{"id":21247,"date":"2022-08-23T08:07:40","date_gmt":"2022-08-23T08:07:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=21247"},"modified":"2022-08-23T08:07:40","modified_gmt":"2022-08-23T08:07:40","slug":"jam-njeri-i-vdekur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/23\/jam-njeri-i-vdekur\/","title":{"rendered":"\u201cJam njeri i vdekur\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi me jet\u00ebn e Salman Rushdie kur m\u00eb 1989 Kohmeini nxorri fetvan\u00eb e tij duke e d\u00ebnuar me vdekje? E rr\u00ebfen vet\u00eb shkrimtari n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb vitit 1992<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kur bota i shp\u00ebrtheu p\u00ebrreth, u irritua me vet\u00ebveten pse kishte harruar emrin e gazetarit t\u00eb BBC q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb se jeta e tij tashm\u00eb kishte mbaruar dhe se p\u00ebr t\u00eb po fillonte nj\u00eb ekzistenc\u00eb e re, m\u00eb e err\u00ebt. I kishte telefonuar n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb linj\u00ebn e tij private, p\u00ebr t\u2019i shpjeguar se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre i kishte siguruar numrin e telefonit. \u00ab\u00c7far\u00eb provoni, e pyet, kur m\u00ebson se sapo jeni d\u00ebnuar me vdekje nga Ajatollah Khomeini?\u00bb. N\u00eb Lond\u00ebr ishte e mart\u00eb me diell, por kjo pyetje solli err\u00ebsir\u00ebn. Pa e ditur v\u00ebrtet se \u00e7far\u00eb po thoshte, u p\u00ebrgjigj vet\u00ebm: \u00abNuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e bukur\u00bb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb tha, por po mendonte: jam nj\u00eb njeri i vdekur. E pyeti sesa dit\u00eb i mbesnin dhe imagjinoni se \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje mund t\u00eb lexohej mbi gishtat e dy duarve maksimumi. E uli receptorin dhe vrapoi posht\u00eb shkall\u00ebve nga dhoma e tij e pun\u00ebs, n\u00eb maj\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb shpur\u00ebn e Islington ku jetonte. Dritaret e dhom\u00ebs s\u00eb ndenjes kishin persiane druri dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde, i shkat\u00ebrroi me shul. Pastaj mbylli me \u00e7el\u00ebs port\u00ebn e hyrjes. Ishte Sh\u00ebn Valentin, por prej disa koh\u00ebsh nuk ishte dakord me gruan e tij, shkrimtaren amerikane Marianne Wiggins. Pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ajo i kishte th\u00ebn\u00eb se ndjehej e trishtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb martes\u00eb, se nuk ndjehej mir\u00eb p\u00ebrkrah tij. Megjith\u00ebse qen\u00eb martuar vet\u00ebm prej 1 viti, edhe ai perceptonte se ajo martes\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb gabim. N\u00eb at\u00eb moment asaj i hyri n\u00eb mendje ta fiksoj\u00eb nd\u00ebrsa ai l\u00ebvizte me nervozitet n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, duke mbyllur tendat, kontrolluar shulat e dritareve, me t\u00eb gjith\u00eb trupin e elektrizuar nga lajmi, sikur nj\u00eb rrym\u00eb elektrike po e p\u00ebrshkonte, dhe i duhej t\u00eb shpjegonte at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Ajo reagoi mir\u00eb dhe nisi t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin. P\u00ebrdori p\u00ebremrin \u201cne\u201d. Qe nj\u00eb gjest kurajoz.