{"id":22174,"date":"2022-09-01T10:38:50","date_gmt":"2022-09-01T10:38:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=22174"},"modified":"2022-09-01T10:38:50","modified_gmt":"2022-09-01T10:38:50","slug":"gledis-nano-leter-hartim-te-gjate-ku-falenderon-partneret-por-jo-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/09\/01\/gledis-nano-leter-hartim-te-gjate-ku-falenderon-partneret-por-jo-ramen\/","title":{"rendered":"Gledis Nano, let\u00ebr-hartim t\u00eb gjat\u00eb ku falenderon partner\u00ebt, por jo Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gledis NANO<\/strong><\/p>\n<p>Ju drejtohem, ashtu si n\u00eb dit\u00ebn kur i p\u00ebrzgjedhur nga radh\u00ebt e policis\u00eb, mora detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Drejtuesit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Sjell nd\u00ebrmend se gjendesha pik\u00ebrisht n\u00eb momentin e duhur, kur besova edhe m\u00eb fort se s\u00eb bashku na priste nj\u00eb udh\u00eb aspak e leht\u00eb, me sfida jo t\u00eb pakta por q\u00eb mbi t\u00eb gjitha, sot mendoj me bindje t\u00eb thell\u00eb se ia vlente v\u00ebrtet q\u00eb ta p\u00ebrshkonim at\u00eb s\u00eb bashku.<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e till\u00eb, me ligje t\u00eb pandryshueshme t\u00eb ardhura nga koh\u00ebrat, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kuptojm\u00eb se ashtu si n\u00eb \u00e7do fillim, njeriu duhet t\u00eb shoh\u00eb e t\u00eb mendoj\u00eb edhe p\u00ebr fundin e \u00e7do rrug\u00ebtimi, nga nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve, m\u00eb duhet sot t\u00eb shkruaj faqen e tij p\u00ebrmbyll\u00ebse.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb dit\u00ebn e sotme, n\u00eb fjal\u00ebn time fal\u00ebnderuese p\u00ebr gjithsecilin prej jush, nuk kam nd\u00ebrmend aspak t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs sime si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrkundrazi at\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb fare mir\u00eb dhe leht\u00ebsisht secili prej jush, \u00e7do profesionist me p\u00ebrvoj\u00eb brenda apo jasht\u00eb radh\u00ebve t\u00eb policis\u00eb si edhe \u00e7do qytetar i thjesht\u00eb, i cili beson tek autoriteti i policis\u00eb, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mb\u00ebshtetet tek integriteti i gjithsecilit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit.<br \/>\nN\u00eb pun\u00ebn time, nuk m\u00eb ka mjaftuar vet\u00ebm p\u00ebrvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e nd\u00ebrtuara nga shum\u00eb prej personaliteteve madhor\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku nj\u00ebri prej tyre mbetet edhe nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore; Shimon Peres. Prej tij kam m\u00ebsuar dhe nuk e kam harruar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast th\u00ebnien se: \u201cGj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb guxosh. Gj\u00ebja m\u00eb e nd\u00ebrlikuar n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh frik\u00eb. Por, m\u00eb e zgjuara n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb person me moral\u201d.<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb personalitetin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet postit q\u00eb mund t\u2019i ofrohet! P\u00ebr cilindo k\u00ebto jan\u00eb periudha t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb n\u00ebse arrin ta mbyll\u00eb m\u00eb nder dhe vler\u00ebsim q\u00eb nga qytetari m\u00eb i thjesht\u00eb, deri tek partner\u00ebt m\u00eb strategjik\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7dokush prej nesh ka fituar vetveten.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, postet drejtuese jan\u00eb dhe do t\u00eb mbeten nj\u00eb prov\u00eb karakteri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr detyrat e v\u00ebshtira dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Ajo q\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb ruajtja e tipareve identitare, th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, mos tjet\u00ebrsimi dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria mbi parimet me t\u00eb cilat jemi mbrujtur qysh n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs deri n\u00eb dit\u00ebn kur kemi b\u00ebr\u00eb betimin p\u00ebrpara flamurit komb\u00ebtar, besnik\u00ebria ndaj t\u00eb cilit mbetet akti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb por edhe m\u00eb i \u00e7muari!