{"id":23200,"date":"2022-09-12T17:36:23","date_gmt":"2022-09-12T17:36:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=23200"},"modified":"2022-09-12T17:36:23","modified_gmt":"2022-09-12T17:36:23","slug":"birn-rama-dhe-ministrat-ushqejne-faqet-private-ne-rrjetet-sociale-me-parate-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/12\/birn-rama-dhe-ministrat-ushqejne-faqet-private-ne-rrjetet-sociale-me-parate-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"BIRN: Rama dhe ministrat ushqejn\u00eb faqet private n\u00eb rrjetet sociale me parat\u00eb e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit t\u00eb tij po p\u00ebrdorin fondet publike dhe nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb n\u00ebpun\u00ebsish t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve publike p\u00ebr t\u00eb avantazhuar llogarit\u00eb e tyre private n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb faqeve zyrtare t\u00eb institucioneve.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Blerina Gjoka-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama e nis dit\u00ebn \u00e7do m\u00ebngjes rreth or\u00ebs 8:00 n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook me postim fotosh ose videosh optimiste, kryesisht cop\u00ebza projektesh infrastrukturore nga \u00e7do cep i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Faqja private e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mediumin kryesor t\u00eb komunikimit t\u00eb qeveris\u00eb me publikun; ajo ka 1.6 milion\u00eb ndjek\u00ebs, b\u00ebn 6-7 postime n\u00eb dit\u00eb dhe merr qindra komente e mij\u00ebra p\u00eblqime n\u00eb secilin prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn platform\u00eb funksionon prej vitit 2013 edhe faqja zyrtare e qeveris\u00eb shqiptare, Kryeministria, por ajo vuan munges\u00ebn e popullaritetit. Me vet\u00ebm 3500 ndjek\u00ebs, Kryeministria ka nd\u00ebrveprime minimale dhe ndikim t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Rama nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi an\u00ebtar i kabinetit q\u00eb e ka p\u00ebrqendruar komunikimin qeveritar me publikun n\u00eb kanalet e tij private dixhitale. Shumica e ministrave t\u00eb tij ndjekin gjithashtu t\u00eb nj\u00ebjtin model; ata kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndjek\u00ebs dhe p\u00ebrmbajtje n\u00eb faqet e tyre personale se sa n\u00eb ato t\u00eb institucioneve q\u00eb drejtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mediat sociale jan\u00eb nj\u00eb avantazh i fuqish\u00ebm politik n\u00eb zgjedhje dhe n\u00eb qeverisje, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb tilla, ato kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi tregojn\u00eb se kryeministri Rama dhe ministrat e tij po p\u00ebrdorin fondet publike dhe nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb n\u00ebpun\u00ebsish t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun p\u00ebr t\u00eb prodhuar p\u00ebrmbajtje dhe avancuar mediat e tyre sociale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kanaleve zyrtare t\u00eb institucioneve q\u00eb ata drejtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga Cro\u00ebdtangle, nj\u00eb aplikacion i gjigantit t\u00eb medias sociale, Facebook, BIRN zbuloi gjithashtu se faqet personale t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave t\u00eb tij ushqehen me shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr postime, video dhe transmetime live sesa faqet e institucioneve, duke arritur nj\u00eb raport 98 me 2 p\u00ebr qind t\u00eb nd\u00ebrveprimeve totale n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Menaxhimi i kanaleve dixhitale t\u00eb komunikimit t\u00eb kryeministrit, ministrave, kryeministris\u00eb dhe ministrive \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Agjencis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim, MIA \u2013 nj\u00eb institucion i ri i ngritur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga kryeministri Edi Rama dhe i drejtuar nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij, Endri Fuga.<\/p>\n<p>Edhe pse komunikimi i qeveris\u00eb p\u00ebrmes rrjeteve sociale nuk \u00ebsht\u00eb i rregulluar ligj\u00ebrisht, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile thon\u00eb se strategjia e PR-it t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit \u201cRama\u201d \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrdorur fondet publike p\u00ebr avantazhe politike.<\/p>\n<p>\u201cProfilet politike t\u00eb ministrave suportohen me para reklamash nga buxheti i shtetit n\u00eb funksion t\u00eb detyrave shtet\u00ebrore dhe m\u00eb pas i p\u00ebrdorin si arsenal n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur forc\u00ebn e tyre politike,\u201d tha Rigerls Xhemollari nga \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjencis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim, Endri Fuga i tha BIRN se menaxhimi i p\u00ebrmbajtjes p\u00ebr mediat sociale t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave i sh\u00ebrben informimit t\u00eb publikut dhe mohoi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb kishte abuzim me funksionin publik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebpun\u00ebsit e Agjencis\u00eb p\u00ebr Media dhe Informim, p\u00ebrfshir\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e Ministrive, jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr prodhimin e p\u00ebrmbajtjes online q\u00eb lidhet vet\u00ebm me angazhimet dhe detyrimet qeveritare t\u00eb Kryeministrit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kabinetit qeveritar,\u201d tha Fuga.