{"id":22674,"date":"2022-09-07T15:44:00","date_gmt":"2022-09-07T15:44:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=22674"},"modified":"2022-09-07T15:44:00","modified_gmt":"2022-09-07T15:44:00","slug":"legjenda-rozafes-me-ndertimet-pa-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/07\/legjenda-rozafes-me-ndertimet-pa-leje\/","title":{"rendered":"Legjenda Rozaf\u00ebs me nd\u00ebrtimet pa leje\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lutfi DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p>Lajmi i dh\u00ebn\u00eb sot se qeveria ka nxjerr\u00eb nj\u00eb VKM p\u00ebr t\u00eb sekuestruar katet e nd\u00ebrtuara pa leje \u00ebsht\u00eb shakaja e radh\u00ebs nga fusha e shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Jan\u00eb arrestuar njer\u00ebz p\u00ebr riparimin e \u00e7atis\u00eb s\u00eb kasolles dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe burg. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje dhe VKM p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje. Esht\u00eb premtuar publikisht se nd\u00ebrtuesit nuk mund t\u00eb gjunj\u00ebzojn\u00eb m\u00eb shtetin, se nuk do t\u00eb konsiderohen \u201cnd\u00ebrtim pa leje\u201d vet\u00ebm katet apo shtesat, por e gjith\u00eb godina n\u00ebse ka devijime nga projekti fillestar. Esht\u00eb premtuar se do t\u00eb nd\u00ebshkohet i gjith\u00eb zinxhiri q\u00eb ka mund\u00ebsuar pa ligjshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb nga arkitekti q\u00eb ka hedhur firm\u00ebn dhe deri te inspektor\u00ebt dhe sot, sot thuhet se \u201cpo shqet\u00ebsohemi nga ky fenomen i koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00ebse me koh\u00eb t\u00eb fundit kemi nd\u00ebrmend 30 vitet e fundit jemi n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Pa nisur pun\u00eb mandatin e par\u00eb qeveria e re ishte e shqet\u00ebsuar nga nd\u00ebrtimet pa leje dhe premtoi kthimin n\u00eb ligjshm\u00ebri dhe v\u00ebnien fund t\u00eb rrumpall\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimeve e shtesave pa leje.<\/p>\n<p>Rrumbullak 9 vjet m\u00eb par\u00eb nisi aksioni p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund fenomenit t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb sh\u00ebmtimit t\u00eb lagjeve e qyteteve.<\/p>\n<p>18 gusht 2013<\/p>\n<p>\u201cStop Rrenimitpikecom \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira ku secili prej jush mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb betej\u00ebn jetike kund\u00ebr kancerit t\u00eb abuzimit me territorin n\u00eb bregdet \u2013 po edhe n\u00eb qytetin tuaj\u201d, shkruante kryeministri Rama n\u00eb faqen e re, 9 vite m\u00eb par\u00eb. Sipas tij, \u00e7do qytetar, p\u00ebrmes celularit mund t\u00eb ndihmoj\u00eb aksionin q\u00eb qeveria e re pritet t\u00eb nis\u00eb n\u00eb shtator (2013) p\u00ebr \u00e7lirimin e bregdetit nga k\u00ebto nd\u00ebrtime. \u201cCelulari juaj mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb arm\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb mes inercis\u00eb s\u00eb rr\u00ebnimit dhe \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Rilindjes Shqiptare. Fotot apo videot e marra n\u00eb vendin e nj\u00eb krimi ndaj pasuris\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb postuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, jo vet\u00ebm do na ndihmojn\u00eb me informacion n\u00eb koh\u00eb reale nga territori, por edhe do dekurajojn\u00eb ndjesh\u00ebm abuzuesit\u201d, shkruante kryeministri Rama n\u00eb vitin e larg\u00ebt 2013<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faqe pati qindra denoncime. Faqja u mbyll pa buj\u00eb, por nd\u00ebrtimet pa leje vijuan dhe vijojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb vite m\u00eb pas, n\u00eb goj\u00ebn e Kryeministrit gjendja ishte edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se ajo e vitit 2013. Pas t\u00ebrmetit 26 nentorit 2019 me 51 viktima dhe qindra t\u00eb plagosur u prezantua ligji i ri p\u00ebr disiplinimin e nd\u00ebrtimeve pa leje. Fjalimi i gjat\u00eb i kryeministrit, n\u00ebn hijen e dram\u00ebs s\u00eb ndodhur nuk linte as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ishte ndryshe dhe nuk do t\u00eb guxonte askush jo t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kat pa leje, por as nj\u00eb tull\u00eb nuk mund t\u00eb vihej jasht\u00eb kushteve t\u00eb lejes.<\/p>\n<p>20 janar 2020<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb \u00e7ohen t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtuesit e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb, le t\u00eb armiq\u00ebsohen me ne e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan, nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb asnj\u00eb fleksibilitet. E nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb asnj\u00eb fleksibilitet nga kjo shumic\u00eb qeveris\u00ebse e shpresoj dhe nga t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, se kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me politik\u00ebn majtas djathtas, kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me di\u00e7ka fare elementare p\u00ebr integritetin e shtetit.