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb i erdhi nj\u00eb makin\u00eb e d\u00ebrguar nga CBS Television. Kishte nj\u00eb takim n\u00eb American Network&#8217;s Studios, n\u00eb Bowater House t\u00eb Knightsbridge, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb live, fal\u00eb lidhjes me satelit, n\u00eb shoun e m\u00ebngjesit t\u00eb tij. \u00abM\u00eb duhet t\u00eb shkoj tani\u00bb, tha. \u00ab\u00cbsht\u00eb nj\u00eb program live. Nuk mund t\u00eb mos paraqitem\u00bb. M\u00eb von\u00eb, po at\u00eb m\u00ebngjes, pran\u00eb kish\u00ebs greko \u2013 ortodokse n\u00eb Moscow Road t\u00eb Bayswater, duhej t\u00eb zhvillohej sh\u00ebrbimi funeb\u00ebr i mikut t\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr Bruce Chatwin, i vdekur nga SIDA. E shoqja e pyeti: \u00abPo p\u00ebr funeralin \u00e7far\u00eb mendon t\u00eb b\u00ebsh?\u00bb. Nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb. Hapi der\u00ebn e hyrjes, doli jasht\u00eb, hyri n\u00eb makin\u00eb dhe ndoqi rrug\u00ebn. Edhe pse n\u00eb at\u00eb moment nuk e dinte \u2013 momenti n\u00eb t\u00eb cilin dilte nga sht\u00ebpia zakonisht nuk ishte kaq i ngarkuar me dometh\u00ebnie \u2013 nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb Nr.41 t\u00eb St. Peter&#8217; s Street, ku kishte banuar p\u00ebr rreth 5 vjet, n\u00eb mos 3 vite m\u00eb pas, kur tashm\u00eb as nuk do t\u2019i p\u00ebrkiste m\u00eb. N\u00eb studiot e CBS, lajmi i dit\u00ebs ishte ai. N\u00eb redaksi dhe n\u00eb monitor\u00ebt e ndrysh\u00ebm q\u00eb njer\u00ebzit po p\u00ebrdornin at\u00eb fjal\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt do ta d\u00ebgjonte t\u00eb varur n\u00eb qaf\u00eb si nj\u00eb gur: fetvan\u00eb. \u00abI komunikoj popullit t\u00eb lavdish\u00ebm mysliman t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs se autori i librit \u201cVargjet satanike\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr islamit, profetit e kuranit dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb botimin e tij dhe t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e tij, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vdekje. U k\u00ebrkoj t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebve q\u00eb ta ekzekutojn\u00eb kudo q\u00eb ndodhen\u00bb.<\/p>\n<p>Dikush i dor\u00ebzoi tekstin e shtypur nd\u00ebrsa e shoq\u00ebronin n\u00eb studio p\u00ebr intervist\u00ebn. Vetja e tij e vjet\u00ebr do t\u00eb donte t\u00eb diskutonte p\u00ebr fjal\u00ebn i \u201cd\u00ebnuar\u201d. Ajo q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb nuk ishte nj\u00eb vendim i dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb ai e njihte apo q\u00eb kishte ndonj\u00eb juridiksion mbi t\u00eb, por e dinte se zakonet e vetes s\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr nuk do t\u2019i sh\u00ebrbenin m\u00eb. Tani ishte nj\u00eb njeri i ri. Ishte nj\u00eb njeri n\u00eb syrin e ciklonit, jo m\u00eb Salman q\u00eb njihnin miqt\u00eb, por Rushdie autor i \u201cVargjeve satanike\u201d, titull mjesht\u00ebrisht i deformuar nga heqja e nyjes: &#8220;I&#8221; &#8220;Vargjet satanike\u201d ishte nj\u00eb roman. \u201cVargje satanike\u201d qen\u00eb vargje satanike dhe ai ishte autori satanik. Sa ishte e leht\u00eb t\u00eb fshihej e kaluara e nj\u00eb njeriu dhe t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb version i ri, nj\u00eb version trondit\u00ebs, kund\u00ebr t\u00eb cilit dukej e pamundur t\u00eb luftohej. V\u00ebrejti gazetar\u00ebt q\u00eb po e fiksonin dhe i pyeti se cila ishte m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit i shikonin njer\u00ebzit e \u00e7uar n\u00eb trupic\u00eb apo n\u00eb karrigen elektrike. Nj\u00eb prej korrespondent\u00ebve t\u00eb huaj ju afrua p\u00ebr t\u2019u demonstruar i p\u00ebrzem\u00ebrt. E pyeti at\u00eb njeri se \u00e7far\u00eb mendonte p\u00ebr deklarat\u00ebn e Khomeinit. Ishte vet\u00ebm nj\u00eb shfryrje e bujshme retorike apo di\u00e7ka v\u00ebrtet e rrezikshme? \u00abOh, mos e vrit mendjen shum\u00eb, Khomeini d\u00ebnon me vdekje presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00e7do t\u00eb premte!