{"id":21480,"date":"2022-08-24T17:10:34","date_gmt":"2022-08-24T17:10:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21480"},"modified":"2022-08-24T17:10:34","modified_gmt":"2022-08-24T17:10:34","slug":"rrezikohet-shendeti-i-shqiptareve-asnje-mase-per-ndalimin-e-importit-te-vezeve-nga-turqia-e-serbia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/24\/rrezikohet-shendeti-i-shqiptareve-asnje-mase-per-ndalimin-e-importit-te-vezeve-nga-turqia-e-serbia\/","title":{"rendered":"Rrezikohet sh\u00ebndeti i shqiptar\u00ebve, asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr ndalimin e importit t\u00eb vez\u00ebve nga Turqia e Serbia"},"content":{"rendered":"<p><strong>Importuesit e k\u00ebtyre v\u00ebz\u00ebve, s\u00eb pari kan\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe mbi strukturat tona shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb paafta t&#8217;i ndalojn\u00eb, duke mashtruar, por edhe rrezikuar hapur sh\u00ebndetin e shqiptar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, duket qart\u00eb q\u00eb gjurmueshm\u00ebria e k\u00ebtyre produkteve \u00ebsht\u00eb zero, sepse n\u00ebse jan\u00eb Klasa B, AKU nuk e di ku po shkojn\u00eb, ose lejon q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb treg si vez\u00eb tavoline. Apo, n\u00ebse jan\u00eb A, gj\u00eb q\u00eb nuk v\u00ebrtetohet n\u00eb asnj\u00eb dokument zyrtar, p\u00ebrse po shkelet rregullorja 404 e Komisionit Europian?<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00eb alarmin e ngritur nga Qendra ALERT p\u00ebr importin e vet\u00ebzve p\u00ebr konsum tavoline nga Serbia dhe Turqia, duke shkelur hapur Rregulloren 404 t\u00eb Komisionit Europian, t\u00eb vitit 2021, duke qart\u00eb q\u00eb Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb reagojn\u00eb, duke mos zbatuar as legjislacionin shqiptar p\u00ebr vez\u00ebt. Burime nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se edhe gjat\u00eb muajve korrik e gusht 2022, nga Turqia e Serbia jan\u00eb importuar miliona kokrra vez\u00eb, t\u00eb cilat sot gjenden n\u00eb tryezat e shqiptar\u00ebve, duke rrezikuar seriozisht sh\u00ebndetin e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht nga salmonela. Pas publikimit t\u00eb lajmit p\u00ebr importin e vez\u00ebve q\u00eb pas p\u00ebrhapjes s\u00eb Gripit t\u00eb Shpend\u00ebve, Qendra Alert i d\u00ebrgoi disa pyetje Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, p\u00ebrgjigjet e t\u00eb cilit po i publikojm\u00eb sot, pasi importi vazhdon t\u00eb mos ndalet.<\/p>\n<p><em>&#8220;Bazuar n\u00eb Udh\u00ebzimin e Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Nr.2, date 13.01.2021, Pika 2\/b, Vez\u00ebt e Klas\u00ebs B te importit dorezohen vetem ne industrine ushqimore&#8230;; Pika 48, p\u00ebr vez\u00ebt e Kategoris\u00eb B t\u00eb importit, ku theksohet lejimi i zhdoganimit dhe kalimit n\u00eb pikat kufitare, vet\u00ebm p\u00ebr industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit dhe sipas dokumenteve t\u00eb gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKU, ku kan\u00eb shkuar t\u00eb gjitha k\u00ebto veze? Sa n\u00eb industri dhe ku konkretisht? Sa n\u00eb treg p\u00ebr konsumator\u00ebt?