{"id":19423,"date":"2022-08-02T08:32:27","date_gmt":"2022-08-02T08:32:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=19423"},"modified":"2022-08-02T08:32:27","modified_gmt":"2022-08-02T08:32:27","slug":"megalomania-dhe-realiteti-ne-vijim-te-nje-krize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/2022\/08\/02\/megalomania-dhe-realiteti-ne-vijim-te-nje-krize\/","title":{"rendered":"Megalomania dhe realiteti n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb krize"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Jo! Rusia nuk mund t\u00eb sulmoj\u00eb Ukrain\u00ebn! Ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OSBE-s\u00eb, e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Si mund t\u00eb shkel\u00eb statutin e tyre? Nuk ka interes ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>Ky ishte pak a shum\u00eb arsyetimi i shum\u00eb politikan\u00ebve dhe personazheve publik\u00eb n\u00eb Europ\u00eb deri n\u00eb 24 shkurt kur Putini urdh\u00ebroi nisjen e agresionit ushtarak. Ky grup personaliesh p\u00ebrb\u00ebhej jo vet\u00ebm nga pacifist\u00eb naiv\u00eb, optimist\u00eb miop\u00eb, dashnor\u00eb iluzionesh e idiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm. Nd\u00ebr ta fatkeq\u00ebsisht kishte edhe agjent\u00eb ndikimi t\u00eb joshur me lloj-lloj m\u00ebnyrash apo edhe t\u00eb shp\u00ebrblyer me para nga Kremlini.<\/p>\n<p>Deklarata e Edi Ram\u00ebs se p\u00ebrmes nism\u00ebs &#8220;Ballkan Hapu!&#8221; do t\u00eb mund t\u00eb evitohen kriza e tensione si ato q\u00eb provokoi Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb mesnat\u00ebn e 31 korrikut, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb natyr\u00eb me bestytnin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme. Do t&#8217;i kurseja lexuesit k\u00ebtu kategorizimin e Ram\u00ebs n\u00eb nj\u00eb nga n\u00ebngrupet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb &#8220;dor\u00ebzan\u00ebve&#8221; p\u00ebr Putinin.<\/p>\n<p>Por sugjerimi se me kontakte, biseda e shk\u00ebmbime arrihet \u00e7tensionimi, madje edhe nj\u00eb paqe e q\u00ebndrueshme meriton t\u00eb shtjellohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr krijimin e mirazheve t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb se nj\u00ebviti e pa shkak serioz Serbia refuzon t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb aktin &#8220;Liria e L\u00ebvizjes me let\u00ebrnjoftim n\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor (Freedom of Movement with ID Cards for WB6) n\u00eb kuadrin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb produkt i Procesit t\u00eb Berlinit. N\u00ebse Serbia do e n\u00ebnshkruante dhe do e zbatonte k\u00ebt\u00eb akt, gjysma e problemit q\u00eb shkaktoi kriz\u00ebn e mesnat\u00ebs s\u00eb 31 korrikut do t\u00eb ishte zgjidhur. Po qe se Serbia do t\u00eb n\u00ebnshkruante dhe do t\u00eb zbatonte edhe nj\u00eb akt t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr targat, at\u00ebher\u00eb problemi do t\u00eb ishte zgjidhur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por problemi i madh \u00ebsht\u00eb se Serbia edhe pas vitesh t\u00eb gjata kontaktesh, bisedimesh e shk\u00ebmbimesh me Kosov\u00ebn, nuk do t\u00eb bjer\u00eb dakord. Edhe pse k\u00ebto kontakte, bisedime e shk\u00ebmbime jan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Europian, i mb\u00ebshtetur nga ShBA. Pse ndodh k\u00ebshtu, do t\u00eb rrekem ta shpjegoj shkurt m\u00eb posht\u00eb. Por tashti shihni mirazhin e rreziksh\u00ebm t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00eb koncesion Vu\u00e7i\u00e7 nuk ia b\u00ebri Kosov\u00ebs kur pal\u00eb k\u00ebrkuese e garantuese ishin shefat e Komisionit Europian, por edhe shefat e qeverive si Merkel, Macron etj. Por Edi Rama mejton se Vu\u00e7i\u00e7 do e b\u00ebj\u00eb mbasi t\u00eb ulet n\u00eb