\u00bb, ju p\u00ebrgjigj gazetari. N\u00eb transmetim, kur ju k\u00ebrkua t\u2019i p\u00ebrgjigjej atij k\u00ebrc\u00ebnimi, tha: \u00abDo t\u00eb doja t\u00eb kisha shkruar nj\u00eb lib\u00ebr edhe m\u00eb kritik\u00bb. Qe krenar, n\u00eb at\u00eb moment dhe gjithmon\u00eb, pas at\u00ebheres, q\u00eb e kishte th\u00ebn\u00eb. Ishte e v\u00ebrteta e past\u00ebr. Nuk mendonte se libri i tij ishte kritik kushedi se \u00e7far\u00eb ndaj islamit, por si\u00e7 i tha televizionit amerikan at\u00eb m\u00ebngjes, nj\u00eb religjion lider\u00ebt e t\u00eb cilit silleshin n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka mund\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdornin nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpirt kritik. Kur mbaroi intervist\u00ebn, i than\u00eb se e shoqja i kishte telefonuar. Ai e mori n\u00eb sht\u00ebpi dhe ajo i tha: \u00abMos u kthe. Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 200 gazetar\u00eb q\u00eb po t\u00eb presin n\u00eb trotuar\u00bb. \u00abDo t\u00eb shkoj n\u00eb agjenci\u00bb, i tha. \u00abP\u00ebrgatit nj\u00eb \u00e7ant\u00eb dhe shihemi aty\u00bb. Agjenti letrar i tij, Wylie, nga Aitken &amp; Stone, i kishte zyrat n\u00eb Chelsea, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me nj\u00eb fasad\u00eb me stuko t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb Fernshaw Road. Jasht\u00eb nuk kishte gazetar\u00eb n\u00eb pritje: qartazi, shtypi e kishte menduar t\u00eb pamundur q\u00eb ta vizitonte agjentin e tij pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Por kur hyri n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb telefonat po binin dhe \u00e7do telefonat\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb. Gillon Aitken, agjenti letrar i tij, e k\u00ebqyri me habi t\u00eb madhe. E kuptoi se nuk mund t\u00eb mendonte p\u00ebrpara kohe, se nuk e kishte iden\u00eb sesi do t\u00eb b\u00ebhej jeta e tij nga ai moment e prapa. Arrinte t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej vet\u00ebm mbi imediaten dhe imediatja ishte funerali i Bruce Chatwin. \u00abI dashuri im, i tha Gillon, besoje se duhej t\u00eb shkoje?\u00bb. Bruce kishte qen\u00eb nj\u00eb mik i dashur i tij. \u00abKush po e vret mendjen, i tha, shkojm\u00eb\u00bb. Marianne arriti, me nj\u00eb pamje leht\u00ebsisht t\u00eb tronditur n\u00eb fytyr\u00eb, e m\u00ebrzitur se ishte sulmuar nga gazetar\u00ebt kur kishte dal\u00eb nga sht\u00ebpia. Nuk ju tha kushedi se \u00e7far\u00eb. Asnj\u00ebri prej tyre nuk i tha kushedi se \u00e7far\u00eb. Hyn\u00eb n\u00eb makin\u00eb, nj\u00eb Saab i zi, dhe ai e voziti duke kaluar parkun deri n\u00eb Bayswater, me Gillon q\u00eb kishte nj\u00eb shprehje t\u00eb preokupuar n\u00eb fytyr\u00eb dhe trupin e tij t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebt ishte ulur n\u00eb sediljen e pasme. \u00abDo t\u00eb jesh gjithmon\u00eb hero, por nuk do t\u00eb jesh kurr\u00eb superhero\u00bb.