{"id":2083,"date":"2022-01-11T16:11:06","date_gmt":"2022-01-11T16:11:06","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=2083"},"modified":"2022-01-11T16:11:06","modified_gmt":"2022-01-11T16:11:06","slug":"tentuesi-per-kryetar-edhe-sot-frymon-politikisht-prej-doktorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/11\/tentuesi-per-kryetar-edhe-sot-frymon-politikisht-prej-doktorit\/","title":{"rendered":"\u201cTentuesi p\u00ebr kryetar\u201d, edhe sot frymon politikisht prej Doktorit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><br \/>\n<strong>Politologe<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb t\u00eb shkuar politike q\u00eb nuk mundi kurr\u00eb t\u00eb konkretizohet n\u00eb identitet politik, Lulzim Basha duhet t\u00eb punoj\u00eb ashtu sikurse kurr\u00eb nuk diti t\u00eb punoj\u00eb, p\u00ebr profilizimin e tij n\u00eb opinionin publik, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm retorikisht, si kund\u00ebrshtari i Doktorit p\u00ebr kryesin\u00eb e selis\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb Partis\u00eb demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo t\u00eb cil\u00ebn, nj\u00eb k\u00ebshilltar q\u00eb i do t\u00eb mir\u00ebn, duhej t\u2019i propozoj\u00eb, me shpres\u00ebn se t\u00eb pakt\u00ebn kaq duhet ta realizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e angazhuar ideologjikisht, intelektualisht dhe fizikisht me problematikat e Partis\u00eb demokratike gjat\u00eb thuajse n\u00ebnt\u00eb viteve t\u00eb fundit tashm\u00eb, i kujtojn\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt kur \u201ctentuesi p\u00ebr kryetar\u201d g\u00ebrrmonte her\u00eb n\u00eb shqet\u00ebsimet e shoq\u00ebris\u00eb civile (asaj t\u00eb pretenduar), e her\u00eb n\u00eb skandalet e qeveris\u00eb vegjetuese, kauza q\u00eb do t\u2019i jepnin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u klasifikuar si opozitar, a thua se opozitarizmi, &#8211; i cili pa diskutim \u00ebsht\u00eb veprimtaria politike q\u00eb definon demokracin\u00eb, &#8211; ishte trofeu q\u00eb p\u00ebrmbushte \u201cmisionin e tij\u201d. M\u00eb s\u00eb shumti, k\u00ebta demokrat\u00eb kujtojn\u00eb mir\u00eb sa her\u00eb q\u00eb \u201cTentuesi p\u00ebr kryetar\u201d n\u00eb gati n\u00ebnt\u00eb vite, g\u00ebrrmonte n\u00eb shqet\u00ebsimet e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shtangeshin aq as nuk mundnin ta ftonin t\u2019u hynte n\u00eb sht\u00ebpi kur u shkonte tek dera duke iu lutur: \u201cMa jep hallin t\u00ebnd t\u00eb b\u00ebj opozit\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Secil\u00ebn prej k\u00ebtyre kauzave, rilevante ose m\u00eb pak rilevante ishin ato, Basha i ushqente i kursyer, aq sa p\u00ebr t\u2019u profilizuar p\u00ebrpara opinionit publik, e p\u00ebrpara diktuesve t\u00eb huaj (po e kursej termin diplomatik, i.e., ambasador\u00ebve) p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet at\u00eb q\u00eb nevojitet si kusht politik p\u00ebr demokracin\u00eb, i.e., se minimalisht sistemi politik n\u00eb Shqip\u00ebri konsiston n\u00eb dy parti politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy ideologjit\u00eb kryesore. Vinte shpejt nj\u00eb dit\u00eb kur secila prej k\u00ebtyre kauzave lihej n\u00eb rrug\u00eb, e aty, mbaronte sigurisht aktiviteti i opozitarit, i cili t\u00ebrhiqej n\u00eb skutat e tij t\u00eb instruksioneve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, Basha i vdekur politikisht pas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, pas tet\u00eb viteve zvarritje opozitare, gabimeve t\u00eb paq\u00ebllimshme q\u00eb n\u00eb fakt i hapnin rrug\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb m\u00ebdha, ankesave e retorik\u00ebs s\u00eb m\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mir\u00ebkuptuar, u fut n\u00eb shinat e qet\u00ebsis\u00eb dhe vegjetimit opozitar. Ne besuam se nj\u00eb tjet\u00ebr epok\u00eb monotonie paralizuese p\u00ebrshkoi vendin, me nj\u00eb qeveri q\u00eb \u201ckishte rifituar besimin ton\u00eb\u201d, e nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ishte aty, vazhdonte t\u00eb ishte aty, ishte e gatshme t\u00eb mbeste aty s\u00eb paku edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dekad\u00eb. Kjo opozit\u00eb e rinuar, e s\u00eb shum\u00eb-k\u00ebrkuar\u00ebs \u201celit\u00eb e qarkulluar\u201d do t\u00eb vazhdonte t\u00eb gozhdohej n\u00eb karriget e tempullit t\u00eb demokracis\u00eb si \u201cvajtuese e halleve t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d. Nuk