtori i FBI-s\u00eb, James Comey e promovoi p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur operacionet e kund\u00ebrzbulimit n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Sipas flet\u00eb-thirrjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, prokuror\u00ebt po shqyrtojn\u00eb gjithashtu n\u00ebse McGonigal ka lidhje me qeverin\u00eb e Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs. Por edhe n\u00ebse ka marr\u00eb ndonj\u00eb \u201cpages\u00eb apo dhurat\u00eb\u201d nga qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0Dy burime i than\u00eb Insajderit se McGonigal ishte i af\u00ebrt me Edi Ram\u00ebn. Ai sh\u00ebrben si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga viti 2013.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb emaili t\u00eb par\u00eb nga Insajderi, McGonigal p\u00ebrdori llogarin\u00eb e tij zyrtare t\u00eb e-mailit t\u00eb FBI-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar t\u00eb organizonte nj\u00eb takim mes Ram\u00ebs dhe nj\u00eb biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta pun\u00ebsonte firm\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb kund\u00ebr korrupsionit. N\u00eb fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal p\u00ebr takimin dhe ai nuk u zhvillua kurr\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23578\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-230x300.webp\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-230x300.webp 230w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-785x1024.webp 785w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-768x1002.webp 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1.webp 800w\" sizes=\"(max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ram\u00ebs tha se marr\u00ebdh\u00ebnia e kryeministrit me McGonigal ishte\u00a0<em>\u201cnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore t\u00ebr\u00ebsisht private pa interes publik.\u00a0<\/em>Ne nuk kemi asnj\u00eb ide p\u00ebr ndonj\u00eb juri t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk ka pasur kurr\u00eb takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime t\u00eb udh\u00ebtimeve p\u00ebrpara ose pasi zoti McGonigal t\u00eb largohej nga puna.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Q\u00eb kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebr eksperiencat n\u00eb kund\u00ebrzbulim. N\u00eb vitin 2020, ai u shfaq n\u00eb nj\u00eb panel n\u00eb K\u00ebshillin Atlantik.\u00a0 Aty d\u00ebnoi korrupsionin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb ruse.<\/p>\n<p><em>\u201cJu po shihni nj\u00eb erozion n\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb lidhet me FSB-n\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eblloj me t\u00eb pasurit n\u00eb Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si nj\u00eb element mashtrues, q\u00eb vepron me urdh\u00ebr t\u00eb ofertuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Profili i McGonigal n\u00eb LinkedIn thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetari i kompanis\u00eb Brookfield Properties. Kjo kompani ka shum\u00eb miliarda dollar\u00eb pasurish t\u00eb paluajtshme n\u00eb Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cCharlie McGonigal nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e Brookfield\u201d,<\/em>\u00a0\u2013 tha Andrew Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, p\u00ebr Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, n\u00eb fillim t\u00eb janarit. Pik\u00ebrisht kur d\u00ebshmitar\u00ebt ishin planifikuar t\u00eb dilnin para juris\u00eb s\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>\u00a9Marr\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.businessinsider.com\/exclusive-fbi-charles-mcgonigal-trump-russia-grand-jury-oleg-deripaska-2022-9\">Insajder<\/a>, p\u00ebrshtati n\u00eb shqip LAPSI.al<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb i FBI-s\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb prokuror\u00ebve amerikan\u00eb. Charles McGonigal ka dal\u00eb fshehtas para nj\u00eb jurie t\u00eb madhe. Ai \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr lidhje me Rusin\u00eb dhe qeveri t\u00eb tjera t\u00eb huaja. Por n\u00eb lajmin q\u00eb publikon\u00a0\u201cBuisnessInsider\u201d, ai p\u00ebrshkruhet me lidhje n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Malin e Zi. N\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":23579,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23577"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23577\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23579"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}