<\/p>\n<p>N\u00ebna dhe m\u00eb e vogla e motrave t\u00eb tij jetonin n\u00eb Karachi t\u00eb Pakistanit. \u00c7far\u00eb do t\u2019u ndodhte atyre? Motra e mesme kishte marr\u00eb prej koh\u00ebsh larg\u00ebsit\u00eb nga familja, jetonte n\u00eb Berkeley t\u00eb California. Do t\u00eb ishte e sigurt\u00eb aty? Motra e madhe Sameen, &#8220;binjakia irlandeze&#8221; e tij, ndodhej n\u00eb Wembley me familjen e saj, jo larg nga stadiumi. \u00c7far\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur? Djali i tij Zafar, sapo kishte mbushur 9 vjet e 8 muaj, ndodhej me n\u00ebn\u00ebn e tij Clarissa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e Clissold Part. N\u00eb at\u00eb moment, p\u00ebrvjetori i 10 i Zafar dukej larg, shum\u00eb larg. Sh\u00ebrbimi funeb\u00ebr n\u00eb Katedralen e Sh\u00ebn Sofis\u00eb n\u00eb Arqidioqez\u00ebn e Thyateira dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe \u2013 i nd\u00ebrtuar dhe i dekoruar me madh\u00ebshti 1 shekull e 10 vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019i ngjar\u00eb nj\u00eb prej katedraleve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Bizantit t\u00eb vjet\u00ebr \u2013 ishte i gjithi misterioz dhe misterioz q\u00eb fliste greqisht. Bla-bla-bla Bruce Chatwin, sok\u00ebllinin prift\u00ebrinjt\u00eb, Chatwin bla-bla. U ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, u ul\u00ebn, u gjunj\u00ebzuan, u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u ul\u00ebn. Ajri ishte i mbushur me arom\u00ebn e tymit t\u00eb shenjt\u00eb. Ai dhe Marianne qen\u00eb ulur n\u00eb krah t\u00eb Martin Amis dhe gruas s\u00eb tij Antonia Phillips. \u00abPo mendoj p\u00ebr ty\u00bb, i tha Martin, duke e p\u00ebrqafuar. \u00abUn\u00eb po mendoj p\u00ebr vete\u00bb, ju p\u00ebrgjigj ai. Bla Chatwin bla Bruce bla. Paul Theroux ishte i ulur n\u00eb vendin prapa tij. \u00abImagjino se jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb kthehemi k\u00ebtu p\u00ebr ty, Salman\u00bb, i tha.<\/p>\n<p>Kur kishte arritur, n\u00eb trotuarin jasht\u00eb kish\u00ebs ishte nj\u00eb \u00e7ift fotograf\u00ebsh. R\u00ebndom, shkrimtar\u00ebt nuk t\u00ebrhiqnin turma paparac\u00ebsh. Dora dor\u00ebs q\u00eb sh\u00ebrbimi funeb\u00ebr vazhdonte, gazetar\u00ebt filluan t\u00eb hynin n\u00eb kish\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sh\u00ebrbimit, b\u00ebn\u00eb rrug\u00eb drejt tij. Gillon, Marianne dhe Martin k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb diversiv\u00eb. Nj\u00eb tip i hirt\u00eb kok\u00ebfort\u00eb (kostum gru, flok\u00eb t\u00eb thinjur, fytyr\u00eb e hirt\u00eb, z\u00eb i hirt\u00eb) e ndoqi, i shtyu af\u00ebr nj\u00eb refjistrues dhe i formuloi pyetjen e zakonshme. \u00abM\u00eb falni, ju p\u00ebrgjigj ai, jam k\u00ebto p\u00ebr funeralin e nj\u00eb miku t\u00eb dashur. Nuk m\u00eb duket e p\u00ebrshtatshme t\u00eb jap intervista\u00bb. \u00abNuk kuptoj\u00bb, i tha tipi i hirt\u00eb, i hutuar. \u00abJam nga \u201cDaily Telegraph\u201d. M\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebtu apostafat\u00bb. \u00abGillon, kam nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn t\u00ebnde\u00bb, tha ai. Gillon u vendos mbi gazetarin me t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e tijj t\u00eb pabesueshme dhe me theksin e z\u00ebrit m\u00eb mjesht\u00ebror q\u00eb arriti t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb i tha: \u00abZhduku nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt!\u00bb. \u00abNuk mund t\u00eb m\u00eb drejtohesh mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00bb, i tha njeriu i \u201cTelegraph\u201d. \u00abKam b\u00ebr\u00eb universitet privat\u00bb. M\u00eb pas, nuk pati skena t\u00eb tjera. Kur doli n\u00eb Moscow Road, gazetar\u00ebt po e ndiqnin si blet\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb tyre, fotograf\u00ebt k\u00ebrcenin njeri tek shpatullat e tjetriut p\u00ebr t\u00eb formuar male t\u00eb l\u00ebkundura dhe shkrep\u00ebtima fleshesh. Po q\u00ebndronte aty, duke p\u00ebrplasur qepallat pa fiksuar asnj\u00eb drejtim t\u00eb sakt\u00eb, i humbur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb arrinte t\u00eb ecte deri tek makina, e parkuar nja 100 metra m\u00eb larg p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs, pa qen\u00eb i ndjekur nga telekamera, mikrofon\u00eb dhe nga njer\u00ebz q\u00eb kishin frekuentuar lloje t\u00eb ndryshme universitetesh dhe qen\u00eb d\u00ebrguar aty apostafat.