<\/p>\n<p>Njeriu do t\u00eb mund t\u00eb mbahet mend, p\u00ebr gjurm\u00ebt q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas, si edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb ka mundur t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit ku b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb.<br \/>\nPa diskutim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb sfond gati t\u00eb paduksh\u00ebm, sidomos p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe drejtuesit e saj, nj\u00eb vend dhe rol t\u00eb vendimtar por t\u00eb pashp\u00ebrblyer me \u00e7far\u00ebdolloj stimuli, luajn\u00eb familjet e tyre. Familja, mbetet streha dhe vatra m\u00eb e p\u00ebrkushtuar e cila me mb\u00ebshtetjen dhe sakrificat e pashemb\u00ebllta q\u00eb i kushton familjarit t\u00eb saj, i cili ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb mision aspak t\u00eb leht\u00eb, arrin t\u2019i jap\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nj\u00eb dimension fisnik dhe t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm! Ve\u00e7an\u00ebrisht ajo, meriton respektin dhe nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u00eb gjendej a t\u00eb mjaftonte dot nj\u00eb fjal\u00eb apo nj\u00eb gjest i vet\u00ebm, por mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb duhet nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i shoq\u00ebris\u00eb, instancave apo edhe i organizmave q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb saj, p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebmendje dhe respekt p\u00ebr shembullin e pashemb\u00ebllt q\u00eb ato p\u00ebrcjellin n\u00eb zhvillimet e sotme social \u2013 edukuese. Tek mb\u00ebshtetja e vazhdueshme dhe e pakursyer q\u00eb kam marr\u00eb nga familja ime, e cila jo vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe tep\u00ebr t\u00eb ngarkuar por p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs sime n\u00eb polici, m\u00eb ka mb\u00ebshtetur e q\u00ebndruar pran\u00eb, vetvetiu, kam par\u00eb dhe njohur p\u00ebrkushtimin e familjeve t\u00eb \u00e7do kolegu apo punonj\u00ebsi policie. Ishte dhe mbetet familja ime, q\u00eb duke pranuar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe munges\u00ebn time t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur pran\u00eb saj, burimi q\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb forc\u00eb dhe motiv madhor n\u00eb p\u00ebrmbushjen me sukses t\u00eb detyr\u00ebs dhe t\u00eb angazhimit t\u00eb pakoh\u00eb e me koordinata t\u00eb papritura q\u00eb parashtron \u00e7do rast, ku m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jem i pranish\u00ebm me gjith\u00eb potencialin tim fizik, intelektual e shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb etap\u00eb ku ka hyr\u00eb tashm\u00eb zhvillimi dhe integrimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke u b\u00ebr\u00eb partnere e agjencive m\u00eb t\u00eb njohura ligj zbatuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, policia po p\u00ebrballet dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me gati t\u00eb nj\u00ebjtat dukuri e sfida, me t\u00eb cilat ndeshet puna e policive n\u00eb vendet me nj\u00eb performanc\u00eb dhe tradit\u00eb tejet t\u00eb konsoliduar. Fal\u00eb k\u00ebtyre arritjeve, drejtimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit u orientua dhe i njehsoi objektivat dhe prioritetet e saj, me ato t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara dhe prij\u00ebtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb. K\u00ebto organizma t\u00eb cilat g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb prestigj dhe ndikim t\u00eb shumansh\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb globale, tashm\u00eb e shohim arm\u00ebn ton\u00eb, si nj\u00eb aleate t\u00eb denj\u00eb, me kapacitetet e duhura dhe aspirat\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur standardeve t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje ne i realizuam s\u00eb bashku, pasi asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam menduar forc\u00ebn e arm\u00ebs q\u00eb drejtoja p\u00ebr ta renditur karshi jush por gjithmon\u00eb t\u00eb ishte p\u00ebrkrah jush, duke hedhur hapa t\u00eb matur dhe pa u ndalur p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, qoft\u00eb edhe kur p\u00ebrballej me realitete q\u00eb preknin dhe k\u00ebrc\u00ebnonin sigurin\u00eb