&#8221;,<\/em>\u00a0ishte pyetja e par\u00eb p\u00ebr AKU. Sipas k\u00ebtij institucioni, &#8220;Udh\u00ebzimi nr. 2 dat\u00eb 13.1.2021, pika 1 germa \u201cgj\u201d e cil\u00ebson vez\u00ebn si \u201cvez\u00eb me l\u00ebvore, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb thyera, t\u00eb inkubuara ose vez\u00eb t\u00eb gatuara q\u00eb prodhohen nga pulat e specieve Galusgalus dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr konsum t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga njer\u00ebzit ose p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e produkteve t\u00eb vez\u00ebve\u201d. Referuar rregulloreve t\u00eb BE-s\u00eb, certifikata e vez\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, si p\u00ebr vez\u00ebn klasi A, ashtu dhe p\u00ebr vez\u00ebn e klasit B. Ndryshimi q\u00ebndron vet\u00ebm tek miratimi i planit t\u00eb kontrollit t\u00eb salmoneloz\u00ebs nga strukturat e Brukselit p\u00ebr eksportet n\u00eb BE&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, AKU nuk tregon n\u00ebse k\u00ebto vez\u00eb q\u00eb importohen a vijn\u00eb nga stabilimente n\u00eb Turqi e Serbi, q\u00eb e kan\u00eb kaluar kontrollin e salmoneloz\u00ebs nga strukturat e Brukselit. N\u00ebse po, p\u00ebrse Komisioni Europian nuk e lejon eksportin e tyre drejt vendeve t\u00eb BE dhe n\u00ebse jo, p\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri futen lirsh\u00ebm e p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb tavolinat tona?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duket qart\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb dokument gjurmueshm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar dhe p\u00ebr t&#8217;ju p\u00ebrgjigjur pyetjes se ku kan\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb p\u00ebr AKU-n\u00eb ishte:<em>\u00a0Cilat jan\u00eb qendrat e p\u00ebrpunimit, sepse vez\u00ebt e Klasit B duhet te shkojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb qendra p\u00ebrpunimi dhe jo n\u00eb kompani apo fabrika q\u00eb mund t\u00eb prodhojn\u00eb \u00ebmb\u00eblsira, akullore etj., dhe ato t&#8217;i p\u00ebrpunojn\u00eb vet\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia e AKU: Referuar\u00a0 Udh\u00ebzimit nr. 2 dat\u00eb 13.1.2021, pika 1 germa \u201cd\u201d \u201cindustri ushqimore\u201d do t\u00eb thot\u00eb \u00e7do stabiliment q\u00eb prodhon produkte t\u00eb vez\u00ebve t\u00eb destinuara p\u00ebr konsum njer\u00ebzor, duke p\u00ebrjashtuar furnizuesit e ushqimit social;<\/p>\n<p>Por, duket q\u00eb AKU nuk e njeh mir\u00eb udh\u00ebzimin n\u00eb fjal\u00eb, ose nuk \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb, apo nuk ka d\u00ebshir\u00eb ta zbatoj\u00eb at\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb dhe me miratimin n\u00eb heshtje t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Dhe ja p\u00ebrse:<\/p>\n<p>Sipas Udh\u00ebzimit Nr.2\/2021, Pika 2, Germa A, Vez\u00ebt e Klas\u00ebs B dor\u00ebzohen vet\u00ebm n\u00eb industrin\u00eb ushqimore, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pik\u00ebs 2 dhe 10, Pjesa A, Kapitulli II, Udh\u00ebzimi Nr.21, dat\u00eb 25.11.2010, &#8220;Mbi k\u00ebrkesat specifike t\u00eb higjien\u00ebs dhe kontrollet zyrtare p\u00ebr produktet me origjin\u00eb shtazore&#8221;.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto pika dhe ky udh\u00ebzim?<\/p>\n<p>Pika 2 thot\u00eb: Operator\u00ebt e biznesit ushqimor sigurojn\u00eb q\u00eb stabilimentet p\u00ebr podhimin e produkteve t\u00eb vez\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebrtuar, praqitur dhe pajisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb ndarjen e operacioneve t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<ol>\n<li>a) larjen, tharjen dhe dezinfektimin e vez\u00ebve t\u00eb papastra ku kryhen;<\/li>\n<li>b) thyerja e vez\u00ebve, marrja e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb tyre dhe heqja e pjes\u00ebve t\u00eb l\u00ebvozhg\u00ebs, membran\u00ebs;<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nd\u00ebrsa pika 10 sqaron: &#8220;Vez\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme higjenikisht p\u00ebr p\u00ebrunim do t\u00eb konsiderohen vez\u00ebt;<\/p>\n<ol>\n<li>a) t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb derfuara dhe t\u00eb krisura<\/li>\n<li>b) t\u00eb cilat me ndri\u00e7im identifikohet se;<\/li>\n<li>c) e erdha \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb murin e brendsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvozhg\u00ebs<\/li>\n<li>d) t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb papastra n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb<\/li>\n<\/ol>\n<p>Edhe pika 11 dhe gjith\u00eb udh\u00ebzimi Nr.21, tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb, vez\u00ebt e Klas\u00ebs B, si ato q\u00eb importohen sot n\u00eb Shqip\u00ebri nga Turqia e Serbia, sepse nuk ka asnj\u00eb dokument zyrtar q\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb Klas\u00ebs A sipas kontrolleve t\u00eb strukturave t\u00eb BE, nuk duhet t\u00eb dalin t\u00eb treg p\u00ebr konsum familjar, mpra tryez\u00eb p\u00ebr n\u00eb tavolinat e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>Por, ado duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kompani q\u00eb jan\u00eb t\u00eb specializuara p\u00ebr p\u00ebrpunimin e tyre, ndarjen, thjarjet etj, nga ku m\u00eb pas mund t\u00eb blihen nga industria q\u00eb prodhon produkte ushqimore me p\u00ebrmbajtje veze.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa AKU ka pranuar se konsumatori mashtrohet me etiketimin e k\u00ebtyre vez\u00ebve. Pyetjes s\u00eb Qendr\u00ebs Alert, se &#8220;p\u00ebrse lejohet tregtimi i vez\u00ebve t\u00eb importit me ambalazh t\u00eb kompanive t\u00eb njohura n\u00eb prodhimin e vez\u00ebve, pa asnje sqarim mbi etiket\u00eb (bikurin\u00eb) p\u00ebr vendin e origjin\u00ebs, por shiten si prodhime shqiptare, duke \u00e7orientuarm mashtruar, por edhe rrezikuar konsumatorin?&#8221;<\/p>\n<p><em>&#8220;Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr sjelljen ne v\u00ebmendje te problematikes, trupat inspektuese te Autoritetit Komb\u00ebtar te Ushqimit jan\u00eb ne gatishm\u00ebri p\u00ebr kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi tregtimin e produktit veze. kundrejt k\u00ebrkesave ligjore, dhe n\u00eb rastet e konstatimit t\u00eb shkeljeve t\u00eb k\u00ebrkesave ligjore jo m\u00eb larg se jav\u00ebn e shkuar jan\u00eb marr\u00eb masat administrative p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr gjetjet e evidentuara&#8221;, p\u00ebrgjiget AKU.<\/em><\/p>\n<p>Pyetja 4 p\u00ebr AKU: P\u00ebrse lejohet importi i vez\u00ebve t\u00eb katogoris\u00eb A nga Turqia? N\u00ebse nuk jan\u00eb A por B, ku kan\u00eb shkuar dhe p\u00ebrse tregtohen vez\u00ebt me vule turke apo serbe, nd\u00ebrsa n\u00eb ambalazh, kompanite shqiptare i tregtojne si vez\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb A, duke theksuar se jan\u00eb dhe prodhim shqiptar?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa duket qart\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;ju shpangur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><em>&#8220;T\u00eb gjitha produktet vez\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e vendit ton\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me certifikat\u00eb veterinare, e cila v\u00ebrteton gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb t\u00eb shpend\u00ebve nga kan\u00eb ardhur k\u00ebto vez\u00eb, si dhe sigurin\u00eb e k\u00ebtij produkti&#8221;, thot\u00eb AKU, por harron t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse jan\u00eb Klasa A apo B, si dhe t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse stabilimentet n\u00eb Turqi i Serbi i kan\u00eb kaluar kontrollet zyrtare t\u00eb salmonelozave nga strukturat zyrtare t\u00eb Brukselit.