{"id":1989,"date":"2022-01-10T18:58:32","date_gmt":"2022-01-10T18:58:32","guid":{"rendered":"http:\/\/rdnews.al\/?p=1989"},"modified":"2022-01-10T18:58:32","modified_gmt":"2022-01-10T18:58:32","slug":"avokatja-e-njohur-keshille-miqesore-per-prokurorine-dhe-gjykaten-dhe-nje-sqarim-per-publikun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/01\/10\/avokatja-e-njohur-keshille-miqesore-per-prokurorine-dhe-gjykaten-dhe-nje-sqarim-per-publikun\/","title":{"rendered":"Avokatja e njohur: K\u00ebshill\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn dhe nj\u00eb sqarim p\u00ebr publikun"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshill\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn si dhe nj\u00eb sqarim i detyruesh\u00ebm p\u00ebr publikun<\/p>\n<p>Nisur nga numri i t\u00eb shoq\u00ebruarve dhe i t\u00eb ndaluarve, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb dhunuarit dhe jo nga dhunuesit, e ndjej p\u00ebr detyrim moral t\u00eb sqaroj se pse veprat penale q\u00eb akuzohen protestuesit, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nuk q\u00ebndrojn\u00eb:<br \/>\nAshtu si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dije nga mediat, akuzat e ngritura nga Organi i Akuz\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr konsumim t\u00eb element\u00ebve t\u00eb veprave penale si:<br \/>\n\u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201d, \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs me mjete t\u00eb tjera\u201d, \u201cKund\u00ebrshtimi i punonj\u00ebsit q\u00eb kryen nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore ose nj\u00eb sh\u00ebrbim publik\u201d, \u201cMosbindja ndaj urdhrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d, \u201cOrganizimi dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb grumbullime e manifestime t\u00eb paligjshme\u201d, \u201cPrishja e qet\u00ebsis\u00eb publike\u201d, \u201cBllokimi i rrug\u00ebve\u201d, dhe \u201cProdhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d.<br \/>\nLegjislacioni penal i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e territorit t\u00eb tij, dinjitetin e njeriut, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tij, rendin kushtetues, pron\u00ebn, mjedisin, bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe mir\u00ebkuptimin e shqiptar\u00ebve me pakicat komb\u00ebtare, si dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ligjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar se konsumimi i nj\u00eb vepre penale, duhet lidhet ngusht\u00ebsisht me an\u00ebn objektive dhe subjektive t\u00eb saj.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, legjislacioni aktual ka parashikuar se, kryerja e nj\u00eb vepre penale, \u00ebsht\u00eb e lidhur EDHE me interesin q\u00eb ka personi p\u00ebr t\u00eb kryer at\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur k\u00ebto vepra penale kryhen nga pakujdesia.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb parashtroj se nuk q\u00ebndron asnj\u00eb element i vepr\u00ebs penale, lidhur me akuzat q\u00eb ka ngritur Organi i Akuz\u00ebs p\u00ebrsa koh\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>Vepra penale e \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201ddhe \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs me mjete t\u00eb tjera\u201d, lidhet si me pjes\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb pron\u00ebs ashtu edhe me lidhje q\u00eb ka personi me \u201cpron\u00ebn\u201d. K\u00ebshtu, jurispudenca e deritanishme nuk ka v\u00ebrtetuar asnj\u00eb rast t\u00eb shkat\u00ebrrimi t\u00eb pron\u00ebs nga vet\u00eb pronari ose personi i lidhur me t\u00eb, si n\u00eb rastin konkret jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt protestues t\u00eb PD-s\u00eb.