{"id":21597,"date":"2022-08-25T18:10:39","date_gmt":"2022-08-25T18:10:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21597"},"modified":"2022-08-25T18:10:39","modified_gmt":"2022-08-25T18:10:39","slug":"berisha-edi-rama-e-ka-shnderruar-shtetin-ne-nje-makineri-gjigande-mashtrimi-e-plackitjeje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/25\/berisha-edi-rama-e-ka-shnderruar-shtetin-ne-nje-makineri-gjigande-mashtrimi-e-plackitjeje\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama e ka shnd\u00ebrruar shtetin n\u00eb nj\u00eb makineri gjigande mashtrimi e pla\u00e7kitjeje"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARATA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES S\u00cb KRYESIS\u00cb S\u00cb PD N\u00cb POGRADEC<\/p>\n<p>Me mendje dhe me zem\u00ebr, Pogradeci n\u00eb nj\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vecanti i t\u00eb gjitha qyteteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrirj\u00eb n\u00eb nj\u00eb me liqenin, njer\u00ebzit, mik\u00ebpritjen dhe krijimet e artist\u00ebve, poet\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qyteti. E nisa vizit\u00ebn time sot k\u00ebtu duke vizituar studion e Vangjo Vasilit, u mrekullova nga krijimtaria e k\u00ebtij piktori t\u00eb shquar t\u00eb Pogradecit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tablot e tij, krijimet e tij spikaste p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb eksplorimi n\u00eb impresionoz\u00ebm por ajo q\u00eb spikaste n\u00eb skuencat e autorit n\u00eb vite dhe dekada p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb vetja e tij. Vangjo Vasili \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej piktoreve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Pogradecit, t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb talentuar t\u00eb m\u00ebdhenj dhe q\u00eb kan\u00eb em\u00ebr n\u00eb mbar\u00eb kombin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ekspozite t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsoj shum\u00eb un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb takim me an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb partis\u00eb demokratike t\u00eb pogradecit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim shtrova para tyre misionin e madh q\u00eb ka sot \u00e7do demokrat dhe demokrate, q\u00eb ka sot partia demokratike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb armik i v\u00ebrtet\u00eb i liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebtar\u00ebve i cili ka p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb duart e tij duke dhunuar vot\u00ebn dhe do m\u00eb falni ktu, n\u00eb gar\u00ebn elektorale t\u00eb 25 prillit, ajo ishte nj\u00eb gar\u00eb e zhvilluar midis shtetit elektoral apo partis\u00eb shtet elektorale dhe subjekteve t\u00eb tjera \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se nuk ishte nj\u00eb gar\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>Po i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb tonelatat me euro krimi q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat, bandat q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb ushtruar terror. Un\u00eb po marr k\u00ebtu vet\u00ebm faktin e shtetit, e partis\u00eb shtet si makineri elektorale ndaj dhe pushteti i Edi Ram\u00ebs i p\u00ebrq\u00ebndruar sot 10% m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb \u201891-shin tek Ramiz Alia \u00ebshte nj\u00eb shtet i rreziksh\u00ebm i cili ka shnd\u00ebrruar makinerin\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb makineri gjigande mashtrimi p\u00ebr qytetar\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb makineri gjigande pla\u00e7kitje dhe grabitje e qytetar\u00ebve, ka shnd\u00ebrruar shtetin shqiptar n\u00eb nj\u00eb shkelmues t\u00eb interesave komb\u00ebtre t\u00eb shaip\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se demokrat\u00ebt jan\u00eb para nj\u00eb misioni historik edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebndesishem se ai i \u201891-shit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shqip\u00ebrin\u00eb nga ky regjim monist i nj\u00eb njeriu q\u00eb e ka shpallur veten armik i eg\u00ebr i liris\u00eb shqip\u00ebtare, i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Si do ta shp\u00ebtoni Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet votes, n\u00ebp\u00ebrmjet protestave?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Sigurisht partia demokratike nuk merr kurr\u00eb pushtet nga rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se me vot\u00eb kurse protesta \u00ebsht\u00eb pa asnj\u00eb diskutim i institucionit demokratik p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb mesimet e merituara k\u00ebsaj qeverie dhe k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>Pyetje: Nj\u00eb koment p\u00ebr nisjen e hetimeve nga spak ndaj Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Sali Berisha: Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuadrin e shndrrimit t\u00eb spakut, sh\u00ebrbimit informativ komb\u00ebtar, atij komisionit t\u00eb dosjeve n\u00eb anekse t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka zhvillohet n\u00eb kuadrin e shtetit monist.<\/p>\n<p>Pyetje: Maxhoranca ka propozuar ligjin e p\u00ebrjashtimit t\u00eb ishsigurimsave t\u00eb shtetit nga parlamenti, a do ta mb\u00ebshtesni si ligj n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Partia Demokratike ligjin e lustracionit e ka votuar dy her\u00eb, e ka votuar ne 96\u00ebn, e ka kund\u00ebrshtuar partia socialiste dhe e ka hamenduar n\u00eb pushtet. E ka votuar n\u00eb 2008 dhe partia socialiste, Edi Rama e ka d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb kushtetuese at\u00eb ligj. PD ka q\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr ligjin e lustracionit, nuk ka asnj\u00eb hezitim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por nuk duhet ngutur, Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb panik t\u00eb tmerrsh\u00ebm dhe mendon se duke p\u00ebrdorur procedur\u00ebn ligjore kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, por nuk shp\u00ebton, jo kund\u00ebr meje, ai e ka nisur me nj\u00eb falsifikim sepse personi i cili p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohet mohoi se nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje me Ilir Met\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.<br \/>\nPyetje: Si do t\u00eb vazhdoj\u00eb aksioni opozitar?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Aksioni opozitar do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha format e protestave p\u00ebrfshi edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk \u00ebsht\u00eb e dhunshme, por edhe gudulis\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Marredh\u00ebniet me partin\u00eb e liris\u00eb si jan\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Berisha: Shum\u00eb t\u00eb mira, jemi n\u00eb sinfoni te plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: PD ka hedhur posht\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e koalicioneve parazgjedhore, si do t\u00eb veprohet ka rrezik q\u00eb Rama s\u00ebrish do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet<\/p>\n<p>Sali Berisha: Asgj\u00eb nuk pengon, nuk ka penguar dhe sdo t\u00eb pengoj\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb nga fitorja. Edi Rama do i ket\u00eb koh\u00ebrat e num\u00ebruara dhe e shihni si p\u00ebrp\u00eblitet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARATA E KRYETARIT T\u00cb PD, SALI BERISHA PAS MBLEDHJES S\u00cb KRYESIS\u00cb S\u00cb PD N\u00cb POGRADEC Me mendje dhe me zem\u00ebr, Pogradeci n\u00eb nj\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vecanti i t\u00eb gjitha qyteteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrirj\u00eb n\u00eb nj\u00eb me liqenin, njer\u00ebzit, mik\u00ebpritjen dhe krijimet e artist\u00ebve, poet\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qyteti. E nisa vizit\u00ebn time &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21598,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21597"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21597\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21598"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}