tavolin\u00ebn e &#8220;Ballkan Hapu&#8221; vet\u00ebm me t\u00eb dhe me Albin Kurtin. A tregon kjo megalomani ekstreme, optimiz\u00ebm naiv apo di\u00e7ka tjet\u00ebr jo t\u00eb pafajshme? Lexuesit le ta gjejn\u00eb. Por t\u00eb tilla mufka t\u00eb th\u00ebna publikisht, madje n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb kryeministri tjet\u00ebr, vet\u00ebm qes\u00ebndi meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi Europian e mb\u00ebshtetja amerikane nuk arriti t\u00eb \u00e7onte Prishtin\u00ebn e Beogradin drejt marr\u00ebveshjeve t\u00eb q\u00ebndrueshme sepse nuk kishte bindsh\u00ebm as shkop e as karot\u00eb ndaj Serbis\u00eb. BE nuk kishte shkop p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e tij. Kurse karota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Union ishte abstrakte, e paarritshme dhe me gjas\u00eb n\u00eb thelb e pad\u00ebshiruar nga sundimtar\u00eb jodemokratik\u00eb si Vu\u00e7i\u00e7i. Kurse karota reale e milionave euro ndihm\u00eb europiane as nuk u vu ndonj\u00ebher\u00eb seriozisht n\u00eb diskutim nga Brukseli. Ka edhe arsye t\u00eb tjera e kjo \u00e7\u00ebshtje komplekse meriton nj\u00eb sh\u00ebnim m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Me situat\u00ebn e re pas agresionit t\u00eb Putinit, gjerat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb pozitivisht. Vu\u00e7i\u00e7i \u00ebsht\u00eb i vetmi kryetar shteti n\u00eb Europ\u00eb (ve\u00e7 Lukashenkos n\u00eb Bjellorusi) q\u00eb ka refuzuar sanksionet e BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb. Kjo nuk tolerohet n\u00eb koh\u00eb lufte. \u00c7udit\u00ebrisht i vetmi shef qeverie n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb tregon mir\u00ebkuptim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, \u00ebsht\u00eb kryeministri i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, brurimat epike t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr &#8220;aksione vdekjeprur\u00ebse&#8221; kund\u00ebr Kosov\u00ebs nuk impresionojn\u00eb KFOR-in dhe zor se ndiqen nga veprime ushtarake. Por destabilizimi n\u00eb Veri (Vu\u00e7i\u00e7 pretendon se \u00ebsht\u00eb dor\u00ebjasht\u00eb dhe Rama e konfirmon se jan\u00eb vet\u00ebm serb\u00ebt e rr\u00ebmbyer t\u00eb Mitrovic\u00ebs!) dhe n\u00eb vijim &#8220;qet\u00ebsimi&#8221; i situat\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb repertorin permanent t\u00eb tij. K\u00ebshtu ai del si &#8220;burr\u00eb i mir\u00eb&#8221; dhe p\u00ebrfiton at\u00eb gj\u00eb q\u00eb edhe Rama k\u00ebrkon p\u00ebr t\u00eb: t\u00eb zbutet trysnia per\u00ebndimore ndaj tij p\u00ebr adoptimin e sanksioneve anti-Putin.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja m\u00eb e mir\u00eb evropiane p\u00ebr momentin do t\u00eb ishte vendosja p\u00ebrfundimtare dhe e p\u00ebrhershme e masave p\u00ebr targat e let\u00ebrnjoftimet nga qeveria kosovare n\u00eb 1 shtator.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO &#8220;Jo! Rusia nuk mund t\u00eb sulmoj\u00eb Ukrain\u00ebn! Ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OSBE-s\u00eb, e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs. Si mund t\u00eb shkel\u00eb statutin e tyre? Nuk ka interes ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb!&#8221; Ky ishte pak a shum\u00eb arsyetimi i shum\u00eb politikan\u00ebve dhe personazheve publik\u00eb n\u00eb Europ\u00eb deri n\u00eb 24 shkurt kur Putini urdh\u00ebroi nisjen e agresionit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"om_disable_all_campaigns":false,"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19423"}],"collection":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19423"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19423\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/foltore.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}