{"id":21876,"date":"2022-08-29T14:56:08","date_gmt":"2022-08-29T14:56:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21876"},"modified":"2022-08-29T14:58:11","modified_gmt":"2022-08-29T14:58:11","slug":"gazetari-hoxha-dyshime-se-pas-zhdukjes-se-martinajt-qendrojne-struktura-krimi-te-lidhura-me-pushtetin-incidenti-me-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/29\/gazetari-hoxha-dyshime-se-pas-zhdukjes-se-martinajt-qendrojne-struktura-krimi-te-lidhura-me-pushtetin-incidenti-me-ramen\/","title":{"rendered":"Gazetari Hoxha, dyshime se pas zhdukjes s\u00eb Martinajt q\u00ebndrojn\u00eb struktura krimi t\u00eb lidhura me pushtetin, incidenti me Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Zhdukja e Ervis Martinajt \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb mister t\u00eb madh n\u00eb vend pasi ka raportime p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb tij, por edhe se \u00ebsht\u00eb larguar vet\u00eb nga skena p\u00ebr t\u00eb shmangur goditjen nga kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb studion e lajmeve t\u00eb ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi detaje t\u00eb rend\u00ebsishme n\u00eb lidhje me zhdukjen e Martinajt. Sipas tij, nuk ka m\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb tij q\u00eb nga pasditja e dat\u00ebs 9 gusht ku ai d\u00ebrgoi dy SMS, nj\u00ebr\u00ebn ndaj familjes dhe njerin p\u00ebr t\u2019i gjetur ushqim k\u00eblyshit t\u00eb tigrit q\u00eb mbante n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Por, perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?<\/p>\n<p>Hoxha tha se Martinaj ishte n\u00eb tre banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb problem edhe p\u00ebr personazhe t\u00eb njohur t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problematikat nisin n\u00eb vitin 2013 me operacionin kund\u00ebr loj\u00ebrave t\u00eb fatit \u201cFundi i Marr\u00ebzis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Hoxh\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tregut t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit kur PS mori pushtetin ishte n\u00ebn ndikimin e Martinajt dhe Elvis Do\u00e7it. Ky i fundit madje kishte mb\u00ebshtetur t\u00eb majt\u00ebn gjat\u00eb fushat\u00ebs me para dhe mjete p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur.<\/p>\n<p>Gazetari tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u mor vendimi q\u00eb t\u00eb goditeshin loj\u00ebrat e fatit dhe t\u00eb kaloheshin n\u00ebn kontrollin e njer\u00ebzve pran\u00eb qeveris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2013, Elvis Do\u00e7i ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb pas policia nis operacionin \u201cFundi i Marr\u00ebzis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se Martinaj dyshoi se Do\u00e7i e dinte p\u00ebr operacionin q\u00eb do t\u00eb ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.<\/p>\n<p>\u201cMartinaj i thot\u00eb Elvis Do\u00e7it se ai e dinte p\u00ebr operacionin q\u00eb do t\u00eb ndodhte dhe se ose duhej t\u2019i lironte makinetat ose t\u2019i kthente parat\u00eb mbrapsht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb i b\u00ebhet atentat m\u00eb pas Elvis Do\u00e7it te Komuna e Parisit. At\u00ebhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova\u201d, shprehet Hoxha n\u00eb studion e ABC.<\/p>\n<p>Episodi i dyt\u00eb sipas Hoxh\u00ebs ku ka dal\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pah Martinaj \u00ebsht\u00eb ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika n\u00eb zon\u00ebn e Linz\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari nxjerr n\u00eb pah edhe nj\u00eb episod tjet\u00ebr, i cili sipas tij ka ndikuar shum\u00eb n\u00eb \u201cprerjen e bilet\u00ebs\u201d ndaj Ervis Martinajt.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila n\u00eb zon\u00ebn e Surrelit, pik\u00ebrisht p\u00ebrball\u00eb vil\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama l\u00ebviznin me eskorta n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb duke rrezikuar q\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrplaseshin ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m\u2019u p\u00ebrball\u00eb dhe u mor si lloj sfid\u00eb\u201d, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjet\u00ebr ishte masakra e ish-Bllokut n\u00eb tetor 2018. N\u00eb at\u00eb episod u plagos Martinaj dhe u vra nj\u00eb prej personave t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte p\u00ebrplasur fizikisht me dy biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKa ndodhur nj\u00eb vrasje n\u00eb nj\u00eb prej restoranteve m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb\u201d, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e nj\u00eb gardisti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha u ndal edhe t\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb kompani t\u00eb re bastesh t\u00eb quajtur \u201cBast Arena\u201d, gj\u00eb e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.