{"id":20249,"date":"2022-08-10T13:04:33","date_gmt":"2022-08-10T13:04:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=20249"},"modified":"2022-08-10T13:04:33","modified_gmt":"2022-08-10T13:04:33","slug":"radio-europa-e-lire-shqiperia-i-lufton-zjarret-me-pajisje-50-vjet-te-vjetra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/10\/radio-europa-e-lire-shqiperia-i-lufton-zjarret-me-pajisje-50-vjet-te-vjetra\/","title":{"rendered":"Radio Europa e Lir\u00eb: Shqip\u00ebria i lufton zjarret me pajisje 50 vjet t\u00eb vjetra"},"content":{"rendered":"<p>Zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb qindra hektar\u00eb pyje n\u00eb Shqip\u00ebri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujq\u00ebsore. Rritja e temperaturave n\u00eb muajin gusht po shoq\u00ebrohet edhe me shtimin e vatrave t\u00eb zjarrit n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore dhe ato me shkurre t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet e tet\u00eb vatra zjarri jan\u00eb raportuar gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit, prej t\u00eb cilave 20 jan\u00eb shuar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Qendra Komb\u00ebtare Operacionale e Emergjencave Civile.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e zjarreve n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore shkaktohen nga temperaturat e larta, por, sipas autoriteteve vendore, nj\u00eb pjes\u00eb prej tyre edhe nga pakujdesia e banor\u00ebve, si dhe zjarrv\u00ebniet e q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Kreu i Emergjencave Civile n\u00eb Shqip\u00ebri, Haki \u00c7ako, deklaroi p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 9 gusht se vet\u00ebm gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb fikur mbi 30 zjarre. P\u00ebr fikjen dhe lokalizimin e zjarreve u angazhuan mbi 1.000 efektiv\u00eb, tha ai teksa b\u00ebri s\u00ebrish thirrje p\u00ebr koordinim dhe njoftim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb nga ana e autoriteteve lokale p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<br \/>\nZyrtare, 34 vatra zjarri n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit\/ Ja sa mbeten ende aktive<br \/>\n\u201cP\u00ebrv\u00eblohet\u201d Shqip\u00ebria, ja sa do arrijn\u00eb temperaturat ekstreme<br \/>\n\u201cIshin 24 or\u00eb shum\u00eb intensive n\u00eb luft\u00ebn ndaj zjarreve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak edhe t\u00eb temperaturave t\u00eb pazakonta n\u00eb vend. Kemi patur 34 vatra zjarri n\u00eb mbar\u00eb vendin, t\u00eb cilat po monitorohen me prezenc\u00ebn e t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb Mbrojtjes Civile. Kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb mbi nj\u00ebmij\u00eb forca, jan\u00eb angazhuar struktura nga ato vendoret, si Sh\u00ebrbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimi, forca policore, punonj\u00ebs t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, sh\u00ebrbimi pyjor dhe forca vullnetare, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga forcat e armatosura t\u00eb specializuara p\u00ebr luft\u00ebn ndaj zjarreve, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga helikopteri i tipit \u2018Cougar\u2019\u201d, tha \u00c7ako m\u00eb 9 gusht.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ka ende vatra aktive n\u00eb fshatin Shetaj, n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Gramshit dhe n\u00eb zon\u00ebn e Kurbinit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fshatin Prongji, n\u00eb bashkin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik dit\u00ebn e djeshme. Kemi forca t\u00eb shumta t\u00eb angazhuara n\u00eb monitorimin e k\u00ebtyre zonave. Natyrisht q\u00eb kapacitetet nuk jan\u00eb maksimale, nuk jan\u00eb ato t\u00eb niveleve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb zjarre masive n\u00eb kulmin e ver\u00ebs, por duhet mbi t\u00eb gjitha koordinimi dhe paralajm\u00ebrimi i hersh\u00ebm. Kjo pasi sa m\u00eb shpejt t\u00eb reagojm\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb rezultat do t\u00eb kemi n\u00eb parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb zjarreve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pa mjetet e duhura p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur emergjencave civile<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1 gusht, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama zhvilloi nj\u00eb takim me drejtues t\u00eb pushtetit vendor, ku k\u00ebrkoi gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb terren p\u00ebr menaxhimin e situat\u00ebs me zjarret.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, Rama kishte deklaruar se \u201cfatkeq\u00ebsia natyrore na zuri t\u00eb pap\u00ebrgatitur\u201d dhe u zotua se do t\u00eb ket\u00eb investime p\u00ebr Emergjencat Civile.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb shum\u00eb se dy vjet m\u00eb von\u00eb, ky sh\u00ebrbim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm punon me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar zjarrfik\u00ebsish p\u00ebr num\u00ebr banor\u00ebsh dhe me mjete t\u00eb amortizuara dhe t\u00eb vjet\u00ebrsuara.<\/p>\n<p>Ky fakt pohohet edhe n\u00eb raportin diagnostikues t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore (BB) mbi \u201cVler\u00ebsimin e p\u00ebrgatitjes dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjes ndaj emergjencave\u201d t\u00eb publikuar n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, ku analizohet situata n\u00eb pes\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor: Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur emergjencave civile t\u00eb tilla si \u201ct\u00ebrmete, zjarre n\u00eb pyje dhe rr\u00ebshqitje toke.