<\/p>\n<p>U shp\u00ebtua nga miku i tij Alan Yentob, filmaker dhe senior executive pran\u00eb BBC. Makina e BBC e Alan u ndal n\u00eb trotuar, pik\u00ebrisht p\u00ebrpara kish\u00ebs. \u00abHip\u00bb, i tha dhe k\u00ebshtu dol\u00ebn larg nga gazetar\u00ebt e bezdissh\u00ebm. U soll\u00ebn p\u00ebrreth Notting Hill p\u00ebr pak, deri kur turma jasht\u00eb kishe nuk u shp\u00ebrnda dhe mund\u00ebn t\u00eb ktheheshin ku ishte parkuar Saab. Ai dhe Marianne hyn\u00eb n\u00eb makin\u00eb dhe papritmas u gjend\u00ebn vet\u00ebm. \u00abKu do shkojm\u00eb?\u00bb, pyeti ai, edhe pse t\u00eb dy e dinin tashm\u00eb p\u00ebrgjigjen. Prej disa koh\u00ebsh Marianne kishte marr\u00eb me qera nj\u00eb apartament t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb gjysm\u00ebbodrumin e nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb cepin jugper\u00ebndimor t\u00eb Lonsdale Square, n\u00eb Islington, jo larg nga sht\u00ebpia e St. Peter Street, zyrtarisht p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr pun\u00eb, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve n\u00eb rritje midis tyre. Shum\u00eb pak njer\u00ebz qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se ajo e kishte at\u00eb apartament. Tani do t\u00eb mund t\u2019u ofronte atyre hap\u00ebsir\u00ebn dhe koh\u00ebn p\u00ebr ta vler\u00ebsuar situat\u00ebn dhe marr\u00eb vendimet. U nis\u00ebn drejt Islington n\u00eb heshtje. Dukej se nuk kishin asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte mesi i pasdites, por at\u00eb dit\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre martesore qen\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Po at\u00eb dit\u00eb kishte turma njer\u00ebzish q\u00eb marshonin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Teheranit duke mbajtur t\u00eb veshura maska prej kartoni me fytyr\u00ebn e tij dhe me syt\u00eb e tij bosh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dukej si nj\u00eb prej kufomave t\u00eb filmit \u201cZogjt\u201d, me kavitetet e tyre okulare t\u00eb nxira, t\u00eb p\u00ebrgjakura, t\u00eb boshatisura me goditje sqepi nga zogj. Ajo ishte tema e dit\u00ebs, at\u00eb dit\u00eb: Valentini i tij, aspak i g\u00ebzuesh\u00ebm, ishte veshur nga ata njer\u00ebz me mjek\u00ebrra, at\u00eb gra mbular me vel dhe ai njeri plak vdekjeprur\u00ebs, agonizues n\u00eb dhom\u00ebn e tij, b\u00ebnte bastin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb lloj lavdie vrastare. Tani q\u00eb dita shkollore kishte mbaruar, duhej t\u00eb takonte Zafar. Thirri miken e tij Pauline Melville dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte shoq\u00ebri Marianne teksa ishte jasht\u00eb. Pauline \u2013 aktore me shikim t\u00eb gjall\u00eb, me gjeste teatrale, me zem\u00ebr plot dashuri, me gjak t\u00eb p\u00ebrzier, plot me histori p\u00ebr Guyana \u2013 kishte qen\u00eb fqinja e tij e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Highbury Hill n\u00eb fillimvitet \u201880. Arriti menj\u00ebher\u00eb, pa l\u00ebshuar asnj\u00eb fjal\u00eb, edhe pse ishte p\u00ebrvjetori i tij. Kur arriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Clarissa tek Zafar, policia ishte tashm\u00eb aty. \u00abJa\u00bb, i tha nj\u00eb agjent, \u00abpo pyesnim se ku kishit p\u00ebrfunduar\u00bb.