<\/p>\n<p>\u201cTre personave q\u00eb donin t\u00eb futeshin te kjo kompani iu \u00ebshtr\u00eb d\u00ebrguar SMS ku iu k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhynin n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg. T\u00eb gjith\u00eb pjestar\u00ebt e k\u00ebsaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se n\u00ebse ju futeni aty do t\u00eb keni pasoja\u201d, tha Hoxha duke shtuar se t\u00eb gjitha k\u00ebto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale b\u00ebn q\u00eb p\u00ebrball\u00eb tij t\u00eb krijohen nj\u00eb skuad\u00ebr vras\u00ebsish profesionist\u00eb me financa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta eliminuar. <\/p>\n<p>Vijon t\u00eb jet\u00eb e mbuluar me enigma t\u00eb m\u00ebdha historia e Ervis Martinajt, i cili prej disa jav\u00ebsh rezulton i zhdukur. Mbi fatin e tij ende nuk dihet asgj\u00eb, nd\u00ebrsa hetimet vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb studion e ABC, duke diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, gazetari Artan Hoxha e krahasoi historin\u00eb e Martinajt me at\u00eb t\u00eb Pablo Escobar. Gazetari kujtoi nj\u00ebsin\u00eb \u201cLos Pepes\u201d q\u00eb u krijua nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e Escobarit p\u00ebr t\u00eb eliminuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas tij, di\u00e7ka e ngjashme ka ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, ku ka pasur nj\u00eb seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe t\u00eb m\u00ebdha u bashkuan p\u00ebr t\u00eb goditur Ervis Martianjn, si\u00e7 thot\u00eb ai \u201cp\u00ebr ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje\u201d. Hoxha shprehet se kund\u00ebrshtar\u00ebt u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.<\/p>\n<p>Lexo edhe: Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, deklarata e Artan Hoxh\u00ebs: Si e b\u00ebri revolucionin n\u00eb krimin e organizuar, \u201cbleu kokat\u201d<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebrgon nj\u00eb skuad\u00ebr me armatim dhe makina q\u00eb ne do ti shohim gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve. U gjet nj\u00eb e djegur. Jan\u00eb nd\u00ebrruar disa makina at\u00eb dit\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr e frikshme. Kur del \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shtrenjt\u00eb. Cfar\u00eb ka ndodhur? K\u00ebt\u00eb situat\u00eb e kam par\u00eb vet\u00ebm me Escobarin. U krijua nj\u00eb nj\u00ebsi Los Pepes dhe kjo nj\u00ebsi u krijua n\u00eb momentin q\u00eb qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsin\u00eb. Kjo u krijua nga at\u00eb af\u00ebrmit e polic\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, e ortak\u00ebve q\u00eb kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo nj\u00ebsi filloi t\u00eb ekzekutonte nj\u00eb nga nj\u00eb ushtar\u00ebt financuesit, organizator\u00ebt. Ai b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb b\u00ebnte Martinaj, dilte n\u00eb mes t\u00eb qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb hetim dhe krime q\u00eb b\u00ebri kjo nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizim i ngjash\u00ebm u b\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. 6-7 grupe t\u00eb m\u00ebdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje Ervis Martinajn. Ata p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha lidhjet. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj strukture u b\u00ebn\u00eb ish pjes\u00ebtar\u00eb edhe t\u00eb forcave t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.<\/p>\n<p>N\u00eb mos se agjencit\u00eb e zbatimit t\u00eb ligjit jan\u00eb pal\u00eb, po mbyllin syt\u00eb? Pse u b\u00eb gjith\u00eb kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo nj\u00ebsi duke p\u00ebrfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb e Dumanit. Ishte i d\u00ebnuar nga shkalla e par\u00eb p\u00ebr ngjarjen n\u00eb Bllok\u201d, u shpreh Hoxha. \/abcnews.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhdukja e Ervis Martinajt \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb mister t\u00eb madh n\u00eb vend pasi ka raportime p\u00ebr eliminimin fizik t\u00eb tij, por edhe se \u00ebsht\u00eb larguar vet\u00eb nga skena p\u00ebr t\u00eb shmangur goditjen nga kund\u00ebrshtar\u00ebt. I ftuar n\u00eb studion e lajmeve t\u00eb ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi detaje t\u00eb rend\u00ebsishme n\u00eb lidhje me zhdukjen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21877,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}