\u201d<\/p>\n<p>\u201cSistemit t\u00eb p\u00ebrgatitjes dhe p\u00ebrgjigjes ndaj emergjencave civile i mungon baza operacionale p\u00ebr t\u00eb pasur efektivitet dhe p\u00ebrgjigje nd\u00ebrinstitucionale ndaj fatkeq\u00ebsive natyrore n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje Banka Bot\u00ebrore n\u00eb raportin e saj diagnostikues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Zjarrfik\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri me paga t\u00eb ul\u00ebta<\/p>\n<p>P\u00ebr kryetarin e Sindikat\u00ebs s\u00eb Zjarrfik\u00ebsve n\u00eb Shqip\u00ebri, Bledar Bajramaj, \u00ebsht\u00eb absurde gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen zjarrfik\u00ebsit. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ai deklaroi se p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb kushteve dhe pajisjeve p\u00ebr pun\u00eb, zjarrfik\u00ebsit shqiptar\u00eb i kan\u00eb edhe pagat t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Paga baz\u00eb e nj\u00eb punonj\u00ebsi zjarrfik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 36 mij\u00eb lek\u00eb (298 euro), nd\u00ebrkoh\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb zjarrfik\u00ebs i nivelit baz\u00eb paguhet 399 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut 416 euro.<\/p>\n<p>\u201cMjafton t\u00eb krahasosh pagat e zjarrfik\u00ebsve n\u00eb Shqip\u00ebri me ato t\u00eb rajonit. N\u00eb vendet e rajonit marrin 200 euro m\u00eb shum\u00eb. I kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, e cila u miratua nga komisioni dhe u dor\u00ebzua draft-VKM-ja (Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave), por nuk u mor m\u00eb asnj\u00eb me t\u00eb. Ministria e Brendshme, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zjarrfik\u00ebsit, e ka miratuar rritjen e pag\u00ebs, por Qeveria nuk e rrit\u201d, tha Bajramaj.<\/p>\n<p>Bajramaj shtoi se n\u00eb disa rrethe, kushtet e zjarrfik\u00ebsve jan\u00eb \u201cskandaloze, si kushte pune dhe kushte q\u00ebndrimi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMjafton t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb faktin q\u00eb akoma n\u00eb rrethe ka mjete zjarrfik\u00ebse t\u00eb para 40 apo 50 vjet\u00ebve. N\u00eb shum\u00eb bashki t\u00eb vendit, n\u00eb raste aksidentesh q\u00eb duhet t\u2019u vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb qytetar\u00ebve, nuk i kan\u00eb pajisjet\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes Civile (AKMC) p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb dy vitet e fundit, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pjes\u00eb e mekanizmit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb mbrojtjes civile<\/p>\n<p>M\u00eb 13 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti Shqip\u00ebria aplikoi zyrtarisht p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb mekanizmin e Bashkimit Evropian p\u00ebr Mbrojtjen Civile.<\/p>\n<p>I themeluar n\u00eb vitin 2001, kjo struktur\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga 33 vende, 27 shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe gjasht\u00eb vende si Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Islanda dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>Mekanizmi i Mbrojtjes Civile synon t\u00eb forcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin midis shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE -s\u00eb dhe shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb mbrojtjen civile p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeq\u00ebsive natyrore.<\/p>\n<p>Themelues i agjencis\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisioni Evropian, i cili luan rol ky\u00e7 n\u00eb koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75 p\u00ebr qind t\u00eb kostove t\u00eb transportit. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historikun prej dy dekadash, mekanizmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrballimin e m\u00eb shum\u00eb se 540 emergjencave civile, kryesisht zjarre e p\u00ebrmbytje, por edhe t\u00ebrmete.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i fundit q\u00eb ka aplikuar zyrtarisht p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb mekanizmin e Bashkimit Evropian p\u00ebr Mbrojtjen Civile.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit korrik, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb aktivizuar kat\u00ebr her\u00eb, p\u00ebr luftimin e zjarreve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka ndihmuar n\u00eb d\u00ebrgimin e avion\u00ebve zjarrfik\u00ebs nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebta aeroplan\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e flot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb zjarrfik\u00ebsve t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb quajtur \u201crescEU\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb qindra hektar\u00eb pyje n\u00eb Shqip\u00ebri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujq\u00ebsore. Rritja e temperaturave n\u00eb muajin gusht po shoq\u00ebrohet edhe me shtimin e vatrave t\u00eb zjarrit n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore dhe ato me shkurre t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00ebzet e tet\u00eb vatra zjarri jan\u00eb raportuar gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit, prej &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20250,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20249"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20250"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}