publike dhe at\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>Sot, ashtu si\u00e7 edhe mund ta keni v\u00ebn\u00eb re, kemi nj\u00eb situat\u00eb ku polici nuk p\u00ebrqeshet ose t\u00eb shnd\u00ebrrohet m\u00eb n\u00eb objekt humori. Tanim\u00eb \u00e7do p\u00ebrkushtim e sakrific\u00eb deri n\u00eb dh\u00ebnien e jet\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb detyr\u00ebs, z\u00eb vend n\u00eb panteonin e vlerave m\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb arm\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Situatat e v\u00ebshtira jan\u00eb ato q\u00eb na kan\u00eb rritur dhe st\u00ebrvitur, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i parandaluar dhe kap\u00ebrcyer ato, sepse gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij profesionale askush nuk mundet t\u00eb p\u00ebrsoset pa kaluar n\u00ebp\u00ebr tehun e v\u00ebshtir\u00ebsive. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb dhe mbetet shkolla m\u00eb e madhe t\u00eb cil\u00ebn na e shpalos jeta dhe \u00e7do aspekt i saj.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast se ne jemi jo vet\u00ebm pasardh\u00ebs por edhe bij e bija t\u00eb atyre brezave q\u00eb me mund e vet\u00ebmohim arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe besuan n\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb e tij. E kaluara \u00ebsht\u00eb ajo dritare q\u00eb na p\u00ebrcjell vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn na del t\u00eb gjith\u00ebve si detyr\u00eb t\u00eb punojm\u00eb e t\u00eb sakrifikojm\u00eb jo pak nga jeta jon\u00eb, ashtu si\u00e7 thot\u00eb edhe Konfu\u00e7i i madh se \u201cFitorja jon\u00eb m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos biem kurr\u00eb, por t\u00eb ngrihemi sa her\u00eb q\u00eb biem\u201d!<br \/>\nNuk mund t\u00eb largohesha nga ky pozicion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pa shprehur mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju dhe duke uruar pasardh\u00ebsin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb mbar\u00eb dhe t\u00eb suksesshme n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt dhe \u00e7do punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, devotshm\u00ebri e profesionaliz\u00ebm p\u00ebrmbushin dhe i p\u00ebrgjigjen n\u00eb koh\u00eb \u00e7do situate apo detyrimi ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve.<\/p>\n<p>Shpreh mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb agjencit\u00eb ligj zbatuese dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit dhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i japin Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb dobi t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin t\u00eb modeleve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara q\u00eb aplikohen sot n\u00eb vendet e zhvilluara.<br \/>\nKam nj\u00eb vler\u00ebsim dhe fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr median dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe kan\u00eb analizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe tejet profesionale \u00e7do etap\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb p\u00ebrmbushjeve t\u00eb detyrimeve dhe interesave ndaj qytetar\u00ebve.<br \/>\nNuk mundem t\u00eb rri, pa i kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje dhe nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbar\u00eb komunitetit sepse fal\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb q\u00eb krijuam, ky i fundit mbetet mb\u00ebshtet\u00ebsi dhe motivi m\u00eb i fort\u00eb e i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb krejt veprimtarin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.\u201d, thot\u00eb Nano.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gledis NANO Ju drejtohem, ashtu si n\u00eb dit\u00ebn kur i p\u00ebrzgjedhur nga radh\u00ebt e policis\u00eb, mora detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Drejtuesit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Sjell nd\u00ebrmend se gjendesha pik\u00ebrisht n\u00eb momentin e duhur, kur besova edhe m\u00eb fort se s\u00eb bashku na priste nj\u00eb udh\u00eb aspak e leht\u00eb, me sfida jo t\u00eb pakta por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21873,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22174"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22174\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}