{"id":19954,"date":"2022-08-05T16:53:23","date_gmt":"2022-08-05T16:53:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=19954"},"modified":"2022-08-05T16:55:56","modified_gmt":"2022-08-05T16:55:56","slug":"dash-ne-shqiperi-korrupsion-dhe-ekonomi-informale-investitoret-e-huaj-se-konsiderojne-per-biznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/05\/dash-ne-shqiperi-korrupsion-dhe-ekonomi-informale-investitoret-e-huaj-se-konsiderojne-per-biznes\/","title":{"rendered":"DASH: N\u00eb Shqip\u00ebri korrupsion dhe ekonomi informale, investitor\u00ebt e huaj s&#8217;e konsiderojn\u00eb p\u00ebr biznes"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb nga vendet q\u00eb ka nj\u00eb legjislacion shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr biznesin por p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet. N\u00eb raport theksohet problem me korrupsiuonin, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb si dhe konkurrenca e pabarabart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport, DASH shkruan se pavar\u00ebsisht nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, investitor\u00ebt e huaj e perceptojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Aty p\u00ebrmendet ekonomia informale si dhe ndryshimet e shpeshta t\u00eb legjislacionit fiskal.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr korrupsion, Qeveria Shqiptare filloi nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr dixhitalizimin e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve publike. Q\u00eb nga marsi 2021, 1200 sh\u00ebrbime ose 95 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve publike p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset ishin t\u00eb disponueshme online n\u00ebp\u00ebrmjet Portalit E-Albania. Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb rezultate t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International. N\u00eb vitin 2021, Shqip\u00ebria ra n\u00eb vendin e 110-t\u00eb nga 180 vende, nj\u00eb r\u00ebnie prej gjasht\u00eb vendesh nga viti 2020. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb renditet e ul\u00ebt n\u00eb Indeksin Global t\u00eb Inovacionit, duke<\/em><em> u renditur n\u00eb 84 nga 132 vende<\/em><em>\u201d<\/em><em>,<\/em><em> shkruhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p><strong>RAPORTI<\/strong><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura t\u00eb larta mesatare me nj\u00eb produkt t\u00eb brendsh\u00ebm bruto (PBB) prej 16.77 miliard\u00eb dollar\u00eb (vler\u00ebsimi i FMN-s\u00eb 2021) dhe nj\u00eb popullsi prej rreth 2.9 milion\u00eb banor\u00eb. N\u00eb vitin 2020, ekonomia u tkurr me 4 p\u00ebr qind n\u00eb kulmin e COVID-19 dhe n\u00eb vitin 2021 u rikufizua me nj\u00eb norm\u00eb rritjeje prej 8.7 p\u00ebr qind. Rritja u nxit nga nd\u00ebrtimi, leht\u00ebsimi i kufizimeve t\u00eb lidhura me pandemin\u00eb, rim\u00ebk\u00ebmbja e sektorit t\u00eb turizmit, rritja e sektorit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, prodhimi vendas i energjis\u00eb elektrike dhe mb\u00ebshtetja e vazhdueshme e politikave buxhetore, monetare dhe fiskale, duke p\u00ebrfshir\u00eb mb\u00ebshtetjen e FMN-s\u00eb dhe BE-s\u00eb lidhur me pandemin\u00eb dhe t\u00ebrmetet.<\/em><\/p>\n<p><em>Projeksioni fillestar i rritjes p\u00ebr vitin 2022 ishte 4.1 p\u00ebr qind, pavar\u00ebsisht pasigurive q\u00eb lidhen me pandemin\u00eb, deficitet e larta fiskale dhe borxhin publik, si dhe presionet e jashtme dhe t\u00eb brendshme inflacioniste. Megjithat\u00eb, pasigurit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe presioneve inflacioniste, s\u00eb bashku me hap\u00ebsir\u00ebn e kufizuar p\u00ebr manovrim fiskal p\u00ebr shkak t\u00eb borxhit t\u00eb lart\u00eb publik q\u00eb kaloi 80 p\u00ebr qind n\u00eb fund t\u00eb 2021, paraqesin sfida p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb NATO n\u00eb 2009 dhe \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OBT-s\u00eb q\u00eb nga viti 2000. Vendi n\u00ebnshkroi Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian n\u00eb 2006, mori statusin e vendit kandidat n\u00eb BE n\u00eb 2014 dhe filloi negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me BE n\u00eb korrik 2022.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuadri ligjor i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve t\u00eb huaja dhe nuk diskriminon investitor\u00ebt e huaj. Ligji p\u00ebr Investimet e Huaja i vitit 1993 p\u00ebrshkruan mbrojtje specifike p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj dhe lejon pron\u00ebsin\u00eb e huaj 100 p\u00ebr qind t\u00eb kompanive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 disa sektor\u00ebve. Traktati i Investimeve Dypal\u00ebshe SHBA-Shqip\u00ebri, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb 1998, siguron q\u00eb investitor\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb marrin trajtim komb\u00ebtar dhe trajtim t\u00eb kombit m\u00eb t\u00eb favorizuar. Shqip\u00ebria dhe Shtetet e Bashkuara n\u00ebnshkruan nj\u00eb Memorandum t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Ekonomik n\u00eb tetor 2020 me q\u00ebllim rritjen e tregtis\u00eb dhe investimeve mes dy vendeve. Q\u00eb nga n\u00ebnshkrimi, kompani t\u00eb shumta amerikane kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje p\u00ebr projekte madhore n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Si nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim, Shqip\u00ebria ofron potencial t\u00eb madh t\u00eb pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr investime t\u00eb huaja n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb energjin\u00eb, turizmin, kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, bujq\u00ebsin\u00eb, naft\u00ebn dhe minierat, dhe teknologjin\u00eb e informacionit dhe komunikimit (TIK). N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb investimeve t\u00eb huaja direkte (IHD). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb UNCTAD-it, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2020, fluksi i IHD-ve ka qen\u00eb mesatarisht 1.1 miliard\u00eb dollar\u00eb dhe stoku i IHD-ve n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 arriti n\u00eb 10 miliard\u00eb dollar\u00eb ose trefishi i vitit 2010.