<\/p>\n<p>\u201cPuna e tyre i sh\u00ebrben informimit t\u00eb publikut dhe qytetar\u00ebve p\u00ebrmes rrjeteve sociale lidhur me aktivitetin qeveritar, e jo at\u00eb personal apo politik\/partiak t\u00eb Ministrave\u2026,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23201\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-9-300x199.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"199\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-9-300x199.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-9-768x510.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-9-310x205.jpg 310w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/1-9.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Suksesi i llogarive private<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim, MIA, u krijua n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe sipas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar transparenc\u00eb n\u00eb lidhje me politikat dhe aktivitetet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ministrave dhe \u00e7do institucioni t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Agjencia \u00ebsht\u00eb gjithashtu e angazhuar n\u00eb prodhimin e propagand\u00ebs qeveritare si dhe mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes p\u00ebr rrjetet sociale t\u00eb kryeministrit Rama, Kryeministris\u00eb, ministrave dhe ministrive p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>MIA i tha BIRN n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi se p\u00ebrmbajtja p\u00ebr rrjetet sociale t\u00eb kryeministrit Rama dhe Kryeministris\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e 4 punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit t\u00eb Informimit t\u00eb Qytetar\u00ebve, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga sektori i Dizajnit dhe Produktit Kreativ, pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit t\u00eb Dizajnit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa faqet n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit dhe ministrive p\u00ebrkat\u00ebse menaxhohen nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshteten gjithashtu nga \u201cstrukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb secil\u00ebn ministri\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb faqet personale t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave publikohen edhe q\u00ebndrime personale apo aktivitete politike, por MIA tha se k\u00ebto nuk ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi e saj.<\/p>\n<p>\u201cPublikimi i postimeve me karakter personal, si opinione apo q\u00ebndrime&#8230; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vet\u00eb kryeministrit apo ministrave, nd\u00ebrsa publikimi i aktiviteteve apo materialeve me karakter politik dhe publikimi i tyre n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb kryeministrit dhe ministrave p\u00ebrgatiten dhe menaxhohen nga stafi i tyre politik pran\u00eb Partis\u00eb Socialiste,\u201d tha MIA.<\/p>\n<p>Numri i plot\u00eb i n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb PR-it q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr kryeministrin Rama, ministrat dhe institucionet respektive \u00ebsht\u00eb ende i paqart\u00eb, por sipas nj\u00eb ish-k\u00ebshilltari q\u00eb foli me BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb nga sa rezulton zyrtarisht.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, \u00e7do minist\u00ebr ka edhe k\u00ebshilltar p\u00ebr median si dhe 3-4 specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb merren me p\u00ebrmbajtjen p\u00ebr rrjetet sociale,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se nj\u00eb pjes\u00eb e stafit t\u00eb PR-it paguhet p\u00ebr pozicione t\u00eb tjera pune \u201cn\u00eb letra\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn virtuale t\u00eb Facebook-ut, rrjetit social m\u00eb popullor n\u00eb Shqip\u00ebri, suksesi i nj\u00eb profili matet me numrin e postimeve, ndarjeve apo p\u00eblqimeve &#8211; q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe numrin total t\u00eb nd\u00ebrveprimeve.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura me aplikacionin Cro\u00ebdtangle, BIRN zbuloi se faqet private t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave t\u00eb marra s\u00eb s\u00eb bashku kan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrmbajtje dhe nd\u00ebrveprime sesa faqet zyrtare t\u00eb institucioneve t\u00eb drejtuara prej tyre.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk p\u00ebrfshihet profili privat i zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ministrit\u00eb e shtetit, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb llogari n\u00eb rrjetin social Facebook.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti, faqet personale t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave postuan s\u00eb bashku n\u00eb total 8801 postime, nd\u00ebrsa faqet zyrtare t\u00eb institucioneve 5342 postime; n\u00eb nj\u00eb raport 62 me 38 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Faqet private kryesojn\u00eb gjithashtu me 53% t\u00eb videove t\u00eb postuara n\u00eb Facebook dhe 69% t\u00eb transmetimeve live kundrejt faqeve zyrtare n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rrjet social.<\/p>\n<p>Hendeku \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb i thell\u00eb p\u00ebr shikueshm\u00ebrin\u00eb e videove organike dhe numrin total t\u00eb nd\u00ebveprimeve mes t\u00eb dy kategorive.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga Cro\u00ebdtange tregojn\u00eb se faqet private t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministrave kan\u00eb siguruar s\u00eb bashku p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti 15.2 milion\u00eb nd\u00ebrveprime n\u00eb Facebook, nd\u00ebrsa faqet zyrtare qeveritare vet\u00ebm 292 mij\u00eb-n\u00eb nj\u00eb raport\u00a0 98 p\u00ebr qind me 2 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23202\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-6-300x202.