<\/p>\n<p>Prandaj e mora fjal\u00ebn, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr publikun q\u00eb masat tona ligjore, lidhur me \u00e7far\u00eb duhet ta pasoj\u00eb si m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ardhmen 26 n\u00ebntorin, nuk ndalen tek ky ligj q\u00eb po miratojm\u00eb sot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm e q\u00eb ka shum\u00eb element\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb munguar n\u00eb legjislacion dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb, n\u00eb rast se ne nuk e plot\u00ebsojm\u00eb me masat penale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb rast se ne nuk e vendosim nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb me vot\u00eb k\u00ebtu e me vul\u00eb n\u00eb fletoren e legjislacionit shqiptar, q\u00eb \u00e7do godin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn merret leje nd\u00ebrtimi dhe kur leja e nd\u00ebrtimit shkelet, shembet ose sekuestrohet, nuk mund ta g\u00ebzoj\u00eb ai q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj dhe me k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb kryeministrit vet\u00ebm nj\u00eb i marr\u00eb mund t\u00eb guxonte t\u00eb b\u00ebnte nd\u00ebrtim pa leje.<\/p>\n<p>Por 16 muaj m\u00eb pas n\u00eb Asamblen\u00eb e PS-s\u00eb Kryeministri i kthehet prapa \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb nd\u00ebrtimeve pa leje dhe ku? N\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>14 Maj 2021<\/p>\n<p>Sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra jan\u00eb disa kryetar bashkie q\u00eb vazhdojn\u00eb avazin e tyre, (p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje) \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme kjo dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb isha n\u00eb pritje q\u00eb SPAK t\u00eb b\u00ebj disa pun\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vendos nj\u00eb rend prioritetesh, mbase do isha un\u00eb q\u00eb do b\u00ebja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK pun\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebsaj familje politike kur shoh q\u00eb balanca jo n\u00eb aspektin politik, por n\u00eb aspektin e t\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shtr\u00ebmb\u00ebrua&#8221;, tha Rama.<\/p>\n<p>1 Qershor 2021<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019ua p\u00ebrcjell mesazhin t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit, t\u00eb lexojn\u00eb Kodin penal, dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb marrin masa tani, se do jet\u00eb von\u00eb deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr t\u2019iu shmangur p\u00ebrballjes. T\u00eb lexojn\u00eb kodin se \u00e7far\u00eb i pret n\u00eb momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet t\u00eb ballafaqohen me ligjin. E dyta, un\u00eb dua t\u2019ua b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb gjith\u00eb zinxhirit q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime, q\u00eb nga pun\u00ebtor\u00ebt e thjesht\u00eb, q\u00eb me Kodin Penal jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00eb e faj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb ndalohen e penalizohen\u201d.<\/p>\n<p>Sot, 15 muaj m\u00eb pas nga paralajm\u00ebrimi i fundit s\u00ebrish flasim p\u00ebr tre opsione q\u00eb u lihen nd\u00ebrtuesve (zhvilluesve) p\u00ebr katet pa leje. Tre opsione? N\u00eb fakt nd\u00ebrtuesit do t\u00eb respektojn\u00eb opsionin e kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Kur ma hedh nj\u00ebher\u00eb faji \u00ebsht\u00eb i yti, kur ma hedh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, faji \u00ebsht\u00eb i imi. Deri m\u00eb tani nj\u00eb grup nd\u00ebrtuesish ja kan\u00eb hedhur 100 her\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala nuk ka m\u00eb pesh\u00eb se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorur. Paralajm\u00ebrimet e qeveris\u00eb i ngjajn\u00eb paralajm\u00ebrimit 1724 t\u00eb kinez\u00ebve ndaj SHBA p\u00ebr shkelje t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs ajrore\u2026.<\/p>\n<p>Ligji nuk ka asnj\u00eb fuqi sepse nuk merret seriozisht n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Kryeministri. Ligji k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje interpretimi. Dhe k\u00ebt\u00eb interpretim e b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrtuesit. NUK \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr shtesat pa leje. Rasti m\u00eb flagrant, rasti m\u00eb ul\u00ebrit\u00ebs dhe rasti m\u00eb fatkeq \u00ebsht\u00eb: vkm q\u00eb i detyron nd\u00ebrtuesit t\u00eb paguajn\u00eb sigurim 10 vje\u00e7ar p\u00ebr bler\u00ebsin. Edhe kjo nism\u00eb ligjore e marr\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb 2019. Nd\u00ebrtuesit n\u00eb bashk\u00ebpunim me noter\u00eb bandit\u00eb, ja kan\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb pages\u00eb bler\u00ebsve t\u00eb pambrojtur. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb b\u00ebn seminare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pushonte nga puna noter\u00ebt dhe t\u00eb nxirrte kontrata tip q\u00eb t\u00eb mos linte hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb ligjin ta shkruajn\u00eb nd\u00ebrtuesit. Nj\u00eb prokuror i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm do t\u00eb hapte c\u00ebshtje penale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrdhosje t\u00eb ligjit. Gjyqtari do t\u00eb nd\u00ebshkonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore noter\u00eb, administrator\u00eb, nd\u00ebrtues, inspektor\u00eb. Por ky skenar sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr fantazis\u00eb se realitetit. Miliona euro t\u00eb mbledhura si dhurat\u00eb nga kjo VKM p\u00ebr nj\u00eb sigurim q\u00eb nuk siguron asgj\u00eb kthehen n\u00eb mjete lobimi p\u00ebr t\u00eb vijuar paligjshm\u00ebrin\u00eb dhe talljen dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjen me qytetar\u00ebt e pa mbrojtur. K\u00ebt\u00eb fatur\u00eb abuzive si cdo gj\u00eb tjet\u00ebr e paguan konsumatori.<\/p>\n<p>Taks\u00ebn e bashkis\u00eb q\u00eb duhet ta paguaj\u00eb nd\u00ebrtuesi, sipas ligjit, detyrohet ta paguj\u00eb bler\u00ebsi, sepse noteri, nuk sheh ligjin dhe interesat e pal\u00ebve, por interesin e nd\u00ebrtuesit. Ministria p\u00ebrkat\u00ebse bashk\u00eb me institucionet e tjera, s\u00ebrish mbyllin syt\u00eb dhe flasin p\u00ebr ligjshm\u00ebri e luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>U k\u00ebrkua me ligj m\u00eb 2019 q\u00eb 3% e siper\u00ebfaqes s\u00eb re t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt, s\u00ebrish nd\u00ebrtuesit dhe bashkit\u00eb e interpretuan dhe zbatuan ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kreative dhe fakt \u00ebsht\u00eb sot se 4 vjet pas miratimit t\u00eb ligjit asnj\u00eb familje e pa streh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb strehuar. T\u00eb tjerat jan\u00eb dokrra hini.<\/p>\n<p>Esht\u00eb interesant se pas \u00e7do fjalimi t\u00eb kryeministrit (nder vite) p\u00ebr nd\u00ebtimet pa leje, pasojn\u00eb aksione q\u00eb zgjatin n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb 2-3 jav\u00eb. Arrestohet ndonj\u00eb inspektor apo nd\u00ebrtues. Dhe m\u00eb pas sa qet\u00ebsohet \u201ckoha\u201d vijon avazi, \u201cSelanik e tat\u00ebpjet\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb do t\u00eb jet\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Ndaj edhe VKM e sotme p\u00ebr sekuestrimin kateve pa leje \u00ebsht\u00eb lajm q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb pa mbushur tri dit\u00eb. Asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, sepse asgj\u00eb nuk ka ndodhur. Kot q\u00eb jan\u00eb lodhur p\u00ebr VKM e re dhe kot q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb lajm nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn m\u00eb as p\u00ebr t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>Sot, me VKM e shpallur me entuziaz\u00ebm nd\u00ebrtuesit kan\u00eb tre opsione: a)gjob\u00eb, b) dhurat\u00eb metrat pa leje, c) sekuestrim. Nd\u00ebrtuesit do t\u00eb zgjedhin opsionin e kat\u00ebrt. d) nuk do merrni asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta, ndoshta me ngritjen e satelit\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb territorin, nuk do t\u00eb guxoj\u00eb m\u00eb askush t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pa leje, sikund\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto 30 vite, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe 17 vite q\u00eb qeveris Partia Socialiste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi DERVISHI Lajmi i dh\u00ebn\u00eb sot se qeveria ka nxjerr\u00eb nj\u00eb VKM p\u00ebr t\u00eb sekuestruar katet e nd\u00ebrtuara pa leje \u00ebsht\u00eb shakaja e radh\u00ebs nga fusha e shtetit ligjor. Jan\u00eb arrestuar njer\u00ebz p\u00ebr riparimin e \u00e7atis\u00eb s\u00eb kasolles dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe burg. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje dhe VKM p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje. Esht\u00eb premtuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21097,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22674"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22674\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21097"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}