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb IHD-t\u00eb fluksi n\u00eb vitin 2021 pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 1 miliard\u00eb dollar\u00eb. Investimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb industrit\u00eb nxjerr\u00ebse dhe p\u00ebrpunuese, pasurit\u00eb e paluajtshme, sektorin e energjis\u00eb, bankat dhe sigurimet, dhe teknologjin\u00eb e informacionit dhe komunikimit. Zvicra, Holanda, Kanadaja, Italia, Turqia, Austria, Bullgaria dhe Franca jan\u00eb burimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb IHD-ve. Stoku i IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara z\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb 2021, stoku i IHD-ve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 168 milion\u00eb dollar\u00eb, nga 99 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, me nj\u00eb rritje gati 70 p\u00ebr qind.<\/em><\/p>\n<p><em>Pavar\u00ebsisht nj\u00eb kuadri ligjor t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, investitor\u00ebt e huaj e perceptojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Ata p\u00ebrmendin korrupsionin endemik, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe prokurimet publike, konkurrenc\u00ebn e pandershme, ekonomin\u00eb informale, ndryshimet e shpeshta t\u00eb legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb kontratave si sfida t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr investimet dhe biznesin n\u00eb Shqip\u00ebri. Raportimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb prokurimet qeveritare jan\u00eb t\u00eb zakonshme. P\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i kontratave t\u00eb partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nga investitor\u00ebt e huaj, n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Analizat e dob\u00ebta kosto-p\u00ebrfitim dhe mungesa e ekspertiz\u00ebs teknike n\u00eb hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP jan\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme. Investitor\u00ebt amerikan\u00eb sfidohen nga korrupsioni dhe p\u00ebrjet\u00ebsimi i praktikave joformale t\u00eb biznesit. Disa investitor\u00eb amerikan\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me mosmarr\u00ebveshje t\u00eb diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke p\u00ebrfshir\u00eb disa q\u00eb shkuan n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb 2019 dhe 2020, tentativa p\u00ebr investim t\u00eb nj\u00eb kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyq\u00ebsore dhe veprime t\u00eb dyshimta t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje mbi investimin. \u00c7\u00ebshtja tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse nj\u00eb titull i qart\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb. Ka pasur raste t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb dyshohet se kan\u00eb manipuluar sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tituj t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs. Mbivendosja e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit p\u00ebr tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon t\u00eb jet\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, joefikas dhe i pamjaftuesh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb, parlamenti miratoi nj\u00eb ligj p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebrkesave pron\u00ebsore m\u00eb 16 prill 2020, i cili do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr mbajt\u00ebsit e titujve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr korrupsion, Qeveria Shqiptare filloi nj\u00eb reform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr dixhitalizimin e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve publike. Q\u00eb nga marsi 2021, 1200 sh\u00ebrbime ose 95 p\u00ebr qind e t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve publike p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset ishin t\u00eb disponueshme online n\u00ebp\u00ebrmjet Portalit E-Albania. Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb rezultate t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International. N\u00eb vitin 2021, Shqip\u00ebria ra n\u00eb vendin e 110-t\u00eb nga 180 vende, nj\u00eb r\u00ebnie prej gjasht\u00eb vendesh nga viti 2020. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb renditet e ul\u00ebt n\u00eb Indeksin Global t\u00eb Inovacionit, duke u renditur n\u00eb 84 nga 132 vende.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb trajtuar korrupsionin endemik, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi amendamente gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse kushtetuese p\u00ebr t\u00eb reformuar sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sundimin e ligjit n\u00eb vitin 2016. Zbatimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar, e mb\u00ebshtetur shum\u00eb nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke p\u00ebrfshir\u00eb verifikimin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebt p\u00ebr pasuri t\u00eb pashpjegueshme. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar verifikimit jan\u00eb shkarkuar p\u00ebr pasuri t\u00eb pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar. BE pret q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb tregoj\u00eb progres n\u00eb ndjekjen penale t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, verifikimi i t\u00eb cil\u00ebve zbuloi sjellje t\u00eb mundshme kriminale. Zbatimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhdim dhe p\u00ebrfundimi i saj pritet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb klim\u00ebn e investimeve n\u00eb vend. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb votoi me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese dhe pa kund\u00ebrshtim p\u00ebr zgjatjen e mandatit t\u00eb vetingut n\u00eb shkurt 2022.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb nga vendet q\u00eb ka nj\u00eb legjislacion shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr biznesin por p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet. N\u00eb raport theksohet problem me korrupsiuonin, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebsis\u00eb si dhe konkurrenca e pabarabart\u00eb. N\u00eb raport, DASH shkruan se pavar\u00ebsisht &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":9304,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19954"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19954\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}