<\/p>\n<p>\u00ab\u00c7far\u00eb po ndodh, baba?\u00bb. I biri kishte nj\u00eb shikim q\u00eb nuk duhej t\u00eb shfaqej kurr\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e nj\u00eb f\u00ebmije 9 vje\u00e7ar. \u00abPo i thoja pik\u00ebrisht se do t\u00eb mbik\u00ebqyrin me kujdes deri kur e gjitha kjo do t\u00eb shfryhet. Gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb\u00bb, tha me ton t\u00eb g\u00ebzuar Clarisa. Pastaj p\u00ebrqafoi ish burrin e saj si\u00e7 nuk e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb 5 vitet q\u00eb qen\u00eb ndar\u00eb. \u00abDuhet t\u00eb dim\u00eb se cilat mund t\u00eb jen\u00eb planet tuaja afatshkurtra\u00bb, i tha nj\u00eb agjent. P\u00ebrpara se t\u2019i p\u00ebrgjigjej, u mendua. \u00abKa mund\u00ebsi do t\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpi\u00bb, tha n\u00eb fund dhe q\u00ebndrimet e ngurosura e njer\u00ebzve n\u00eb unfirmo\u00eb konfirmuan dyshimet e tij. \u00abJo, zot\u00ebri, do t\u2019ua shk\u00ebshilloja ta b\u00ebnit\u00bb. At\u00ebhere ju referua atyre, si\u00e7 dinte se kishte qysh nga fillimi, n\u00eb gjysm\u00ebbodrumin e Lonsdale Square ku po e priste Marianne. \u00abB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ju nuk e frekuentoni, zot\u00ebri?\u00bb. \u00abSakt\u00eb, agjent\u00bb.<\/p>\n<p>\u00abDakord. Kur t\u00eb ktheheni, zot\u00ebri, p\u00ebr sonte nuk del m\u00eb, n\u00ebse nuk ju p\u00eblqen. Jan\u00eb n\u00eb zhvillim disa mbledhje dhe t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb informoheni p\u00ebr voendimet e marra, sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Deri m\u00eb at\u00ebhere, do t\u2019ju duhet t\u00eb q\u00ebndroni i mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi\u00bb. Foli me djalin e tij, e shtr\u00ebngoi pas vetes, duke vendosur n\u00eb \u00e7ast se do t\u2019i tregonte f\u00ebmij\u00ebs sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishte e mundur, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodhte sfumatur\u00ebn m\u00eb pozitive q\u00eb t\u00eb mundte dhe duke vendosur se m\u00ebnyra p\u00ebr ta ndihmuar Zafar ta p\u00ebrballonte situat\u00ebn ishte q\u00eb ta vinte n\u00eb dijeni sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishte e mundur n\u00eb dijeni t\u00eb saj, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb version prind\u00ebror ndaj t\u00eb cilit t\u00eb mund t\u00eb kapej kur do ta bombardonin me versione t\u00eb tjera n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs apo n\u00eb televizion. \u00abDo t\u00eb vish t\u00eb m\u00eb takosh nes\u00ebr, baba?\u00bb. Tundi kok\u00ebn. \u00abPor do t\u00eb telefonoj, i tha. Do t\u00eb telefonoj \u00e7do mbr\u00ebmje n\u00eb or\u00ebn 19. N\u00ebse ti do t\u00eb duhesh t\u00eb shkosh tjet\u00ebrkund, i tha Clarissa, t\u00eb lutem m\u00eb l\u00ebr nj\u00eb telefon n\u00eb sekretarin\u00eb telefonike n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb thuaj se kur do t\u00eb duhet t\u00eb telefonoj\u00bb. Ishte fillimi i 1989. Fjal\u00eb si kompjuter, celular, internet WiFi, sms, e-mail, qen\u00eb ende p\u00ebr t\u2019u shpikur apo shum\u00eb t\u00eb reja. Ai nuk posedonte as kompjuter, as celular, ama posedonte nj\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi kishte nj\u00eb sekretari telefonike nga e cila ai mund t\u00eb telefonote p\u00ebr ta \u201cpyetur\u201d, p\u00ebrdorim i ri i nj\u00eb fjale t\u00eb vjet\u00ebr, dhe siguronte, bile jo, \u201crikuperonte\u201d mesazhet e saj. \u00abN\u00eb 19 fiks. \u00c7do nat\u00eb, dakord?\u00bb.