ndodhi ashtu, sepse ata t\u00eb cilet sipas analist\u00ebve t\u00eb analeve t\u00eb mendimit intelektual jane te konsumuar politikisht, turbulluan uj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Kushdo sot n\u00eb opinionin publik flet p\u00ebr nj\u00eb konflikt n\u00eb Partin\u00eb demokratike, duke harruar se parimisht konflikti k\u00ebrkon dy pal\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebtjin q\u00ebllim. N\u00eb PD ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti. T\u00eb konsiderosh Lulzim Bash\u00ebn si kund\u00ebrshtar i Doktorit p\u00ebr kryesin\u00eb e PD-se i jep atij nj\u00eb frym\u00ebmarrje politike, pa t\u00eb cil\u00ebn, \u00ebsht\u00eb i humbur politikisht dhe mediatikisht, ekzakt\u00ebsisht ashtu sic humbte kur linte jetime cdo kauz\u00eb q\u00eb kapte p\u00ebr t\u2019u quajtur opozitar. Dikush mund t\u00eb pyes\u00eb: po n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtari i tij?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr disa arsye themelore. S\u00eb pari kan\u00eb nj\u00eb hendek t\u00eb thell\u00eb lidershipi midis tyre, nj\u00eb hendek i cili mban brenda tij vendime historike, progres politik, gabime, r\u00ebnie dhe ringritje nga hiri, konsolidim i nj\u00eb shteti n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, ngritja e themeleve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE etj. PD e \u201ctentuesit p\u00ebr kryetar\u201d n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vite nuk pati asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre. S\u00eb dyti, i ndan qasja dhe komportimi ndaj kund\u00ebrshtarit politik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem politik me parti t\u00eb kryesuara nga lider\u00eb me tipare t\u00eb theksuara anti-demokratike, duhet ta njoh\u00ebsh paraprakisht fundin e marr\u00ebveshjeve politike, e n\u00ebse s\u00ebrish guxon, duhet t\u00eb dish t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmb\u00ebsh fatalitetin politik t\u00eb pabesis\u00eb s\u00eb kund\u00ebrshtarit. Marr\u00ebveshjet, \u201ctentuesi p\u00ebr kryetar\u201d, duke i menduar si dekore interesante t\u00eb demokracis\u00eb, e si burim i kacidheve t\u00eb pushtetit, di t\u2019i sigloj\u00eb pa m\u00eb t\u00eb voglin hezitim, vec v\u00ebshtir\u00eb e ka t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e verb\u00ebris\u00eb (gjithmon\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb verb\u00ebri e jo n\u00ebnshtrim).<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Doktorin dhe \u201ctentuesin p\u00ebr kryetar\u201d i ndan raporti me m\u00ebkatet financiare e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ligjore dhe politike. Sic Lord Acton do t\u00eb thoshte: \u201cpower corrupts, absolute power corrupts absolutely\u201d (pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton n\u00eb absolut), c\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb se askush nuk merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb provoj\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb pushtetari, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb atyre me nj\u00eb karrier\u00eb politike n\u00eb vende ku demokracia k\u00ebrc\u00ebnohet vazhdimisht nga prevalimi i ligjeve t\u00eb xhungl\u00ebs. M\u00ebgjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb themelore, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nisjen e nj\u00eb karriere politike, qoft\u00eb edhe jo absolutisht t\u00eb suksesshme, liria ndaj shantazheve ligjore. \u201cTentuesi p\u00ebr kryetar\u201d edhe n\u00ebse do t\u00eb donte sot t\u2019i p\u00ebrgjigjej thirrjes s\u00eb demokrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar \u00e7el\u00ebsat simbolik\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, nuk mundet, e t\u00eb mendosh se karriera e tij politike, kurr\u00eb nuk nisi.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb, simpatizant\u00eb, opinionist\u00eb, gazetar\u00eb e v\u00ebzhgues t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb uzurpimit t\u00eb zyrave t\u00eb PD-s\u00eb duhet t\u00eb dalin nga gracka q\u00eb mban gjall\u00eb politikisht nj\u00eb politikan prezent n\u00eb sken\u00ebn politike prej gati 15 vitesh, me pozicione t\u00eb ndryshme t\u00eb em\u00ebruara politikisht, por kurr\u00eb, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb absolute t\u00eb fjal\u00ebs, kurr\u00eb t\u00eb fituara. \u201cTentuesi p\u00ebr kryetar\u201d nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb betej\u00eb politike, nuk njeh betej\u00eb politike dhe nuk di t\u00eb pozicionohet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike, andaj nuk ka si t\u00eb pozicionohet as n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim.<\/p>\n<p>Zot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb duhet t\u00eb targetohet si nj\u00eb individ me p\u00ebrkrahje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrtej demokrat\u00ebve, i cili ka guximin t\u00eb uzurpoj\u00eb nj\u00eb godin\u00eb, me cdo kusht, me \u00e7do \u00e7mim. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, nuk mund t\u00eb komentohet m\u00eb shum\u00eb se kaq. I marri q\u00eb zgjedh t\u00eb burgoset n\u00eb nj\u00eb seli politike, mund t\u00eb ishte kushdo, si Lulzim Basha, kushdo, andaj ai sot p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq. Rikthimi n\u00eb normalitet dhe p\u00ebrfundimi i sho\u00eb-t politik nis nga k\u00ebtu. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb armik i marri q\u00eb strehohet n\u00eb zyrat e PD-s\u00eb. Arsyet e strehimit, burimi i k\u00ebmb\u00ebnguljes deri n\u00eb \u00e7menduri apolitike, sigurisht lidhet me faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jo pa q\u00ebllim vizituan simbolikisht selin\u00eb e blinduar.<\/p>\n<p>Arsyet lidhen me skem\u00ebn e mir\u00ebnjohur nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb opozit\u00ebs. I zgjedhuri? Mund t\u00eb ishte kushdo, i cili ndodhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si \u201ctentuesi p\u00ebr kryetar\u201c, nj\u00eb i d\u00ebshtuar politik q\u00eb p\u00ebrmbush deficencat ideologjike me interesa personal\u00eb. Andaj, asgj\u00eb prej gjith\u00e7kaje listova, nuk konsolidon politikisht Lulzim Bash\u00ebn, aq m\u00eb pak n\u00eb kategorizimin e tij si kund\u00ebrshtar i Doktorit p\u00ebr kryesin\u00eb e PD-s\u00eb. Sigurisht, do thoni ju godina, blindimi, mbyllja wshtw e gjitha simbolike qw pwrcjell mesazh. Pergjigjia \u00ebsht\u00eb: Politika v\u00ebrtet ngrihet mbi simbolik\u00eb, por jeton mbi aksionin. P\u00ebr ta mbyllur, dy fjal\u00eb shtes\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket opinionit mainstream mbi qarkullimin e elitave, i cili dominon sot mendimin e atyre q\u00eb pretendojn\u00eb se shohin gjakftoht\u00ebsisht aktualitetin n\u00eb PD. Nuk mund t\u00eb gjendet mendim m\u00eb infantil e deri idiotesk n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, jet\u00ebgjat\u00ebsia politike \u00ebsht\u00eb relative. p\u00ebr dik\u00eb misioni i nj\u00eb politikani p\u00ebrfundon me realizimin e nj\u00eb projekti, p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mandat, e p\u00ebr dik\u00eb m\u00eb shum\u00eb ose m\u00eb pak. Zot\u00ebrinjt\u00eb dhe zonjat e \u201celit\u00ebs s\u00eb qarkulluar\u201c pas thuajse nj\u00eb dekade e disa edhe me shume, mund ta ken\u00eb lodhur elektoratin e djatht\u00eb po aq sa Doktori. \u00c7\u00ebshtje relativiteti edhe kjo. Megjithat\u00eb, t\u00eb arsyetosh me pjekuri politike, do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka absurditet m\u00eb shokues se sa k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga aktiviteti politik me justifikimin e qarkullimit t\u00eb elitave. Politika \u00ebsht\u00eb profesion, mision, pasion dh\u00eb n\u00eb fund histori. Politika nuk \u00ebsht\u00eb radh\u00eb, as keqardhje, as m\u00ebshir\u00eb. Largimi i nj\u00eb politikani me jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb politike nuk sjell domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb epok\u00eb politike t\u00eb suksesshme, ashtu sikurse nj\u00eb lider i susksessh\u00ebm nuk ka sesi t\u00eb mos lind\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren politik \u201ct\u00eb vjet\u00ebr\u201c. Elitat nuk jan\u00eb mosh\u00eb, jan\u00eb pjekuri, ideale, parime dhe projekte politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ Politologe Me nj\u00eb t\u00eb shkuar politike q\u00eb nuk mundi kurr\u00eb t\u00eb konkretizohet n\u00eb identitet politik, Lulzim Basha duhet t\u00eb punoj\u00eb ashtu sikurse kurr\u00eb nuk diti t\u00eb punoj\u00eb, p\u00ebr profilizimin e tij n\u00eb opinionin publik, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm retorikisht, si kund\u00ebrshtari i Doktorit p\u00ebr kryesin\u00eb e selis\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb Partis\u00eb demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2084,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2083"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}