<\/li>\n<li>Veprat e tjera penale q\u00eb lidhen me \u201cKund\u00ebrshtimi i punonj\u00ebsit q\u00eb kryen nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore ose nj\u00eb sh\u00ebrbim publik\u201d dhe \u201cMosbindja ndaj urdhrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me personat e akuzuar pasi, an\u00ebtar\u00ebt protestues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, jo vet\u00ebm q\u00eb u dhunuan brutalisht me gaz lotsjell\u00ebs nga br\u00ebnda dhe jasht\u00eb Selis\u00eb, nga nga mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb bash\u00ebs dhe Policia e Shtetit, por n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kan\u00eb shfaqur veprime aktive t\u00eb kund\u00ebrshtimit apo mosbindjes ndaj punoj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, megjith\u00ebse ky veprim ishte disproporcional me personat e shoq\u00ebruar dhe t\u00eb ndaluar (kujtoj k\u00ebtu rastin drejtuesit t\u00eb Grup Seksionit n\u00eb Kombinat Alban Hoxhaj, i cili megjith\u00ebse i d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb, u mor nga ambientet e spitalit dhe u d\u00ebrgua p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij n\u00eb Komisiariat).<\/li>\n<li>Vepra penale e organizimit dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb grumbullime e manifestime t\u00eb paligjshme, \u00ebsht\u00eb shfuqizuar n\u00eb maj 2021 nga ana e Gjyat\u00ebs Kushtetuese, paragrafi i \u201cmarjes leje\u201d dhe kur \u00ebsht\u00eb sanksionuar se \u201cleja\u201d quhet e mar\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb njoftohet Organet Policiore p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb ao tubim t\u00eb caktuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, \u00ebsht\u00eb Policia e Shtetit e cila nuk ka mar\u00eb masat e duhura p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e qet\u00eb dhe pa probleme t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb Selia e PD-s\u00eb dhe gjith\u00eb perimetri i saj, nuk ishte boshatisur nga automjetet, madje numri i tyre ishte shum\u00eb m\u00eb i madh se n\u00eb dit\u00ebt e zakonshme duke v\u00ebrtetuar k\u00ebsisoj konsumimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, nga ana e drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/li>\n<li>Vepra penale e prishjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike dhe e bllokimit t\u00eb rrug\u00ebve, e para nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar mbajtja e protest\u00ebs dhe se, qet\u00ebsia publike u prish dhe rrug\u00ebt e bllokuan nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt ashtu si jan\u00eb evidentuar nga pamjet kan\u00eb p\u00ebrndjekur edhe jasht\u00eb perimetrit t\u00eb protest\u00ebs protestuesit me gaz lotsjell\u00ebs dhe shun\u00eb fizike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqisnin nj\u00eb rrezik serioz dhe t\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin (jo protestues) q\u00eb banon dhe punon n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/li>\n<li>S\u00eb fundmi, vepra penale e prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta jo vet\u00ebm lidhet ngusht\u00ebsisht m p\u00ebrcaktimin se kush \u00ebsht\u00eb arm\u00eb e ftoht\u00eb por edhe me q\u00ebllimi q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren k\u00ebto arm\u00eb t\u00eb ftohta. N\u00eb kushtet kur persona t\u00eb huaj dhe pa tag\u00ebr mbajn\u00eb dhunsh\u00ebm pron\u00ebn e nj\u00eb personi, ai legjitimohet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjetet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tij (p\u00ebrsa kh q\u00eb koto mjete nuk v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezi jet\u00ebn e personave t\u00eb tjer\u00eb).<br \/>\nReferuar sa m\u00eb sip\u00ebr, Organi i Akuz\u00ebs duhet ripozicionohet lidhur me personat protestues t\u00eb arrestuar apo ato q\u00eb ndiqen penalisht t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00ebse jo, Gjykata duhet t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkesat e Organit t\u00eb Akuz\u00ebs ndaj protestuesve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Parts\u00eb Demokratike t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb dat\u00eb 8 janar, ishin viktim\u00eb e dhun\u00ebs barbare t\u00eb dyshes Rama \u2013 Basha.<br \/>\nPo k\u00ebshtu, sipas informacioneve t\u00eb b\u00ebra publike n\u00eb media, jan\u00eb shoq\u00ebruar dhe arrestuar 16 persona t\u00eb cl\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb ambientet e br\u00ebndshme t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb si dhe \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb lir\u00eb deputeti Gaz Bardhi, me akuz\u00ebn \u201cShkelja e rregullave mbi l\u00ebnd\u00ebt helmuese\u201d dhe \u201cSt\u00ebrvitja p\u00ebr prodhimin dhe p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb rrezikshme\u201d.