<\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;T\u00eb gjitha vez\u00ebt q\u00eb eksporton Shqip\u00ebria n\u00eb BE jan\u00eb vez\u00eb klasi B. P\u00ebr tregun e brendsh\u00ebm shqiptar, jan\u00eb vez\u00eb t\u00eb klasit A. Ky standard ekuivalent ndodh edhe p\u00ebr shtetet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb listuara p\u00ebr eksportin e vez\u00ebs n\u00eb BE, ashtu sikurse edhe p\u00ebr produktin vez\u00eb t\u00eb importuar nga shteti turk dhe ai serb&#8221;,<\/em>\u00a0sqaron m\u00eb tej AKU. Por \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo? A pranon BE vez\u00eb t\u00eb klasit A nga Serbia e Turqia? Jo! Po Shqip\u00ebria p\u00ebrse duhet t&#8217;i pranoj\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb tilla? A po shkelen rregullohet e Komisionit Europian, hapur nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe AKU, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrafrimit, por edhe t\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto p\u00ebrgjigje, duket qart\u00eb q\u00eb importuesit e k\u00ebtyre v\u00ebz\u00ebve, s\u00eb pari kan\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe mbi strukturat tona shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb paafta t&#8217;i ndalojn\u00eb, duke mashtruar, por edhe rrezikuar hapur sh\u00ebndetin e shqiptar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, duket qart\u00eb q\u00eb gjurmueshm\u00ebria e k\u00ebtyre produkteve \u00ebsht\u00eb zero, sepse n\u00ebse jan\u00eb Klasa B, AKU nuk e di ku po shkojn\u00eb, ose lejon q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb treg si vez\u00eb tavoline. Apo, n\u00ebse jan\u00eb A, gj\u00eb q\u00eb nuk v\u00ebrtetohet n\u00eb asnj\u00eb dokument zyrtar, p\u00ebrse po shkelet rregullorja 404 e Komisionit Europian?<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb, si me vez\u00ebt e Turqis\u00eb, ashtu edhe me t\u00eb Serbis\u00eb. Nga kjo e fundit, rregullat e Bashkimit Europian, si dhe legjislacioni shqiptar p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, urdh\u00ebra, udh\u00ebzime e rregullore p\u00ebr vez\u00ebn, po shkelen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;, q\u00eb sipas AKU-s\u00eb, &#8220;n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes \u201cOpen Balkan\u201d, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim tregtin\u00eb e lir\u00eb t\u00eb produkteve, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb garancit\u00eb q\u00eb japin autoritetet kompetente t\u00eb siguris\u00eb ushqimore t\u00eb\u00a0dy vendeve, zhvillohet import-eksporti i produkteve ushqimore dhe e nj\u00ebjta certifikat\u00eb vlen edhe p\u00ebr eksport drejt Serbis\u00eb&#8221;. <strong>\/Dosja.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Importuesit e k\u00ebtyre v\u00ebz\u00ebve, s\u00eb pari kan\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe mbi strukturat tona shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb paafta t&#8217;i ndalojn\u00eb, duke mashtruar, por edhe rrezikuar hapur sh\u00ebndetin e shqiptar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, duket qart\u00eb q\u00eb gjurmueshm\u00ebria e k\u00ebtyre produkteve \u00ebsht\u00eb zero, sepse n\u00ebse jan\u00eb Klasa B, AKU nuk e di ku po shkojn\u00eb, ose &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21481,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21480"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21480\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}