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"202\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-6-300x202.jpg 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-6-768x518.jpg 768w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-6-110x75.jpg 110w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/2-6.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Nuk ka ligj<\/strong><\/p>\n<p>Praktika e p\u00ebrdorur nga lider\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb komunikimin n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale ka nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes faqeve personale t\u00eb president\u00ebve apo kryeministrave dhe faqeve zyrtare t\u00eb institucioneve publike, t\u00eb cilat mbajn\u00eb pesh\u00ebn e komunikimit me publikun.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Shqip\u00ebri, strategjia e komunikimit virtual me publikun ndjek sipas ekspert\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me qeverisjen dhe favorizon individ\u00ebt p\u00ebrmbi institucionet.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Studime Politike kritikoi praktik\u00ebn e publikimit t\u00eb akteve zyrtare n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale dhe shtoi se kjo e ka personalizuar shtetin. Krasniqi shprehet gjithashtu i shqet\u00ebsuar p\u00ebr d\u00ebmtimin e tradit\u00ebs s\u00eb arkivimit historik.<\/p>\n<p>\u201cMemoria historike p\u00ebrfundon n\u00eb telefonat celular\u00eb ose emailet private t\u00eb zyrtar\u00ebve,\u201d tha Krasniqi, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi raste konkrete t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentimit t\u00eb akteve zyrtare me p\u00ebrjashtim t\u00eb faqeve t\u00eb kryeministrit n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspektin ligjor kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e ligjit, n\u00eb aspektin administrativ \u00ebsht\u00eb shkelje e rregullave administrative, n\u00eb aspektin politik \u00ebsht\u00eb abuzim me funksionin publik dhe n\u00eb aspektin historik \u00ebsht\u00eb investim kund\u00ebr memories shtet\u00ebrore dhe arkivore,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Xhemollari nga \u201cQendresa qytetare\u201d i tha BIRN se kanalizimi i komunikimit publik zyrtar n\u00eb profilet personale n\u00eb Facebook i p\u00ebrgjigjet filozofis\u00eb s\u00eb qeverisjes n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb bazuar tek individi q\u00eb drejton dhe jo tek institucioni.<\/p>\n<p>\u201cKjo filozofi komunikimi krijon nj\u00eb shtet parti, individ\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se institucionet, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht c\u00ebnon legjislacionin zgjedhor, kodet etike n\u00eb komunikim dhe sidomos shtetformimin bazuar n\u00eb nj\u00eb qeverisje transparente,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se komunikimi publik do t\u00eb duhej t\u00eb ndahej me thik\u00eb mes zyrtar\u00ebve dhe institucioneve.<\/p>\n<p>Erla M\u00ebhilli, gazetare dhe ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e ish-kryeministrit Sali Berisha i tha BIRN se rrjetet sociale nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb kanalet zyrtare q\u00eb p\u00ebrdor shteti p\u00ebr t\u00eb komunikuar me publikun, por p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb edhe momente informale.<\/p>\n<p>M\u00ebhilli mendon se zyrtar\u00ebt nuk mund t\u00eb pengohen q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin mediat e tyre sociale p\u00ebr komunikime zyrtare, ndon\u00ebse mb\u00ebshtet rregullimin e k\u00ebsaj fushe me ligj.<\/p>\n<p>\u201cNuk e ndan dot kaq thjesht\u00eb njeriun nga funksioni. Nuk di t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb nj\u00eb zyrtar, q\u00eb krahas formave zyrtare t\u00eb ket\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb edhe rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb komunikuar, qoft\u00eb edhe p\u00ebr komunikime zyrtare,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>MIA nuk dha p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen se \u00e7far\u00eb ndodh me faqet personale t\u00eb ministrave kur ata largohen nga detyra dhe e p\u00ebrdorin rrjetin e nd\u00ebrtuar me para publike si nj\u00eb aset p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre t\u00eb ardhshme politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Fuga tha se p\u00ebrmbajtja nuk ndryshon dhe nuk fshihet nga k\u00ebto faqe, pavar\u00ebsisht rotacionit me emrat e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebrmbajtja vijon t\u00eb mbetet e aksesueshme nga publiku n\u00eb k\u00ebto faqe, p\u00ebrtej koh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga nj\u00eb minist\u00ebr i caktuar,\u201d p\u00ebrfundoi Fuga.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit t\u00eb tij po p\u00ebrdorin fondet publike dhe nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb n\u00ebpun\u00ebsish t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve publike p\u00ebr t\u00eb avantazhuar llogarit\u00eb e tyre private n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb faqeve zyrtare t\u00eb institucioneve. Nga Blerina Gjoka-BIRN Kryeministri Edi Rama e nis dit\u00ebn \u00e7do m\u00ebngjes rreth or\u00ebs 8:00 n\u00eb faqen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":23203,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23200\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23203"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}