<br \/>\nAjo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb fakti se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dy akuzat ndaj deputetit Bardhi jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, por k\u00ebto akuza nuk q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebse personi p\u00ebrjashtohet nga akuzat p\u00ebr veprat penale q\u00eb lidhen me k\u00ebto t\u00eb dyja si ato t\u00eb \u201cOrganizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale\u201d, \u201dGrupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d.<br \/>\nDhe t\u00eb gjitha veprat q\u00eb un\u00eb paraqita m\u00eb sip\u00ebr, nga deputeti Bardhi jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, kjo sipas parashkimeve t\u00eb nenit 25 dhe 26 t\u00eb Kodit Peal.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngjarjet e dhunshme, gazin e hedhur si dhe personat e armatosur nga brenda Selis\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe deputeti Basha.<br \/>\nGjithashtu, deklaratat e b\u00ebra n\u00eb media t\u00eb ndryshme se ata i kishin mar\u00eb masat dhe se do i p\u00ebrgjigjeshin \u00e7do skenari t\u00eb Komisionit t\u00eb Rithemelimit, po k\u00ebshtu edhe blindimi i Selis\u00eb, v\u00ebrteton qart\u00ebsisht se ata kishin mar\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb prodhuar akte t\u00eb dhunshme, kund\u00ebr protestuesve an\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, fakt i cili u pa nga i gjith\u00eb publiku.<br \/>\nN\u00ebse ka p\u00ebrdorim t\u00eb rm\u00ebve t\u00eb ftohta, nuk ka m\u00eb qart\u00eb se shkopi i bejzbollit n\u00eb duar t\u00eb deputetit Salianji (i cili \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb-Dhoma Penale, me 1 vit burgim t\u00eb pakonvertuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Babale), por q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re as nga Policia e as nga Prokuroria.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, nisur nga fakti se personat q\u00eb kan\u00eb konsumuar veprat penale jan\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, un\u00eb i rekomandoj Organit t\u00eb Akuz\u00ebs:<br \/>\nI- Riformulimin e akuz\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt Basha, Bardhi, Salianji dhe \u00e7do person tjet\u00ebr t\u00eb paidentifikuesh\u00ebm por q\u00eb ka lidhje m\u00eb ngjarjet e dhunshme dhe veprat penale si:<\/li>\n<li>\u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201d, parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs me mjete t\u00eb tjera\u201d, parashikuar nga Neni 154 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d, parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cThirrjet publike p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme\u201d, parashikuar nga Neni 223 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cP\u00ebrfitimi i paligjsh\u00ebm i interesave\u201d, parashikuar nga Neni 257 i odit penal;<\/li>\n<li>\u201cPengimi n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u shprehur, grumbulluar apo manifestuar\u201d, parashikuar nga Neni 261 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cP\u00ebrhapja e informatave t\u00eb rreme q\u00eb ngjallin panik\u201d, parashikuar nga Neni 267 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cPengimi me dhun\u00eb i veprimtaris\u00eb s\u00eb partive politike\u201d, parashikuar nga Neni 269 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve luftarake dhe e municionit\u201d, parashikuar nga Neni 278 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cTrafikimi i arm\u00ebve dhe i municionit\u201d, parashikuar nga Neni 278\/a i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cProdhimi dhe mbajtja pa leje e arm\u00ebve t\u00eb ftohta\u201d parashikuar nga Neni 279 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>\u201cShkelja e rregullave mbi l\u00ebnd\u00ebt helmuese\u201d, parashikuar nga Neni 281 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cSt\u00ebrvitja p\u00ebr prodhimin dhe p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb rrezikshme\u201d, parashikuar nga Neni 282\/b i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cOrganizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale\u201d, parashikuar nga Neni 284\/a i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cVeprime q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, parashikuar nga Neni 301 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d, parashikuar nga Neni 302 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cOrganizata kriminale\u201d, parashikuar nga Neni 333 i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga Neni 333\/a i Kodit penal;<\/li>\n<li>\u201dKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201c,parashikuar nga Neni 334 i Kodit Penal;<\/li>\n<li>T\u00eb gjitha t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga Nenet 25 dhe 26 t\u00eb Kodit Penal.