<\/p>\n<p>Zafar b\u00eblb\u00ebzoi, solemnisht. \u00abDakord, baba\u00bb. \u00abPo, bir, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ti je i adoptuar\u00bb. Voziti drejt sht\u00ebpis\u00eb, i vet\u00ebm n\u00eb makin\u00eb. Lajmet n\u00eb radio qen\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqija, Khomeini nuk ishte vet\u00eb nj\u00eb fetar shum\u00eb i fuqish\u00ebm. Ishte edhe kreu i nj\u00eb shteti, q\u00eb kishte urdh\u00ebruar vrasjen e nj\u00eb qytetari t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, mbi t\u00eb cilin nuk kishte asnj\u00eb lloj juridiksioni. Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij kishte mjaft vras\u00ebs, q\u00eb m\u00eb par\u00eb qen\u00eb p\u00ebrdorur kund\u00ebr \u201carmiqve\u201d t\u00eb revolucionit iranian, p\u00ebrfshi ata q\u00eb jetonin jasht\u00eb nga Irani. Nj\u00eb her\u00eb Voltaire kishte th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar do t\u00eb ishte nj\u00eb ide e mir\u00eb t\u00eb jetonte af\u00ebr me nj\u00eb kufi ndrkomb\u00ebtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sikur t\u2019i zem\u00ebronte t\u00eb fuqishmit, do t\u2019i mjaftpnte t\u00eb pkalonte kufirin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt\u00eb. Vet\u00eb Voltaire e la Franc\u00ebn p\u00ebr Anglin\u00eb, pasi kishte fyer nj\u00eb aristokrat, Chevalier de Rohan, dhe q\u00ebndroi n\u00eb ekzil p\u00ebr 3 vjet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb jetoje n\u00eb nj\u00eb vend ndryshe nga ai i persekutuesve tuaj nuk ishte m\u00eb nj\u00eb garanci sigurie. Tashm\u00eb ekzistonin \u201cnd\u00ebrhyrje ekstraterritoriale\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb vinin e t\u00eb k\u00ebrkonin. Nata n\u00eb Lonsdale Square qe e ftoht\u00eb, e err\u00ebt dhe e qart\u00eb. N\u00eb shesh ndodheshin dy agjent\u00eb. Kur ai zbriti nga makina, u shtir\u00ebn sikur nuk e pan\u00eb. Qen\u00eb me patrullim n\u00eb lagje, shikuan rrug\u00ebn p\u00ebrkrah apartamentit p\u00ebr disa qindra metra n\u00eb \u00e7do drejtim. Ai d\u00ebgjoi hapat e tyre edhe pse ndodhej brenda, e kuptoi, n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku riting\u00ebllonte zhurma e hapave, se nuk arrinte ta kuptonte m\u00eb jet\u00ebn e tij apo at\u00eb q\u00eb jeta e tij do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej dhe mendoi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb at\u00eb dit\u00eb, se nuk do t\u00eb kishte shum\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar. Marianne e k\u00ebputi gjumi shpejt. Ai ju ngjit n\u00eb krah n\u00eb krevat, ajo u kthye drejt tij dhe u p\u00ebrqafuan, ngurt\u00ebsisht, si \u00e7ifti trishtueshm\u00ebrisht i martuar q\u00eb qen\u00eb. Pastaj, t\u00eb shtrir\u00eb ve\u00e7mas dhe secili me mendimet e tij, nuk arrit\u00ebn t\u00eb flinin.<\/p>\n<p>(<em>Pjesa e pare e tregimit t\u00eb 2012 \u201cThe Disappeared. How the fatwa changed a writer\u2019s life\u201d t\u00eb Salman Rushdie e botuar nga \u201cLa Stampa\u201d<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me jet\u00ebn e Salman Rushdie kur m\u00eb 1989 Kohmeini nxorri fetvan\u00eb e tij duke e d\u00ebnuar me vdekje? E rr\u00ebfen vet\u00eb shkrimtari n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb vitit 1992 M\u00eb von\u00eb, kur bota i shp\u00ebrtheu p\u00ebrreth, u irritua me vet\u00ebveten pse kishte harruar emrin e gazetarit t\u00eb BBC q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb se jeta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21248,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21247"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}