<\/li>\n<\/ol>\n<p>II- Shpalljen e moskompetenc\u00ebs p\u00ebr hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje dhe delegimin e saj n\u00eb SPAK, i cili nga ana e tij duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Komisioni i Verifikimit t\u00eb Mandateve dhe Imunitetit pran\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, heqjen e mandatit t\u00eb deputet\u00ebve Basha, Bardhi, Salianji dhe \u00e7do deputeti tjet\u00ebr t\u00eb paidentifikuesh\u00ebm, por q\u00eb ka lidhje m\u00eb ngjarjet e dhunshme dhe q\u00eb ka konsumuar veprat penale t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrm\u00ebndura, me q\u00ebllim p\u00ebr t`i hapur rrug\u00ebn hetimit penal t\u00eb tyre n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb personale \u201carrest me burg\u201d.<br \/>\nIII- SPAK gjithashtu, duhet t\u00eb ngrej\u00eb akuza edhe p\u00ebr drejtuesit dhe punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit si ajo e \u201cShp\u00ebrdorimt t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, marjen e masave dhe t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb shfaqur jo proporcionalisht me shkall\u00ebn e rrezikut t\u00eb konsumimit t\u00eb veprave penale nga ana e protestusve, si dhe mos marjen e masave sipas ligjit p\u00ebr mar\u00ebvajtjen e protest\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb veprat penale t\u00eb paraqitura m\u00eb sip\u00ebr, kam v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm ato q\u00eb lidhen me krimet kund\u00ebr jet\u00ebs dhe rendit publik pasi, deputet\u00ebt Basha, Bardhi etj., kan\u00eb kosumuar edhe veprat penale q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimin pa leje dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e SPAK ta hetoj\u00eb deri n\u00eb fund, EDHE lidhur me firm\u00ebn INVESTITORE.<br \/>\nDo thoni ju q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur p\u00ebr tu besuar se realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i zymt\u00eb, por sipas meje nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme s\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb bandit\u00ebt e veshur me pushtet dhe imunitet p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Opozit\u00ebs dhe Demokracis\u00eb, por \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr t\u00eb mbrojtur OPOZITARIZMIN dhe DEMOKRACIN\u00cb.<\/p>\n<p>Ps: Me k\u00ebt\u00eb rast, deputeti Bardhi duhet t\u00eb sqaroj\u00eb edhe sesi i ngriti grupet paramilitare n\u00eb Elbasan (GMV), sesi ishte prezent n\u00eb vrasje dhe sesi nuk \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb Prokurori, as si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen nga Prokurori i Elbasanit, t\u00eb cilit deputeti Bardhi ja b\u00ebri qok\u00ebn, kur u investua t\u00eb em\u00ebrohej prokuror n\u00eb SPAK nga KLP-ja.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1990\" src=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kalaja-300x150.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kalaja-300x150.png 300w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kalaja-660x330.png 660w, https:\/\/foltore.al\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kalaja.png 750w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA K\u00ebshill\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn si dhe nj\u00eb sqarim i detyruesh\u00ebm p\u00ebr publikun Nisur nga numri i t\u00eb shoq\u00ebruarve dhe i t\u00eb ndaluarve, sidomos n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb dhunuarit dhe jo nga dhunuesit, e ndjej p\u00ebr detyrim moral t\u00eb sqaroj se pse veprat penale q\u00eb akuzohen protestuesit, an\u00ebtar\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":1971,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1989"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1989\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}